Në foto një model i kishës romake San Carlino alle Quattro Fontane ndërtuar në brigjet e Liqenit të Luganos për të festuar 400 vjetorin e lindjes të Borromini-t.
voal.ch – Pikërisht katër shekuj më parë, një djalosh nga Bissone zbriti në Romë në kërkim të fatit.
Ai ishte nxënës i mjeshtrit të Ticinos Carlo Maderno, i cili shpejt u bë një nga arkitektët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Po flasim për Francesco Castelli (25.09.1599 – 2.08.1667) , i njohur si Borromini. Arkitekti zviceran nga Tiçino është ndër ata që ndryshuan përgjithmonë Qytetin e Përjetshëm, sikur quhet Roma.
Sant’Ivo alla Sapienza, Sant’Agnese në Agone, San Carlino alle Quattro Fontane konsiderohen sot ndër veprat më të mëdha të Barokut.
Por historia njerëzore e Borrominit për fat të keq nuk përbëhet nga vetëm kryevepra.
Rivaliteti i përjetshëm me moshatarin e tij Gian Lorenzo Bernini (7.12.1598-28.11.1680) bëri që Borromini të shkojë në vetvrasje më 2 gushtin e vitit 1667.
Sot ka nga ata që po rikuperojnë historinë e dy rivalëve të përjetshëm, për ta treguar atë përpara publikut.
Ky është rasti i Alessandro Rubinetti, aktor dhe shkrimtar i Royal Theater Company, i cili i shoqëron njerëzit në turne për të zbuluar kryeveprat e këtyre dy gjigantëve të Barokut.
Disa vjet më parë ishte kantautori i muzikës rock Andrea Ra që u kushtoi atyre një këngë. /eb/swissinfo.ch
Komentet