Janar 1945: U bane 75 vjetë që vazhdon me lotue Selca… E bukra Selcë!
Sa Burrat Atdhetarë e Trima i mori me vedi kjo ujvarë, e sot.., mbas plot 75 vjetësh askush nuk di me diftue ku u kalben Ata 118 Burra t’ Selcës…
Ah medet per Ty… E per Malet tona!.. Vajtonte dikur Burrnesha e Selcës!
Ishe fëmij kur njoha një Burrë të daltuem në njenin prej atyne shkamijve që rrezatonte drit’ e dije… “Atdheu e Feja” e kishin lustrue aq sa dukej se nuk i len gja mangut dritës së Qiellit… Edhe yjët vezullonin rreth Tij…
Kur e kam pa heren e parë në Shkoder në vitin 1950, jam ndalue me e pa mirë dhe kujtova se e fiksova në kujtesë pamjen e Tij…E buzqeshjen e Tij!
Por, jo! Ishe kenë gabim! Mujta me ruejtë në kujtesë vetem veladonin që i merrte era, dhe një kapelë me sreh të gjanë, mbi sytë e kaltert si deti…
E nuk shkoi gjatë, kur doli nga kinema “Republika”… Ishte i lidhun me hekra nder duer, e gati t’ marrun zvarrë, e hypne në një zis.., rrethue me disa egersina me yje në ballë… Vrapova me e pa afer… Më shikoi dhe mi nguli sytë edhe Ai mue, por jo ata sytë e ambel e të kaltert… Ishin skuqë e ba si t’ ishin zgavrra gjaku… I ulun nen mitralozin e një polici vrastar…
Prej asaj dite të zezë, s’ e pashë kurrma Trimin e Selcës Don Dedë Malaj!
T’atij 27 Prill 1959, kur Shqipet e Selcës shperthyen e u zhgrehën n’vájë!..
Me 11 Maji, kur tradhtarët e Atdheut e vranë… Perballë Rozafës…
Melbourne, 10 Qershor 2020.
Komentet