Pyetje nga salla…sa per kulture:
Çfare ben njeriu kur dritat kane ikur qe te shtunen,
ne h 16.00 dhe akoma te dielen ne h 22.25, nuk kane ardhur.
Natyrisht bashke me dritat, ka fluturuar edhe uji…nervat po ashtu…!!!
Me shume se 30 ore pa drita, pa uje,
me frigoriferin qe duhet boshatisur e hedhur komplet
gjithçka sa kisha blere dje ne mengjes sepse nuk perdoren me tashme…!
Nje pyetje kam une per kete shtetin tim te dashur:
A ndodh ne ndonje cep te botes kjo gje?
Apo eshte normale vetem per kryeqendren e Tiranes…?
Jo per gje, po jemi edhe pallat muze…monument kulture…mbrohet nga shteti!!!!!!!
Nga shteti i kujt?
Ndoshta ai i Zimbabwes…se ky shqiptar jo vetem qe s’po e mbron,
por e ka shkaterruar kryeqendren e tij, si gjithçka tjeter!!!
Turp e faqen e zeze te keni…!!!!!
P.S. Nuk jam e djathte, jooo…mos kini frike se nuk ka aspak ngjyrime politike kjo gje!
Edhe kur ka qene e djathta ne fuqi, po te njejtat gjera kane ndodhur e po te njejtat fjale kam thene.
Jeni te gjithe njesoj, koke e kembe…sikur ju ka bere e njejta nene!
Asnjehere nuk do te jem me asnjerin nga ju, sepse jo vetem nuk e meritoni pranine dhe voten time,
por sepse fatmiresisht kam vetem nje parti ne mendje dhe eshte profesioni im. Pike.
Komentet