Një telefonatë nga Podogorica në këto ditë nëndori na trishtoi me njoftimin se Titiani i revoltës së Spaçit, guximtari i patrembur i kampit çfarosës të Spaçit, Shqiptari-Malazez, Pavllo Popa kishte ndruar jetë! Simboli i qëndresës dhe një ndër protogonistët e revoltës antikomuniste të vitit 1973 në mbrotje të flamurit kombëtar Pavllo Popa. Ai është dhe do të mbetet në historinë antikomuniste një luftëtar antikomunistë, një simbol i mbrotjes së lirisë përballë diktaturës staliniste të diktatorit Enver Hoxha. Iku në një kohë që Shqipëria vazhdon akoma të nderoj xhelatët dhe kriminelët që i vranë lirinë Pavllos dhe shokëve të tije antikomunistë. Kur shkruan për titanë të tillë të lirisë dhe kombit historia të dërgon tek kampi çfarosës i Spaçit tek ai kamp që ishte i rrethuar me tela me xhemba, dhe kur Pavllo Popa me shqiponjat e lirisëndodheshin përball plumbave të komunisteve, dhe nuk e dorzuan lirinë e tyre. Me të drejtë poeti martir Havzi Nela do ta përshkruante revoltën e Spaçit me vargjet e tije brilantë një revoltë që trondit regjimin, por që i tregoi botës se shqiptarët luftonë për liri në mes plumbave. Kjo revoltë pati si protogonistë, trimin dhe guximtarin e patrembur Pavllo Popa. Pal Zefin i pushkatuar, Dervish Bejko i pushkatuar, Skënder Daja i pushkatuar, Hajri Pashaj i pushkatuar!
Pavllo kishte lindur në Vrakë të Shkodrës ishte edukuar në një familje me ndenjën e atdhedashurisë, me besimin në Zot, dhe me urtësinë për të luftuar padrejtësinë.
Kështu në moshë fare të re, ai nuk pranonte diktatin, dhe padrejtësinë e pushtetit diktatorial, dhe kaloi kufirin në një moshë të re, por pushteti Jugosllave e kthen dhe ja dorzon pushtetit kriminal komunistë të Shqipërisë djalin e ri 17 vjeçar Pavllo Popën, të cilët gjykatat komuniste e dënojnë me burgime politikë. Historia e revoltës antikomuniste të Spaçit e rendit Pavllo Popën një trim që pati guximin dhe trimërinë të përballej me xhelatët të cilin në bazë të rregullores së kampit i dënuari politik me izolim dënohej me një muaj izolim dhe mbas një muaj ai lejohej të bashkohej me të burgosurit e tjerë, dhe kështu i denuar trimi Pal Zefi kishte mbaruar dënimin me izolim dhe duhej të lirohej, por xhelati polic nuk e lejonte heroin Pal Zefin, atëherë ndërhyn Pavllo Popa dhe e godet policin për padrejtësinë që i bëhej shokut të tije, dhe këtu fillon Revolta antikomuniste me protagonistin trim Pavllo Popa, të cilët e kthyen këtë revoltë në një mision kombëtar mbrotjen e flamurit kombëtar shqiptar.
Dhe këta trima të patrembur përballë fuqisë ushtarake të diktaturës, ata valviten në Spaç për tre ditë rrjesht flamurin kuq e zi pa yllin bolshevik që ja kishin vënë shteti diktatorial famurit.dhe një ndër trimat e revoltës antikomniste ishte dhe Pavllo Popa. Dhe siç thotë poezia e Havzi Nelës për këtë revoltë e pa ndodhur në botë, në vargjet e tije—
Ra Pal Zefi, ra Skënderi-Ra Dervishi e Hajriu-djemtë të shkathtë posi skifteri-Trima tashpër si veriu.
Dhe kështu mbrojtsi i heroit Pal Zefit trimi Pavllo Popa do të ridenohej dhe do të vuante 25 vite burg politikë si antikomunistë dhe si mbrojtës i lirisë.
Pvllo Popa gjatës jetës së tije në lirim , kurrë nuk u mburr për trimërit e tije, dhe si protogonistë i asaj revolta. Ai e urrente mburrjen, dhe këtë e tregoi si dëshmitar në dokumentarin televiziv “Spaç 1973 Martirët e Lirisë. Ai fliste për shokët e tije, për qëndresën e të burgosurve politikë në Spaç, aspak për trimëritë e tije. Ky ishte trimi shqiptar-malazez, që kishte dy atdhe, Shqipërinë ku lindi dhe kaloi vitet e tmerrit në kampet çfarosëse, dhe Malin e Zi që e kishte atdheun e gjyshërve të tij. Në delegacionin e të mbijetuarve të diktaturës në Vatikan ai nuk do të tregonte vuatjet qëndresën e trimëritë e tije, po do ti fliste Papa Franceskut për krimet e komunizmit dhe tradhëtinë që i bani klasa politike postkomuniste të burgosurve politikë në vitet e demokracisë.
“ E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, këtë slogan kombëtar e thirrën Pavllo Popa me shokët e tjë të burgosur politikë në majin e viti 1973, dhe sot për të mbajtur pushtet e përdorin bijtë e xhelatëve të djeshëm.
Dhe Shqipëria lëngon nga padrejtësia komuniste, kurse heronjtë e lirisë si Pavllo Popa largohen nga kjo jetë të zhgënjyer që nuk u realizua kauza e tyre që Shqipëria të ishte demokratike dhe si Europa.
Pavllo i dashur ti e realizove misionin tënd me faqe të bardhë. Me dinjitet, me urtësi dhe mbi të gjitha me një moral të lartë, ku nuk kërkove hakmarrje primitive siç e ban xhelatët dje ndaj teje, por ti kërkove lirinë nëpërmjet drejtsisë. Dhe kështu thënja jote në dokumentarin televiziv për revoltën e Spaçit “ Asgjë nuk ka ndryshuar në Tiranë, njëlloj si në Moskë” ne duam Shqipërinë Europë, se për këtë sakrifikuam jetët tona të pafajshme. Dhimbja e shokëve tua si Zenel Drangu, Nuri Stepa, Demir Pojani, Xhevit Llohja e Unionit të Burgosurve Politikë të Shqipërisë është e madhe se do të na mungojsh fizikisht, por ti e ke qëndis historinë antikomuniste me qëndresën tënde si një hero i fjalës së lirë.
Pusho i qetë miku im idealistë Pavllo Popa, sakrificën dhe qëndresën tënde po e ven në vend revolta e studentave shqiptarë, gjenerata Z që kërkojnë dhe do të realizojnë Shqipërinë Europiane.
Shqipëria humbi një hero si Ju, por jo kauzën e lirisë për të cilën ti Titani i Spaçit Pavllo Popa, dhe për demokracinë shqiptare. Dheu i tokës shqiptare ku ti linde, dhe dheu i Malt të zi ku ti prehesh, qofshin të lehtë për burra dhe heronj si Ju.
Lavdi Pavllo Popës
Besim Ndregjoni



Komentet