Në reagimin e fortë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë gjatë ditës së sotme përmes ambasadorit të tyre në OSBE, një moment i rëndësishëm ishte kur flitej për personat me rekorde kriminale në politike, të cilët influencojnë vendimarrjen dhe qeverisjen e vendit. Më poshtë pjesa e deklaratës ku flitet për këtë problem
“Shetet e Bashkuara të Amerikës vërejnë se me gjithë progresin e bërë për largimin e personave me lidhje kriminale nga listat e kandidatëve, disa prej tyre u përfshinë në kandidim. Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar që të insistojë që partitë politike të ofrojnë kandidatë me reputacion të cilët duan ta çojnë vendin përpara. Eleminimi i korrupsionit dhe largimi i personave me rekorde kriminale nga qeveria mbetet thelbësore për zhvillimin e Shqipërisë dhe mirëqeverisjen e institucioneve demokratike. Rruga më efektive në këtë drejtim që Shqipëria të bëjë reforma konstitucionale dhe legjislative që të ndalojë kandidatët të cilët janë subjekte të influencave kriminale apo me qëllime kriminale, të mos kandidojnë më. Në mbështesim punën e prezencës së OSBE-së për të krijuar një mbështetje në krijimin e një kodi të sjelljes në Parlament dhe ti bëjë thirrje partive përfshirë edhe atyre në opozitë të punojnë në adoptimine tyre”- thekson deklarata e ambasadorit amerikan në OSBE, Daniel B. Bear.
Siç mund të kuptohet nga kjo deklaratë, ky reagimi është në vazhdën e angazhimit të fortë publik që kanë ndërmarrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të pastruar politikën nga personat me rekorde kriminale. Mbetet për t’u parë çfarë rezervon kjo stinë e re politike në vend. Kryeministri Rama është vënë në qendër të kritikave nga opozita, si personi që mbushi parlamentin me kriminelë./Lapsi.al/
Komentet