VOAL

VOAL

“Jeni histerike”, “Zotëri, kujdes fjalët” – këshilltari i Thaçit përplaset keq me eurodeputeten gjermane

April 2, 2020

Komentet

Përplasjet kulmojnë te Kryeministria! Policia sulmon turmën me ujë me presion e gaz lotsjellës, efektivët qëllojnë edhe nga tarraca e godinës!

Situata në kryeqytet ka arritur kulmin e tensioneve, teksa turma masive e protestuesve është ripozicionuar sërish pranë godinës së Kryeministrisë.

Me t’u afruar qytetarët pranë perimetrit të sigurisë, forcat e rendit kanë ndërhyrë me një operacion masiv për shpërndarjen e tyre. Mjetet e policisë po hedhin ujë me presion në sasi të mëdha drejt turmës, ndërsa shtëllunga të dendura gazi lotsjellës kanë mbuluar të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ajo që ka rënë në sy gjatë këtyre minutave është prania e efektivëve të policisë në tarracën e godinës së Kryeministrisë. Ata janë kapur nga kamerat dhe aparatet fotografike teksa hedhin bombola gazi lotsjellës direkt nga lartësia mbi protestuesit që ndodhen në shesh.

Pavarësisht përdorimit masiv të lëndëve lotsjellëse dhe ujit me presion, situata përballë godinës së ekzekutivit mbetet tepër e kaotike, me protestuesit që nuk largohen. bw

Inva Mula mbështet protestën e studentëve: Të rinjtë tanë meritojnë të dëgjohen! Në zërat e tyre rreh zemra e Shqipërisë

Në këto ditë protestash në Shqipëri, sopranoja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ka ndarë një mesazh sensibilizues për të rinjtë dhe të ardhmen e Shqipërisë, duke vënë theksin te shpresa, besimi dhe rëndësia e dëgjimit të zërit të brezit të ri.

“Asgjë nuk është më e dhimbshme, sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja”, shkruan Mula në mesazhin e saj.

 

Mesazhi i Inva Mulës

“Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja. Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”. 

Screenshot 30
Screenshot 30

© BalkanWeb

“O sot o kurrë”- Koçeku nga protesta: PS-ja ka nevojë për dialog e zëra kritike, ta mbështesin këtë protestë

Koçeku deklaroi se nuk eshte dakord qe protestat po dëmtojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se problemet që cenojnë imazhin e vendit janë korrupsioni dhe mungesa e demokracisë.

 

TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e studentëve, duke e cilësuar atë si një shprehje të rëndësishme të demokracisë. Duke folur për News24, Koçeku deklaroi se nuk eshte dakord qe protestat po dëmtojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se problemet që cenojnë imazhin e vendit janë korrupsioni dhe mungesa e demokracisë.

Sipas Koçekut, edhe Partia Socialiste si forcë në pushtet, ka nevojë për një dialog më të shëndetshëm dhe për më shumë zëra kritikë që të mbështesin të drejtën e studentëve për të protestuar.

“Unë asnjë kritikë nuk e marr personale. E mbështes këtë protestë. Është domosdoshmëri për demokracinë tonë. Po ndodh në atë frymë, pasi është paralajmëruar pas katër muajsh protestash paqësore. Akuzat se kjo protestë po dëmton imazhin e Shqipërisë, nuk jam dakord. Partitë politike në Shqipëri kanë nevojë për reformim të thellë. PS-ja ka nevojë për dialog të shëndetshëm dhe ka nevojë për zëra kritikë që e mbështesin këtë protestë. O sot, o kurrë! E dënoj dhunën policore, është kundër të drejtave të njeriut. Aq më tepër kur bëhet fjalë për civilët, veprimet e tyre dhe mungesën e mjeteve të identifikimit. Mbështes këtë protestë të rinisë”, u shpreh Koçeku./Dosja.al

Policia e përplasi me kokë në asfalt, motra e Muhamet Skanës: Fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë, do të kërkojmë drejtësi

Motra e Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga policia gjatë protestës para Kryeministrisë dhe përfundoi duke rënë me kokë në tokë, ka reaguar përmes një mesazhi, duke zbuluar se sipas diagnozës mjekësore, vëllai i saj ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë.

Ajo falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe mesazhet, duke theksuar se familja po i qëndron pranë dhe se lutja e tyre më e madhe është që ai ta kalojë këtë situatë.

“Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen”, shprehet motra e të riut, duke paralajmëruar se familja nuk do të tërhiqet nga kërkimi i drejtësisë.

Mesazhi i motres

Unë jam motra e tij.

Fillimisht faleminderit të gjithëve për suportin dhe mesazhet që na keni bërë. Ne jemi me të, unë mami babi dhe motra po i qëndrojmë pranë. Ka të gjithë mbështetjen tonë dhe in shaa Allah do ia dalë.

Nga ana mjekësore është diagnostifkuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do bëjmë çdo gjë për të.

Faleminderit të gjithëve por nuk na duhet asnjë më shumë se një lutje për vëllain tim.

Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen. Faleminderit shumë të gjithëve sërish!

Image

24 të lënduar nga protesta në Tiranë dhe qytete të tjera, mes tyre të mitur! Si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

24 persona kanë marrë trajtim mjekësor pas protestës së 16 tetorit, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë. Sipas informacionit mbi gjendjen e të lënduarve, shumica janë larguar nga spitalet, ndërsa dy persona vijojnë të marrin kujdes mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar 21 persona: 8 efektivë policie, 10 protestues, mes tyre 3 të mitur, si dhe 3 kalimtarë. Aktualisht, dy prej tyre vijojnë të marrin shërbim mjekësor. Një kalimtar ndodhet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një protestues 21-vjeçar po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Sipas informacionit zyrtar, për të riun nuk ka aktualisht indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së datës 16.10.2026

Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët:

* 8 efektivë të Policisë;
* 10 protestues, mes tyre 3 të mitur;
* 3 kalimtarë.

Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Spitali rajonal Vlorë
– 1 efektiv i policisë (ka marrë trajtimin dhe ka lënë spitalin)
– 2 të mitur (kanë marrë trajtimin dhe kanë lënë spitalin)

Spitali rajonal Lezhë

– Një e mitur (ka marrë trajtim dhe ka lënë spitalin) bw

Jo vetëm Tirana! Nga jugu në veri, rinia shqiptare në revoltë! Çfarë ndodhi dje në kryeqytet dhe rrethe

Vendi prej 4 ditësh është përfshirë nga protesta masive në të gjithë vendin, ku protagonistë këtë herë janë të rinjtë shqiptarë, të cilët janë kundër kësaj klase politike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

Dje përgjatë gjithë ditës dhe darkës, të rinjtë shqiptarë, të mbështetur dhe nga prindër edhe aktivistë, kanë protestuar, ndërsa janë përplasur me policinë. Kjo e fundit është treguar e ashpër me të rinjtë, duke i sulmuar ata ndërsa në asnjë rast s’e ka kursyer shkopat e gomës dhe gazin lotsjellës ndaj tyre. Jo vetëm Tirana, por edhe qytete të tjera u solidarizuan dhe iu bashkuan revoltës kundër kësaj klase politike, ndërsa gjimnazistë dhe studentë braktisën mësimin dhe dolën në rrugë, për të protestuar për të drejtat e tyre, për një të ardhme më të mirë.

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri
  • “Rama jepe dorëheqjen!”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “ju erdhi fundi”, janë disa prej thirrjeve që artikulojnë të rinjtë shqiptarë. Kujtojmë se këta të fundit kanë dëmtuar infrastrukturën, djegur institucione, por dhe disa biznese, ndërsa dhjetëra prej tyre janë shoqëruar dhunshëm. Padyshim që revolta e të rinjve shqiptarë do të vijojë edhe sot.bw

Protestat në Shqipëri/ Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Gjermane: Shteti i së drejtës dhe korrupsioni, kushte kyçe për në BE! Kërkesa të ngjashme ngre dhe popullsia

Nëse në qershor Ministria e Jashtme gjermane i cilësoi protestat e zhvilluara në Shqipëri si një çështje të brendshme të vendit, qëndrimi i Berlinit zyrtar duket se ka marrë një nuancë të re përballë zhvillimeve më të fundit.

I pyetur nga Deutsche Welle gjatë Konferencës Federale për Shtyp në Gjermani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, ka theksuar se Shqipëria ka ende punë dhe detyra për të përmbushur, veçanërisht në fushat e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Sipas zëdhënësit të diplomacisë gjermane, shqetësimet e ngritura nga ndërkombëtarët përputhen me ato të vetë qytetarëve shqiptarë.

“Kërkesa të ngjashme ngre edhe popullsia në Shqipëri. Pa dashur të hyj konkretisht në përmbajtjen e këtyre demonstratave, besoj se është e qartë që shteti i së drejtës dhe çështja e korrupsionit janë kritere të rëndësishme nëse një vend dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, është shprehur zyrtari i lartë gjerman, Martin Giese.

Deklarata nga Berlini vjen në një moment mjaft delikat të zhvillimeve politike dhe sociale në Shqipëri, duke vlerësuar se e ardhmja e integrimit evropian të vendit mbetet e lidhur ngushtë me reformimin e drejtësisë dhe luftën pa kompromis ndaj fenomenit të korrupsionit.

OKB reagon për dhunën në Tiranë: Të garantohet siguria dhe dinjiteti i protestuesve

TIRANË- Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar për situatën e tensionuar gjatë protestave në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës dhe duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të përplasjeve.

Në deklaratën e publikuar më 16 tetor, OKB-ja vë theksin te respektimi i të drejtave themelore të qytetarëve, përfshirë të drejtën për tubim paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Organizata nënvizon gjithashtu rëndësinë e garantimit të sigurisë dhe dinjitetit të çdo personi, si dhe mbrojtjes së pronës publike dhe private.

Një mesazh i drejtpërdrejtë u drejtohet edhe forcave të rendit. OKB-ja kërkon që veprimet e policisë të karakterizohen nga vetëpërmbajtja dhe proporcionaliteti, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në deklaratë theksohet gjithashtu rëndësia e respektimit të garancive për një proces të rregullt ligjor.

Në përfundim, Kombet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha palëve të përfshira të heqin dorë nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të zgjedhin dialogun konstruktiv si rrugë për kapërcimin e situatës.

Deklarata e plotë e OKB-së në Shqipëri

“Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehin shqetësimin për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë. Rikonfirmojmë rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të tubimit paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe të garantimit të sigurisë dhe dinjitetit të të gjithëve, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Theksojmë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit, respektimit të garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së pronës publike dhe private, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të përmbahen nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të angazhimit të përbashkët për paqen dhe shtetin e së drejtës.” Dosja

“Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën”/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Kërkesa për largimin e Ramës nuk mund të shpërfillet, politika të adresojë shkaqet e kësaj situate

Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi ka reaguar për situatën politike në vend dhe protestat studentore të ditëve të fundit, duke bërë thirrje për përgjegjësi politike, dialog dhe një zgjidhje serioze të krizës.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Meksi thekson se pakënaqësia qytetare nuk mund të shpërfillet dhe se stabiliteti nuk sigurohet duke heshtur zërat kritikë, por duke adresuar shkaqet që kanë çuar në këtë situatë.

Ajo nënvizon se Shqipëria ka nevojë për urtësi dhe guxim politik për t’u përballur me realitetin.

Duke iu referuar kërkesës për largimin e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrja socialiste shprehet se ajo nuk mund të shpërfillet dhe as të shndërrohet në shkak për përplasje të mëtejshme. Sipas saj, kjo kërkesë duhet të trajtohet me përgjegjësi politike, në respekt të vullnetit qytetar dhe procedurave demokratike.

Postimi i plotë i ish-ministres Ermelinda Meksi

Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!
Kam pritur të shkruaj, jo sepse nuk kam pasur shqetësim, por sepse në momente të tilla fjalët duhet të peshohen mirë dhe thirrjet duhet të çojnë drejt zgjidhjes, jo drejt përshkallëzimit.
Përvoja shumëvjeçare politike më ka mësuar se asnjë krizë e rëndë nuk zgjidhet duke mohuar problemin, duke shpërfillur pakënaqësinë apo duke vendosur interesa të ngushta mbi interesin e vendit.
Gjatë angazhimit shumëvjeçar në OSBE, jam marrë edhe me rëndësinë e adresimit të korrupsionit, për të parandaluar që pakënaqësia e akumuluar të kthehet në revoltë që cenon stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Kjo përvojë më ka bindur se stabiliteti i qëndrueshëm nuk sigurohet duke heshtur pakënaqësinë, por duke adresuar shkaqet e saj.
Shqipëria ka nevojë për urtësi, përgjegjësi dhe një zgjidhje politike serioze. Kur besimi te qeverisja është tronditur dhe zemërimi qytetar është kaq i dukshëm, nuk mjaftojnë deklaratat dhe formulat e zakonshme. Nevojitet guxim politik për t’u përballur me realitetin dhe për të gjetur një rrugëdalje që i shërben vendit.
Përvoja në politikë më ka mësuar se forumet politike kanë vlerë kur krijojnë hapësirë për debat të hapur, reflektim dhe vendimmarrje kolektive. Në momente të vështira, një forcë politike duhet të ketë kurajën të dëgjojë edhe zërat kritikë, të vlerësojë situatën pa paragjykime dhe të vendosë interesin e vendit mbi çdo konsideratë tjetër.
Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme. Ajo duhet të trajtohet me përgjegjësi politike, në respekt të vullnetit qytetar dhe të procedurave demokratike. Është koha që drejtuesit politikë të shqyrtojnë me seriozitet mundësitë për një zgjidhje që qetëson situatën, garanton funksionimin e institucioneve dhe ndihmon në rikthimin e besimit.
U bëj thirrje drejtuesve politikë, deputetëve, forumeve politike, intelektualëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile të marrin përgjegjësinë që kërkon ky moment.
Hapni një proces të vërtetë konsultimi dhe dialogu, ku të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve, veçanërisht të studentëve, dhe të shqyrtohen me sinqeritet rrugët e mundshme të daljes nga kriza.
Dhuna nuk është zgjidhje. Por as shpërfillja e shkaqeve të zemërimit nuk sjell paqe. Duhen shmangur provokimet, mbrojtur protesta paqësore dhe mos lejojuar që kriza politike të kthehet në një plagë edhe më të thellë shoqërore.
Shqipëria është mbi çdo individ, post apo parti. Asnjë pushtet nuk vlen më shumë se paqja sociale, dinjiteti i qytetarëve dhe e ardhmja e vendit.
Është koha që politika të tregojë urtësi, jo duke fituar kohë, por duke gjetur zgjidhje. Përgjegjësia politike matet jo vetëm me mënyrën si fitohet pushteti, por edhe me guximin për të vepruar kur interesi i vendit e kërkon.
Le të mbizotërojnë urtësia dhe përgjegjësia ndaj Shqipërisë!

bw

Jo vetëm Tirana! Nga jugu në veri, rinia shqiptare në revoltë! Çfarë ndodhi dje në kryeqytet dhe rrethe

Vendi prej 3 ditësh është përfshirë nga protesta masive në të gjithë vendin, ku protagonistë këtë herë janë të rinjtë shqiptarë, të cilët janë kundër kësaj klase politike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

Dje përgjatë gjithë ditës dhe darkës, të rinjtë shqiptarë, të mbështetur dhe nga prindër edhe aktivistë, kanë protestuar, ndërsa janë përplasur me policinë. Kjo e fundit është treguar e ashpër me të rinjtë, duke i sulmuar ata ndërsa në asnjë rast s’e ka kursyer shkopat e gomës dhe gazin lotsjellës ndaj tyre. Jo vetëm Tirana, por edhe qytete të tjera u solidarizuan dhe iu bashkuan revoltës kundër kësaj klase politike, ndërsa gjimnazistë dhe studentë braktisën mësimin dhe dolën në rrugë, për të protestuar për të drejtat e tyre, për një të ardhme më të mirë.

“Rama jepe dorëheqjen!”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “ju erdhi fundi”, janë disa prej thirrjeve që artikulojnë të rinjtë shqiptarë. Kujtojmë se këta të fundit kanë dëmtuar infrastrukturën, djegur institucione, por dhe disa biznese, ndërsa dhjetëra prej tyre janë shoqëruar dhunshëm. Padyshim që revolta e të rinjve shqiptarë do të vijojë edhe sot.

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri
  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

 

 

 

 

 

“Guerrilsat janë shqiptarë”, tifo-grupi i Partizanit në mbështetje të protestës kundër qeverisë Rama

Protesta e studentëve kundër qeverisë së Edi Ramës po merr mbështetje edhe nga tifozët e futbollit shqiptar. Ultras Guerrils, grupimi i tifozëve të Partizanit, ka deklaruar publikisht mbështetjen për studentët, duke bërë të ditur se do të jetë pjesë e protestës deri në fund.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, tifozët e kuq kanë shprehur solidaritetin me protestuesit, duke përdorur një thirrje që përcjell vendosmërinë e tyre për të mos u tërhequr nga kjo nismë.

“Guerrilsat janë studenta, Guerrilsat janë me studentat, Guerrilsat janë shqiptarë”- shkruhet në Instastory. Kujtojmë që dje në protestë kishte edhe një tifogrup i Tiranës. bw

Capture
Capture

“Mënyra si po reagon Rama e legjitimon më shumë protestën”- Marjana Koçeku: Mbështes të rinjtë në revoltën e tyre! Deputetë e PS të vendosin ndërgjegjen qytetare mbi atë partiake

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku dha një prononcim për News24 nga protesta e të rinjve.

Ajo mbështet protestat e studentëve dhe nxënësve dhe thekson se Rama me qëndrimin që po mban po legjitimon dhe më shumë protestën.

Koçeku i bën thirrje dhe ish-kolegëve socialistë të vendosin ndërgjegjen qytetare mbi atë partiake.

Koçeku: Kjo është revoltave e studentë dhe rinisë e akumuluar prej dekadash e drejta e tyre për me e shpreh si duan ata. Nuk ka recetë si shprehet,. Ka protesta paralele të rinisë në perëndim. I mbështes studentët dhe protestat e tyre. E vonuar por shumë legjitime.

Në protestë jam për t’iu bashkangjitur qytetarëve dhe rinisë.

E di se pozicioni i tyre nuk i lejon të mbajnë pozicion tjetër edhe nëse kanë mbështetje për këtë revoltë. I bëj thirrej të vendosin ndërgjegjen qytetare para asaj partiake. Bëhet fjalë për të ardhmen e vendit. I vetmi reagim që duhet të jetë nga Rama është dorëheqja e tij dhe e qeverisë. Mënyra si po përgjigjet e legjitimon dhe më tej këtë protestë. I mbështes protestat në çdo formë të mundshme. Studentët janë marrë në mënyrë të padrejtë.


Send this to a friend