Kosova është emri i një shteti të ri në botè. Edhe pse pa mbiemrin, përemërin, kallëxuesin (treguesin) ose cilësorin e popullit ose kombit të saj shtetformues, siç janè shqiptarët që përbejnë afro 9O % të popullsisë së përgjithshme në Kosovë: Kosova është shtet i pavarur, sovran, ligjor dhe demokratik i njohur dhe pranuar zyrtarisht nga shtetët më të fuqishme dhe përparimtare të globit. Kjo, pavarësisht asaj se shqiptarët autokton ose etnik atje, njihen si pjesë e sasisë së përbashkët shtetrore, politike, administrative ose juridike, të njejtë dhe të barabartë me serbo-malazezët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjët, egjiptianët dhe të tjerët. Presidenca, parlamenti (kuvendi), kryeministria (qeveria) dhe dikasterët e saj përkatëse ose respektive, janë emra të mekanizmave ose institucionëve të shtetit të Kosovës dhe jo emra të klanëve, kastave, koperativave, kolhozëve ose solhozëve të ndryshme bujqësore, blegtorale, private, primitive, tribale, paranormale ose parapolitike. Ndërkaq, emrat dhe mbiemrat e udhehësve të lartë institucional ose politikë, në radhë të parë janë emra dhe mbiemra njerëzish të zgjedhur, intelektual, profesional dhe kompetent, dhe jo emra “hajdutësh”, “kriminelësh” ose “profiterësh të luftës dhe pasluftës”, siç i quajnë ose kualifikojnë shpesh Presidentin Thaçi, Kryeministrin Haradinaj, Kryeparlamentarin Veseli dhe kështu me radhë personat ose individët e papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm. Qofshin ata gazetar, editor gazetash, analist, deputet parlamenti, lider partishë etj.
Kosova nuk është pra ‘xhungël e madhe’ e ligjëve të pashkelura ose të pashkruara! Dhe, aq me pak “klinikë e madhe” neuropsikiatrike ose psikopatologjike në të cilën të gjithë vuajnë (lengojnë) nga e njeta sëmundje ose diagnozë: Edhe pacientët, edhe personeli mjekësorë i klinikës.
Gjuha e vrazhdë-rixhide ose infantile-patologjike e përdorur gjatë ditës së djeshme në kuadër të “investigimit të PresidentitnThaçi nga ana e komisionit parlamentar lidhur me dëbimin e disa shtetasve turq (të organizatës guleniste) nga Kosova në Turqi, dorën në zemër, nuk i bëjnë nderë askujt. Dhe, aq me pak etikës dhe estetikës së njohur institucionale, funksionale dhe konstitucionale të Republikës së Kosovës. T’i thuash presidentit të vendit ( në rastin konkretë Presidentit Thaçi)-hajn (hajdut), kriminel, analfabet dhe çka mos tjetër para kamerave televizive ose në sytë e opinionit dhe deputetëve të zgjedhur të parlamentit kosovarë, apo ish komandantit të njohur të UÇK-s, z. Anton Quni-dezertorë, profiter lufte dhe kështu me radhë: Kjo vërtetë është e pafalshme dhe tepër skandaloze edhe për shtetin, edhe për pushtetin, ligjin, kushtetutën etj. Salto mortale ose “punë” Sizifi dhe Herkulesi. Gogol i madh. Reaksion.
Raste të ngjashme ose analoge i takojnë patologjisë, neuropsikiatrisë ose psikologjisë klinike, dhe kurrsesi njerëzve të zgjedhur të luftës (çlirimit), shtetit, pushtetit ose parlamentit kosovarë.
E kemi thënë ose cekur shpesh se fjala ose gjuha jënë çelësi ose formula e jetës, edukatës, kulturës, zhvillimit, komunikimit dhe emancipimit të përgjitshëm njerëzorë ose qytetarë, formula e pagëzimit, paqës dhe mirëkuptimit, e dialogut, kompromisit dhe konsenzusit të gjithëmbarëshëm shoqërorë, qytetarë ose politikë. Me fjalë nënkuptojmë luftën dhe paqën, dashurinë dhe urrejtjën, fillimin dhe mbarimin, jetën dhe vdekjën dhe kështu me radhë. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe intelegjencën emocionale së bashku me intelegjencën e njohur intelektuale, profesionale ose institucionale etj.
Ndërkohë që dallimet themelore ose esenciale në mes intelegjencës, gjenialitetit dhe hudallallëkut të lartë politikë, sipas psikologjisë kognitive, politike dhe analitike, janë vetëm një hap. Kjo sidomos atëherë kur personat ose individët e ndryshëm introvertë, supersticiozë, konfuz, narcisiodë ose egocentrikë, me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, intelektuale, profesionale, mentale ose psikologjike, e mbajnë vetën si njerëz të ditur, intelegjent ose superintelegjent. Muharrem Nitaj, Dami Kurteshi, Hajdar Beqaj dhe disa të tjerë, gjatë debatit të mesipërm investigues me Presidentin Thaçi, e mbanin vetën si “intelegjent” ose “superingelegjent” në raport me Presidentin dhe të tjerët. Nejse! Dyshimet ose mençuria e tepruar, ju çojnë drejtë çmendurisë ose fatalitetit të përgjithshëm, thonë psikologët dhe sociofilozofët eminentë.
Në vazhdim: Mençuria e tepruar ose intelegjenca e lartë, nuk e garantojnë gjithëmonë lumturinë !
Psikologët e specializuar dhe kompetent në fushat e njohura të psikologjisë profesionale dhe analitike, janë të mendimit se personat ose individët e ndryshëm me koficient ose më një nivel të lartë të inteligjencës, mund të jenë të suksesshëm në aspektin e njohur të profesionit, karrierës, edukimit ose rrethit të gjithëmbarëshëm shoqëror ose qytetar. Por, gjithashtu është dëshmuar shkencërisht dhe praktikisht se personat ose individët e mesipërm me edukatë, kulturë dhe intelegjencë të lartë, e kanë mëse të vështirë të jetojnë të lumtur ose të kënaqur. Pse (përse) ndodhë kjo?
Kjo ndodhë në radhë të parë për faktin e njohur sipas të cilit: njerëzit e ditur ose inteligjentë, e kanë një “tendencë mizore” ose “misterioze” për të studiuar dhe analizuar së tepërmi çdo aspekt të jetës së tyre dhe të tjerëve. Ata rrallëherë i shohin ngjarjet, zhvillimët ose situatat e ndryshme ashtu siç janë. Mbase, me tone, ngjyra ose simbole të preferuara pozitive dhe optimiste. Jo. Por, ata i studiojnë dhe analizojnë ato në çdo aspekt, derisa të gjejnë diçka jo të mirë, jofunksionale, jopozitive ose jooptimiste rreth tyre ose rreth ngjarjeve, zhvillimëve ose situatavve të tjera.
Se këndejmi, mendimi, studimi ose analiza e tepërt, nganjëherë janë pengesë e madhe për shëndetin e gjithëmbarëshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik të personit ose individit. Prandaj edhe ekziston fraza ose metafora e njohur se “injoranca dhe padituria nganjëherë janë shpëtim dhe lumturi”.
E dyta: Standardet dhe kërkesat e tyre janë shumë të larta dhe të shumëfishta. Njerëzit e ditur ose inteligjentë e dijnë se çfarë duan dhe çfarë mund të arrijnë. Ndaj, vështirë se kënaqen me pak.
E treta: Ata e ndejnë dhe paragjykojnë vetën e tyre së tepërmi. I studiojnë dhe analizojnë sjelljet e tyre në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk gëzohen ose nuk janë të lumtur dhe të kënaqur me atë ose ato që i arrijnë ose realizojnë.
E katërta: Natyra, atmosfera, ambienti dhe realiteti i përgjithshëm ose i përditshëm shoqëror ose qytetar, shpeshherë për ta janë të mërzitshëm ose deprimues e besa madje në disa raste edhe shumë të rrezikshëm.Personat e ditur ose inteligjentë i njohin dhe kuptojnë elitat, strukturat ose superstrukturat më të larta shoqërore, qytetare ose politike, ritmin, taktin, trendet, standardet dhe domethëniet e jetës dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë, studiojnë ose analizojnë në hollësi edhe gjëjrat më elementare. Gjërat e vogla, nuk iu mjaftojnë dhe interesojnë si të thuash kurrë ose asnjëherë! Ata gjithëmonë kërkojnë ose duan më shumë se të tjerët. Por, jo gjithmonë duke i arritur, realizuar ose merituar ato që i kërkojnë ose pretendojnë.
E pesta: Ata kërkojnë të kuptohen dhe respektohen nga tjerët dhe të komunikojnë me ta, por gjithmonë në nivele të ndryshme ose të pabarabarta. Ndonëse, një ndër ndjenjat më të mira dhe më të lumtura në jetë, është të kuptoheni dhe të mirëpriteni me dhe nga të tjerët. Prandaj të diturit ose inteligjentët, gjithëmonë janë më të vetmuar si dhe më të pikëlluar se sa të tjerët, sepse e kanë ndjenjen akute ose permanente se nuk njihen, nuk kuptohen dhe nuk respektohen sa dhe si duhet nga të tjerët.
E gjashta: Shumica e njerëzve me inteligjencë të lartë, vuajnë nga problemet ose shqetësimet e ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike. Ndërkaq, shqetësimet e ndryshme sociale ose psikologjike së bashku me simptomet ose sindromet e njohura bipolare ose libidore, janë rastet ose manifestimet më të shpeshta të njerëzit me inteligjencë të lartë. Ndërkohë që problemet e tyre akute ose permanente, pos tjerash janë ankthi, stresi, tensioni, depresioni ose kompelset e ndryshme të inferioritetit, maliciozitetit dhe ekzistzencialitetit të njohur intelektual dhe profesional si pasoja ose rezultate direkte dhe interaktive të studimëve, analizave dhe mendimëve të tepruara me tone ose ngjyrime negative dhe pesimiste. Ndonëse, çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose “plleshmerisë” së përgjithshme intelektuale ose intelegjente në Kosovë dhe gjithandej, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë indikator, predikator dhe faktor të brendshëm dhe të jashtëm.
E shtata: Jetën ose botën e njohur shkencore, intelektule, profesionale ose intelegjente, gjithëmonë e dominojnë ose karakterizojnë tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Mbase, acarimi, ashpersimi dhe tensionimi permanent i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme shkencore, intelektuale, poliikke, institucionale, profesionale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat sigurisht se reflektohen ose interferohën drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të personit ose individit. Dhe, kjo me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë në formë krizash të rënda akute ose kronike me pasoja të paparashikuara për personin ose individin e ditur ose intelegjentë.
E teta: Në ambiente, atmosfera ose situata të rënda krizash, tensionësh ose acarimësh të ndryshme akute ose kronike, edhe intelegjenca e kombit, respektivisht, elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe të tjera, shpeshherë tremben ose ngelin pa fjalë-përballë mediokritetëve ose antivlerave të ndryshme.
E nënta: Aty janë edhe njerëzit e fortë të shtetit dhe pushtetit që kanë ndikime, influenca, reflektime ose interferime të fuqishme në qarqët, strukturat, superstrukturat ose elitat e ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore dhe të tjera. Sidomos në rrjetët, degëzimët, rrethet(qarqet), proviniencat ose reminishencat e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët që e bëjnë akoma më të vështirë jetën dhe botën e njerëzve intelegjent.
E dhjeta: Njerëzit e ditur ose me intelegjencë të lartë, në radhë të parë e kanë për qëllim paraqitjen ose prezantimin e globalitetit ose universalitetit të tyre gjenial ose intelektuar në individualitetit. Gjegjësisht, të individualitetit ose eksluzivitetit të tyre gjenial ose intelegjent në globabalitet ose universalitet. Këtu zatën ndodhën të fshehura ose maskuara edhe “sekretët” e ndryshme të dihotomisë së zorshme ndarëse ose identifikuese në mes gjenialitetit, budallallëkut, paranojës, skizofrenisë, psikopatologjisë dhe kështu me radhë. Mbase, në egot, alteregot, antiegot ose superegot e ndryshme iracionale ose negative të personit ose individit.
Komentet