Në Kaliforni, ekonomia e pestë më e madhe në botë, demokrati Gavin Newsom është rikonfirmuar
VOAL – Demokratët janë imponuar në zgjedhjet afatmesme për postin e guvernatorit, të mbajtura në 36 nga 50 shtetet, duke rrëmbyer shtatë (gjashtë nga republikanët dhe një nga një i pavarur). Tani e kanë kontrollin në 23 shtete, nga 26 në duart e republikanëve (të cilët e mbajnë, ndër të tjera, Floridën – ku nuk ka arritur suksesin Andrew Gillum dhe fitorja shkoi për Ron DeSantis).
Demokrati Gavin Newsom është afirmuar në Kaliforni, ndërsa Andrew Cuomo është konfirmuar në Nju Jork. Nevada ua ktheu shpinën republikanëve dhe u zgjodh Steve Sisolak. Në Illinois është imponuar Jay Robert Pritzker, në Kansas Laura Kelly. Së fundmi, me Gretchen Whitmer, demokratët marrin gjithashtu Michiganin.
Amerikanët, kujtojmë, shkuan të votojnë në afatmesme për të zgjedhur 435 anëtarë të Dhomës, 35 senatorë (nga 100) dhe 36 guvernatorë të shteteve. Duke vazhduar numërimin e votave, demokratët mund të mbështeten në të paktën 223 deputetë në Dhomën e Përfaqësuesve (5 më shumë se më 218) krahasuar me 199 republikanët. U përmbys përqindja në Senat, sipas të dhënave të publikuara nga CNN, republikanët shkojnë në 51 (një më shumë se 50 që përdoret për shumicën).
Komentet