TIRANE : -Shqipëria, vendi i fundit nga ish kampi socialist në Europën juglindore do të bëhet me një vend kujtese për ish-të përndjekurit politike të kohës së diktaturës komuniste, pasi Fondi Botëror i Monumenteve ka përzegjedhur Burgun famëkeq të Spacit si një vend i memories kombëtare në kohën e diktaturës.
Lajmi bëhet i ditur nga organizata jo-qeveritare Trashëgimia Kulturore pa Kufij –Shqipëri (CHWB Shqipëri) e përkushtuar për shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekshme dhe të paprekshme të rrezikuar nga konflikti, neglizhenca njerëzore dhe fatkeqësitë natyrore.
Fondi Botëror për Monumentet, e cila thuhet se është një organizatë private jofitimprurëse e themeluar në vitin 1965 nga individët e interesuar për ruajtjen e përshpejtuar e të rendësishëme të thesareve artistike, dhe gjërave me vlerë në të gjithë botën – duket se tani do të realizojë një nga kërkesat e vazhdueshme të ish të burgosurve politik dhe familjeve të tyre që Burgu famëkeq e Spaçit të kthehet në një muze kombëtar . Për të mos harruar kurrë vujatjet dhe torturat e tmerrshme, që regjimi diktatorial i Enver Hoxhës ja u shkaktojë këtyre njerëzve, duke e bërë atë simbolin e kujtesës.
Fakti se burgu i Spacit, u përfishi në listën e Fondit Botëror të Monumenteve argumentohet se përpos vështirësive aktuale të burgut të Spaçit, ai eshte një mundësi unike për promovimin dhe ruajtjen e tij, veçanërisht duke e ekspozuar kampin dhe çështjet e ndërlidhua me të, gjatë 46 vjetëve të regjimit të Enver Hoxhës, në vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare të specialistëve, studiesve dhe historianëve- brezave të rinjë në Shqipëri.
Fondi Botëror i Monumenteve (World Monument Fund – WMF) një organizatë e përkushtuar për ruajtjen e vendeve unike kulturore, çdo dy vjet tërheq vëmendjen për vendet e trashëgimisë kulturore përqark globit, që janë në rrezik dhe ka përfshirë, me të drejtë në listën e saj edhe burgun e Spaçit, duke cilësuar se pavarësisht se “është në një gjendje të avancuar përkeqësimi, ai meriton të transformohet në një vend modern kujtese”, duke e bërë atë Muze dhe futr në listën e guides truistike shqiptare. Në mënyrë që edhe vizitorët e huaj të ken rastin të njihen me vujatjet dhe toruturat e ish të burgosurve politik në Shqipëri.
Burgu i Spaçit i cili ka hyrë në listën e brugjeve më të tmershme në botë ishte një kamp i njohur i ndërtuar në vitin 1968 nga qeveria komuniste e Shqipërisë, në vendin e nxerrjes së bakrit dhe piritit, në një zonë të largët dhe të ashpër malore në Mirditë, rreth 150 klimetra larg Tiranës.
Fondi Botëror për Monumentet, shkruan në njoftimin e saj për Burgun e Spaçit se Shqipëria shumë vende të tilla, komuniste në Europën juglindore, bën një perjashtim unik. Ajo të burgosurit politikë i keqtrajtonte dhe i përdorte ate për punë nga më të rëndat nëpër galerat e minierave , përfshirë disa nga intelektualët më të shquar shqiptarë të shekullit të njëzetë, patriot e atdhetar, intelektual që kan zënë një vend të veçantë në kujtesën kolektive të asaj kohe.
Artisti Frengjisht-Shqip Maks Velo, i cili u arrestua në vitin 1978 dhe u dënua me dhjetë vjet burg në atë kamp, më vonë, mbas ndryshimeve të mëdha që ndodhën me rrezimin e komunizimit e ka përshkruar atë si “kampin më të tmerrshme në Europë dhe shton ai se unë mendoj se edhe në botë gjatë kësaj periudhe Spaçi ka qenë më i keqi.”
Në maj të vitit 1973 Burgu i Spaçit, u bë vendi i famshëm i revoltës së burgosurve politik, një nga momentet e para të rezistencës ndaj shtypjes së regjimit dhe të parat dhe të vetmet në kamin komunist në Europën juglindore që të burgosurit politik ngriheshin deri në flijim kundra rregjimit komunist të Enver Hoxhës.
Megjithatë, revolta u shtyp me forcë të egër policore dhe Burgu ka ka vazhduar si një kamp pune me tre turne deri në rënien e partisë komuniste nga pushteti në fillim të viteve 1990.
Ajo u braktis plotësisht disa vite më vonë. Sot, edhe pse ka qenë i caktuar si një vend i trashëgimisë, nga ish- Presidenti Berisha, kompleksi është në një gjendje jashtëzakonisht të avancuar të përkeqësimit për shkak të elementeve të vjedhura dhe ndërtesave të braktisura ndërtesat kanë humbur pothuajse të gjitha materialet tyre që dëshmonin torturat.
Fondi Botëror për Monumentet, në vitin 2016 do të shkoj në Shqipëri, në një përpjekje të re që përfshin bashkëpunimin me institucionet, shoqërisë civile dhe qytetarëve privatë për të krijuar një institucion modern të përkujtimit nga mbetjet dhe eshtrat të burgosurve të Burgut Space.
Shqipëria megjithëse ka kaluar një nga regjimet më të egra nuk ka një muze kujtese ashtu si vendet e tjera. Aktualisht nuk ekziston një vend i kujtesës për ish të burgosurve politikë në Shqipëri, porse ekziston një nevojë e ngutshme për të çuar përpara kujtesën sidomos tek brezi i ri, dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, dhe për të plotësuar edhe një kërkesë për transformimin e kësaj faqe të turpëshme të kombit shqiptar në qendër të përkujtimit dhe edukimit.
Burgu i Spacit gjendej në rrethin e Mirditës në thellësit të tij drejt veriut, një vend i izoluar dhe me temperatura të ftohta në dimër. Spaçi ishte burgu me punë të detyruar, i ndërtuar më 1968. Ndërtimi i tij u bë nga Ministria e Punëve të Brendshme në kohën e diktaturës komuniste duke shfrytezuar të burgosurit me punë të detyruar. Burgut i Spacit nisi me 600 të burgosur politikë, qe u shpërngulën nga kampi me punë të detyruar i Elbasanit. Në fillim kampi përbëhej nga disa barraka të vogla të ndërtuara nga drejtoria gjologjike në 1956-n. Puna në galeri bëhej me tre turne dhe pa asnjë lloj sigurimi teknik. Norma e punës ishte 4 vagonë mineral për dy të burgosur e ai që s’e realizonte, e lidhnin me kavo të zhveshur në pemët jashtë galerive, edhe në mes të dimrit në borë e shi. Nga trajtimi mizor më 21 maj të vitit 1973 të burgosurit u hodhën në revoltë, e cila më pas u cilësua si revolta e parë me karakter politik në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës. Burgu arriti me një kapacitet 3000 të burgosur politike. Ai ka qene ndër burgjet më mizore të diktaturës komunsite, ku përvec torturave nuk kanë munguar edhe vrasjet pa gjyq dhe sot janë qindra varre të humbura në rrënojat dhe honet e rrethinave të burgut të Spacit./ Dielli
Burgu i Spaçit hyn në listën e Fondit Botëror të Monumenteve





Komentet