Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish ministrat e qeverisë së tij, e kanë ndjerë efektin e rënies nga pushteti, pasi në dy vitet e fundit të deklarimit të pasurisë së tyre, sikush ka tentuar mënyra të ndryshme për të mbrojtur pasuritë në vlerë monetare.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka hulumtuar ndryshimet e pasurive të ish kryeministrit Berisha dhe ish ministrave të qeverisë së djathtë kur ishin në qeverisjen e vendit dhe aktualisht në opozitë.Ish kryeministri Berisha vazhdon të “jetojë” me pagën e tij dhe të bashkëshortes, ndërsa janë fëmijët, Argita dhe Shkëlzeni me të ardhura disa herë më të larta se ata, veçse burimi kryesor i të ardhurave të tyre janë konsulencat dhe qiratë.
Por, gjatë 2014-ës, ata kanë tërhequr nga llogaritë e tyre një shumë të konsiderueshme financiare. Lulzim Basha vazhdon të ruajë pasuritë e tij të deklaruara prej disa vitesh, ndërsa vazhdon të mbetet besnik i aksioneve në bursën NASDAQ të Nju Jorkut. Basha është i dhënë edhe pas sendeve me vlerë të cilat variojnë nga 4500 euro që kushton një orë dore , deri në 11 500 euro një unazë diamanti. Ai deklaron edhe shlyerjen e kredisë prej 204 000 euro, ne vlerën prej 198 000 euro. Ridvan Bode dhe Genc Ruli kanë investuar shuma të mëdha në bono thesari. Genc Pollos i pakësohen llogaritë bankare me 1331 624 lekë.
Majlnida Bregu blen automjet 51 mijë euro, ndërsa deklaron shtimin e depozitave bankare të bashkëshortit të saj.
Lulzim Basha
Gjatë vitit 2012-ë kur mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka deklaruar të ardhura pagën e tij si kryetar Bashkie prej 1699 352 lekë si dhe të ardhurat e bashkëshortes, nga shitja e apartamentit të Tiranë 10 450 000 lekë. Ai ka deklaruar edhe dy depozita bankare në vlerën 52 000 dollarë dhe 81 000 euro. Në 2012-ën ai ka deklaruar edhe marrjen e një kredie prej 204 mijë euro. Për vitin 2013-ë pasuria e tij nuk ndryshon, përveç të ardhurave të bashkëshortes për shërbime si PR consultancy nëpërmjet fondacionit EWPPP 22 000 euro.
Majlinda Bregu
Në 2012-ën, si ministre e Integrimit, Majlinda Bregu ka deklaruar të ardhura pagën e saj prej 1 692 517 lekë dhe 27 000 euro nga qiratë. Pjesa tjetër e të ardhurave i takonin bashkëshortit të saj, Namik Ajazi, 18 000 euro honorare nga shoqërua Mediavision, ndërsa gjendja e llogarive të tij ishte 437 132 lekë, 6572 euro, si dhe 3 depozita bankare, 20 234 euro, 235 800 dollare dhe depozita në lekë, 100 000. Për vitin 2013, si deputete e Kuvendit, Bregu ka deklaruar të ardhura nga paga 763 253 lekë dhe 1 125 225 lekë nga paga si ministre e Integrimit deri në shtator 2013. . Gjatë 2014-ës ajo ka deklaruar marrjen e një overdrafti në vlerën 10 000 000 lekë, blerjen e një automjeti 51 000 euro. Gjendja totale e llogarive të saj në lekë, është 631 178 lekë. Ndërsa bashkëshorti i saj ka në llogarinë e tij bankare 485 628 lekë, në euro 20 645 dhe 8753 euro.

Genc PolloDeputeti i Partisë Demokratike, prej 5 legjislaturash, dy herë ministër në qeverinë “Berisha”, deklaronte të ardhura në 2012-ën pagën si ministër 1 691 218 lekë dhe shlyerjen e kredisë prej 29 831 euro për blerje apartamenti në Qerret të Kavajës. Për vitin 2014-ë, Pollo deklaron pagën e tij si deputet prej 1 980 563, ndërsa nga ana tjetër bie në sy pakësimi i llogarisë së tij bankare me 1 202 179 lekë dhe 129 445 lekë, ndërsa një llogari në euro shtohet me 3 587 euro. Gjithashtu gjatë 2014-ës, Pollo ka shlyer edhe huanë prej 12 000 euro ndaj një personi privat.

/Shqiptarja.com/
Komentet