Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, e ka cilësuar rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian si një mundësi të rëndësishme për protestat paqësore në Shqipëri, duke argumentuar se ato mund të shndërrohen në një forcë reale ligjvënëse përmes mekanizmave kushtetues.
Në një reagim publik, Malaj thekson se përmes mbledhjes së 20 mijë firmave, qytetarët mund të paraqesin nisma ligjore në Kuvend, duke e kthyer protestën nga një reagim qytetar në një instrument që ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrje.
Sipas tij, protesta mund të funksionojë si një “Parti e Popullit”, pa pasur nevojë për strukturë apo vulë politike, duke u mbështetur vetëm te qytetarët dhe ekspertët.
Malaj propozon katër nisma urgjente ligjore që, sipas tij, duhet të ndërmerren menjëherë: anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, ndalimin e pjesëmarrjes në tendera të kompanive me seli në parajsa fiskale dhe detyrimin ligjor për aplikimin e garancisë së ofertës në çdo procedurë publike.
Ish-ministri argumenton se nismat duhet të vijnë drejtpërdrejt nga qytetarët dhe jo përmes deputetëve, pasi kjo do të rriste besueshmërinë publike dhe do të shmangte ndikimin e forcave politike.
Reagimi i Arben Malaj:
Rezoluta e Parlamentit evropian ëshrë nje moment i art per protestat paqesore per rritjen e kredibilitetit publike dhe pritshmerive pozitive.
Duke përdorur mekanizmin kushtetues të 20,000 firmave, protesta paqësore pushon së qeni thjesht një reagim në rrugë dhe kthehet në një institucion ligjvënës percaktues i prioriteteve dhe imponues I agjendes kuvendit.
Protesta konturohet një “Parti të Popullit” pa pasur nevojë për vulë partie.
Protesta paqësore ka një mundësi të artë: ajo mund të konturohet dhe të funksionojë si një **”Parti e Popullit”**.
Pse dhe ja si:
Në Republikën e Shqipërisë, e drejta për të propozuar ligje (nismë ligjvënëse) i njihet disa subjekteve të përcaktuara qartë në Kushtetutë.
Referenca ligjore konkrete është
Neni 81, Pika 1i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Sipas këtij neni, e drejta për të propozuar ligje u takon:
1.Këshillit të Ministrave
2.Çdo deputetitë Kuvendit
të Shqipërisë
20,000 zgjedhësve/nismat qytetare përmes nënshkrimeve
> Disa specifika të rëndësishme sipas Kushtetutës:
Nismat Financiare (Neni 82, Pika 1): Vetëm Këshilli i Ministrave ka të drejtë të propozojë ligje që rrisin shpenzimet ose pakësojnë të ardhurat e buxhetit të shtetit.
Nëse një deputet dëshiron të propozojë një ligj të tillë, duhet patjetër të marrë mendimin (pëlqimin) e Këshillit të Ministrave.
Ligjet me Shumicë të Kualifikuar (Neni 81, Pika 2): Ka disa ligje të rëndësishme (si kodet, ligjet për organizimin e drejtësisë, ligjet zgjedhore, etj.) që nuk mund të miratohen me shumicë të thjeshtë, por kërkojnë votat e tri të pestave (3/5) të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Katër nismat urgjente ligjore të Protestës
Pas rezolutës së Parlamentit Evropian, protesta duhet të propozojë urgjentisht, përmes mbledhjes së firmave, 4 ligje që gëzojnë edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE):
1.
Anulimin e menjëhershëm të ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
2. Anulimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë.
3.Ndalimin e aksesit në projekte dhe fonde publike për të gjitha ato kompani që e mbajnë qendrën e tyre në parajsat fiskale.
4. Ndalimin me ligj të mosaplikimit të garancisë së ofertës në çdo lloj konkurrimi për projekte publike.
Të ndalohet me nen të veçantë që asnjë institucion të mos lejohet të shmangë aplikimin e garancisë së ofertave.
Ky veprim të klasifikohet specifikisht si vepër penale dhe ligji të përcaktojë sanksionet përkatëse.
Pse me 20,000 firma dhe jo nëpërmjet një deputeti?
E para: Sepse kjo rrugë verifikon dhe nxjerr zbuluar bixneset e perbashketa korruptive midis mazhorance edhe nga oligarkët qeveritarë,
të cilët përfitojnë nga korruptimi i përbashkët dhe vullnetar i mazhorancës dhe opozitës.
E dytë:
Fuqia e autoritetit të protestës buron kur ajo mbështetet drejtpërdrejt tek populli dhe
jo te mbështetësit politikë që e bëjnë pis atë.
Koha nxiton. Shqipëria po ndryshon.
Këto iniciativa ligjore duhet të fillojnë menjëherë.
Mazhoranca dhe opozita nuk duhet të kontaktohen për të mbështetur këto iniciativa.
Mbrojtja e tyre në procedurat parlamentare dhe në komisionet përkatëse duhet të bëhet ekskluzivisht nga ekspertë të mirëkualifikuar.
Protesta duhet të nxitojë të rrisë besimin dhe mbështetjen publike si fuqia e vërtetë sfiduese!
Mos kini alergji nga termi “Parti e popullit” ja perse:
Emërtimi “Parti e Popullit” ose Partia Popullore, në anglisht: People’s Party, gjermanisht: Volkspartei, spanjisht: Partido Popular
është një nga emërtimet më jetëgjata dhe më të përhapura në historinë politike globale.
Sot, ky emërtim ka një shtrirje të gjerë,
por kuptimi dhe pozicionimi i tij në spektrin politik ka pësuar ndryshime të rëndësishme.
Spektri Politik: E majtë apo e djathtë?
Sot, emërtimi “Parti Popullore” ose “Parti e Popullit” përdoret shumë më tepër në spektrin e qendrës së djathtë
sesa në të majtën.
Dominimi i Qendrës së Djathtë (Konservatore/Kristiandemokrate):
Në kontekstin modern (veçanërisht në Evropë),
ky emër lidhet me vlerat tradicionale, ekonominë e tregut të lirë dhe krishtërimin demokratik.
Grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian quhet Partia Popullore Evropiane (EPP),
e cila përfaqëson pikërisht qendrën e djathtë.
Përjashtimet e së Majtës (Historike dhe Rajonale): Historikisht, gjatë shekullit të 20-të, emërtimi “Popullore” ose “e Popullit” përdorej shpesh nga lëvizjet socialiste, agrare ose regjimet komuniste (p.sh. “Republikat Popullore”).
Populizmi i Djathtë:
Vitet e fundit, emri po përdoret gjithashtu nga parti të reja të spektrit të djathtë radikal ose populist (si në Kanada apo Zvicër), që e përdorin këtë term për të treguar se përfaqësojnë “popullin e thjeshtë” kundër elitave.
Ku janë më prezente këto parti sot?
Partitë me këtë emërtim (ose që janë pjesë e kësaj familjeje politike) janë më rrezatuese dhe më të fuqishme në Evropë,
por gjenden edhe më gjerë.
1. Evropa (Qendra e Fuqishme)
Evropa është “shtëpia” kryesore e partive popullore të qendrës së djathtë. Disa nga shembujt më kryesorë qeverisës ose me peshë të madhe janë:
Spanjë:Partido Popular (PP)* –
Një nga dy partitë kryesore në vend, rreptësisht e qendrës së djathtë.
Austri:
*Österreichische Volkspartei (ÖVP)* –
Partia Popullore Austriake, tradicionalisht një forcë udhëheqëse konservatore.
Zvicër:Schweizerische Volkspartei (SVP) – Partia Popullore Zvicerane, e cila këtu anon më shumë nga e djathta populiste dhe nacionaliste.
Greqi:Nea Demokratia (Demokracia e Re) nuk e ka fjalën “popullore” në emër, por është shtylla e Partisë Popullore Evropiane në rajon.
2. Amerika e Veriut
Kanada: Ekziston People’s Party of Canad (Partia e Popullit e Kanadasë), një parti relativisht e re që pozicionohet në të djathtën e skajshme dhe populiste.
3. Azia dhe Afrika
* Në këto kontinente, emërtimi shpesh lidhet me lëvizjet e çlirimit kombëtar ose partitë e vjetra post-koloniale (disa të majta, disa të djathta dhe shpesh të përqendruara rreth një lideri të fortë sesa një ideologjie të pastër).
Konteksti Shqiptar
Në historinë e Shqipërisë, Partia Popullore ka ekzistuar në vitet 1920 (ku bënin pjesë fillimisht figura si Fan Noli dhe Ahmet Zogu), përpara se skena politike të polarizohej dhe të shkonte drejt autoritarizmit.
Sot, në hapësirën shqiptare (Shqipëri dhe Kosovë), partitë kryesore nuk e përdorin fjalën “Popullore” në emrin e tyre zyrtar (kemi Partinë Demokratike, Partisë Socialiste, Lidhjen Demokratike të Kosovës, etj.).





Bizneset tona ne tere trevat tona jane ndertu mbi keto parime (krimin e te ngjashme) ne bashkepunim me shtetin