Policia e EULEX-it, në mëngjesin e sotëm, ka bastisur zyrat Organizatës së Veteranëve të UÇK-së. Tribunali Special nga dje ka nisur arrestimet e para të pjesëtarëve të UÇK-së, që akuzohen për krime lufte. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyrat. Nuk dihet arsyeja e arrestimit. Express ju sjell të gjitha zhvillimet nga zyrat e OVL-UÇK-së.
15:11 – Revoltim e sharje para zyrës së veteranëve, protestuesit sulmojnë Policinë e EULEX-it
Policia e EULEX-it ka zhvilluar sot një aksion brenda zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky aksion ka rezultuar me arrestimin e kryetarit të OVL-së, Hysni Gucatit.
Disa protestues që ndodhen para zyrave të kësaj organizate nuk e kanë pritur mirë arrestimin e Gucatit.
Ata kanë filluar t’i ofendojnë pjesëtarët e EULEX-it, me ç’rast kanë hedhur edhe mjete të forta në drejtim të tyre.
13:31 Tensionohet situata te zyrat e OVL-UÇK-së, pas arrestimit të Hysni Gucatit
Veteranët e UÇK-së që janë mbledhur para zyrave të OVL-së janë duke protestuar pas nxjerrjes së kryetarit të tyre, Hyseni Gucati, të prangosur nga policia e EULEX-it raporton Gazeta Express
Aty është parë një grumbull i veteranëve teksa kanë fishkëllyen dhe bërtitur në drejtim të zyrtarëve policorë, që e kanë shoqëruar Gucatin për në veturën e EULEX-it disa minuta më parë.
13:23 – Hysni Gucati nxirret i prangosur nga zyrat e OVL-UÇK’së
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK’së është arrestuar brenda zyrave të organizatës.
Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së Eulexit.
Nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, veçse Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.
Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëve.
12:34 – Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është arrestuar nga EULEX-i
Kështu ka deklaruar për Gazetën Express nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj.
Ai ka bërë të ditur se Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa momentalisht është ende në zyrat e veteranëve.
Kjo ishte edhe arsyeja e kryerjes së bastisjes së sotme të EULEX-it. /Express/
12:03 – Nasim Haradinaj e lidh bastisjen e EULEX-it me gazetarin Vehbi Kajtazi
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, aksionin e sotëm të EULEX-it e ka lidhur me gazetarin Vehbi Kajtazi.
Në një prononcim për Gazetën Express, Haradinaj tha se nëse e gjithë kjo është vetëm një kontroll, atëherë prapa këtij aksioni ka qenë Vehbi Kajtazi.
“Përshpejtimi i kësaj, unë mendoj se ka qenë Vehbia. Vehbia është njëri ndër bashkëpunëtorët. Pasi ai dje më tha se po të isha unë prokuror, ti do të ishe atje”, tha Haradinaj.
Ai bëri të ditur se nuk ka informacione se çka po ndodh brenda, pasi telefonat janë mbyllur dhe nuk po lejohen telefonatat.
11:50 – Tomë Gashi thotë se nuk po e kërkojnë askënd
Pavarësisht që forca të shumta të EULEX-it po shihen në zyrat e veteranëve, avokati Tomë Gashi u paraqit në zyrat e OVL-UÇK-së, duke thënë se beson që EULEX-i nuk po e kërkon askënd.
“Unë besoj që nuk po e kërkojnë askënd, atë që e kërkojnë e dinë se ku me gjetë”, tha Gashi për media.
Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.
Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, me ç’rast pritet të ketë edhe arrestime.
11: 47 – Policia e EULEX-it nxjerr jashtë disa anëtarë të OVL-UÇK-së
Policia e EULEX-it ka bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.
Dhjetëra trupa të Policisë e kanë rrethuar objektin, ndërsa para pak çasteve janë parë duke dalë nga zyrat disa prej zyrtarëve që punojnë në këtë organizatë.
Nuk dihet nëse do të ketë arrestime nga Tribunali Special, pasi Prokuroria në Hagë ka njoftuar se dje ka arrestuar të dyshuarin e parë për krime lufte.
11:37 Policia e Kosovës po e asiston EULEX-in në aksionin te zyrat e veteranëve
Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin e sotëm të EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së, raporton Gazeta Express.
Forcat të shumta të Policisë së Kosovës janë parë sot afër zyrave të veteranëve, ku është duke u mbajtur një aksion i EULEX-it.
Ky aksion i EULEX-it vjen një ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për Salih Mustafën.
11:22 – Lajmi i fundit: EULEX-i zbarkon në zyrat e veteranëve, raportohet për arrestime
Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.
Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, me ç’rast pritet të ketë edhe arrestime.
Policia e EULEX-it nxjerr jashtë disa anëtarë të OVL-UÇK-së
Gazeta Express sot ka raportuar se arrestimi i djeshëm i Salih Mustafës në ditët në vijim mund të shoqërohet edhe me arrestime të tjera.
Automjete të FSK-së në veri të Kosovës më 29 korrik 2025.
Radio Evropa e Lirë
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkërendim me KFOR-in, kanë nisur operac . . .
Analisti Shkëlzen Gashi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Gashi pohoi se Moskonstituimi i Kuvendit të K . . .
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë Millun Millenkoviq – Llunen, Aleksandar Vllajiqin dhe Dejan Pantiqin për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrov . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se katastrofa humanitare dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm në Gazë duhet të marrin fund.
Sipas saj, Kosova mbësh . . .
Radio Evropa e Lirë
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre.
Agj . . .
Radio Evropa e Lirë
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndaloh . . .
Radio Evropa e Lirë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) tha se emri i Lulzim Halilit, që raportohet se u arrestua në Serbi një ditë më . . .
Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet të shtunën më 25 korrik 2025. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në Prishtinë, raportojnë mediat.
Ajo do t . . .
Xhevahire Izmaku dhe Famir Limaj nga Nisma Socialdemokrate në njërën prej seancave për konstituim të Kuvendit.
Radio Evropa e Lirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma S . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të prem . . .
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë objekt i një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Emaili, i dër . . .
Bekim Bislimi
Krizës së gjatë për formimin e institucioneve në Kosovë së fundmi iu shtua edhe një sfidë e re: vendimi i Gjykatës Supreme që e konsideron nxjerrjen e akteve nënl . . .
Komentet