Një rrëfim ndryshe, një anë tjetër e këngëtares së madhe Vaçe Zelës. Irma Rodiqi, vajza e vetme e të madhes Vaçe Zela ka qenë në emisionin “A Show” ku ka treguar se nëna e saj nuk e ka pasur aspak të lehtë.
Ajo tregoi për dashurinë mes nënës së saj Vaçes dhe babait Pjetër, për të cilën tha se ishte një dashuri e madhe e pamasë, ndërsa përtej zërit të mrekullueshëm, vështirësitë ekonomike kanë qenë të pranishme në jetën e këngëtares.
Ajo kujton se si e madhja Vaçe Zela lante me dorë në govatë rroba pafund. “Lante shumë, me dorë, në govatë. Me sapun, ishin disa sapunë si të zinj. Kishim një komshi poshtë që thoshte aman moj se më le pa gjumë, se ajo govata bënte shumë zhurmë”, thotë Irma Rodiqi.
Pjesë nga Intervista:
Vaçja ishte e tërhequr ngaqë e dinte se ishte e madhe?
Irma Rodiqi: Ndoshta por është një përgjigje që vetëm ajo mund tua thoshte.
Ti ke shkruar një letër pas vdekjes. Pse?
Irma Rodiqi: E kam shkruar ditëlindjen e parë pa të, 7 prill 2014.
Kishte diçka mes jush që nuk ishte thënë?
Irma Rodiqi:Po dhe jo. Jo rrallë e ndiej që kam shumë gjëra për t’i thënë. Kanë kaluar 5 vjet që nuk është mes nesh dhe unë them jo rrallë mos harroj t’ia them mamit.
Ma shpjego pak atë ‘nuk më ngjit’?
Irma Rodiqi: E vështirë nuk është epitet që i përshtatet. Kërkuese në maksimum ndaj vetes së saj. Në këtë këndvështrim mund t’i mundonte kolegët e saj.
Vaçe Zela ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për dramë dhe ka qenë studente e Spahivoglit. Çfarë ka thënë ajo për artin e aktrimit?
Irma Rodiqi: Pasi nuk kreu liceun artistik. Nuk e pranuan sepse atë kohë mund të studioje vetëm për kanto dhe zëri i saj nuk i përshtatej dhe ajo nisi gjimnazin në Tiranë. Mori pjesë në konkursin për dramë më kitarë.
Çfarë mendohet të ketë thënë Spahivogli për aftësitë dramatike të Vaçe Zelës?
Irma Rodiqi: Nuk di t’ju them, kam qenë e vogël. Në shtëpi ishin miq dhe asgjë tjetër. Kemi folur pak për artin në shtëpi, flisnim për artin në përgjithësi por jo për këngën. Ajo ishte bota e saj.
Në shtëpinë e saj nuk është folur për këngët e saj?
Irma Rodiqi: Vërtetë pak, shumë pak.
Të flasim për miqtë e saj?
Irma Rodiqi: Ka patur mjaft miq.
Adriatik Kallulli, Mario Ashiku…
Kanë qenë goxha.
Si ka qenë raporti gjatë kalimeve të jetës?
Irma Rodiqi: Ata e adhuronin. Ato ishin krenare për të, mburreshin me të. Mblidheshin, vinin dhe tek ne. Ishte kënaqësi kur ajo kishte mundësi. Sepse skena dhe të largon, programi. Ndodhte të mblidheshin pa të, por asaj i dhimbtë. Ka pasur një humor, ishte çamarroke.
Si ishte e qeshura e saj?
Irma Rodiqi: Me shpirt. Por e qeshura e saj zgjati deri sa erdhi në Zvicër. Por pastaj pati një tis melankolik që e kishte pasur dhe më parë. Erdhi në Zvicër për arsye shëndetësore dhe nuk mundi të kthehej më, unë pata përshtypjen se iu largua buzëqeshja.
Është thënë se Vaçe Zela vishej bukur, po nuk kishte shumë?
Irma Rodiqi: Jo shumë, por nuk kishte fare, por si të gjithë, siç ishte koha. Më vinte pak në pozitë të vështirë, sepse thoshte nëse dikush ia del mbanë por unë pse jo. Qepte me makinë.
Gatuante?
Irma Rodiqi: Me përsosmëri.
Çfarë të ka mbetur në mend?
Irma Rodiqi: Bënte vërtetë gjithçka. Mbasi mbaroi 7-vjeçaren dhe erdhi në liceun artistik dhe u kthye prapë mbrapsht dhe erdhi bëri gjimnazin. Është rritur në konvikt dhe mësimet e para të gatimit i ka marrë nga nëna e tim ati, gjyshja ime. Një kuzhinë vjeneze. Nuk ishte vetëm kjo kuzhinë.
Ishte një grua e gjatë gjyshja vjeneze
Irma Rodiqi: Po e gjatë. Kishin një respekt për njëra-tjetrën. Ishte krenare për të. Ndonëse fjalëpak, ishte krenare. Mami bënte shaka me mënyrën si e fliste shqipen dhe ajo i thoshte mëso dhe ti gjermanisht si duhet dhe pastaj hajde flasim.
Është e vërtetë që morët shumë vonë një rrobalarëse nga Adriatik Kallulli? Lante shumë?
Irma Rodiqi: Lante shumë, me dorë, në govatë. Me sapun, ishin disa sapunë si të zinj. Kishim një komshi poshtë që thoshte aman moj se më le pa gjumë, se ajo govata bënte shumë zhurmë.
Përmendëm Adriatik Kallullin dhe rrobalarësen, më erdhi këndshëm që e dëgjova në gjuhën shqipe. Ime më ka qenë adhurues e gjuhës shqipe, si im atë. Ai erdhi një rast dhe si në shumë raste e gjeti duke larë rroba. Dhe i tha pse nuk blen një? Ajo i tha pak me drojë që nuk mundem. Ishte një periudhë pak e vështirë, sepse im atë po punonte në ndërtim. Nënës sime nuk i kanë dhënë asnjëherë rrogën maksimale, mbase pak për faj të saj sepse duhet të dilje para komisionit. Ajo thoshte unë s’dal para komisionit, dal të këndoj veç para publikut.
Më pëlqen kjo qasje…
Irma Rodiqi: Të ruan dinjitetin. Ai vërtetë e dhuroi, por ne e konceptuam si një borxh dhe na u deshën shumë vite për ta larë. Kur im atë shkoi t’i kthente paratë, ajo filloi të këndonte nëpër shtëpi. Gati bënte kotollumba nga qejfi. Ajo nuk këndonte nëpër shtëpi, belbëzonte.
Irma si ke kënduar ti?
Irma Rodiqi:Unë ndoshta kam vesh për muzikë, pjesa tjetër është…I kam ngjarë tim ati, jam e shkencave ekzakte.
Kur vijmë tek babai jua, z. Pjetër Rodiqi, shumë i njohur, ka qenë një dashuri e madhe?
Irma Rodiqi: Shumë, ka qenë dhe ngeli e tillë deri në momentin që u largua nga jeta.
Ka qenë një dashuri e zhurmshme?
Irma Rodiqi: Kanë qenë personalitete të forta dhe diskutonin jo pak por kishin zgjuarsinë t’i hapnin rrugë njëri-tjetrit.
Ajo e dashuronte?
Irma Rodiqi: Pa masë.
Ti je këtu sot si një dëshmitare e tretë shumë e besueshme e jetës së këngëtares më të madhe që Shqipëria ka pasur. E ke ndjerë Vaçe Zelën që në një proces mësimi të ketë kërkuar frazë, pra nuk ishte mendjemadhe?
Irma Rodiqi: Patjetër, përkundrazi. Thjeshtësia e saj ishte mbresëlënëse.
Babai e ka ndjekur në skenë?
Irma Rodiqi: Në vitet e para, kur këndonte atë që donte, por më pas për shkak të jetës së tij nuk e ndiqte.
Kishe parë shenja xhelozie?
Irma Rodiqi: Asnjëherë.
Ti e ke ndjekur pas skene? Ai pozicioni në gjunjë…
Irma Rodiqi: Ka qenë një grua trime. Ishte përkushtimi i saj për të dhënë maksimale. Para se të këndonte asaj nuk i flitej. Nuk ka dashur të xhirohej jashtë skenës. Në shtëpinë e saj është ndjerë vetëm në skenë, para publikut.
Ajo dridhej, dhe duart i shtrëngonte në këtë formë sepse dridhej. Dhe fundi i luante. Ajo ishte në një botë që i duhej pak kohë për t’u kthyer në tokë.
Komentet