Poshtë varkave të vogla që dremisin në mol,
Peshqit këndojnë këngën e tyre të ujëshme ,
Ndërsa fari ndryshket dhe plaket,
Duke pritur më kot anijen që s’erdhi kurrë.
Taverna fle prej kohësh.
Nga tërë ajo muzikë, hare e këngë,
S’ka mbetur më asgjë,
Veç vjolinës së mjerë,
Mbushur me shiun e vjeshtës që shkoi.
Komentet