Ftesa e Bashkisë me foton e Haki Toskës, si dhe disa foto të paraqitur gjatë festimeve
Nga Kastriot Dervishi Para tre ditësh, më 15 shtator, kryetari i Bashkisë së Tepelenës organizoi disa ceremoni me rastin e “75-vjetorit të çlirimit të Tepelenës”, të cilat përfunduan suksesshëm me këngë për komandantin legjendar të krimit, tallonave, fukarallëkut dhe gazepit. Kjo gjë bëhej vetëm pak ditë pasi në mënyrë të sikletshme, Tërmet Peçi u pa në ceremoninë e 23 gushtit, në përkujtim të viktimave të komunizmit në ish kampin e internimit tela me gjemba të Tepelenës. Në profilin e tij të fb nuk gjendet asgjë nga ceremonia e 23 gushtit, ndërsa është shpikur “çlirimi i Tepelenës” për të kënaqur nostalgjikët e komunizmit dhe për t’iu dhënë rastin.
Në librin “Kronikë e ditëve të stuhishme” (botimi i dytë, i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Popullore, përgatitur nga Lefter Kasneci, Raqi Janushi, Stiliano Sallabanda e plotësuar nga Hysni Berdaj), Tiranë 1972, nuk figuron kurrfarë date për “çlirimin” e Tepelenës. Mund të gjesh lloj-lloj datash, por jo për një “çlirim” apo betejë të zhvilluar në Tepelenë. As në burime arkivore nuk gjendet ndonjë ngjarje e tillë. Datat më të afërta për “çlirimeve” të deklaruara janë 18 shtatori 1944 për Gjirokastrën dhe 22 shtatori 1944 për Krujën. Kësisoj supozohet që “gjermanët e Gjirokastrës” të larguar më 18 shtator, kanë kaluar të qetë në Tepelenën e “çliruar” më 15 shtator.
Në ftesën e nënshkruar nga kryetari i bashkisë, Tërmet Peçi, me titull “Në emër të lirisë” paraqitej anëtari i mëvonshëm i Byrosë Politike të KQ të Partisë së Punës-Haki Toska si dhe Mustafa Matohiti, përkatësisht komisar dhe zëvendëskomisar të brigadës së 6-të komuniste. A thua kishte lidhje Hakiu me “çlirimin” e Tepelenës? Aspak. Edhe Matohiti është vrarë në 29 mars 1944 në betejën e Patosit, e kësisoj nuk ka lidhje me “çlirimin” e Tepelenës. Çfarë lidhje ka kjo brigadë me “çlirimin” e Tepelenës. Ajo u formua më 26.1.1944 në Përmet nga bashkimi i batalioneve “Asim Zeneli”, “Baba Abaz”, “Naim Frashëri” dhe “Abaz Shehu”. Në gusht 1944 brigada kaloi nga Këlcyra në Skrapar, u vendos në divizionin e 2-të komunist dhe u drejtua drejt Labinotit, Martaneshit e veriut. Pas luftimeve në veri, më 27.11.1944 kaloi kufirin shtetëror (të 1913-s). Por si gjëra krejt pa lidhje ishin edhe fotografitë e tjera e treguara që ishin të kësaj brigade. Referuar pamjeve të sjella nga bashkia dhe origjinalit të albumit nr.5 të Arkivit të PPSH-së, sipas numrave të origjinalit, fotot kanë këtë përmbajtje:
1-Mustafa Matohiti (pa datë)
2-Mustafa Matohiti në mes (dy të tjerët nuk dihen)
4-Bektash Bilimani (pa datë)
6-Partizanë në Drisht afër Vishegradit, më 2.6.1945
7-Partizanë në Mitrovicë më 11.4.1945
8-Sulo Veipi dhe MaksutMyrto (pa datë)
10-Partizanë (pa datë)
Asnjëra prej fotove pra nuk lidhet me “çlirimin” e Tepelenës.
Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI/ Një poet gjirokastrit e përcakton qytetin e gurtë në limitet e dashurisë njerëzore: “Po the Gjirokastra, i ke thënë të tëra”. Duke hulumtuar në dokumentet . . .
Për shkak të acarimeve të vazhdueshme politike mbi gjysmëshekullore midis qeverisë komuniste shqiptare dhe asaj britanike, megjithëse kohët kanë ndryshuar, ende sundon harresa mbi kontr . . .
Nga Lulzim Keta/ Për shkak të acarimeve të vazhdueshme politike mbi gjysmëshekullore midis qeverisë komuniste shqiptare dhe asaj britanike, megjithëse kohët kanë ndryshuar, ende sundon . . .
Pjesë marrë nga libri faktografik udhëpërshkrues dhe histirik “Albansk utmaning”-“Sfida shqiptare” e autorëve suedez burrë dhe grua Jan Myrdal dhe Gun Kessele botua në vitin 1970 nga Sh . . .
IMZOT PRENG DOÇI
(1846 – 1917)
SHQIPNIA
KRENOHET ME
IMZOT PRENGEN!
Preng Doçi ishte shumë i vogel kur mbeti jetim pa Baben e vet në Mirditë.Edhe vorfnia e familjes do t’a bante punen . . .
Më 2 korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të huaja që funksiononin në atë kohë në Shqipëri, në kërkim të lirisë së munguar prej 5 dekadash.
Brenda pak . . .
Nga Prof. FEDHON MEKSI
Frederik Shiroka, mjek kirurg i shquar, themelues… i Kirurgjisë moderne shqiptare, lindi më 27 shtator 1907 në Shkodër, qytet me tradita të lashta atdhedashurie d . . .
Nga Agim Janina
Poeti i madh Lasgush Poradeci, thuri mijëra vargje. Por pakkush e vlerësonte. S’kishte shumë rëndësi, ai shkruante e shkruante. Ndoshta vetëm për veten. Atë që ndiente e . . .
Komiteti Kombëtar-Demokratik “Shqipëria e Lirë”, që u formua me niciativën e Mit’hat Frashërit, më 26 gusht të vitit 1949, në Paris, ishte një organizatë që në vitet në vijim, do të lua . . .
Diaspora shqiptare ishte e pafat pse unifikusi i gjakut të shprishur të Arbërit, Peter Genc Chicos, i biri i njërit prej themeluesve të “Vatrës”, arkëtarit të parë të saj, bashkëshoqëru . . .
Nga kështjellat e saj legjendare dhe fshatrat plot me lule e deri te lumi i festuar në zemër të saj, magjia e Luginës së Loire-s nuk zbehet kurrë.
Nëse shkrimtari i famshëm fra . . .
Doli në qarkullim libri ”Shënime mbi ngjarjet në Shqipëri, 1938-1944″ i Delegatit Apostolik Leone Nigris, nën kujdesin e Frano Kullit. Ky libër përbën një burim shumë të rëndësishëm d . . .
Komentet