Me kujtohet, ne femijeri,kur benim gabime , na mbyllnin ne qilar.Ky ishte denimi.
Dalengadale , qilari u be miku yne.
Vlen te theksohet se,qilaret e gjysheve ndryshonin nga njeri tjetri.Kujtimet me te hershme i kam nga gjyshja e babait.
Ne shtepite e vjetra beratase,gjysem nen toke, e gjysem kati siper saj,ndertohej qilari.Ndricimi behej nga dritare te vogla, te vendosur siper tokes.
Zakonisht perdoreshin per te ruajtur produktet ushqimore te konservuara,drute e dimrit,ose orendi te tjera.
Keto qilare,shpesh kishin edhe nje dere qe dilte mbrapa ne kopesht,tek ne ishte ullishte.
Ne nje nga keto ditet ,qe isha e detyruar te rrija ne qilar,hapa deren e mbrapme , me veshtiresi e u ndodha perballe nje lope ,qe nuk di nga kish ardhur,por qe une e shihja per here te pare.U tremba tmerresisht dhe fillova te ulerija :-ujkuuu,ujkuuu.Me ishte mbushur mendja qe ishte ujk dhe aq shume u tromaksa ,sa mbaj mend per ate vere shpetova nga qilari,(nuk i shkonte njeriu ne mend te me fuste aty , me)
Nje vere tjeter ishim ne Paftal,fshat ne rreze te Shpiragut,fshat shkembor por shume i bukur.
Ishte periudhe e vjeljes se rrushit.
Ne femijeve , na hipnin ne kuaj ose mushka brenda ne kosha qe lidheshin te samari i kafsheve.
Vreshtat tona ishin shtreter te ulet ,qe arrinim edhe ne femijet te kepusnim vilet e rrushit.
Kete pune e benim me kenaqsi.
Rrushi i vjele dergohej ne nje qilar ,qe ishte ngjitur me dhomen ku jetonim ,sepse nje te tille kishim.Aty gjyshja mblidhte gjithe niper e mbesa ,qe veronin bashke me te.
E kisha fjalen tek rrushi,te cilin kishim mesuar ta ndanim sipas llojit ( i kuq ose i bardhe), e futnim ne disa kade dhe fillonim ta shtypnim.Ne femijet ishim shume te pershtatshem per kete pune.Aty per rreth ishin vendosur fucite e fermentimit dhe kazani i distilimit te rakise dhe gjithe damixhanet, per raki dhe vere.
Nga rrushi me kokra me te zgjedhura dhe me te embla,gjyshja bente rrecel dhe pekmes.
Ne qilar vendoseshin edhe frutat dimerore , si molle,ftonj,dardha,gorrica,arra e bajame.
Te gjitha keto operacione pune i drejtonte gjyshja ime, e ndihmuar nga nusja e xhaxhait dhe ndonje mikeshe e saj.
Aty ne nje qoshe te qilarit flinte edhe Spirua, nje kushuri i yne,pak me i larget , i cili mezi fliste dhe ne e kishim frike .
Atij i ishte mbushur mendja te martohej dhe ne nje arke te mbyllur me kyc, ne te cilen ruante me fanatizem disa gjera per tia dhene nuses se ardheshme.
Nje here,une me njerin nga djemte e xhaxhait,qe ishim me kurioze,arritem ti merrnim celsin e arkes, dhe kur ai nuk ishte ne shtepi e hapem.
Atje ishte nje dyqan i tere me copa fustanesh,disa bizhuteri te lira,bojra te ndryshme,fruta te mira dhe arra e bajame te qeruara.E c nuk kishte aty.Mbushem duart me arra e bajame dhe mbyllem arken.Sado u munduam te mos linim gjurme , Spirua e kuptoi dhe denimin e morem nga gjyshja, e cila na nderpreu per disa nete me rradhe, historite rreth zjarrit.
Cdo darke na tregonte histori te bukura nga librat qe lexonte,sepse edhe me shume pune e miq, gjyshja jone gjente kohe te lexonte per vete dhe na tregonte edhe ne.
Qilaret e gjysherve nga nena ishin me hije rende.
Raftet ku ishin sistemuar produktet ngriheshin deri lart ne tavan,aty ishte edhe nje tavoline e vogel e nje karrike.
Nje here kisha thyer nje gote te nje servisi,e ime me me kishte mbyllur ne qilar.Atje fillova te cfletoja disa fletore llogarish qe nuk me terhoqen vemendje,pastaj ishin disa letra dhe kartolina me pulla te vendeve te huaja,mbaj mend disa turke, greke dhe amerikane.
Gjyshi im ishte koleksionues i tyre dhe mbi tavoline kishte gjithfare revistash ne gjuhe te huaj ,sidomos greke dhe amerikane(ai kish emigruar 9 vjet ne Amerike).
Gjeja qe me terhiqte vemendjen ishin revistat e ilustruara, i cfletoja dhe nuk e ndjeja qe koha kalonte aty ne qilar.
Perseri u ndesha me qilarin e gjysherve kur isha ne klasen e 5 dhe te gjashte.
Qilari ishte perseri gjysem nentoke por i sistemuar me ndryshe;
Bashke me gjysherit , jetonte edhe nje tezja ime,ose me mire ,ne jetonim tek ajo.
Ne qilar , vendin kryesor e zinte garderoba dhe kupucet e saj qe nuk perdoreshin,ose kishin dale jashte mode.Une provoja aty te gjitha gjerat dhe argetohesha me to.
Perseri aty shiheshin revistat dhe gazetat qe kish koleksionuar gjyshi.
Afer shtepise sone ishte kinema Republika dhe nje shites geshtenjash ,qe ishte gjithmone ne krize per letrat e kausheve.Une dhe Marta,qe ishim shoqe e nuk na ndante gje,disa here u vume ne ngasje,donim te shkonim ne kinema,si tani kujtoj,filmin Doni i qete ,me dy seri dhe nje tjeter ,qe nuk me kujtohet, por nuk kishim leke,atehere biseduam me shitsin e geshtenjave ,sa leter i duhej per biletat dhe nga nje kaush geshtenja te pjekura.
Natyrisht burimi ishte tura e gazetave te gjyshit.
Kete nuk e zgjatem shume sepse ishim aq te rritura sa te kuptonim se mund te benim dem.
Qilari me ka ndjekur edhe me e rritur, kur ndihmoja babane tim te bente vere te kuqe me rrush aromatik, te zgjedhur,dhe fruta te thata,kumbulla,fiq,rrush dhe te hapnim kosheret e bleteve.Im ate ishte agronom dhe kishim rreth shtepise nje kopesht me te gjitha llojet e frutave.
Nuk e di ç’ishte kjo qe shkrova keto kujtime!
Komentet