I dëshpëruar, një burrë shkon në një firmë avokatie dhe, sapo e sheh, thërret:
“Avokat, dua divorc!”
“Së pari, shpjegoni arsyen,” përgjigjet avokati me qetësi dhe profesionalizëm.
“Gruaja ime më quajti idiot!”
“Epo, do t’ju them të vërtetën, nuk qëndron shumë mirë si rast…”
“Por,” vazhdon burri, “dje u ktheva herët nga puna dhe e gjeta në shtrat me një burrë tjetër, dhe kur e pyeta: ‘Çfarë po bën?!’ ajo u përgjigj menjëherë: ‘Nuk e sheh, idiot!!!'”