Gazetari i tabloidit gjerman “Bild”, Peter Tiede, i cili u bë i njohur në vendin tonë pas publikimit të përgjimeve për vjedhjen e votave në Dibër, ka replikuar me përfaqësuesin e OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir.
Desir, disa ditë më parë, shkroi në twitter se OSBE ka punuar me Ramën dhe qeverinë për paketën anti-shpifje, ndërsa gazetari gjerman replikon duke thënë se kryeministri është “një armik i medias së lirë”.

“Vërtetë besoni tek Edi Rama? Nga përvoja ime unë nuk besoj asgjë. Ai është një armik i medias së lirë. Ai po përpiqet të bëjë ndaj meje atë që ka bërë ndaj kolegëve të mi në Shqipëri, më akuzon se jam blerë nga opozita. Ai është një kloun”, shkruan Peter Tiede.
Komentet