VOAL – Grand Hotel Rimini, i ndërtuar në vitin 1908 sipas projektit të arkitektit uruguaian me origjinë zvicerane Paolo Somazzi, është një nga hotelet më luksoze dhe më të famshëm në të gjithë pellgun mesdhetar.
Simbol i elegancës dhe luksit, shenjë fizike e rëndësishme e qytetit të Romanjas, Grand Hotel u bë i famshëm nga Federico Fellini, biri më i ndritshëm i Riminit. Këtë vit shënon njëqindvjetorin e lindjes. Regjisori riprodhoi mjediset e brendshme në Amarcord dhe filma të tjerë, duke marrë frymëzim gjatë qëndrimeve të tij të shpeshta në hotel. Fellini kaloi orë të tëra në divanin e hollit ose para kabinave telefonike, duke vizatuar, përmbushur botën e tij, duke e populluar atë me karaktere. Këto skica morën formë në filmat e tij.
Në vitin 2007 Grand Hotel Rimini u ble nga Antonio Batani, mbreti i hotelierëve romanjolë. Batani, i cili ndërroi jetë pesë vjet më parë, filloi karrierën e tij në Kantonin zviceran të Graubyndenit, në qendrën e tij Kur, duke qenë larës i enëve në barin e stacionit hekurudhor. /rsi/eb
Komentet