VOAL

VOAL

Ermina Lekaj- Perlaskaj nga Zymi i Hasit, shqiptarja e parë deputete në Kroaci

November 10, 2015

Komentet

Kush përdor monedhën serbe, ndëshkohet- Kurti për dinarin: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin

Nga dje euroja është valuta e vetme për transaksione në Kosovë. Periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës ka përfunduar.

Duke nisur nga dita e sotme, sipas Rregullores, do të ketë masa ndëshkuese për ata që përdorin dinarin.

Bankat komerciale që operojnë në Kosovë, ndërkaq janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth rregullores së BQK-së për përdorim të parasë së gatshme.

“Banka Qendrore e Republikë së Kosovës, e ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi. Janë ata të cilët janë më lartë se para nesh dhe prin në këtë proces të tranzicionit sa më të lëmuar të kalimit si mjet pagese”, tha Kurti një deklaratë për RTK, nga Kamenica ku po viziton këtë komunë.
Kurti përsëriti se rregullorja e BQK-së nuk është kundër dinarit, por është për euron si i vetmi mjet pagese në Kosovë.

Fermerët e Beratit dhe Fierit në protestë, bllokojnë aksin Berat-Lushnjë, hedhin perimet në rrugë: Po falimentojmë!

Nën moton “Stop masakrimit të fermerëve” dhe “Stop abuzimit me çmimet”, Sindikata e fermerëve ka zhvilluar mesditën e sotme një protestë në vendin e quajtur “Ura e Kuçit”, pikërisht në kufirin ndarën mes Beratit e Fierit.

Fermerët kanë bllokuar për disa minuta aksin nacional Berat-Lushnje dhe kanë hedhur në rrugë edhe produktet e tyre, domatet e sallatorët, në shenjë indinjimi. Protesta është zhvilluar edhe me tensione dhe ofendime të herëpashershme mes protestuesve dhe policisë, kur kjo e fundit është përpjekur të pengojë bllokimin e rrugës nga protestuesit. Fermerët kanë deklaruar se ata po shkojnë drejt falimentimit, për shkak të diskriminimit dhe mos kontrollit nga shteti të pikave të grumbullimit, që produktet e tyre i marrin me çmime qesharake dhe pa fatura TVSH-je e fatura tatimore.

 

Sipas fermerëve, puna dhe mundi i tyre po shkon dëm, ata e kanë të pamundur të nxjerrin edhe shpenzimet e kultivimit të prodhimit, blerjes së farave dhe pesticideve. Fermerët deklarojnë se kjo gjendje e rënduar po i detyron ata ti hedhin prodhimet e tyre kanaleve, pasi duke mos u shitur prodhimi kalbet. Fermerët deklarojnë se protestat e tyre do të vazhdojnë dhe i bëjnë apel Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit t’i japi zgjidhje kësaj situate tejet të rënduar.

Armelind Meta, kryetari i Sindikatës së fermerëve të bashkuar, ka deklaruar se protestat e fermerëve, jo vetëm që nuk do të ndalen por do të zhvendosen edhe para kryeministrisë në Tiranë, derisa të plotësohen kushtet e tyre. “Ne do ti vazhdojmë protestat tona deri në zgjidhjen e kësaj situata të rënduar pasi jemi pa asnjë mbrojtje nga shteti dhe jemi të falimentuar”-, ka thënë Meta.
(BalkanWeb)

Sot merr fund periudha tranzitore për Dinarin, nga nesër Euro monedha e vetme në Kosovë

Duke nisur nga 13 maji [nesër], Euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë, pasi periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës do të përfundojë sot.

Gjatë kësaj periudhe janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të Rregullores për pagesa me para të gatshme. Nga nesër, sipas Rregullores, do të ketë masa ndëshkuese.

Bankat e nivelit të dytë që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

“Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”, citohet në Rregulloren e BQK-së.

Plani i BQK-së për zbatim të lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, i publikuar më 12 shkurt, “nuk duhet të zgjasë më shumë se tre muaj”.

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti i pyetur se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të fazës transitore, ka thënë se “ajo që vendos është BQK-ja, e jo ekzekutivi”.

Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e Rregullores, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për popullsinë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – që preket nga vendimi.

Serbët në Kosovë, për vite të tëra, pranojnë pagesa me dinarë nga buxheti i Serbisë.

Por as pas gjashtë takimeve në Bruksel nuk u arrit ndonjë marrëveshje.bw

Eksperti amerikan Prof.Edward P.Joseph: Presidentja Osmani të pilotojë Kosovën në KiE, hap transformues për Kosovën dhe rajonin

 

Pas daljes në rrjetin social të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani duke pilotuar një helikopter Dell dhe ndërsa ka dyshime rreth futjes në agjendë të Kosovës për t’u votuar më 16 maj si anëtare në KiE, ka reaguar eksperti Amerikan i mirënjohur Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington në rrjetin X si më poshtë:

Si një ish-pilot i helikopterit të Ushtrisë – i cili u vendos me NATO/IFOR në Bosnje-Hercegovinë – jam i emocionuar kur shoh Presidentja Osmani duke fluturuar me këtë helikopter Bell. (Kam fluturuar me UH-1, gjithashtu një helikopter Bell.) Unë po llogaris që Presidentja Osmani të pilotojë #Kosovën në Këshillin e Evropës! Një hap transformues për të gjithë qytetarët e Kosovës — dhe për rajonin.”

Ushtarët amerikanë-Osmanit: Ishim të gatshëm të japim jetën për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka vizituar me këtë rast ushtarët e Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë.

“’Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës’, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar”, shkroi Osmani.

“Gra e burra nga ushtria amerikane për 25 vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës”.

Ajo në fund deklaroi se Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje. sn

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Prishtinë – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do të përforcojë edhe më tej praninë ushtarake në Kosovë në mënyrë që raste si Banjska të mos ndodhin më.

Në një intervistë për A2 CNN, Rohde ka deklaruar se pas Banjskës KFOR-i ka reaguar dhe tashmë ka një qëndrim më të fortë karshi kërcënimeve të sigurisë.

“Situata e sigurisë këtu në Kosovë është e pandryshuar në muajin e fundit. Dua të them, pas Banjskës, sulmit në Kosovë, KFOR ka reaguar. Tani kemi një qëndrim më të fortë. Unë nuk shoh asnjë kërcënim. Dua të them, KFOR është këtu me 27 kombe me gati 5000 ushtarë”, ka deklaruar ai.

Rohde ka thënë se që nga java e ardhshme do të katërfishohet numri i ushtarëve gjerman në kuadër të KFOR-it.

“Gjermania do të katërfishojë forcat e saj. Unë do të udhëtoj javën e ardhshme bashkë me kontingjentin e ri gjerman që do të vendoset në bazën Bondsteel. Kishim 70 veta personel këtu. Tani kemi pothuajse 300”, ka thënë ai.

Diplomati gjerman ka deklaruar se për momentin nuk ka ndonjë indikacion për sulme të ngjashme si ai që ndodhi në Banjskë.

Kryeministri Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës

Çabrat, Gjakovë, 10 maj 2024

Në kujtim dhe në nderim të sakrificës dhe të gjakut të derdhur për liri që ndodhet në themelet e shtetit dhe të lirisë sonë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës.

I shoqëruar edhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti takoi familjarët e dëshmorëve dhe martirëve në Gjakovë.

Kryeministri tha se Gjakova ka dhënë shumë në çdo luftë e posaçërisht në luftën e fundit. Në Gjakovë i kemi 361 dëshmorë dhe 1022 martirë. Vetëm në ditët ndërmjet 7 dhe 11 majit të vitit 1999, i kemi 26 dëshmorë dhe mbi 100 martirë.

“Vrasjet e fëmijëve, të pleqve, të grave, të burrave, të rejave e të rinjve, këto varreza ku sheh njeriu pa numër mbiemra të njëjtë të familjeve, tregojnë që Serbia ka ushtruar gjenocid në Kosovë dhe ka pasur për qëllim shfarosjen e shqiptarëve. Por ajo ka dështuar në këtë projekt mizor e antinjerëzor të saj, dhe sot 25 vjet më vonë ne jemi më të fortë e më të fuqishëm se kurrë më parë”, tha kryeministri Kurti.

Ai shprehu mirënjohje të pafund ndaj familjeve që po qëndrojnë kaq të fortë dhe po e mbajnë lart krenarinë e popullit tonë, i cili ka humbur e ka vuajtur shumë, mirëpo ka dalur fitimtar dhe nuk ka kush që e ndal në progres demokratik, socio-ekonomik dhe evropian.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, invalidët dhe veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, janë vlera të pamohueshme të shtetit e të kombit tonë, mbi të cilat ne vazhdojmë që të ndërtojmë të ardhmen tonë të ndritshme për brezat që do të vijnë. E ku ka shembull më të mirë për këtë se sa nipi i Lule Sharanit, Dijari, i cili kur u takuam këtu tha që dëshiron të angazhohet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në ushtrinë e Republikës sonë,” tha Kryeministri Kurti.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Atëherë, sot bashkë me kolegë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, erdhëm që të takohemi me familjarët në Gjakovë, tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në kujtim dhe në nderim të sakrificës së tyre, të gjakut të derdhur për liri që ndodhet në themelet e shtetit dhe të lirisë sonë.

Gjakova ka dhënë shumë në çdo luftë e posaçërisht në luftën e fundit. Në Gjakovë i kemi 361 dëshmorë dhe 1022 martirë. Vetëm në ditët ndërmjet 7 dhe 11 majit të vitit 1999, i kemi 26 dëshmorë dhe mbi 100 martirë.

Vrasjet e fëmijëve, të pleqve, të grave, të burrave, të rejave e të rinjve, këto varreza ku sheh njeriu pa numër mbiemra të njëjtë të familjeve, tregojnë që Serbia ka ushtruar gjenocid në Kosovë dhe ka pasur për qëllim shfarosjen e shqiptarëve. Por, ajo ka dështuar në këtë projekt mizor e antinjerëzor të saj, dhe sot 25 vjet më vonë ne jemi më të fortë e më të fuqishëm se kurrë më parë.

E kemi ushtrinë e Kosovës, e kemi Policinë e Kosovës e cila na mbron anembanë dhe e cila nuk do të lejojë që kurrë të përsëritet çkado e ngjashme, pavarësisht se fqinji ynë verior, Serbia vazhdon të rrëmbejë shqiptar siç ishte rasti para më pak se një muaji me Sadik Durakun, i cili teksa po qarkullonte nëpër Serbi si një vend transit, meqenëse ai jeton në Kosovë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, duke qenë nënshtetas i të dyjave, u kap dhe po mbahet peng në Serbi.

Ata jo vetëm që s’po pendohen, jo vetëm që s’kanë treguar keqardhje, jo vetëm që e pamundësojnë të vërtetën dhe drejtësinë, po në të njëjtën kohë e vazhdojnë avazin e vjetër në kohëra të reja dhe vazhdojnë me pengmarrje të shqiptarëve thua se jemi në kohën e luftës.

Unë kam qenë me shumë gjakovarë rob lufte. Njëherë i burgosur politik, po mandej rob lufte që u transferuam në Serbi. Njësoj po vazhdon edhe pas 25 vjetëve që shqiptarët të mbahen rob lufte atje siç është rasti me Sadik Durakun, për të cilin ne vazhdojmë që të kërkojmë bashkimin me popullin tonë dhe trysninë ndërkombëtare mbi Serbinë për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht.

Ndërkaq, unë falënderoj përjetësisht me mirënjohje të pafund këto familje që po qëndrojnë kaq të fortë dhe po e mbajnë lart krenarinë e popullit tonë, i cili ka humbur e ka vuajtur shumë, mirëpo ka dalur fitimtar dhe nuk ka kush që e ndal në progres demokratik, socio-ekonomik dhe evropian.

Me këtë rast, më lejoni që të theksoj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, invalidët dhe veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, janë vlera të pamohueshme të shtetit e të kombit tonë, mbi të cilat ne vazhdojmë që të ndërtojmë të ardhmen tonë të ndritshme për brezat që do të vijnë. E ku ka shembull më të mirë për këtë se sa nipi i Lule Sharanit, Dijari, i cili kur u takuam këtu tha që dëshiron të angazhohet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në ushtrinë e Republikës sonë.

Faleminderit!

(Zyra e Kryeministrit)

Projektligji për nënat surrogate reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, ke reaguar me anë të një deklarate për shtyp lidhur me projektiligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”.

Në deklaratën e dhënë Këshilli Ndërfetar ngriti shqetësimin për mungesën e përfshirjes së komuniteteve fetare në dëgjesën publike të këtij ligji, si palë e interesuar për çështjen.

Me anë të një letre publike drejtuar institucioneve më të larta Këshilli ka kërkuar që të ndërpritet shqyrtimi i projektligjit në fjalë pa pjesëmarrjen e tij në seancat konsultative në Ministrinë e Shëndetësisë; t’i njihet e drejta të paraqesë vëzhgimet, prapësimet dhe kundërshtitë lidhur me projektligjin; si dhe të bëhet pjesë e dëgjesave publike të këtij projektligji.

Në rast të kundërt, Këshilli Ndërfetar kërkon që projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të mos kalojë në Kuvendin e Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Bazuar në të drejtat e tij statutore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, pasi u njoh nëpërmjet medias me projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, në datën 29 prill 2024 mblodhi Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë: juristë, sociologë, teologë dhe mjekë. Gjatë këtij takimi, Këshilli Ndërfetar ngriti shqetësimin për mungesën e përfshirjes së komuniteteve fetare në dëgjesën publike të këtij ligji, si palë e interesit dhe për mungesën e një relacioni, që duhet ta shoqërojë këtë projektligj në faqen zyrtare. Grupi i punës ka paraqitur para Bordit të Presidencës argumentet profesionale në lidhje me projektligjin në fjalë dhe efektet negative që ai mund të ketë për shëndetin e individit, familjes dhe shoqërisë.

Pas një pune intensive disaditore të specialistëve të fushës, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, bazuar në statutin e tij, të miratuar në vitin 2007, i drejtohet me një letër të hapur institucioneve më të larta shtetërore:

Kuvendit të Republikës së Shqipërisë – Kryetares, znj. Lindita Nikolla dhe Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë; Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama; Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministres znj. Albana Koçiu; Avokatit të Popullit, znj. Erinda Ballanca dhe për dijeni Presidentit të Republikës, SH.T.z. Bajram Begaj.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si grup interesi, kërkon të ndërpritet shqyrtimi i projektligjit në fjalë pa pjesëmarrjen e tij në seancat konsultative në Ministrinë e Shëndetësisë; t’i njihet e drejta të paraqesë vëzhgimet, prapësimet dhe kundërshtitë lidhur me projektligjin; si dhe të bëhet pjesë e dëgjesave publike të këtij projektligji. Në rast të kundërt, Këshilli Ndërfetar kërkon që projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të mos kalojë në Kuvendin e Shqipërisë.

Me dëshirën që kërkesat tona, të cilat përfaqësojnë vullnetin dhe qëndrimet e të gjithë besimtarëve tanë, pjesë e pesë komuniteteve fetare zyrtare dhe shoqërisë shqiptare, të marrin vëmendjen e duhur nga ana e institucioneve ligjzbatuese dhe të gjithë së bashku, të punojmë për një të ardhme më të mirë e më të sigurt për brezat e rinj, me besim te Zoti e te ligji për të mirën e përbashkët.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj!

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Haxhi Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos, Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Imzot Gjergj Meta, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Kryegjyshatës Bektashiane

Pastor Ergest Biti, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Që të kontribojmë edhe më shumë në BE, duhet të jemi pjesë e familjes evropiane- Nga ALBIN KURTI

74 vite më parë, u vendosën gurthemelet e unionit evropian, përmes deklaratës së Ministrit të Jashtëm francez, Robert Schuman, arkitektit të projektit të integrimit evropian, në Salon de l’Horloge të Quai d’Orsay në Paris.

Ajo që ne e njohim sot si Dita e Evropës, është më shumë se një ditë feste, por edhe përkujtimi për vlerat e avokuara që në vitet e ’50-ta, e që çuan më tej drejt krijimit të Bashkimit Evropian. Uniteti, solidariteti e bashkëpunimi, rezonojnë ende sot si parime unike e të patjetërsueshme, për ruajtjen e demokracisë, drejtësisë dhe barazisë, të drejtave të njeriut e sundimit të ligjit në kontinentin tonë.

E gjersa Evropa sot po kërcënohet nga politikat ekspansioniste e ideologjitë ekstremiste, ruajtja e unitetit bëhet më e rëndësishme se asnjëherë më parë. Vetëm një Evropë e bashkuar mund të bëhet mburojë ndaj agresioneve ushtarake e tentimeve destabilizuese që cenojnë paqen dhe rrezikojnë lirinë.

Republika e Kosovës jo vetëm që i bashkohet thirrjeve dhe misionit të mbrojtjes së demokracisë anekënd Evropës, por edhe në vazhdimësi dëshmon vullnetin e gatishmërinë për të kontribuar në këtë drejtim, si në përafrimin e politikës së jashtme të vendit me atë të Bashkimit Evropian, por edhe në mbështetjen e të gjitha masave të vendosura ndaj agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës.

Por që të kontribojmë e të bëjmë edhe më shumë, duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie. Teksa edhe zgjerimi është rikthyer në vëmendje e agjendën e BE-së pas shumë vitesh, vendi ynë ka aplikuar dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Avancimi i vendit tonë në rrugën drejt BE-së, do ishte sinjal pozitiv për vendin dhe për vlerat demokratike.

Dita e Evropës ngërthen në vetvete premtimin se vetëm bashkë jemi më të fuqishëm. Në një Evropë të bashkuar, në një Evropë që ruan e kultivon lirinë e demokracinë, paqen e sigurinë.

Urime 9 Maji – Dita e Evropës!

Këlliçi: Pas inceneratorit, Veliaj do të thirret për Ndraghetta-n

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Erion Veliaj do të thirret sërish nga SPAK, për një dosje tjetër, atë të trajtimit të mbjeteve nga “Eco Tirana”, një kompani e dyshuar për lidhje me Ndragetan.

“Kam bërë një kallëzim të ri me 174 faqe me dokumente dhe komunikime që faktojnë rolin e Erion Veliajt për mbetjet në landfilllin e Sharrës. Një kompani në Verona, “Amnia”, që është paditur në Itali për lidhje me Ndraghetan, paguante një shtetas shqiptar për t’i bërë PR dhe për ta reklamuar te autoritetet shqiptare. Ky shtetas, Vladimir Fezgaj, është paguar nga kompania “Amnia Verona” dhe kulmi i suksesit të këtij bashkëpunimi kur bashkia e Tiranës bashkë me “Amnia Verona” themelon kompaninë “Eco Tirana”, që është përgjegjëse për trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Në gusht 2016 bashkia themelon kompaninë “Eco Tirana” në gusht të atij viti humbet jetën Ardit Gjoklajn. Dhe një nga individët ka qenë Vladimir Fezgaj dhe ky merr shpërblim që të marrë trajtimin e mbetjeve në Sharrë pa vemdim të këshillit bashkiak.

Veliaj që thotë se nuk di, ka marrë përsipër që të bëjë gjithë këto punë që mund t’i bëjë vetëm pronari faktik i inceneratorit.

E gjithë kjo skemë, është ngritur në dyshimet tona për pastrim parash dhe humbje gjurmësh, pasi kompania ECO Recycling, në momentin që firmoset kontrata konçensionare për 30 vite, nuk duhej të ekzistonte më, pasi procesi i riciklimit ishte eskluzivitet i Inceneratorit të Tiranës”-tha Këlliçi.

Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, kanë bërë homazhe me rastin e 26-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr.Hazir Malaj.Nga aty, kryeministri Kurti foli për kontributin e komandantit Ilir Konushevci e Hazir Malaj. Tha se armët që i mbanin ushtarët e UÇK-së, ishin pushkët e komandant “Mërgimit”, nofkë kjo e bartur gjatë luftës.

Kurti tha se barra për Konushevcin ishte e dyfishtë, pasi ishte i ngarkuar për të sjellë armatim nga Shqipëria në Kosovë.

“Në vitet e 90-ta është dashur të bëhet shumë punë vetmohuese për luftë çlirimtare të suksesshme. Ushtarët dhe oficerët e UÇK-së kishin nevojë për furnizim, për organizim, për rekrutim dhe që të gjitha këto bëheshin nga disa njerëz fortë të veçantë të cilët e mundësuan luftën çlirimtare dhe lirinë e Kosovës. Në mesin e tyre ndër më të shquarit është komandanti Ilir Konushevci ‘Mërgimi’, i cili kishte një barrë të dyfishtë: Në njërën anë ai duhej që ta pasonte udhëheqjen e Zahir Pajazitit, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ra heroikisht në janar të vitit 1997, ndërkaq në anën tjetër duhej sa më shpesh, sa më tepër i ngarkuar të sillte armatim nga Shqipëria në Kosovë”, tha Kurti, shkruan Ekonomia Online.

“Pushkët që i mbanin ushtarët e UÇK-së ishin pushkët e Ilirit, andaj kontributi i tij është i paçmueshëm sepse është i pamatshëm. Bashkë me doktor Hazir Malën, komandanti Ilir Konushevci është emër i artë në historinë moderne të Kosovës e cila është në themel të shtetit tonë dhe të lirisë sonë si popull”, u shpreh Kurti.

Këshilltari ushtarak i presidentes Vjosa Osmani, Gjeneral Sefer Isufi, tha se personaliteti e heroit Konushevci, bartet me krenari nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në nderim të njërit prej themeluesve të UCK, njeherit të lokomotivës së logjistikës së UÇK-së, heroit të Kombit Ilir Konushevci në 26-vjetorin e rënies së tij. Vlerat e ushtarakut që barte personaliteti i jashtëzakonshëm i heroit Ilir Konushevci janë vlera të cilat i bartin me krenari të gjithë ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe janë udhërrëfyes se si sakrifikohet dhe flijohet për çlirimin, lirinë pavarësinë dhe mirëqenien e kombit. Andaj në emër të presidentes Osmani edhe njëherë lutemi që nderimi, përkujtimi dhe krenaria për heroin Ilir Konushevci të jetojë për jetë”, u shpreh ai.

“Pensioni nuk na del as për ilaçe”, minatorët protestë para Kuvendit, kërkojnë miratimin e statusit të veçantë

Minatorët po mbajnë sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, pak para nisjes së seancës.

Ata kanë kërkuar kushte ekonomike dhe statusin e minatorit.

Minatorët kanë deklaruar se pensionet që marrin janë tejet të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për të blerë ilaçe e jo për të jetuar.

“Minatorët duan status duan kushte ekonomike. Ju na keni lënë në mjerim dhe tani po vuajmë. Secili nga ne ka 2-3 palë ilaçe me vete. Pensioni qesharak që na keni dhënë nuk na del as për ilaçe”, tha njëri prej tyre.bw


Send this to a friend