Në vitin 2000 Fatmir Sinani ishte kthyer vullnetarisht nga Gjermania në Kosovë. Tani ai është rikthyer përsëri në Gjermani së bashku me pesë fëmijët e tij me shpresën se do ta lejojnë të qëndroj.
Fatmiri ka regjistruar fëmijët në shkollë dhe shpreson që kjo do tu ndihmoj që të integrohen në shoqërinë gjermane. Për këtë familje e përditshmja gjermane, Zeit.de, ka shkruar një reportazh në të cilën tregon peripecitë e kësaj familje, transmeton zeri.info.
Vajzat e mia janë berlinase
Në lagjen e njohur në Berlin, Lichtenberg jeton familja Sinani nga Kosova. Të shtatë anëtarët e familjes dy prindërit dhe pesë fëmijët jetojnë në një banesë dy dhomëshe. Në dhomën pak më të madhe janë pesë krevat ngjitur njëri me tjetrin ku pesë fëmijët felnë së bashku. Në muri janë ngjitur tri dollap metalik dhe frigoriferi. Megjithatë dhoma është shumë e pastërt. Asgjë nuk mund të shohësh në tokë. Nëna, Kimetja 41 vjeçare ka vënë molla dhe kekë me gjengjefill në tavolinë për vizitën e mikut gjerman. Fëmijët janë që të gjithë në shkollë në mëngjes. Për dallim nga gruaja e tij, Fatmiri 47 vjeçar flet mirë gjermanisht. Për këtë arsye ishte ai që foli me ne, transmeton zeri.info.
Rrëfimi i Fatmirit
“Ne kemi arritur me 31 janar në Munich. Së pari jemi akomoduar në një qendër azili në Eichstatat, mirëpo në prill ne ishim në gjendje që të transferoheshim në Berlin.
Kjo më bëri shumë të lumtur pasi që njoh mirë Berlinin”, rrëfen Fatmiri i cili shton. “Kam jetuar këtu për 7 vite mes viteve 1993 dhe 2000.
Atë botë kisha ardhur si refugjatë lufte. Kemi pasur apartamentin tonë në Berlin. Dy vajzat e mia të mëdha kanë lindur këtu. Kur flasin nuk dallohen nga berlinezet.
Në vitin 2000 vendosa që të kthehem së bashku me familjen vullnetarisht në Kosovë. Lufta kishte përfunduar dhe po kisha shpresa që tani do të bëhej më mirë në Kosovë.
Që do të kishte perspektivë më të mirë atje. Në fillim nuk ishte keq. Kishte shumë mbështetje ndërkombëtare dhe ende marka gjermane e cila ishte valuta zyrtare atë botë në Kosovë. Unë jam kuzhinier dhe së pari kisha punuar për KFOR-in në Prishtinë. Atje kam fituar pak më shumë të holla.
Mirëpo dita ditës vetëm bëhej keq e më keq dhe ushtarët e KFORI-it largoheshin pak e nga pak. Më pas u desh që të filloja punë në një restaurant në Prishtinë për 300 euro në muaj. Me tërë familjen kam jetuar në shtëpinë e vëllaut tim. Për dy dhoma e kemi paguar atë 100 euro në muaj. 50 euro kemi shpenzuar për shërbime komunale.
Me 150 euro të mbetura më është dashur të mbajë tërë familjen 7 anëtarëshe. I binte 70 centë në ditë për person.
Me këto të ardhura nuk mund të jetosh në Kosovë. Nëse shkon te doktori kjo kushton, ilaçet kushtojnë mjaftë shumë, poashtu të gjitha gjërat që fëmijëve iu duheshin për shkollë të gjitha kushtonin dhe është dashur të paguajmë ne. Vajza ime e madhe mësonte shumë mirë në shkollë. Ajo dëshiron të studio medicinën.
Por për ta regjistruar atje ose duhet ta kesh dikë të njohur ose ta paguash dikë. Korrupsioni është problem i madh në Kosovë. Gjithçka është e dominuar nga klanet familjare dhe përdorin zyret e tyre për tu pasuruar. Ne kemi mundur të blejmë me të ardhurat tona vetëm gjërat e nevojshme. Bukën, vajin, patatet, qepët dhe gjëra të tilla, transmeton zeri.info.
Që atëherë kam rënë në depresion
Në janar e pash në televizor se shumë kosovarë ia kishin mësyrë Gjermanisë. Pasi që kisha rënë në depresion me gruan time për një javë e kemi diskutuar mudnësinë për tu rikthyer në Gjermani.
A duhet të shkojmë apo të qëndrojmë? E dija që për fëmijët nuk do të jetë e lehtë të shkojnë në një vend të huaj, të mësojnë një gjuhë tjetër, dhe të lënë shokët e tyre. Mirëpo më pas vendosëm. Ne do të shkojmë në Gjermani. Thjeshtë nuk kisha më shpresë që në Kosovë do të bëhet më mirë. Njëri nga pesë vëllezërit e mi punon në Europol.
Ai është me fat pasi që fiton para të mira. Kështu që ai na huazoi 3 mijë euro për të ardhur në Gjermani unë dhe familja ime.
Tani e dëgjoj se nuk mund të qëndrojmë këtu pasi që Kosova është vend i sigurtë. Mirëpo gjatë gjithë jetës sime atje ka pasur luftë. Unë e di që policia gjermane mund të më marrin mua dhe familjen time dhe të më dërgojnë prapa në Kosovë. Por çfarë duhet të bëjë unë atje? Do të më duheshin muaj të gjeja punë dhe në Kosovë nuk kemi mbështetje nga shteti. Si mund të ushqej pesë fëmijët e mi dhe t’i shkolloj në të njëjtën kohë, transmeton zeri.info.
Nuk dua të kthehem në Kosovë
Për momentin nuk jam i lejuar të punoj në Gjermani mirëpo unë do të doja shumë që të kisha punë njëherë. Nuk ka rëndësi se çfarë. Gjithçka që unë dhe gruaja ime duam është perspektiva për fëmijët tanë.
Pasi kemi arritur në Berlin menjëherë i kam regjistruar fëmijët në shkollë. Në veçanti vajzën e dytë e cila flet rrjedhshëm gjermanisht. U kam treguar fëmijëve se sa e rëndësishme ëshstë që të mësojnë gjermanishten. Ndoshta do të mundemi të qëndrojmë nëse fëmijët integrohen.
Gjermania është në sytë e mi në shtet i mrekullueshëm. Unë shpresoj që fëmijët e mi të edukohen si gjermanët, të jenë të respektueshëm dhe tolerantë. Me 8 tetor kam një takim me autoritetet e imigracionit e pastaj do të shohim. Shpresoj që nuk do të na kthejnë prapa pasi që nuk do të shkoja asnjëherë më atje. Vetëm këtë e di me siguri./Zeri/
Komentet