Nastradini donte të gjente punë si predikator gjatë Ramazanit, kështu që shkoi në disa fshatra për të kërkuar punë. Meqë të gjitha fshatrat rreth e rrotull e kishin predikatorin e tyre, Nastradini vendosi të kthehet në shtëpi.
Rrugës ai u ndal në një fshat dhe pa njerëz që ishin grumbulluar në sheshin e fshatit duke thirrur e duke bërtitur. Ai u bë kureshtar dhe vendosi të pyesë se çfarë po ndodhte. Ata ia treguan një dhelpër që e kishin lidhur fort dhe i thanë:
-Kjo kafshë na i ka ngrënë të gjitha pulat dhe rosat e fshatit. Ne më ne fund e kapëm, por nuk po dimë se çfarë dënimi t’i japim.
-Ma lini mua, – tha Nastradini dhe hoqi çallmën e xhyben e tij e ia veshi dhelprës.
-Ne nuk po ju kuptojmë, Nastradin, çfarë dënimi është ky, – i thanë fshatarët.
-Mos u shqetësoni, -iu tha Nastradini. Kur njerëzit do ta shikojnë të veshur kështu, askush nuk do ta lejojë t’i afrohet fshatit. Kështu që kafsha e gjorë do të ngordhë nga uria!
Komentet