“Shprehja Shqipni Etnike nuk asht deklarim Lufte”
Abedin MULOSMANAJ
Portret monografik në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta ( 5 maj 1938 – 16 shtator – 2026)
Abedin Malë Mulosmanaj lindi më 5 maj 1938 në Fang të Bujanit, në kullën e Bajrakut të Krasniqes, në Tropojën dardane e alpine, dhe ndërroi jetë më 16 shtator 2000, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në moshën 62-vjeçare.
Mes këtyre dy datave gjendet një rrugëtim i pazakontë: fëmijëri e trazuar nga përndjekja politike, internim, shkollim në Kosovë, mësues në Istog, studime në Prishtinë, emigrim në Amerikë, gazetari, veprimtari politike, vite të gjata pranë Oborrit Mbretëror Shqiptar dhe rikthime në Atdhe.
Sigurisht, për ta kuptuar Abedinin e Mulosmanëve të historisë shqiptare, megjithatë, duhet të shkojmë përpara në kohëra, përpara lindjes së tij.
Kjo jo për ta humbur atë mes paraardhësve, por për të kuptuar nga çfarë kujtese vinte.
NGA DERA E BINAK ALISË
Në rrënjët e trungut familjar të Abedin Mulosmanajt qëndron Binak Alia, babagjyshi i tij, një prej figurave të njohura të Malësisë së Gjakovës të shekullit XIX.
Binak Alia lidhet me kryengritjet shqiptare kundër administratës osmane, me kuvendet e kohës dhe me traditën e fuqishme të pleqnisë shqiptare. Burimet historike e përmendin edhe si pjesëmarrës e ndër drejtuesit në veprimtaritë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa kujtesa popullore e ruajti posaçërisht si njeri të urtësisë, pajtimit dhe gjykimit zakonor.
Në shkrimin tim të kahershëm për Abedinin e kam quajtur Binak Alinë krijues të një lloj “shkolle të urtive”, sepse oda e tij dhe mënyra e pleqnimit mbetën referencë për brezat.
Binak Alia ishte burrë i kuvendit, por jo vetëm i kuvendit. Ai i përkiste një kohe kur fjala dhe arma qëndronin shpesh pranë njëra-tjetrës; kur drejtësia kërkohej në odë, ndërsa mbrojtja e vendit në kryengritje.
Pikërisht këtu nis një vijë që do të vazhdonte brez pas brezi te Mulosmanajt: ideja se emri i familjes bart edhe përgjegjësi. Abedini do ta merrte këtë trashëgimi në një shekull tjetër dhe do ta jetonte me mjete të tjera.
SHABAN BINAKU – UDHËHEQËSI QË U BË MARTIR
Pas Binak Alisë, piedestal historie e akademi urtie, ngrihet figura e të birit, Shaban Binakut.
Ai i përkiste brezit të prijësve shqiptarë që u përballën me autoritetet osmane në fillim të shekullit XX. Dokumentet historike të Kryengritjes së Kosovës të vitit 1910 e përmendin Shaban Binakun ndër udhëheqësit e malësorëve, krahas emrave të tjerë të Lëvizjes Shqiptare.
Pas qëndresës së madhe të vitit 1910, Shaban Binaku u kap dhe u ekzekutua me varje në Gjakovë nga autoritetet xhonturke, së bashku me Abdullah Hoxhën. Burime historike e vendosin ekzekutimin më 27 nëntor 1910.
Në familjen e madhe Mulosmanaj ky nuk ishte thjesht një episod i historisë kombëtare, por ishte histori e shtëpisë, ishte emri i gjyshit, ishte kujtimi i një paraardhësi që kishte paguar me jetë.
Kështu, shumë kohë para se Abedin Mulosmanaj të hynte vetë në politikë, politika e shekujve të fundit kishte hyrë dhunshëm e krenarisht në historinë e familjes së tij.
Malë Shabani i Mbretërisë Shqiptare
Në traditën e Malësisë, njeriu shpesh identifikohej edhe përmes etërve të vet. Kështu vjen deri tek ne, në shekullin XXI, edhe vija e tij gjenealogjike e gjakut: Abedin – Malë – Shaban – Binak Alia (Mulosmanaj).
Abedini nuk mbeti vetëm pasardhës i një dere historike. Ai e krijoi biografinë e vet.Dhe pikërisht këtu fillon historia e tij personale.
Abedin Mulosmanaj në vitet e fundit të Mbretërisë Shqiptare ishte ende fëmijë kur Shqipëria kaloi pushtimin, luftën dhe përmbysjen e rendit politik.
Babai i tij, Malë Shaban Mulosmanaj, kishte shërbyer si oficer në periudhën e Mbretërisë Shqiptare. Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, familja e tij u përfshi në persekutimet politike që goditën kundërshtarët e regjimit dhe familjet e tyre.
Malë Shabani përfundoi në burgime dhe vdiq në burgun e Shkodrës, më 1948. Materialet familjare e përkujtimore të ruajtura për Abedinin e vendosin këtë humbje në themel të dramës së fëmijërisë së tij.
Asokohe, Abedini ishte ende fëmijë, por tashma e kishte provuar atë që shumë njerëz nuk e provojnë gjatë gjithë jetës: humbjen e shtëpisë, internimin, ndarjen familjare dhe humbjen e babait.
FËMIJËRIA QË NUK ISHTE FËMIJËRI
Familja e Abedin Mulosmanajt kaloi nëpër internime në Berat dhe Tepelenë.
Pikërisht në ato rrethana të vështira e nisi shkollën. Një fëmijë i cilësuar nga pushteti përmes biografisë së prindërve duhej, njëkohësisht, të gjente forcën për të mësuar. E megjithatë mësoi. E mësoi mirë.
Materialet biografike tregojnë se shkollën fillore dhe atë unike e kreu mes internimit të largët dhe Tropojës së tij, përpara se jeta e familjes të zhvendosej drejt Kosovës.
Kjo pjesë e jetës së tij është e rëndësishme jo vetëm për vuajtjen, por edhe për paradoksin që do të vinte më pas: fëmija të cilit ia vështirësuan shkollën do të bëhej vetë mësues.
GJAKOVA – DIJA SI RRUGËDALJE
Pas largimit nga Shqipëria, Abedini vazhdoi shkollimin në Gjakovë.
E ndoqi Gjimnazin e Lartë të Gjakovës në vitet 1951-1958, ku, sipas materialeve biografike, u dallua për rezultate të mira në mësime dhe sjellje.
Gjakova kishte një domethënie të shumëfishtë për të. Ishte vendi i shkollimit të tij të mëtejshëm.
Gjakova, gjithashtu, ishte edhe qyteti ku, dekada më parë, Shaban Binaku ishte ekzekutuar.
Historia familjare dhe jeta e Abedinit takoheshin në të njëjtën hapësirë.
Ai nuk u kthye në Gjakovë si luftëtar. U kthye me libra në dorë.
Ky është një nga kontrastet më domethënëse të gjithë biografisë së tij.
MËSUESI NË ISTOG
Nga viti 1960 deri më 1963, Abedin Mulosmanaj punoi si arsimtar në Istog.
Në materialin e Eugen Shehut përshkruhet si mësues i lidhur ngushtë me nxënësit dhe si njeri që u kushtonte rëndësi historisë dhe identitetit shqiptar.
Në këtë periudhë vendoset edhe një episod që i jep mësuesisë së tij një dimension të veçantë: Abedin Mulosmanaj kujtohet si një prej mësuesve të Ibrahim Rugovës, i cili vinte nga Cerrca e Istogut dhe më vonë do të bëhej studiues, shkrimtar dhe President i Kosovës.
Ky fakt nuk ka nevojë për zbukurime.
Mësuesi dhe nxënësi morën më vonë rrugë të ndryshme jetësore e politike.
Një fotografi historike është domethënëse më vete: në një klasë të Istogut, një i ri i ardhur nga internimet e Shqipërisë u mësonte brezave shqiptarë të Kosovës, mes të cilëve ishte edhe një emër që do të hynte më vonë në historinë politike të saj.
Për Abedinin, kjo mbetet një nga faqet më të bukura të jetës së tij. Jo sepse nxënësi i tij u bë President i Republikës së Kosovës, por sepse në jetën e tij para diplomatit dhe politikanit ishte mësuesi.
PRISHTINA DHE STUDIMET E NDËRPRERA
Më pas Abedini nisi studimet në fushën ekonomike në Prishtinë.
Materialet e ruajtura flasin për rezultate të mira dhe përpjekje të mëdha për të vazhduar shkollimin, por emigrimi i familjes drejt Perëndimit ia ndërpreu këtë etapë akademike.
Universiteti i mbeti i papërfunduar, po jo formimi i tij tërësorë.
Abedini do të vazhdonte për gjatë gjithë jetës të lexonte, të shkruante, të debatonte dhe të merrej me çështje politike e kombëtare.
AMERIKA – NJË JETË E RE, NJË ÇËSHTJE E VJETËR
Në nëntor 1967, në moshën 29-vjeçare, Abedin Mulosmanaj mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Amerika e ndryshoi gjeografinë e jetës së tij, por jo çështjet që e shqetësonin atë.
Në komunitetin shqiptar të Amerikës u përfshi në rrethet e emigracionit politik antikomunist dhe monarkist.
Tashma nuk ishte më një refugjat që kërkonte vetëm një jetë të re. Po kthehej në veprimtar.
GAZETA “ATDHEU” – POLITIKA PËRMES FJALËS
Në mesin e viteve shtatëdhjetë Abedin Mulosmanaj u përfshi edhe në gazetari, duke punuar si editor në gazetën “Atdheu”, organ i mërgatës legaliste shqiptare.
Materialet e ruajtura e paraqesin punën e tij në gazetë si pjesë të veprimtarisë kundër regjimit komunist shqiptar dhe në mbështetje të platformës politike të Legalitetit e të Mbretit Leka I.
Kjo përvojë është e rëndësishme në portretin e Abedinit, sepse ai nuk ishte vetëm njeri i organizimit politik, ishte edhe njeri që besonte te fjala e shkruar.
Gazeta ishte për të një mjet politik, por edhe dokument.
Një mënyrë për t’iu folur shqiptarëve përtej kufijve.
HYSEN MULOSMANAJ – NJË DEGË E AFËRT E SË NJËJTËS HISTORI
Në rrethin familjar të Abedinit ishte edhe Hysen Çelë Mulosmanaj, i vijës Hysen-Çelë-Shaban-Binak Alia.
Hyseni pati një jetë të lidhur fort me emigracionin politik shqiptar. Ai ishte veprimtar i Legalitetit, u mor me gazetën “Atdheu” dhe radion “Zani i Atdheut”, por la gjurmë edhe si autor.
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë regjistron vëllimin e tij poetik “Gjurmët e shekullit”, botuar nga “Dardania” në Tiranë më 1999.
Krijimtaria e Hysenit ka rëndësi në portretin e Abedinit, sepse tregon diçka më të gjerë për këtë familje: qëndresa nuk shprehej vetëm me armë apo politikë. Shprehej edhe me gazetë, me radio, me poezi, me libra.
Abedini ishte pjesë e kësaj bote, ku fjala kishte peshë.
MUSLI MULOSMANAJ – KUJTESA E GJALLË E TRUNGUT
Një tjetër figurë e afërt familjare ishte Musli Çelë Mulosmanaj, i cili jetoi për dekada në Shtetet e Bashkuara dhe u bë një nga veteranët e veprimtarisë shqiptare atje.
Ai u angazhua me Legalitetin dhe Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”, ndërsa në vitin 2016 Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, e dekoroi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën ndaj përndjekjes dhe veprimtarinë e tij atdhetare.
Musliu ishte edhe një depo e jashtëzakonshme e kujtesës familjare.
Rrëfimet e tij ndihmuan në dokumentimin e historisë së Binak Alisë dhe brezave pas tij.
Kjo ka rëndësi të veçantë edhe për Abedinin, sepse shumë nga ajo që sot mund të rindërtojmë për atmosferën, vuajtjet dhe lidhjet e kësaj familjeje u ruajt falë njerëzve që nuk e lanë kujtesën të vdiste.
NGA AMERIKA NË OBORRIN MBRETËROR
Në gusht 1977, Abedin Mulosmanaj u thirr pranë Oborrit Mbretëror Shqiptar në Spanjë.
Dy vjet më vonë, në vitin 1979, u emërua Ministër i Oborrit Mbretëror Shqiptar, funksion të cilin materialet biografike e lidhin me një periudhë të gjatë shërbimi pranë Mbretit Leka I.
Ky është momenti kur figura e Abedinit merr dimensionin për të cilin njihet më shumë publikisht.
Nga mësuesi i Istogut dhe gazetari i Diasporës, ai kaloi në një detyrë politike e përfaqësuese ndërkombëtare.
Duhet kuptuar edhe natyra e këtij funksioni.
Oborri Mbretëror ndodhej në mërgim, prandaj nuk bëhej fjalë për një ministri klasike të një shteti në territorin e vet, por për strukturën politike dhe përfaqësuese të Monarkisë Shqiptare në Mërgim.
Kjo e bënte detyrën e Abedinit një përzierje të aktivitetit politik, organizimit të diasporës, komunikimit publik dhe kontakteve ndërkombëtare.
NJË MONARKIST QË NUK E FSHEHU BINDJEN
Abedin Mulosmanaj ishte monarkist.
Kjo ishte bindja e tij politike dhe mbeti e tillë përgjatë gjithë jetës publike.
Në portretin e tij nuk ka nevojë as të idealizohet, as të fshihet.
Rëndësi të vecantë ka konsekuenca historike: ai u lidh me monarkinë jo pas rënies së komunizmit, kur pluralizmi e bëri të lirë shprehjen politike, por shumë më herët, kur kjo bindje e mbante larg Shqipërisë së regjimit komunist.
Në këtë sfond duhet kuptuar edhe një nga thëniet e tij më karakteristike: “Shprehja ‘Shqipni Etnike’ nuk asht deklarim Lufte”
Për Abedinin, kjo shprehje lidhej me mënyrën se si ai konceptonte çështjen kombëtare shqiptare dhe jo, sipas formulimit të tij, me një thirrje për luftë.
Kjo fjali është e rëndësishme sepse na ndihmon të kuptojmë vetëperceptimin politik të Abedinit: një nacionalist shqiptar i Mërgatës që kërkonte ta paraqiste idealin e vet kombëtar si platformë politike e historike, jo si deklaratë armiqësie ndaj popujve të tjerë.
LUFTA E FTOHTË DHE VEPRIMTARIA ANTIKOMUNISTE
Jeta politike e Abedin Mulosmanajt kaloi nëpër një epokë të fortë përplasjesh ideologjike.
Materialet e shkruara për të përshkruajnë aksione propagandistike kundër regjimit komunist shqiptar, përfshirë shpërndarjen e trakteve nga deti dhe veprimtari të tjera të organizuara nga rrethet monarkiste në mërgim.
Sot këto episode duhen lexuar brenda kontekstit të “Luftës së Ftohtë”. Shqipëria ishte një shtet i izoluar komunist. Emigracioni politik shqiptar ishte i ndarë në organizata me programe të ndryshme.
Abedini ishte qartësisht në njërin prej këtyre kampeve dhe veproi sipas bindjeve të tij.
Ai nuk ishte spektator i historisë politike të kohës.
Ai ishte pjesëmarrës aktiv, lidership.
SPANJA, AFRIKA E JUGUT DHE NJË OBORR NË MËRGIM
Kur Oborri Mbretëror u detyrua të largohej nga Spanja, Abedini vazhdoi pranë Mbretit Leka I edhe gjatë periudhës së qëndrimit në Afrikën e Jugut.
Jeta e tij tashmë shtrihej mes disa kontinenteve: Fangu i Bujanit.Kosova. Amerika. Spanja. Afrika e Jugut.
Pak shqiptarë të brezit të tij patën një gjeografi kaq të gjerë jetësore.
Megjithatë, pothuajse gjithçka që bënte lidhej me Shqipërinë Etnike dhe shqiptarët etnikë.
Kjo është ndoshta veçantia më e madhe e biografisë së tij: u largua gjithnjë e më larg në hartë, por politikisht e emocionalisht mbeti i lidhur me vendin nga kishte ardhur.
KTHIMI NË SHQIPËRI
Rënia e sistemit komunist i dha emigracionit politik shqiptar atë që për dekada kishte qenë e pamundur: Kthimin.
Për Abedin Mulosmanajn, kthimi nuk mund të ishte një udhëtim i zakonshëm.
Ai ishte larguar nga një Shqipëri që e kishte internuar familjen dhe ku babai i tij kishte vdekur në burg.
Tani po kthehej në një Shqipëri pluraliste, ku bindjet e tij mund të shpreheshin publikisht.
Më 26 qershor 1993 erdhi në Shqipëri në krye të një Delegacioni të Oborrit Mbretëror, së bashku me ing. Skënder Zogun, Tati Kryeziun, Hylli Spahinë dhe Mërgim Bromëell. Këso kohe isha pranë tyre, edhe për shkak të lidhjeve të mia familjare me Abedinin në Amerikë dhe përkatësisë tonë tropojanë, por edhe si njerëz të letrave, të gazetarisë, që kisha shkruar për Mbretin e Mbretërinë para se ti takoja në vitin 1993.
Ky ishte një kthim politik, por duhet të ketë qenë, mbi të gjitha, kthim njerëzor.
ABEDINI NË SHQIPËRINË E VITEVE ’90
Në vitet pas rikthimit në Shqipëri, Abedini mori pjesë në aktivitetet publike të Mbretit Leka I dhe të lëvizjes monarkiste.
Në pranverën e trazuar të vitit 1997, materialet e Eugen Shehut e paraqesin në takimet publike të Oborrit Mbretëror nëpër Shqipëri dhe veçojnë në ligjërimet e tij përdorimin e fjalëve paqë, bashkim dhe vëllazërim.
Edhe këtu del një tipar interesant i tij.
Ai mund të ishte i prerë në bindjet politike, por kërkonte t’i paraqiste ato brenda idesë së bashkimit ndërmjet shqiptarëve.
Kjo lidhet natyrshëm edhe me thënien që kemi vendosur në krye të këtij portreti monografik.
SHQIPËRIA DHE KOSOVA NË JETËN E TIJ
Për Abedin Malë Mulosmanaj Shqipëria dhe Kosova nuk ishin dy hapësira abstrakte politike.
Në Shqipëri kishte lindur, kishte kaluar internimin, kishte humbur babanë.
Në Kosovë kishte vazhduar shkollën, në Gjakovë ishte formuar, në Istog kishte qenë mësues, në Prishtinë kishte studiuar.
Prandaj çështja e Kosovës në veprimtarinë e tij nuk ishte vetëm ideologji, po kishte edhe biografi brenda saj.
Ishte territori ku një pjesë e rëndësishme e jetës së tij ishte rindërtuar pasi fëmijëria në Shqipëri i ishte copëtuar nga historia.
NJERIU PAS FUNKSIONIT
Titulli i lartë zyrtar “Ministër i Oborrit Mbretëror” mund ta fshehë njeriun pas funksionit, por njerëzit nuk mbahen mend vetëm për funksionet.
Abedin Mulosmanaj kishte kaluar aq shumë sa vështirë të mos ishte formuar nga vuajtja, nga internimi, nga humbja e babait, nga emigrimi, nga largësia, nga përplasjet politike, nga lëvizja nga një kontinent në tjetrin, sëmundja e viteve të fundit.
Megjithatë, në kujtimet e njerëzve që e njohën, ai del si njeri i përmbajtur, i lidhur me familjen dhe i ndërgjegjshëm për emrin që mbante.
Në traditën e Malësisë kjo përmblidhet me një shprehje të thjeshtë: burrë i besës.
NJË LIDHJE E SHKURTËR PERSONALE
Kam pasur fatin ta njoh Abedin Mulosmanajn fillimisht përmes emrit dhe veprimtarisë së tij, e më pas edhe drejtpërdrejt pas ardhjes së tij të parë në Shqipëri.
Në shkrimin tim të vitit 2001, të ribotuar edhe më vonë, e kam përmbledhur përshtypjen time për të me tri fjalë: devotshmëri, sakrificë, kontribut.
Ai kishte edhe marrëdhënie të mira me gazetën “Dardania”, të cilën e themelova dhe drejtova për disa vite, fillimisht me një ekipi të vogël e të mirë dhe pastaj i vetëm.
Por kjo është vetëm një fije e vogël në jetën e tij të madhe.
Abedini meriton të kujtohet para së gjithash për atë që ishte dhe atë që bëri vetë.
16 SHTATOR 2000
Më 16 shtator 2000, në Nju Jork, Abedin Mulosmanaj ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë.
Vdiq larg Fangut, larg Bujanit, larg Tropojës.
Por kjo largësi gjeografike është ndoshta simbolika e gjithë brezit të tij.
Shumë shqiptarë të mërgimit politik u varrosën larg vendit për të cilin kishin folur gjithë jetën.
Abedini ishte një prej tyre.
NJË JETË QË LIDH DISA EPOKA
Biografia e Abedin Mulosmanajt është në të vërtetë një urë mes disa epokave të historisë shqiptare.
Përmes prejardhjes së tij ajo prek shekullin XIX, Binak Alinë, kuvendet dhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Përmes Shaban Binakut prek kryengritjet e fillimit të shekullit XX dhe martirizimin e udhëheqësve shqiptarë. Përmes babait të tij prek Mbretërinë Shqiptare dhe përplasjet që pasuan Luftën e Dytë Botërore.
Përmes fëmijërisë së vet prek internimet komuniste.
Përmes Kosovës prek shkollimin shqiptar në Jugosllavinë e pasluftës.
Përmes Amerikës prek historinë e emigracionit politik.
Përmes gazetarisë prek shtypin shqiptar të mërgatës.
Përmes Oborrit Mbretëror prek historinë e monarkizmit shqiptar në ekzil.
Përmes kthimit të tij prek pluralizmin politik të Shqipërisë pas vitit 1990.
Pak jetë individuale bashkojnë në vetvete kaq shumë kthesa historike.
ABEDINI DHE FJALA
Nëse do të kërkonim një fill që lidh mësuesin e Istogut, gazetarin e “Atdheut”, veprimtarin politik dhe diplomatin e Oborrit Mbretëror, do ta gjenim te fjala.
Fjala në klasë, në gazetë, në mbledhje, në deklaratë, në diplomaci.
Dhe, në fund, fjala që ai la pas: “Shprehja ‘Shqipni Etnike’ nuk asht deklarim Lufte.” Kjo thënie është një çelës për leximin e Abedin Mulosmanajt. Ajo nuk na kërkon domosdoshmërisht të pajtohemi me të gjitha bindjet e tij. Na kërkon ta kuptojmë se si ai vetë e shihte idealin të cilit i kushtoi jetën.
Dhe një portret monografik duhet, para së gjithash, të bëjë pikërisht këtë: ta vendosë njeriun në kohën e tij. Ta dëgjojë, ta dokumentojë. Dhe t’ia lërë historisë gjykimin.
EPILOG
“Po trokon në histori Abedin Mulosmani”
Në shtator 2011, kur shkrova vargjet për Abedinin, e mbylla poezinë me figurën e tij që troket në histori.
Vitet kanë kaluar, por, sot, 26 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, ajo metaforë më duket edhe më e kuptueshme, sepse historia nuk troket gjithmonë me zhurmë. Ndonjëherë troket me një dokument të harruar, me një fotografi, me një gazetë të vjetër, me një nxënës që kujton mësuesin, me një familjar që ruan një rrëfim, me një libër, me një varg.
Me një emër që, pas shumë vitesh, kërkon përsëri të lexohet.
Abedin Malë Mulosmanaj e nisi jetën në një kullë të një dere me histori. U rrit në internim. U formua në Kosovë. U bë mësues. Kaloi Atlantikun. U bë gazetar. Hyri në politikën e Mërgatës. Shërbeu për vite pranë Oborrit Mbretëror Shqiptar. U kthye në Shqipëri. Dhe në fund u largua nga jeta përsëri në mërgim.
Mes Fangut të Bujanit dhe Nju Jorkut shtrihet e gjithë jeta e tij. Një jetë me bindje të forta, me përplasje, me humbje, me miqësi, me gazetari, me politikë, me shërbim, me mall për Atdheun.
Prandaj, në këtë 16 shtator 2026, Abedin Mulosmanajn nuk e kujtojmë vetëm sepse është përvjetori i vdekjes së tij. E kujtojmë sepse një jetë e tillë përbën dëshmi. Dëshmi për një familje, për një brez, për emigracionin politik shqiptar, për marrëdhënien e vështirë ndërmjet njeriut dhe historisë.
Dhe mbi të gjitha, dëshmi se vendlindja mund të mbetet brenda njeriut edhe kur jeta e çon mijëra kilometra larg saj.
Në poezinë time të dikurshme shkrova: “Po trokon në histori Abedin Mulosmani…”. Sot do t’i shtoja vetëm kaq: Ai troket sepse ende ka çfarë të na tregojë historia e tij.
Ramiz LUSHAJ
Tiranë, 16 shtator 2026



Ato ishin kriminele,I denove per 25 vjet por kur vjen puna tek pasuria(qyli) behesh xhind qe ja japin motres qe e mban e I sherben site e nate.
Ti je me e keqe se ata..
Njerez si ju nuk meritojne emrin njeri..
Kjo eshte familja ime qe pergjigjet e xhindosur.
Familja ime me kryetar te ri e di qe une i kam origjinalet e llogarive te tyre bankare te dyshimta dhe eshte e terbuar nga frika. Keto letra jane te ruajtura ne nje vend sekret ne Shqiperi.
Jam Lindita Miloti. Nuk e di pse mesazhi I’m me lart doli anonim por dua te ritheksoj qe mesazhet negative ne kete faqe jane te familjes time me kryetar te ri te cileve u djeg fakti qe une kam ne dore letrat origjinale te llogarive te tyre bankare te dyshimta qe per dijenine e tyre, jane te ruajtura ne nje vend te sigurte ne Shqiperi. Te gjitha fjalet e tjera qe shkruajne jane per te c’orjentuar publikun. Por tashme “the truth is out” e mori vesh cdo shqiptar qe ne familjen e Xhevdet Milotit kishte maskaralleqe qe pas vdekjes se tij Sabahet Miloti do ti mbuloje. “Teper vone Sabahate, tashme Je lakuriq”. You have to live with that! E more ne fytyre pisllikun tend! E verteta vonon por nuk harron. Karma!
Ato ishin kriminele,I denove per 25 vjet por kur vjen puna tek pasuria(qyli) behesh xhind qe ja japin motres qe e mban e I sherben site e nate. Besoj ky eshte mesazhi we Elida kerkon te perçoje.
Familja ime Po mundohet te nxjerre klithmat e fundit per te mbuluar krimet gjoja me justifikime prone. Keto dy rreshta nuk e bejne te gjithe intervisten qe flet per nje jete te tere .
Familja ime sic ka bere gjithe jeten kerkon te percaje duke futur ne mes edhe Eliden. Elides i takon Merita e larte dhe rrespekti im per publikimin e intervistes ne faqen e saje prestixhoze. E falenderoj edhe nje here Eliden.
Veshtire se mund te gjesh nje person te flase ne kete menyre per familjen e saj.Pervec ngjyres se zeze kjo femer nuk njeh ngjyre tjeter.Per krenari gjithkush mburret me nenen dhe baben dhe mundet te jete deri diku e vertete Po ne find ajo del te e verteta ku thote qe ato ia japin gjithshka dhenderrit e motres se ato kujdesen per ta.Po braktise prinderit braktise vetveten.
Kriminelet nuk mund te jene prinder…thjesht sepse nuk jane njerez…
Wow, familja ime paska zgjedhur kete faqe per te vjellur friken e saje. Rendesi ka qe une e nxorra te verteten ne shesh. E zhvesha mamane dhe motren time nga fallsiteti I nje jete. Nuk eshte aspak e lehte te gkykohesh ne pastertine e lakuriqsise. I kuptoj te shkretat. Kurrajo, hiqeni masken!
Ne fakt Aleks, une ne prinderit e mij shikoj vetem ngjyre te zeze, sepse ata na e lyen jeten me ngjyre te zeze. Se cfare ngjyrash te tjera shikoj une, besoj se ti nuk e di sepse nuk me njeh. Por ti mund te jeshe burri i motres time, ai hajduti qe me ka vjedhur per 25 vite me rradhe dhe tani do te me vjedhe edhe apartamentin tim. Une njoh motren time, ndersa dhenderrin, ate plakun tullac kavajs po e cilesoj qe ai nuk ben pjese tek familja ime, ai e ka tradhetuar motren time dhe as nuk e do, por i rri afer qe ti vjedhe apartamentin sepse “dhenderri” e mat forcen e tij vetem me vjedhje.
KJO VAJZE SESHTE PER PRINDERIT E SAJ E CMUND TE BEJE KJO PER SHOQERINE
Per cfare shoqerie e ke fjalen mor zoteri ? Per diktaturen.??
Lindita! Shkrimin Tuej une e lexova sot. Kerkesa e Juej ndaj meje asht e vertete.
Vetem sot mujta me kuptue te verteten e gjendjes s’Uej Shpirtnore dhe te pasherueshme.
Shkrimi i Juej asht i jashtzakonshem, po qe duhet mbajte nder te gjithe sirtaret e atyne qe kane leshue kjofte edhe nje firme ne Sigurimin e shtetit komunist antinjerzor, pikrisht ashtusi e tregoni Ju.
Ju falnderoj per saktesine Tuej, me respekt.
I nderuar Fritz, falenderojme Eliden qe na lidhi. Ne 2017 kur te kontaktova, familja ime kishte thurur plane prej vitesh per te me eliminuar pastaj “mamaja me zemer te thyer nga djali” me nje shpifje te trashe dhe me provokime te studjuara ne tavoline ne keshillin e ri familjar , me futi ne burg per dy dite ne Tirane. Aty e kuptova qe kisha nevoje per mbehtetje sepse mamaja ime qe i ndejti kriminelit ne krah gjithe jeten paska qene kriminele. Dhe te kerkova ndihme. Faleminderit Fritz per perkrahjen tende. Per mua vlen shume.
Fort e nderueme Zoja Lindita!
Unë të falenderoj fort, qi ndave vllaznisht me ne dramën tande reale e shum e besueshme! Unë jam tronditë për jetën t’uej, se sa për xhevdetin – përvers edhe ne familje … si kryetar i Seksjonit të Klerit Katolik të Shkodrës, qi varej direkt me ramiz alinë e mandej me diktatora të tjerë, asht dijte se te fmijt asht çlirue e gjithë ajo barbari kanibale ndaj dijetarve klerikë katolikë! Ka kenë nji parim për agjentët e sigurimit, hetuesat,….për me dishmue besnikri ndaj shtetit kanë flijue familjet, kan ushtrue perversitet moral, shgatrrue jeta fmijsh sepse njishtu ishin familjet e diktatorve me familje të degjenerueme!
Sa keq, qi ndonji komentues e paragjykon dhe e kqyr shtrembët!
I uroj ksaj grue-heroine, qi ka guxue me i hjedhë prangat e robnis së xhevdet milotit dhe sabaetes barbare duke i ba nji profilaksi shnetit tand psihik; Shndet dhe jetgjatsi!
Shkambi, ata qe gjykojne keq jane vetem te familjes time sepse japin nga nje detal ne koment qe vetem une i di. Por ata prezantohen ose me pseudonime ose anonimi. Njerezit e tjere dhe te ndershem si ti, e kuptojne menjehere sinqeritetin dhe te verteten e shpirtit ne intervisten time. Po ta vesh re, ato flasin dhe perserisin prona prona , fjale e cila zinte vetem nje rresht ne gjithe ate interviste time te gjate. Meqe Sabaheti ( ajo qe me neveri per sqarim publik duhet ta quaj Nené) eshte 85 vjec dhe nuk besoj do jetoje shume, jam e sigurte qe fjala prone i djeg dikujt tjeter ne kryesine e re te familjes time. Mua me interreson te nxjerr te verteten e vellait tim te dashur dhe krimet e pederastit Xhevdet Miloti.
TA BAFT ZOTI HALLALL LINDITA
Une jam Lindita Milot. Kush je ti ……Miloti?
Megjithate faleminderit per bekimin.
Per ……Miloti
Jam Lindita Miloti, te lutem vihu ne kontakt me mua tek profili im facebook “Linda Miloti” me fotografi profili ate te vellait tim te dashur Agron Milotit.
Me ne fund, nje Miloti qe me perkrah sepse i gjithe fisi mi ka kthyer krahet mbas intervistes time, qe do te thote se paskemi qene jo vetem nje familje kot, por edhe nje fis kot, me frikacake bythelepires te Xhevdet Milotit qe akoma sot edhe pse e dine qe ishte nje pleh, kane frike ta pranojne te verteten dhe me denojne mua qe pata guximin ta demaskoj ate kriminel perveres.
Te lutem me kontakto. Do rrije ne sekret kontakti i jone, nuk ta nxjerr emrin sepse une nuk kam kontakt me asnje nga familjaret dhe nga fisi i im. Rri i/e qete!
Lindita Miloti
Me pak fjal
Kam patur fatin te njoh e biles nje rast edhe nje kafe me Agron Milotin ne Puke
Ai djal aq i but e goj embel
I gjat i bukur
Gjithmon i qeshue
E donin te gjithe Pukjanet se ai vet ishte i dashur
Me mire mos ta njihja
Kur ate fundjav Te pare te Gushtit se mos gaboj
At mbasdite te nxehte
Ku moren lajmin e trisht per at aksident te tmerrshem me 6veta te vdekur
O Zot thonim me Tim shoq
Sa keq per te gjithe
Po Agroni eshte djal i vetem
Nuk kam fjal
Per historin e familjes tuaj Lindita
Me vjen shum keq
Per jeten tuaj te vuajtur
Pa asnje nevoj
Por me e dhimbeshme
Agroni qe vdiq tragjikisht ne lulen e rinise
Ka pas shummm familje qe kan qen te te njejtit pozicion
Prind/femije
Nje mjeke me karrier
Qe per fat e njoh
Kur punova te ajo
Duke diskutu traditat etj etj
Tha…..
Vera
Kur prindi torturon femijet e tij pa motiv
Nuk meriton respekt nga ata femij
Si thojn….
Duhet ta provosh
Qe tjetrit
T’ja besosh
Te uroj shendet
Agroni pushoft ne paqe ❤️
Samvera e dashur, shume faleminderit per fjalet e mira qe shkruan per Agronin, e ke pershkruar ne gjithe madheshtine e tij.
Per ……Miloti
Jam Lindita Miloti, te lutem vihu ne kontakt me mua tek profili im facebook “Linda Miloti” me fotografi profili ate te vellait tim te dashur Agron Milotit.
Me ne fund, nje Miloti qe me perkrah sepse i gjithe fisi mi ka kthyer krahet mbas intervistes time, qe do te thote se paskemi qene jo vetem nje familje kot, por edhe nje fis kot, me frikacake bythelepires te Xhevdet Milotit qe akoma sot edhe pse e dine qe ishte nje pleh, kane frike ta pranojne te verteten dhe me denojne mua qe pata guximin ta demaskoj ate kriminel perveres.
Te lutem me kontakto. Do rrije ne sekret kontakti i jone, nuk ta nxjerr emrin sepse une nuk kam kontakt me asnje nga familjaret dhe nga fisi i im. Rri i/e qete!
Lindita Miloti