Numri i të vdekurve në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 190 mijë, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e universitetit numëruan 190.303 vdekje ndërsa numri i rasteve të reja me COVID-19 ka arritur në 2.708.590 dhe janë shëruar 737.857.
SHBA vazhdon të jetë vendi më i goditur me 873.137 raste dhe gati 50.000 vdekje.
Italia radhitet e dyta për nga numri i vdekjeve me 25.549 ndërsa Spanja e dyta për nga numri i rasteve me 213.024.
Virusi është përhapur në të gjithë botën që nga shfaqja në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar.
Megjithë numrin në rritje të rasteve, shumica e njerëzve që kontaktojnë koronavirusin vuajnë nga simptoma të lehta para se të shërohen plotësisht.
Komentet