VOAL

VOAL

Dodik: “Zgjidhja e çështjes së Kosovës” do të ndikojë edhe te Bosnja

January 31, 2019

Komentet

Pas protestave, presidenti bullgar paralajmëron zgjedhje të parakohshme, thirrje qeverisë: Jepni dorëheqjen!

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i ka bërë thirrje qeverisë së pakicës të kryeministrit Rosen Zhelyazkov të japë dorëheqjen pas protestave masive këtë javë kundër buxhetit të saj të vitit 2026.

Qeveria të martën tërhoqi buxhetin, pas demonstratave mbarëkombëtare kundër rritjes së planifikuar të taksave. Ky është buxheti i parë i hartuar në euro përpara se shteti anëtar i Bashkimit Evropian të miratojë monedhën më 1 janar.

Kriza buxhetore është shenja e fundit e paqëndrueshmërisë politike në vendin ballkanik, i cili ka mbajtur shtatë palë zgjedhje në katër vjet, ndërsa një sërë koalicionesh të dobëta janë shpërbërë. Zgjedhjet e fundit u zhvilluan në tetor 2024, por parlamenti miratoi kabinetin vetëm në janar pas muajsh negociatash.

“Bullgaria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë që do të çojë në sundimin e ligjit dhe rivendosjen e shtetësisë dhe kjo është diçka që koalicioni aktual qeverisës nuk mund ta arrijë”, tha Radev në një fjalim mbarëkombëtar në transmetuesin shtetëror BNT të martën në mbrëmje.

Ai tha se protestat e së hënës kanë treguar se qeveria nuk ka arritur të përmbushë pritjet e popullit dhe duhet të japë dorëheqjen menjëherë.

“Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë përpara”, tha Radev. bw

Biznesmeni nga veriu i Kosovës në qendër të skandalit të ndërtimit në Serbi

Qendra e Ekselencës në Kragujevc. 2 dhjetor 2025.

 

Sandra Cvetkoviq, Jellena Jankoviq

“Unë nuk mund ta fajësoj as veten, as dikë tjetër. Do të ishte shumë budallallëk. Më e rëndësishmja për mua është që të mos ketë të lënduar”, thotë për Radion Evropa e Lirë Radosh Petroviq, investitor nga veriu i Kosovës në një kantier në Kragujevc, në Serbinë qendrore.

Të premten, më 28 nëntor, aty u shemb muri mbajtës, duke bërë që një pjesë e rrugës hyrëse në ndërtesën përkatëse të rrëshqasë në një gropë disa metra të thellë.

Pamja e shembjes u bë virale.

Më 2 dhjetor, Zyra e Prokurorit Publik në Kragujevc njoftoi se ka urdhëruar policinë që të kryente një hetim në vendngjarje dhe të merrte masa “me qëllim përcaktimin e të gjitha rrethanave përkatëse” dhe “ekzistencës së mundshme të elementeve të një vepre penale, për të cilën ai do të ndiqet penalisht”.

Radosh Petroviq pranoi të fliste me Radion Evropa e Lirë dhe tha se askush nuk e kishte kontaktuar ende për këtë.

Gazetarja e REL-it në vendngjarje – e cila ndodhet pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Gjimnazit të Dytë në Kragujevc, ku, viteve të fundit, janë ndërtuar edhe ndërtesa dhe ambiente të reja biznesi – gjeti disa punëtorë.

Rruga që çon te Qendra e Ekselencës, një kompleks shkencor ende i papërdorur që do t’i jepet Universitetit të Kragujevcit, është shembur plotësisht gjatë ditëve të fundit, ndërsa muret e ndërtesës ndodhen vetëm disa metra larg majës së një gremine.

Lokacioni është siguruar me shirit policor.

Pamje arkivore të parcelës kadastrale mbi të cilën është ndërtuar ndërtesa dhe për të cilën investitori nuk ka marrë leje ndërtimi. Rrëshqitja e dheut më 2 dhjetor ndodhi disa metra larg ndërtesës fqinje.

Pamje arkivore të parcelës kadastrale mbi të cilën është ndërtuar ndërtesa dhe për të cilën investitori nuk ka marrë leje ndërtimi. Rrëshqitja e dheut më 2 dhjetor ndodhi disa metra larg ndërtesës fqinje.

Në parcelën me numër 10410-17 mund të shihet një ndërtesë që po ndërtohet nga investitori Radosh Petroviq – me gjashtë kate të ndërtuara tashmë.

Megjithatë, sipas Regjistrit zyrtar të lejeve të ndërtimit në Serbi, asnjë leje ndërtimi nuk është lëshuar për ndërtim në këtë vendndodhje.

Punët pa leje

Sipas këtij regjistri, investitori “RP Invest 1980” paraqiti një kërkesë për leje ndërtimi më 17 nëntor, 2025, dhe kjo kërkesë u refuzua vetëm një ditë para se rruga të shembej pranë vendit të ndërtimit.

Nga dokumentacioni shihet se kompania për këtë punë ka marrë në qershor të ashtuquajturat kushte lokacioni – një dokument që përbën hapin e parë në procedurën për marrjen e lejes së ndërtimit dhe mbi bazën e të cilit nuk lejohet ligjërisht të kryhet ndonjë punë ndërtimore.

Vendimi për refuzimin e kërkesës së kompanisë “RP Invest” për leje ndërtimi, 27 nëntor 2025 (Burimi: CEOP)

Vendimi për refuzimin e kërkesës së kompanisë “RP Invest” për leje ndërtimi, 27 nëntor 2025 (Burimi: CEOP)

Sipas imazheve të Google Earth nga qershori i këtij viti, shihet se pastrimi i terrenit dhe gërmimi i tokës kanë filluar të paktën një muaj më parë.

Një imazh satelitor nga qershori i këtij viti - i disponueshëm në Google Earth - tregon fillimin e punimeve, edhe pse në atë kohë investitori nuk i kishte lejet e nevojshme.

Një imazh satelitor nga qershori i këtij viti – i disponueshëm në Google Earth – tregon fillimin e punimeve, edhe pse në atë kohë investitori nuk i kishte lejet e nevojshme.

Lejen për kryerjen e punëve përgatitore, që përfshijnë vendosjen e shtyllave dhe gërmimin deri në nivelin e themelit, kompania e mori më 20 tetor të këtij viti.

Fotografitë satelitore nga 31 tetori tregojnë se “RP Invest” deri atëherë kishte ndërtuar themelin dhe kishte filluar ngritjen e kateve.

Imazh satelitor (Planet.com, SkySat) nga 31 tetori 2025, që tregon se në vendin ku ndodhi shembja më 28 nëntor 2025, një ndërtesë ishte në ndërtim e sipër. Bazuar në madhësinë e hijes, mund të supozohet se kishte dy ose tri kate në atë kohë.

Imazh satelitor (Planet.com, SkySat) nga 31 tetori 2025, që tregon se në vendin ku ndodhi shembja më 28 nëntor 2025, një ndërtesë ishte në ndërtim e sipër. Bazuar në madhësinë e hijes, mund të supozohet se kishte dy ose tri kate në atë kohë.

Ndërtesa tani ka pothuajse gjashtë kate, ndërsa Inspektorati i Ndërtimit e vizitoi kantierin për herë të parë më 21 nëntor – vetëm një javë para se muri mbajtës të shembej. Dhe, menjëherë, u urdhërua ndalimi i punimeve në kantier, për “arsye parandaluese”.

“Na u tha që të mbledhim të dhënat, të mbledhim dokumentacionin e munguar dhe na u dha një afat prej 60 ditësh për të përgatitur dokumentacionin e mbetur. Bëhet fjalë për numrin e vendeve të parkimit, shënjimin e tyre – pra disa detaje teknike dhe me letra”, thotë Petroviq.

Në dokumentin e refuzimit të lejes së ndërtimit theksohet se dimensionet e kateve nëntokësore nuk përputhen me kushtet e lokacionit dhe projektin urbanistik.

Po ashtu, theksohet se “pllaka e themelit dhe muret me të gjitha shtresat nuk mund t’i kalojnë kufijtë e parcelave fqinje”.

Pyetjes se si është e mundur që vetëm me lejen për punë përgatitore dhe gërmim të themelit të ndërtohej një ndërtesë me gjashtë kate, Petroviq i përgjigjet se gjithçka që lidhet me lejen e ndërtimit, është “vetëm çështje teknike”.

“Më është dhënë një afat prej 60 ditësh për të dorëzuar dokumentacionin e mbetur”, thotë ai.

REL: Si është e mundur kjo?

“Epo, nuk është e mundur, por ja që ndodh”, thotë Petroviq.

Për të kuptuar se si ka kaluar gjithçka pa u vënë re, Radio Evropa e Lirë kontaktoi edhe Inspektoratin e Ndërtimit në Kragujevc, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Çfarë ndërtojnë kompanitë në pronësi të Radosh Petroviqit?

Toka pranë së cilës u shemb muri mbajtës, sipas të dhënave kadastrale, i përket kompanisë “RP Invest 1980” – pronare zyrtare e së cilës është Jellena Petroviq, gruaja e Radosh Petroviqit.

Ajo është e regjistruar në Kragujevc për ndërtimin e ndërtesave banesore dhe jobanesore dhe, sipas të dhënave të regjistrit, ka vetëm dy punonjës.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave nga raportet financiare që mund të gjenden në faqen e internetit të Agjencisë së Regjistrave të Biznesit (APR) në Serbi, ajo gjeneroi të ardhura operative në shumën prej 1.8 miliard dinarësh (15 milionë euro).

Në të njëjtën adresë ku është regjistruar kjo kompani, ndodhen edhe “Green Park Building” dhe “RP EURO Invest”, ku bashkëpronar është Radosh Petroviq.

Sipas të dhënave të APR-së, kompania “RP Euro Invest” ka dy punonjës dhe ka realizuar të ardhura prej 8.3 milionë eurosh.

Sipas faqes zyrtare të internetit të kompanisë “RP Invest 1980”, vetëm në Kragujevc u ndërtuan 100.000 metra katrorë ndërtesa banimi dhe komerciale nëpërmjet këtyre kompanive.

“Cilësia më e lartë e punës së kryer, organizimi i ndërtimit dhe respektimi i afateve janë karakteristikat themelore të biznesit tonë, falë të cilave kemi fituar besimin e klientëve dhe kemi ndërtuar imazhin e një partneri të besueshëm në të gjithë vendin”, thuhet në faqen e internetit të kompanisë.

Punët e Radosh Petroviqit në Kosovë

Radosh Petroviq është gjithashtu bashkëpronar i kompanisë “RP Gradnja KM DOO Kosovska Mitrovica”.

Përmes kompanisë së tij në Kragujevc, ai ka qenë kryerës i punimeve në projekte të financuara nga Qeveria e Serbisë në veri të Kosovës.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Prokurime Publike të Serbisë, Petroviq ka fituar punë në tre tenderë.

Në maj të vitit 2021 u nënshkrua një kontratë me Autoritetin e Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, i cili vepron brenda sistemit të Serbisë, dhe atij iu dha puna për ndërtimin e tridhjetë njësive të banimit, si dhe punime të tjera të mbetura në lagjen “Sunçana dollina” në Zveçan, në veri të Kosovës. Puna kishte një vlerë prej rreth 2.3 milionë eurosh.

Shtëpi të ndërtuara në lagjen "Lugina e Diellit" në Zveçan.

Shtëpi të ndërtuara në lagjen “Lugina e Diellit” në Zveçan.

Të dyja punimet janë kryer në kuadër të një konsorciumi me kompaninë ndërtimore “Euro-PVC” nga Rashka në Serbi, dhe ata ishin të vetmit ofertues në tender.

Ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit”, e destinuar për personat e shpërngulur nga komuniteti serb i Kosovës, nisi në vitin 2016, dhe projekti u financua nga Qeveria e Beogradit.

Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë të paligjshëm vendbanimin e të kthyerve “Lugina e Diellit”, sepse leja e ndërtimit është lëshuar vetëm nga autoritetet serbe, përkatësisht Autoriteti i Përkohshëm Komunal i Zveçanit, i cili për Prishtinën zyrtare është një institucion paralel dhe i paligjshëm.

Për shkak të “ndërtimit të paligjshëm” të kësaj lagjeje është iniciuar edhe një proces gjyqësor, por ai është ndërprerë në vitin 2021 për arsye të kalimit të afatit të parashikuar ligjor.

Autoritetet e Kosovës, ndërkohë, kanë ndaluar punimet për ndërtimin e rrugëve në lagjen “Lugina e Diellit”, me arsyetimin se ndërmarrësit e punimeve nuk kanë pasur lejen e institucioneve përkatëse.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se puna në këtë vendbanim nuk mund të vazhdojë derisa prokurori të vendosë ndryshe.

REL-i kontaktoi Zyrën e Prokurorit të Mitrovicës për ta pyetur nëse hetimi për ndërtimin e vendbanimit “Lugina e Diellit” është rihapur, por nuk mori përgjigje.

Disa familje janë zhvendosur tashmë në këtë vendbanim, megjithëse nuk ka përfunduar plotësisht.

Një ndërtesë në vendin ku u shemb rruga, e cila ishte ndërtuar pa leje ndërtimi, 2 tetor 2025.

Një ndërtesë në vendin ku u shemb rruga, e cila ishte ndërtuar pa leje ndërtimi, 2 tetor 2025.

Kompania “RP Invest 1980” mori gjithashtu kontratën për të ndërtuar një hotel në Banjskë, në veri të Kosovës, në vitin 2021.

Guri i themelit për ndërtimin e fazës së parë të hotelit brenda kompleksit “Rajska Banja” në territorin e komunës së Zveçanit, u vendos në vitin 2020, në praninë e përfaqësuesve të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Por, në dhjetor të vitit 2023, Agjencia e Kosovës për Privatizim e mori kontrollin e “Rajska Banja”-s, duke pretenduar se toka në të cilën ndodhet kompleksi turistik, është në pronësi të kompanisë “Trepça Standard” nga Mitrovica e Veriut, e cila është nën administrimin e saj.

Kompleksi i mbyllur në "Rajska Banja" në Banjskë të Zveçanit. 20 dhjetor 2023.

Kompleksi i mbyllur në “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit. 20 dhjetor 2023.

“Në ‘Mitrovicën e Kosovës’ kam ndërtuar mbi 700 njësi banimi dhe afariste në pronësi private, të cilat i kam realizuar si investitor. Po ashtu, kam marrë pjesë në disa tenderë në vitin 2021”, shpjegon Petroviq.

Arrestimi për shkak të trazirave në Zveçan

Radosh Petroviq u arrestua më 29 maj të vitit 2023 në Zveçan, në veri të Kosovës, gjatë përleshjeve mes një grupi serbësh dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

Një muaj më vonë, ai u lirua për t’u mbrojtur nga liria.

Në shkurt të vitit 2024 arriti një marrëveshje me Prokurorinë për pranimin e fajësisë “për pjesëmarrje në turmat që kryen vepra penale ose huliganizëm”.

Këtë e konfirmoi për gazetarët përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë avokati Asdren Hoxha, duke shtuar se, më herët, i janë hequr tri akuza të tjera me të cilat ishte ngarkuar: “bashkim për veprim të jashtëligjshëm me qëllim sulmi ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj një zyrtari shtetëror”.

“Gjykata e pranoi atë për të cilën kemi rënë dakord. Sa i përket Radosh Petroviqit, bëhet fjalë për dënim gjashtëmujor me burg, që është kthyer në gjobë”, shpjegoi avokati Hoxha.

Hedhja e fajit mes autoriteteve dhe investitorëve

Shembja e murit mbajtës dhe e një pjese të rrugës ndodhi të premten në mëngjes, kur në lokacionin e Qendrës së Ekselencës dhe në kantierin fqinj nuk kishte njerëz.

Kompania ndërtimore “Inobaçka”, e cila kishte kryer punimet në Qendrën e Ekselencës, menjëherë pas aksidentit njoftoi se kishte përfunduar ndërtimin që një vit e gjysmë më parë, se gjithçka ishte bërë sipas rregullave dhe se për objektin ishte lëshuar leja e përdorimit.

“Rruga hyrëse është përdorur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe ka qenë në gjendje të qëndrueshme dhe të sigurt, derisa punimet në objektin fqinj nuk e dëmtuan stabilitetin e saj”, thuhet në faqen e kompanisë “Inobaçka”.

Në ditën e aksidentit, kompania tha se i ka paralajmëruar disa herë inspektoratet përgjegjëse për rrezikun që paraqisnin punimet në parcelën fqinje.

Megjithatë, këto pretendime u kundërshtuan nga Administrata e Qytetit të Kragujevcit, e cila deklaroi se nuk ishte dorëzuar asnjë paralajmërim për rreziqet dhe se shembja ndodhi për shkak të reshjeve të dendura.

“Bazuar në faktet e vërtetuara, është marrë një vendim sipas të cilit investitori është urdhëruar që t’i ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për shmangien e pasojave dhe për kryerjen e punimeve që parandalojnë shembjet e mëtejshme”, thuhet në faqen e qytetit të Kragujevcit.

Radosh Petroviq pohon se të gjitha ndërtesat përreth kantierit janë të sigurta.

“Unë kam marrë përsipër të punoj me një ekip ekspertësh për sanimin e situatës dhe jemi afër përfundimit. Brenda katër ditëve do të përfundojmë një pjesë të madhe të punës, ku do të jemi 100% të sigurt për parandalimin e shembjeve të mëtejshme”, deklaroi Radosh Petroviq për Radion Evropa e Lirë më 2 dhjetor.

Përgatiti: Valona Tela

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

Gjykata e Beogradit ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, për 30 ditë, një vendim i konfirmuar nga avokati i tij mbrojtës, Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi e ka konsideruar vendimin si një privim të kundërligjshëm të lirisë dhe ka kritikuar mungesën e presionit diplomatik efektiv nga Qeveria e Kosovës. “Në mungesë të një qeverie serioze të Kosovës, vazhdojnë kidnapimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, sepse Serbia shkel lehtësisht marrëveshjet e Brukselit, ku garantohet liria e lëvizjes dhe të drejtave themelore, duke mos u zbatuar kjo për ish-pjesëtarët e UÇK-së,” ka shkruar ai.

Avokati theksoi se Qenaj është mbajtur në paraburgim pa asnjë provë të vetme, ndërkohë që një presion diplomatik efektiv nga Prishtina do ta kishte lejuar lirimin e tij. Ai shtoi se familja e Qenajt ndodhet e vetmuar, duke u përballur vetë për të mbrojtur të drejtat ligjore dhe lirinë e lëvizjes të të arrestuarit.

“Familja e Qenaj po kalon këto ditë festive kombëtare nën ankth, pa mbështetjen e shtetit, dhe detyrohet të luftojë vetë përmes angazhimit privat me avokatët e saj,” theksoi Smakiqi.

Ai përfundoi postimin duke shprehur besimin se pafajësia e Avni Qenajt do të triumfojë, por duke kritikuar dështimin e shtetit dhe qeverisë së Kosovës në përmbushjen e përgjegjësive të saj. “Liri për Avni Qenaj dhe gëzuar 28 Nëntorin në qelinë e Beogradit, ku po mbahet i kidnapuar në kundërshtim me konventat ndërkombëtare,” shkroi ai. bw

Bosnja s’e lejon të aterojë në Banjallukë avionin ushtarak të ministrit të Jashtëm të Hungarisë

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës, Zukan Helez.

 

Radio Evropa e Lirë

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak – i cili po e barte ministrin e jashtëm të Hungarisë – të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës të mërkurën, duke thënë se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës në veprime që minonin sovranitetin e vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez, tha se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i jashtëm Peter Szijjarto ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje.

Szijjarto e vizitoi Serbinë fqinje të mërkurën për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia.

Helez tha se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Szijjarto kishin mbështetur hapur liderin separatist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, në veprime që “minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Bosnje e Hercegovinës”.

“Si ministër i Mbrojtjes së Bosnjës, detyra ime është t’i mbroj rendin kushtetues, ligjet dhe interesin e Bosnjës”, shkroi Helez në një postim në Facebook.

“Prandaj, kam vendosur të mos e miratoj këtë fluturim derisa të sigurohet transparencë e plotë dhe respekt ndaj shtetit tonë”, tha ai.

Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90.

Dodik është mburrur me mbështetjen që Orbani ia ofronte politikave të tij.

Ai dhe aleati i tij, Sinisha Karan, i cili i fitoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska gjatë fundjavës, u takuan me Orbanin në Budapest të mërkurën.

Nga miqësia ekonomike me Gjermaninë në marrëdhënie armiqësore, analiza e DW: Vuçiç teston kufijtë, kërkon boshllëqe në politikën gjermane

Fushata anti-gjermane në Serbi ka bërë një rrugë të gjatë – në media dhe në politikë. Ka dhe sulme të ashpra nga deputetë serbë gjatë vizitës së fundit të deputetëve gjermanë në Beograd.

 

Gjatë viteve të sundimit të Aleksandar Vuçiçit, lloje të ndryshme kritikash të politikës gjermane ndaj Serbisë ishin të rezervuara për shtypin tabloid në Serbi. Gjatë qeverisjes së Angela Merkelit, këto ishin kryesisht kritika për rolin e Gjermanisë në shpërbërjen e Jugosllavisë, por marrëdhëniet aktuale u paraqitën kryesisht në një dritë pozitive. Kjo ishte një periudhë kur afërsia me ish-kancelaren u paraqit si një sukses i politikës së mençur të Vuçiçit.

Megjithatë, pas disa cikleve ndryshimesh në qeverinë gjermane, tone shumë më të ashpra erdhën nga Berlini në lidhje me shkatërrimin praktik të rendit demokratik në Serbi.

Një kthesë e madhe erdhi pas zgjedhjeve serbe të vitit 2023, kur Vuçiç akuzoi një vend të rëndësishëm për ndërhyrje brutale në zgjedhje. Me këtë rast, ai foli edhe për një letër – e cila nuk u botua kurrë. Supozohej se bëhej fjalë për Gjermaninë, dhe ky ishte një sinjal për tabloidët e regjimit për të intensifikuar fushatën anti-gjermane, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Përveç akuzave në gazeta për të kaluarën e supozuar naziste të disa zyrtarëve gjermanë, kulmi erdhi së fundmi gjatë një vizite të parlamentarëve gjermanë në Parlamentin serb. Përveç akuzës së përsëritur edhe një herë për sjelljen agresive të Gjermanisë ndaj Serbisë, deputetët e qeverisë ishin veçanërisht të pakënaqur me vlerësimet e mungesës së lirisë së medias në Serbi, si dhe me vërejtjen se nuk mund të flitet për barazi, kur të dhënat tregojnë se Aleksandar Vuçiç është shfaqur në stacione të ndryshme televizive 350 herë këtë vit.

Kërkimi i armiqve të rinj

Kemi të bëjmë me kalimin  nga miqësia ekonomike me Gjermaninë në marrëdhënie armiqësore, tha për DW Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane: “Duhet theksuar se udhëheqja serbe vazhdon të thotë se këto janë marrëdhënie të shkëlqyera, por është e qartë se Vuçiç duhet të tregojë dhëmbët në frontin e brendshëm dhe të dërgojë një mesazh se nuk do të lejojë askënd ta kritikojë. Nga ana tjetër, është gjithashtu një sinjal për Gjermaninë se presidenti serb, së bashku me ata që flasin me emocione, do të sulmojnë këdo që është në kërkim të armiqve të rinj”, thotë Beshiri.

Ky është vetëm një tregues i mungesës së ndonjë strategjie të politikës së jashtme që është “reduktuar në manipulimin e politikës së përditshme”, shton Beshiri. “Në praktikë, kjo do të thotë që nga njëra anë blini aeroplanë, nga ana tjetër jepni disa burime, ose tashmë bëni disa lëshime të tjera, dhe politika e jashtme është reduktuar kështu në ruajtjen e pushtetit”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Nervozizëm në rritje i autoriteteve

Ndryshimi i qeverisë në Gjermani, si dhe kryengritja studentore dhe qytetare, së cilës iu kushtua vëmendje e madhe edhe nga media gjermane, kanë çuar në nervozizëm të autoriteteve, thekson për DW Çedomir Çupiç, një profesor në pension në Fakultetin e Shkencave Politike:

“Mënyra se si parlamentarët gjermanë u fyen dhe u pritën në Serbi është politikë e Aleksandar Vuçiçit. Ata nuk duhej ta kishin bërë kurrë pa bekimin e tij, dhe pastaj ai, nga ana tjetër, vjen si një lloj pajtuesi që thotë se nuk pajtohet me të dhe se është një lloj fluturimi solo. Këta njerëz erdhën këtu sepse Serbia është një vend që dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe është normale që ata të kenë disa kundërshtime”, vëren profesori Çupiç.

Ai beson se qeveria serbe nuk mendon se ky lloj qëndrimi ndaj një vendi shumë të rëndësishëm është produktiv, por shton se “kemi të bëjmë me autoritete që shohin fundin e tyre dhe tani po përdorin represionin. Në këtë luftë për pushtet, Vuçiç tani po kërkon mbështetje nga parti të tjera, për shembull në Amerikë, sepse shpesh dëgjohet se Amerika është në një lloj konflikti me Evropën dhe BE-në. Por, kjo është gjithashtu një politikë sipërfaqësore e autoriteteve serbe”, vlerëson Çupiç.

Gjermania (nuk) hesht

Publiku serb është kryesisht i bindur se Gjermania po tregohet shumë e butë ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiçit për shkak të litiumit. Ky këndvështrim ka qarkulluar në opozitë për një kohë të gjatë, por Naim Leo Beshiri nuk mendon se gjuha që vjen nga Gjermania është e butë: “Ekziston një pritje në opinion që retorika duhet të jetë më e ashpër, por mendoj se kjo nuk është realiste. Nuk mund të presim që askush në BE të ndryshojë qeverinë këtu. Vuçiq ka bërë gjithçka për të diskredituar publikun vendas dhe ndërkombëtar. U premtua anëtarësimi në BE dhe lufta kundër korrupsionit, dhe në vend të kësaj morëm lidhje midis qeverisë dhe krimit të organizuar. Është e vërtetë që nënshkrimi i marrëveshjes me Scholz për lëndët e para vitin e kaluar erdhi në kohën e gabuar, por nuk mund të thuhet se Gjermania hesht për momentin për shkak të kësaj. Politikanë nga Gjermania gjithashtu kontribuan në kritikat që u përfshinë në raportin e Komisionit Evropian”, thotë Beširi për DW.

Vuçiq teston kufijtë

Një incident veçanërisht i çuditshëm në parlamentin serb ndodhi në një takim të parlamentarëve gjermanë me grupin parlamentar të miqësisë me Gjermaninë. Në vend të toneve miqësore, të pranishmit thonë se gjithçka përfundoi me ndërprerjen e takimit dhe me sharje.

Çedomir Çupiç beson se ky është “thjesht një skandal i qëllimshëm për ta bërë Vuçiçin të kontrollojë se si do të reagojë Gjermania dhe politikanët e saj. Ai kështu po kërkon disa boshllëqe në politikën gjermane, duke luajtur me kartën e përçarjeve partiake atje, por mua më duket se ai nuk e kupton se në atë kulturë politike, edhe ata që mund të mos jenë aktualisht në pushtet respektohen. Kështu, një njeri i vogël me pak mundësi imagjinon të sjellë trazira në jetën politike gjermane”, vëren profesor Çupiç.

Disiplinimi i ambasadorëve të huaj

Padyshim, Vuçiq u lëndua veçanërisht nga e vërteta e rreth 350 paraqitjeve të tij publike në media, e cila është regjistruar qartë në raportin e Komisionit Evropian, i cili thotë se Vuçiq, në kundërshtim me ligjin, po e mbyt peizazhin mediatik në Serbi. Po kryhet një propagandë e tmerrshme kundër të gjithë kritikëve dhe kundërshtarëve të regjimit, “me qëllim që të mbytet çdo mendim për rrezikimin e qeverisë në zgjedhje të drejta dhe të lira”.

Disiplinimi i gjithçkaje në vend tani ka çuar në faktin se kur dikush nga Gjermania e sheh atë si problem, ke një reagim që shërben edhe si një mënyrë për të disiplinuar ambasadat e huaja, thotë Beshiri. “Vuçiq ia ka dalë mbanë në këtë, sepse ambasadorët në Beograd tani kanë frikë të shprehin kundërshtimet e tyre publikisht. Ai gjithashtu u ka dërguar një sinjal kryeqyteteve perëndimore që të mos i dërgojnë dikë që është shumë i zhurmshëm, por ata që do të thonë diçka me droje pas dyerve të mbyllura”, përfundon drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane për DW.

NENAD ÇANAK: SERBIA ËSHTË NJË THARK ME DERRA FASHISTË BRENDA- U përgatit për botim nga Xhafer Shatri

Nenad Çanak është një personalitet i veçantë jo vetëm në Vojvodinë e Serbi. Ky i thotë gjërat me një gjuhë të qartë dhe pa kursyer askënd.

Po e ndaj me ju këtë intervistë fort interesante që Çanak ia dha portalit malazez “Aktuelno“.

Është intervistë e gjatë, por shterruese dhe keni durim, sepse në çdo rresh të saj do të mësoni diçka të re e të vjetër njëherësh.

Përkthimin e kam bërë përmes IA  dhe, me ndonje korrigjim të vogël po e ndaj me ju./ Xhafer Shatri

“Aktuelno” 21 nëntor 2025

Autori: Stanko Radulović

Themeluesi i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad Čanak, është një nga politikanët më të shquar në këto hapësira, i cili që nga ardhja e Slobodan Miloševićit ka kritikuar në vazhdimësi politikën nacionaliste të dëmshme të Serbisë, që përbën faktorin kryesor destabilizues në rajon.

Çanak ka treguar disa herë me veprime se është mik i Malit të Zi dhe se nuk e sheh atë si një shtojcë të Serbisë, por si një vend sovran dhe subjekt politik me të gjitha veçoritë e veta.

Në një bisedë për portalin Aktuelno, ai foli për situatën në Serbi, kishën serbe, Kishën Ortodokse Malazeze, klimën aktuale politike në Mal të Zi, marrëdhëniet rajonale dhe situatën me Vojvodinën.

Aktuelno: Në Serbi studentët protestojnë tashmë më shumë se një vit, ku u janë bashkuar edhe qytetarët, por Aleksandar Vučić refuzon të largohet nga pushteti. Kur shikohen ngjarjet në shoqërinë serbe, duket se Vučić është i rrënuar, por njëkohësisht duket se të gjithë në Serbi punojnë që ai të mos përjetojë fundin e tij politik kaq shpejt. Si ju duket gjithë kjo tani, duke marrë parasysh se protestat nuk sjellin më rezultatet që kishin në fillim?

Čanak: Fillimisht do t’ju korrigjoja: nuk është fjala për shoqërinë serbe, por për shoqërinë në Serbi. Nuk ekziston Qeveri serbe, por Qeveria e Serbisë, as president serb, por presidenti i Serbisë, dhe kështu me radhë. Kjo është thelbi i çështjes, përmes gjithë konfuzionit dhe kompliksitetit leksikor.

E gjithë skena nuk mund të përshkruhet kështu, sepse nëse diçka nuk ka emër, nuk mund të mendohet për të. Kur i jepni një emër të gabuar (serb), do të çojë në rrugë të gabuar dhe kjo është e gjithë mashtrimi që ndodh vazhdimisht këtu. Nëse e quani gjithçka me emrin e duhur, do të kuptoni se Serbia si shtet ende nuk ka kufijtë e jashtëm të përcaktuar, nuk ka marrëdhënie të qarta me politikën e brendshme, e lëre më me politikën e jashtme.

E papranueshme është që shteti ka lejuar që në të gjitha nivelet të sundojë e njëjta klikë politike, e cila është vetëm transmetim i vullnetit politik, oligarkia politike. Ne jemi në një pozicion ku ekzekutivi udhëhiqet nga një parti, dhe partia udhëhiqet nga kriminelë. Milošević përdorte kriminelët për nevojat e veta, e njëjtë bëhej edhe në SFRJ, por shumë diskret; këtu kriminelët kanë hyrë në një fazë më të lartë, ata nuk janë vegla, janë partnerë në ushtrimin e pushtetit. Serbia në këtë moment është një shtet fashist; nuk flas si fyerje, por si diagnozë, dhe me shumë trishtim për atë se ku ka rënë atdheu im. Keni teokraci, mizogjni, ksenofobi, insistim mbi militarizmin dhe zgjerimet territoriale, pabarazi të qytetarëve para ligjit.

Aktuelno: Vučić filloi sundimin e Serbisë me abolicione…

Čanak: Po, e gjithë historia bazohet në atë deklaratë të shëmtuar të Nikolla Pašiçit: “Ligjet janë për kundërshtarët”. Kur e shikojmë kështu situatën, është e qartë se këto dy vitet e fundit, që nga biseda jonë e fundit, nuk ka ndryshuar asgjë; vetëm trendi na ka çuar në një pozicion ku jetojmë në fashizëm të hapur, në dhunë të hapur nga shërbimet ruse, dhe në dorëzim total ndaj Perëndimit, përveç përpjekjeve për të nxjerrë ndonjë gjë nga fondet e BE-së.

Aktuelno: A i korrespondojnë këtij narrativi fashist dhe aspiratave ndryshimi i disa fjalëve të himnit “Bože pravde”, nga pjesa që thotë “Bože spasi srpskog kralja” (Zot shpëtoje krajlin serb) në “Bože spasi srpske zemlje, srpski rod” (Zot, shpëtoje gjininë (sojin) serb)?

Čanak: Čanak: Ajo ndryshim i himnit është një nga budallallëqet më të mëdha që kam parë në jetën time, sepse në atë mënyrë himni i përkatësishëm është falsifikuar plotësisht, edhe pse Serbia është republikë. Unë do të kuptoja ruajtjen e tekstit origjinal (Serbia ka ruajtur disa simbole monarkiste në stemë dhe flamur).

Davorin Jenko e shkroi himnin me rastin e kurorëzimit të Milan Obrenoviçit, domethënë të mbretit nga dinastia që në Serbi u shuar me sukses pa asnjë pasardhës të gjallë. “Bože pravde” me mbretin e kuptoj si moment historik dhe kjo është e ligjshme, megjithatë ekzistojnë shumë këngë më të bukura për himn sesa kjo.

Ky transformim në “tokat serbe” – dhe tokat serbe janë, përafërsisht, kudo ku jetojnë serbët – as nuk është krejtësisht e saktë, sepse tokat serbe nuk janë më në Kroaci, sepse i referohen vetëm territoreve ku jetojnë serbët; por kjo nuk vlen për Çikagon, ku jeton numri më i madh i serbëve jashtë Serbisë.

Nëse ata kujdesen kaq shumë për serbët, pse askush nuk ka vënë re që në Çikago ka më shumë serbë se në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni së bashku? Kur keni dëgjuar ndonjëherë për kujdes për Serbinë në Çikago? Kurrë. Çikago nuk mund të instrumentalizohet, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Vjenën.

Kjo tregon qartë për pretendimet territoriale dhe politike që Serbia, si një shtet fashist, i ka. Po ashtu, në disa pjesë të Ukrainës, për shembull në Kharkiv, flitet rusisht, sepse është kryer rusifikimi dhe shkatërrimi i librave në gjuhën ukrainase, e cila ishte e ndaluar dhe fëmijët në shkolla nuk e kanë mësuar gjuhën amtare.

Aktuelno: Si e shpjegoni agresivitetin e Serbisë ndaj të drejtës së Malit të Zi për kishën e vet?

Čanak: Sipas kanoneve ortodokse, kisha zë territorin e një shteti. Në hapësirën e sapoformuar të Mbretërisë së SHS (Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, më vonë Jugosllavia) ekzistonin tri kishëra ortodokse autokefale dhe disa eparki të pavarura: Kisha Ortodokse e Principatës së Serbisë, Kisha Ortodokse e Malit të Zi dhe Mitropolia autokefale e Karlovcit, për nevojat e popullsisë ortodokse në territorin e Austro-Hungarisë.

Duke qenë se kisha rregullohet sipas kufijve të shtetit, shteti i ri, me bashkim, bashkoi kishat ortodokse dhe kjo kishë e bashkuar mori tomos me vështirësi të mëdha në vitin 1922. Kur në vitin 2006 Mali i Zi rifitoi pavarësinë e tij, në atë moment kjo kishë duhej të shpërbëhej dhe duhej të kthehej Kisha Ortodokse autokefale në Mal të Zi.

Aktuelno: Si e komentoni faktin që në Ligjin e Serbisë për religjionin thuhet se kisha në Serbi u themelua në vitin 1836, ndërkohë që manipulohet duke thënë se Kisha Ortodokse Serbe (SPC) u themelua nga Shën Sava në vitin 1219, i cili ka statusin e ndriçuesit, por që kurrë nuk “ndriçoi” askënd?

Čanak: Rastko Nemanjić, Shën Sava, nuk themeloi asnjë Kishë, nuk themeloi asnjë institucion arsimor-arsimor, nuk alfabetizoi kurrë askënd dhe nuk shkroi asnjë veprimtari letrare. Manastiri i Hilandarit tashmë ekzistonte, dhe ai së bashku me babanë e tij e bleu thjesht, dhe për këtë arsye është e çmendur të referohesh në atë periudhë për atë që po ndodh sot. Kur flas për “serbizimin” e Malit të Zi, me këtë para së gjithash kam parasysh atë serbizim politik ofanziv; nuk flas për serbët etnikë dhe personalisht njoh një pjesë të serbëve etnikë për të cilët Mali i Zi është atdheu, të cilët ndihen si patriotë kushtetues të vendit të tyre, Malit të Zi.

Për këtë arsye, procesioni i llampadareve është një nga shembujt më të mirë të keqpërdorimit të lirisë fetare për qëllime politike, ku ata tërhiqnin elemente të këqija nga e gjithë rajoni që të vinin atje dhe merreshin me rrëzimin e pushtetit në Mal të Zi, por jo për shkak të Milos Đukanoviçit, por për shkak të rrugës pro-evropiane dhe pro-NATO të Malit të Zi. Sepse Mali i Zi është copa e fundit bregdeti që nuk duhet të jetë pjesë e NATO-s.

Aktuelno: Serbia është agresive edhe ndaj Bosnjës, e cila nuk mund të shpëtojë nga pesha e vendosur nga Vučić dhe Dodik?

Čanak: Bosnja dhe Hercegovina mund të ekzistojë vetëm dhe vetëm si një shtet qytetar, ndërsa ju e keni bërë një shtet pseudo-etnik tri-natëzues me entitete që nuk janë mjaftueshëm të qarta, por quhet republikë dhe federatë. Shikoni, një shtet që përbëhet nga një republikë dhe një federatë, dhe në të njëjtën kohë, kur përdoren kompetencat e komunitetit ndërkombëtar për të shkarkuar Dodikun, atëherë e gjithë Serbia fillon të ankohesh:

“Na shkarkuan presidentin e republikës”. Nuk është presidenti i republikës, por i entitetit. Republika Srpska duhej të kishte një emër të ndryshuar, sepse ajo u krijua si republikë nga ata që të gjithë ishin kriminelë lufte, shumica e tyre, përveç atyre që vranë veten, janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Dhe tani ju lini një projekt kriminal në gjendje të paprekur, nga emri te institucionet, dhe habiteni pse nuk funksionon. Në luftën civile nuk mund të ketë fund të luftës pa fitues dhe të humbur. Në luftën mes shteteve mund të ketë, por në luftën civile nuk mund të ketë, dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë ka pasur luftë civile me elemente gjenocidi.

Aktuelno: Si e shihni statusin e Vojvodinës në të gjithë këtë?

Čanak: Për gjithçka që ndodh ka një zgjidhje shumë të thjeshtë, kaq e thjeshtë sa dhe dhemb, prandaj të gjithë e mbyllin sytë: një Vojvodinë e pavarur. Në Vojvodinë, SNS organizoi një sërë mitingjesh kundër një “separatizmi vojvodinas”, i cili në fakt nuk ekziston, dhe pastaj unë shkrova një tekst: çfarë do të ndodhte nëse do të ekzistonte?

Këtu shihet qartë se nëse Vojvodina do të ishte një shtet i pavarur, çfarë do të ndodhte: menjëherë do të vendoseshin sanksione ndaj Rusisë, do të ndodhte nacionalizimi i NIS-it (Industriae Naftës e Serbisë, një rafineri emadhe e blerë nga rusët, shënim imi) dhe kthimi i tij në Vojvodinë.

NIS nuk ekziston më; gjithçka është Naftagas vojvodinas me disa pompa karburanti jashtë Vojvodinës. E gjithë prodhimi, fushat e naftës, të gjitha janë në Vojvodinë.

Duke ia kthyer Vojvodinës fushat e naftës dhe duke ia marrë Rusisë, ndërpritet furnizimi i organizatave terroriste në territorin e Ballkanit Perëndimor, një gjë shumë e rëndësishme. Kështu, Serbia nuk do të ketë më asnjë centimetër kufiri me Kroacinë dhe Hungarinë. Heqja e bashkëpunimit në kontrabandë me këto vende për të shmangur sanksionet ndaj Rusisë, sepse Serbia shet naftë përmes Kroacisë për të shmangur sanksionet, dhe Orban si metastazë pro-Kremlini në trupin e BE-së ka një bashkëpunëtor besnik në Serbi.

Dobësia e një Vojvodine të pavarur do të ishte fakti që do të ishte e rrethuar nga shtete kombëtare që do të përpiqeshin ta shpërndanin, prandaj do të duhej të kishte mbrojtje ndërkombëtare si pjesë e një projekti sigurie për të ndaluar depërtimin e Rusisë në Perëndim.

Aktuelno: Në Mal të Zi akuzohet Đukanoviç për kontrabandë cigare dhe naftë, edhe pse dihet se Momir Bulatoviç gjithçka e kishte rregulluar në Tiranë me Berishën dhe që ishte projekti i tij?

Čanak: Mali i Zi ka mbijetuar në këtë mënyrë, ka mbushur buxhetin, ka paguar pensionet, të ardhurat personale dhe gjithçka tjetër, dhe ishte nën sanksione për shkak të politikës së Serbisë. Nuk ishte për shkak të qëndrimit të tij politik, por për shkak të veprimeve të Serbisë.

Mali i Zi, asokohe, ndihmoi opozitën demokratike të largohej nga Serbia që të mos shpërbëhej, siguroi logjistikë për luftën kundër Miloševićit dhe kontribuoi shumë në gjithçka.

Mali i Zi nuk ka devijuar nga rruga evropiane; por është investuar që të devijojë – që nga viti 2016 dhe përpjekja për grusht shteti, ku për interesa të Rusisë vepruan shërbime nga Beogradi, dhe tani a të bëhemi budallenj?

Aktuelno: Si komentoni faktin që asnjë media, madje as ato të pavarura, nuk duan të shkruajnë për krimin në Crvena Zvezda, që është qendër e shpërndarjes së drogës, qendër e mafias ndërtimore, vend ku realizohen filma pornografikë… Organizatat joqeveritare akuzojnë Dragan Milošević dhe Zvezdan Terzić që për 50.000 deri 100.000 euro lëshojnë kriminelët më të fortë nga Burgu Qendror?

Čanak: “E gjitha kjo është e saktë, por para së gjithash, në Serbi nuk ka media – ka makineri propagandistike – dhe ato dallojnë vetëm për atë se për cilin nga tajkunët, pra oligarkët, punojnë, por nuk dallojnë në asnjë mënyrë sa i përket faktit se deri në çfarë mase kanë hequr dorë nga gazetaria dhe merren ekskluzivisht me propagandë. Prandaj unë jam i ndaluar në mediat në Serbi.

Nuk e di nëse e keni vërejtur se kur N1 i regjistron protestat e studentëve, nuk mund të ketë asnjë kornizë (pamje) pa kaluar dikush me qeleshen çetnike ose me kokardë; dhe sigurisht, ikonat dhe kryqet janë të detyrueshme.

Njerëzit që janë aty thonë se ata as nuk e vërejnë këtë, por atëherë pse është kaq e rëndësishme për mediat ta tregojnë sikur ajo të ishte ndonjë forcë udhëheqëse? Sepse ajo nuk është as forcë, e as udhëheqëse. Kjo nuk mund të nxisë askënd, as të mbledhë numër të mjaftueshëm njerëzish, sepse, në fund të fundit, kisha është degë e BIA-s (shërbimit sekret), e cila shërben për të penguar çdo aktivitet që do të drejtohej kundër regjimit.

Kur fëmijët marshuan nëpër Serbi, asnjë kishë ortodokse nuk hapi dyert që ata të flinin aty, por fëmijët flinin nëpër rrugë. Dyert e tyre i hapën kishat katolike. Tani, në SPC kanë zbuluar, në mënyrë që të shënojnë edhe më tej territorin, se në Novi Sad paskëshin munguar 11 kisha, veçanërisht në Liman dhe në pjesët ku SNS tradicionalisht humbet zgjedhjet.

Pra, ky vend është një stallë derrash, një stallë derrash fashiste, ku priftërinjtë e SPC-së janë një grup i organizuar kriminal që ka të gjitha privilegjet të financohet nga buxheti, pa paguar taksa, të punojë me para në dorë pa faturë fiskale dhe njëkohësisht të ketë televizionin, radion dhe mediat e veta.

Njëkohësisht, me RTV-në e Vojvodinës menaxhohet nga Beogradi.”

Aktuelno: A do të sillte pavarësia e Vojvodinës relaksimin e marrëdhënieve në rajon dhe përfundimin e ëndrrës së Serbisë së Madhe?

Čanak: Pavarësia e Vojvodinës do të na çonte në një situatë ku kufiri me Kroacinë dhe Hungarinë do të pacifikohej, ku programi i RTV Vojvodina-s do të transmetohej në gjashtë gjuhët zyrtare që ekzistojnë në Vojvodinë. Kjo do të ishte një goditje serioze ndaj propagandës në serbisht dhe hungarisht që shkon drejt Vojvodinës. Dobësia e Vojvodinës së pavarur, do ta përsëris, do të ishte fakti se ajo do të ishte e rrethuar nga shtete nacionale, të cilat do të përpiqeshin ta copëtonin sipas modelit të Bosnjës. Për këtë arsye, Vojvodina e pavarur do të duhej të kishte mbrojtje ndërkombëtare dhe ajo do të ishte pjesë e një projekti të sigurisë për ndalimin e depërtimit të Rusisë drejt perëndimit.

Aktuelno: Si do të mund të zgjidhej kjo?

Čanak: Shumë thjeshtë. Slobodan Millosheviqi nuk u dënua për krime lufte vetëm sepse vdiq, po ashtu edhe Adolf Hitleri – gjë që nuk do të thotë se nuk ishin kriminelë lufte. Pse po e bëj këtë paralelizëm? Austria iu bashkëngjit Rajhut të Tretë me pëlqimin e plotë të njerëzve në Austri, të cilët me entuziazëm e pritën bashkimin me Gjermaninë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, me anulimin e të gjitha vendimeve të regjimit kriminal që ishte Rajhu i Tretë, u anulua edhe vendimi për bashkimin e Gjermanisë dhe Austrisë. Me të njëjtën logjikë, me të cilën u shfuqizua autonomia e Vojvodinës në vitin 1990, të gjithë ligjet dhe kushtetutat pasuese do të duhej të viheshin jashtë fuqisë.

Vojvodina duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes ashtu si të gjitha njësitë federale të ish-Jugosllavisë.

Ndryshe nga Kosova, e cila u pushtua me shpatë gjatë luftërave ballkanike, Vojvodina me territorin dhe popullsinë e saj iu bashkëngjit Serbisë. Ajo nuk u çlirua – kjo është një gënjeshtër e pastër – as nuk u bashkua me ndonjë Kuvend. I ashtuquajturi Kuvend i Novi Sadit kishte po aq legjitimitet sa kishte Kuvendi i Podgoricës gjatë aneksimit të Malit të Zi në shtetin e ri. Aty ishin vetëm përfaqësues të popujve sllavë. Sllavët në atë kohë përbënin më pak se 40 për qind të popullsisë, kështu që edhe sikur të ishin përfaqësues legjitimë, përsëri do të ishin nën gjysmën, sepse dy të tretat ishin popullsi josllave.

Kjo mënyrë e bashkimit, e cila tani paraqitet si një lloj çlirimi i Vojvodinës, është farsë. Ne madje si Ligë kemi përgatitur një propozim që këta e hodhën poshtë. Donim të ngremë monumente për të gjithë ushtarët serbë të rënë për çlirimin e Vojvodinës në Luftën e Parë Botërore. Shuma e nevojshme? Zero – sepse nuk ka…

Kur arritën në Petrovaradin, ndenjën tre ditë atje duke pritur të kalonin Danubin, ndërsa këtu qytetarët e Novi Sadit vetë organizuan patrulla që ruanin disi rendin nëpër rrugë. Kurse ata të ashtuquajtur çlirimtarë u përshëndetën nga kryetari i qytetit me fjalët:

“Po ku ishit deri tani?”.

Vetëm një vit më vonë, në gazetën “Zastava”, gazetë e serbëve në Vojvodinë, në faqen e parë u botua teksti:

“Qaj, Vojvodinë, çfarë të ka ndodhur”, dhe pastaj renditen plaçkitjet dhe grabitjet që pasuan – njësoj si në Mal të Zi, në Republikën Serbe të Krajinës, në Bosnje e Hercegovinë. Pra, gjithçka që ka bërë Slobodan Millosheviqi dhe regjimi i tij kriminal duhet të shpallet e paligjshme – ashtu siç u shpall e paligjshme çdo gjë e bërë gjatë kohës së Hitlerit, por edhe çdo gjë e bërë pas asaj kohe.

Pastaj Beogradi do të fillojë të bërtasë se kjo është shkatërrim i këtij apo atij, ndërkohë që, po të shikohet më nga afër, Beogradi është një kancer i metastazuar në tokën e Ballkanit Perëndimor, që thith energjinë nga gjithçka. Dhe për këtë arsye po shiten hektarë të tërë të tokës më pjellore për të ndërtuar fabrikën e gomave “Ling Long”, e cila është eksteritoriale dhe ku nuk mund të hyjnë as automjetet e ndihmës së shpejtë. Kush ju dha të drejtën të cenoni kështu subjektivitetin tuaj duke dhënë koncesione të tilla vendeve të tjera?

Aktuelno: A mund ta imagjinoni ndonjë italian, për shembull, në Zvicër, të thotë se nuk e njeh Zvicrën si shtet – siç po ndodh në Mal të Zi – e pastaj të shpërblehet edhe me postin e kryetarit të Kuvendit?

Čanak: Po, mundem. Ka qenë një italian që avokonte për disa veprime terroriste dhe që kishte jetuar aty 30 vjet. Në mëngjes erdhën, e paketuan dhe e dërguan në “vendin e origjinës”. Në këtë kuptim, gjërat janë shumë të thjeshta: kush vjen, duhet të sillet sipas rregullave që gjen aty. Liria e njeriut kufizohet me të drejtën e lirisë së tjetrit. Në këtë kuptim, liria e fesë kufizohet me të drejtën për të qenë i lirë nga feja. Unë jam që secili ta praktikojë besimin e vet, por asnjë fe nuk më detyron mua të sillem sipas rregullave të saj.

Personalisht jam i pagëzuar si ortodoks, por nga bindja i thellë jam ateist. Tani po punoj që, meqë jam pagëzuar në Kishën Ortodokse Serbe, të më nostrifikohet certifikata e pagëzimit në Kishën Ortodokse të Malit të Zi (CPC).

Aktuelno: A e shkel Krishterimi me veprimtarinë e vet parimet e veta themelore njerëzore?

Čanak: Nuk do të hyja në ato debate teologjike, por Biblën e mbaj pranë vetes sepse ajo, e drejta romake dhe filozofia greke janë tri shtyllat e civilizimit evropian. Po ta lexonte dikush me seriozitet atë që shkruhet në Bibël, jam i sigurt se kjo libër do të duhej të ndalohej për personat nën 18 vjeç.

Aty keni raste ku vajzat duan të kryejnë marrëdhënie seksuale me të atin, keni se si Abrahami ia ofron gruan e vet faraonit – po këto shkruhen në atë Bibël. Lere pastaj që asnjë apostull, domethënë askush që me të vërtetë e ka njohur Krishtin, nuk ka shkruar asnjë shkronjë në Bibël. Ungjijtë sipas Gjonit, Lukës dhe Markut i kanë shkruar nxënësit e apostujve. Madje konsiderohet se Ungjijtë sipas Lukës dhe Markut janë kopjuar nga Ungjilli sipas Gjonit. Prandaj kemi priftërinj që e interpretojnë sipas qejfit një tekst të dobët të një autori të panjohur.

Me fjalë të tjera, Bibla është një “bufe suedeze” justifikimesh dhe çdo lloj marrëzie. Nuk e di nëse ka ndonjë prift që nuk ka qenë më parë narkoman, të cilit i është pëlqyer ideja që brenda natës të lërë mjekër dhe që të tjerët ta dëgjojnë teksa ai llomotit.

Prandaj kam neveri ndaj gjithë kësaj, sepse Kisha Ortodokse Serbe i ka humbur të gjitha gjurmët e legjitimitetit – ajo është një organizatë interesash, e dhunshme dhe arrogante, në shërbim të një organizate edhe më të dhunshme që quhet SDB (UDB), përkatësisht BIA, e cila është në shërbim të kriminelëve dhe kapitalit të madh. Kjo është situata në Serbi, e cila, po e përsëris, është shtet fashist – dhe kjo nuk do të kalojë pa gjak. Siç e keni vërejtur, papritur studentët kanë filluar të vdesin dhe papritur gjithçka ka filluar të shkojë për keq. Kush mendon se kjo do të ndalet, gabon rëndë.

Aktuelno: Para 25 vitesh Serbia nuk e dënoi siç duhet regjimin e Slobodan Millosheviqit dhe politikanët e asaj kohe; nuk u krye lustrimi dhe nuk iu konfiskua pasuria e përfituar. Kjo nuk duhet të përsëritet pas rënies së regjimit të Aleksandar Vuçiqit – a jeni dakord?

Čanak: Për këtë jam angazhuar edhe para 25 vitesh. Pa lustrim, domethënë pa ndalimin e partive politike, nuk ka asnjë bisedë për zhvillimet e mëtejshme. Atëherë më tha Gjingjiqi: “Lëre Nenad, s’mund të bësh demokraci duke ndaluar parti politike.” Por ato nuk janë parti – ato janë grupe për kryerjen e ndërmarrjeve kriminale; pra nuk janë parti, por organizata kriminale. Skena politike e Serbisë është e mbushur me prezervativë të tërhequr mbi shërbimet, por kur t’i harxhojnë, nuk mbetet asgjë prej tyre – kështu do të jetë edhe me këta – nuk do të ekzistojnë kur të largohen nga pushteti.

Studentët bënë një gjë të shkëlqyer sepse i çliruan njerëzit nga frika. Tani është e turpshme të jesh “qaci” dhe në anën e regjimit – madje edhe ata që janë, e fshehin dhe turpërohen. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë ditën pas rënies së Vuçiqit. Nëse menjëherë nuk shpërbëhet policia, BIA, dhe nuk hapen dosjet, pasnesër do të jetë vonë. E kam parë, e kam përjetuar.

Kalimet (dezertimet politike) ndodhin brenda një nate, dhe 300.000 “qaci” brenda natës do të kalojnë te studentët dhe do të arrijnë të futen në aparatin shtetëror. Prandaj nuk marr pjesë në asgjë nga kjo, sepse nuk dua të jem në shtyllën e turpit për gjithçka që do të ndodhë pasnesër – sepse do të vijë kolapsi brenda një viti, dhe pastaj këta do të kthehen me thika të përgjakura dhe do të therrin nëpër rrugë.

Prandaj Vuçiqi duhet të largohet. Por nuk mund të ketë kaq shumë padrejtësi pa u marrë dikush përgjegjës. Atyre duhet t’iu konfiskohet pasuria, duhet të përfundojnë në burg për kontratat që kanë bërë, sepse kanë shpallur si sekrete shtetërore çdo marrëveshje nga e cila kanë pasur përfitime të mëdha. Kjo duhet që populli të marrë pak frymë lirisht.

Aktuelno: Çfarë pas kësaj? Sa njerëz duhen për të marrë administratën shtetërore?

Čanak: Për marrjen elementare të administratës shtetërore ju duhen 6.000 njerëz që nuk duhet t’i prekni e edhe 6.000 të tjerë që duhet t’i largoni menjëherë, në mënyrë që në vend të tyre të fusni njerëz që do ta kryejnë punën. Serbia në këtë moment nuk i ka këta 6.000 njerëz – dhe në këtë kuptim, kjo është tragjedia e kohës në të cilën jetojmë. Para ambasadave qëndrojnë të rinj që po largohen; Serbia po zbrazet. Në Novi Sad dhe Beograd popullata po rritet, ndërsa në qytetet e tjera po bie – do të kemi një vend të zbrazët.

Aktuelno: A është botuar libri juaj në Mal të Zi?

Čanak: Romani im “Udhëtarët për Molusia” është botuar në Mal të Zi, dhe kushti im i vetëm ka qenë që të përkthehet në gjuhën malazeze. Nuk kam kërkuar asnjë honorar nga botuesi, dhe ky është libri i parë i një autori që shkruan në serbisht e që përkthehet në gjuhën malazez gjatë shumë dekadave të fundit.

Aktuelno: Kur u botua “Kurora e maleve” për herë të parë në Beograd më 1851, duhej të përktheheshin 400 fjalë sepse atëherë ishte i pakuptueshëm në Serbi, ndërsa ne në Mal të Zi e kuptojmë sot “të papërkthyer” për mrekulli?

Čanak: Po, nuk munden ta kuptojnë. Ka edhe diçka më qesharake t’ju them. Personalisht, për nevojat e shkollës së partisë, kam përkthyer “Naçertanijen” e Ilija Garašanin, sepse ai ka shkruar në serbishten e vitit 1844, dhe ajo gjuhë është plotësisht e pakuptueshme sot.

Çështja e gjuhës është komplekse – por edhe ky akti im që romani im të përkthehet në malazez, të “jotizohet”, ka një arsye të thjeshtë: gjuha malazeze nuk është e drejtuar kundër askujt. Ajo është një formë miniaturore e revoltës kundër zhdukjes së identitetit.

Dhe për këtë arsye, pavarësisht se është aq e afërt me serbishten, kroatishten dhe boshnjakishten, gjuha malazeze duhet të jetë një nga gjuhët zyrtare të shtetit – nëse jo e vetmja. Ju s’mund të shfuqizoni diçka vetëm sepse i ngjan diçkaje tjetër.

Keni gjuhën ukrainase dhe ruse, të cilat kanë 70 për qind fjalë të përbashkëta, ndërsa serbishtja dhe rusishtja kanë 60 për qind fjalë të përbashkëta.

 

 

Rumania ngre avionët pasi iu shkel hapësira ajrore gjatë një sulmi rus në Ukrainë

Një avion luftarak rumun, F-16.

Radio Evropa e Lirë

Rumania i ngriti avionët luftarakë të mërkurën pasi një dron shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus kundër infrastrukturës ukrainase pranë kufirit, tha Ministria rumune e Mbrojtjes.

Rumania, shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, e ndan një kufi prej 650 kilometrave me Ukrainën.

Pjesë të dronëve të shkatërruar rusë kanë rënë disa herë në tokën rumune, pasi Moska sulmon infrastrukturën e portit ukrainas përgjatë lumit Danub, përballë Rumanisë.

Ministria tha se radari së pari kapi sinjalin e një droni 8 kilometra brenda hapësirës ajrore kombëtare, pranë dy fshatrave në qarkun Tulcea.

Sinjali i dronit u zhduk nga radari para se të rishfaqej herë pas here për 12 minuta pranë fshatrave në qarkun Galati, shtoi ajo.

Rumania ngriti dy avionë Eurofighter – pjesë e misioneve gjermane të kontrollit ajror në Rumani – dhe më pas dy avionë luftarakë rumunë F-16, si dhe paralajmëroi qytetarët në qarqet juglindore Tulcea dhe Galati që të kërkonin strehim, tha Ministria.

Ministria shtoi se nuk ka marrë njoftime për dronë që kishin goditur tokën brenda Rumanisë.

Polonia, vend anëtar i NATO-s që kufizohet me Ukrainën perëndimore, i mbylli shkurtimisht aeroportet Rzeszov dhe Lublin në juglindje të vendit dhe ngriti avionë polakë dhe aleatë si masë paraprake për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore.

Mali i Zi thotë “Jo” Putinit, Podgorica “dush të ftohtë” ambasadorit rus!

Dështojnë tentativat e Putinit për të ndërhyrë në Malin e Zi…

Mali i Zi i ka thënë “Jo” Moskës. Rusia duket qartë se po bën gjithçka të ndërhyjë në rajon dhe sidomos në vende si Mali i ZI, Maqedonia, Bosnja apo Serbia. Por sot ka pasur një zhvillim interesant nga Podgorica.

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka thirrur sot në një takim urgjent ambasadorin e Federatës Ruse në Podgoricë, Aleksandar Lukašik, duke i dorëzuar një notë të qartë proteste për deklaratat e tij të fundit, të cilat autoritetet malazeze i konsiderojnë si “të papranueshme, të panevojshme dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të shtetit”.

Sipas MPJ-së, ambasadori rus ka dalë jashtë çdo kornize të sjelljes diplomatike duke kritikuar hapur:

-vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për t’iu bashkuar mekanizmit të NATO-s për ndihmë dhe trajnim të Ukrainës (NSATU),

-si dhe intervistën e presidentit malazez Jakov Milatoviç për gazetën franceze La Croix, ku ai theksoi se zgjerimi i BE-së është mjeti më i fortë për të kufizuar influencat e aktorëve të tretë, përfshirë Rusinë.

Këto vlerësime janë ndërhyrje e pastër dhe Mali i Zi nuk do të lejojë që askush të cenojë integritetin e institucioneve dhe politikës së jashtme të vendit”, theksoi MPJ në reagimin e saj.

Autoritetet malazeze i kanë bërë të qartë ambasadorit Lukašik se çdo deklaratë e ngjashme në të ardhmen do të trajtohet si veprim i qëllimshëm armiqësor, me pasoja diplomatike të menjëhershme, duke nënvizuar se Podgorica orienton politikën e saj të jashtme mbi interesat kombëtare, anëtarësimin në NATO dhe kursin drejt Bashkimit Europian – jo sipas direktivave nga Moska apo cilido aktor tjetër.

Mali i Zi pret që Ambasada e Federatës Ruse të respektojë plotësisht institucionet dhe zyrtarët e saj, dhe se në kryerjen e politikës së saj të jashtme, Mali i Zi nuk vepron sipas udhëzimeve të asnjë pale, por ndjek vazhdimisht interesat e veta kombëtare dhe strategjike, të përcaktuara nga prioritetet e politikës së jashtme – anëtarësimi në NATO dhe angazhimi ndaj procesit të pranimit në BE“, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Deklaratat e ambasadorit rus kanë shkaktuar nervozizëm të dukshëm në krahun perëndimor të politikës malazeze. Më 13 nëntor, Lukašik akuzoi Parlamentin e Malit të Zi për “veprimtari antiruse” pas votimit të angazhimit në misionin e NATO-s për Ukrainën. Edhe më herët, më 1 nëntor, ai kritikoi Podgoricën për “përshpejtimin e panevojshëm të rrugës drejt BE-së duke dobësuar lidhjet me Rusinë”.

Podgorica po i dërgon sinjalin më të fortë Moskës që nga viti 2014: Mali i Zi mbetet i ankoruar në strukturat euro-atlantike dhe nuk toleron presione, qoftë edhe përmes zhargonit diplomatik të ambasadorëve rusë në rajon. /Pamfleti

Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të Kushnerit në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm

Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.

 

Radio Evropa e Lirë

Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të premten një ligj të posaçëm për shembjen e godinës së bombarduar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në qendër të Beogradit, për t’i hapur rrugën ndërtimit të një hoteli luksoz nga Jared Kushner – dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump.

Rindërtimi është veçanërisht i ndjeshëm në Serbi, pasi kompleksi modernist i mesit të shekullit XX u shkatërrua pjesërisht gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, që i dha fund luftës në Kosovë.

Njëqind e tridhjetë deputetë votuan për këtë ligj, ndërsa 40 ishin kundër.

Gjithashtu, Kuvendi serb e miratoi edhe një propozim për të përcaktuar ekzistencën e arsyeve veçanërisht të arsyeshme që ligji të hyjë në fuqi më herët se dita e tetë nga data e publikimit.

Ligji, i quajtur lex specialis, është një ligj i veçantë që ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm në rastet kur të dy rregullojnë të njëjtën çështje.

Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trumpit dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit, vitin e kaluar bëri publik planin për një kompleks hotelier prej 500 milionë dollarësh në qendër të Beogradit.

Projekti përqendrohet në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, në zemër të kryeqytetit, e cila u bombardua nga NATO-ja në pranverën e vitit 1999, gjatë fushatës për të ndaluar sulmet serbe në Kosovë.

Me gjithë dëmtimet, ndërtesa mbeti nën mbrojtje, për shkak të vlerës arkitekturore, sipas aktivistëve lokalë.

Ky ligj anashkalon këtë mbrojtje, duke e shpallur projektin “prioritet kombëtar”.

Ai parashikon që “të gjitha procedurat për zbatimin e projektit të rindërtimit të Shtabit të Përgjithshëm të trajtohen si urgjente” dhe që “të gjitha institucionet shtetërore të marrin vendime brenda kompetencave të tyre pa vonesa”.

Opozita paralajmëron parandalimin e shembjes së godinës

Në debatin para miratimit të ligjit, deputetët e opozitës kërkuan që ai të tërhiqej, duke e cilësuar atë të paligjshëm, ndërsa shumica qeverisëse argumentoi se ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm nuk mund të rinovohej dhe duhet të shembej.

“U bë një përpjekje për rindërtim, por nuk është i mundur për shkak të dëmtimeve dhe materialeve që nuk prodhohen më”, tha Millenko Jovanov, kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të qëndrojë”.

Bilana Gjorgjeviq, një deputete nga Fronti i Majtë i Gjelbër në opozitë, paralajmëroi se dispozitat e këtij ligji përcaktojnë se ai do të hyjë në fuqi një ditë pas miratimit të tij.

“Mund ta paramendoj që do të fillojnë prishjen qysh javën tjetër. Sigurisht, qytetarët do të vijnë dhe do të përpiqen ta parandalojnë, nuk mund ta paramendoj ndryshe”, tha Gjorgjeviq.

Ajo kujtoi se kjo është një godinë pranë ndërtesës së Qeverisë në një pjesë të rëndësishme arkitekturore të Beogradit.

“Qytetarët nuk mund të kenë asnjë interes në këtë. Vetëm regjimi në pushtet mundet, në këtë moment, të ngrohë marrëdhëniet me familjen Trump”, tha Gjordjeviq.

Deputeti i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Petar Boshkoviq, vlerësoi se ndërtesa duhet të ruhet, ndër të tjera, sepse “nyja më e lartë e të gjitha komunikimeve ndodhet poshtë saj”.

“Deputetët në pushtet duhet të mbahen përgjegjës për tradhti të lartë pas kësaj. Unë sugjeroj që hoteli i ardhshëm të zhvendoset në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Boshkoviq.

Ivana Rokviq, deputete nga Lëvizja Popullore e Serbisë (NPS), tha se po shkatërrohet një simbol i historisë dhe shtetësisë.

“Vetëm për hir të qëndrimit në pushtet dhe pasurimit, për pak mëshirë nga Trump”, tha Rokviq.

Qëllimi për të ndërtuar në vendin e kësaj ndërtese u shpreh në vitin 2024 nga Kushner.

Në atë kohë, ai publikoi projekte paraprake mbi bregun shqiptar dhe në qendër të Beogradit, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Shpejt u njoftua se ishte një hotel luksoz, ndërtesa biznesi dhe banimi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ishte i kënaqur me projektin e Kushnerit.

Në nëntor të vitit 2024, Qeveria serbe hoqi statusin e mbrojtur të ndërtesave, duke hapur rrugën që kompania e Kushnerit të vazhdonte me projektin.

Në maj, Prokuroria njoftoi se zyrtari përgjegjës për mbrojtjen e këtij objekti kulturor, kishte falsifikuar një nënshkrim në një dokument kyç dhe ishte arrestuar.

Goran Vasiq, drejtor në detyrë i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, pranoi se kishte sajuar një opinion ekspertësh, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Kompania e Kushnerit, Affinity Partners, e mohoi çdo përfshirje në falsifikimin e dokumenteve dhe premtoi se do të ndërtojë një kompleks përkujtimor brenda objektit, kushtuar viktimave të bombardimeve të NATO-s.

“Nuk mund të më japin leksione”, Vuçiçi mbetet besnik i Putinit: Serbia s’ka pse të justifikojë lidhjet me Rusinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar qëndrimin e tij mbi lidhjet e Beogradit me Rusinë dhe Kinën, duke thënë se ai nuk është një “nxënës në një shkollë fillore” të cilit mund t’i bëhen leksione.

Duke folur në një samit të zgjerimit të BE-së në Bruksel të martën, Vuçiç kundërshtoi atë që ai e quajti “mijëra dyshime” nga shtetet anëtare të BE-së në lidhje me marrëdhëniet e Serbisë.

Vendi ballkanik mbetet një nga të paktët në Evropë që ka refuzuar të vendosë sanksione perëndimore kundër Rusisë, duke përmendur lidhjet e saj historike dhe strategjike me vendin, edhe pse kërkon anëtarësim në BE.

“Nuk mundem dhe nuk do të justifikohem që po flas me dikë”, deklaroi udhëheqësi serb. “Mendoj se është vërtet budallallëk, dhe për të thënë të vërtetën, nuk jam nxënës në shkollë fillore. Besoj se të gjithë duhet të flasin me njëri-tjetrin”, shtoi ai. Vuçiç e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të ndryshojë qasjen e tij ndaj diplomacisë ndërkombëtare.

Lidhur me konfliktin në Ukrainë, ai e pozicionoi veten si një lojtar i vogël, duke deklaruar: “Unë jam një djalë i vogël që vij nga një vend i vogël. Nuk i jap vetes mundësinë të ndërhyj në diçka të madhe.”

Vuçiç e mbrojti gjithashtu udhëtimin e tij të fundit në Rusi si një domosdoshmëri ekonomike. “Kisha shumë arsye për të shkuar atje”, deklaroi ai, duke përmendur diskutimet mbi furnizimet me gaz dhe gjendjen e vështirë të kompanisë serbe të naftës NIS, e cila është në pronësi të shumicës nga gjigandi rus i energjisë Gazprom dhe është sanksionuar nga SHBA-të.

Muajin e kaluar, Uashingtoni aktivizoi kufizime që synojnë NIS (Industria e Naftës e Serbisë), duke e shtyrë Beogradin që ose të sigurojë një shitje të aksioneve të Gazprom në firmë ose të marrë kontrollin nëpërmjet shtetëzimit.

Brukseli dhe Uashingtoni i kanë kërkuar vazhdimisht Beogradit të përafrojë politikën e tij të jashtme me BE-në, veçanërisht duke ndërprerë marrëdhëniet me Moskën – diçka që Serbia i ka rezistuar. bw

Vuçiçi i dorëzuar përballë protestave masive, njofton zgjedhje të parakohshme në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se do të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të protestave të vazhdueshme antiqeveritare.

Trazirat filluan në nëntor 2024, pas shembjes së çatisë në një stacion hekurudhor në Novi Sad, i cili vrau 16 persona. Pas tragjedisë, aktivistët akuzuan qeverinë për korrupsion dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe dorëheqjen e Vuçiçit.

Vuçiç dhe mbështetësit e tij pretendojnë se protestat janë përpjekje të nxitura nga jashtë për ndryshim regjimi dhe janë pjesë e një “revolucioni me ngjyra” të koordinuar të mbështetur nga qeveritë perëndimore përmes përdorimit të OJQ-ve. Ai ka akuzuar forcat e opozitës se bashkëpunojnë me agjencitë e inteligjencës perëndimore, kroate dhe shqiptare për të rrëzuar qeverinë e tij.

Vuçiç u tha gazetarëve të dielën se zgjedhjet parlamentare “do të mbahen para përfundimit të mandatit” të Asamblesë Kombëtare aktuale, e cila skadon në dhjetor 2027.

“Institucionet kompetente në vendin tonë do të marrin vendime në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, por, në lidhje me kërkesat e protestuesve për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme… ato do të mbahen përpara afatit”, tha ai, duke shtuar se data e saktë do të vendoset më vonë.

Në komentet e mëvonshme, Vuçiç përmendi një “mandat gjashtëmujor”, të cilin disa media serbe e interpretuan si një aludim se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen që vitin e ardhshëm.

Njoftimi i Vuçiçit pasoi disa ditë demonstratash të ripërtërira që shënuan përvjetorin e parë të tragjedisë së Novi Sadit. Mbështetësit dhe kundërshtarët e partisë në pushtet SNS të Vuçiçit u përleshën në Beograd të dielën, pavarësisht përpjekjeve të policisë për t’i ndarë ata. Mediat serbe raportuan se u hodhën shishe dhe fishekzjarre, me dhjetëra të arrestuar.

Nën presionin e publikut, qeveria më parë u ofroi lëshime protestuesve, duke përfshirë disa dorëheqje ministrore dhe publikimin e dokumenteve që lidhen me shembjen e Novi Sadit. bw

“Serbia mund të kërcënojë stabilitetin e rajonit”, presidenti i Bullgarisë, Radev: BE duht ta trajtojë këtë problem seriozisht!

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i marrë shumë seriozisht aktivitetet e Beogradit brenda të ashtuquajturës doktrinë e botës serbe, duke paralajmëruar se kjo mund të përbëjë një kërcënim serioz për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është një pikë kritike e sigurisë që kërkon vëmendjen e plotë të Bashkimit Evropian”, tha Radev më 1 nëntor, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me rreziqet që paraqet projekti “Bota Serbe” dhe se si kjo iniciativë nga Beogradi ndikon në sigurinë në rajon, raporton EUalive.

“Unë besoj se është koha e duhur që të gjitha institucionet evropiane ta marrin këtë problem shumë më seriozisht. Është një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme edhe për ne”, shtoi Radev.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, paralajmëroi për rrezikun e projektit “bota serbe”, i cili synon të rivendosë një pjesë të ish-Jugosllavisë me Serbinë në qendër, ndërkohë që rifiton kontrollin mbi Kosovën dhe rikthen në orbitën e Beogradit shtetet tani të pavarura si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të tjera.

“Bota serbe” vepron si një version në shkallë më të vogël i projektit “Serbia e Madhe” të Slobodan Millosheviqit, por edhe si një homolog i konceptit “bota ruse” të promovuar nga Vladimir Putin, i cili dikur tha se Rusia nuk ka kufij.

Në fillim të qershorit 2024, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kryesoi të ashtuquajturin Asamble Gjithë-Serbe në Beograd, e cila mblodhi përfaqësues të serbëve nga e gjithë ish-Jugosllavia. Në atë takim strategjik, u miratua e ashtuquajtura Deklaratë Gjithë-Serbe, e cila paraqiti në letër një plan për zbatimin e konceptit të “botës serbe”. bw


Send this to a friend