VOAL

VOAL

Duke kujtuar Lajde dhe Zef Stakun… – Nga Xhahid Bushati

September 10, 2018

Komentet

Duke e njohur frikën tonë, na e shkul zërin nga gryka – “Në rrugë, me Mayakovsky-in” Poezi nga Eduardo Alves da Costa E përktheu Florian Vlashi

“Natën e parë ata afrohen
dhe këpusin një lule nga kopshti ynë,
por ne nuk themi asgjë.
Natën e dytë, ata nuk fshihen më,
shkelin lulet, na vrasin qenin,
por ne nuk themi asgjë.
.
Deri sa një ditë,
më i dobti ndër ta,
hyn i vetëm në shtëpinë tonë,
na vjedh hënën dhe, duke e njohur frikën tonë,
na e shkul zërin nga gryka.
Dhe ngaqë nuk thamë asgjë,
….tani nuk mund të themi më asgjë.”
————
„No Caminho, com Maiakovski“
.
„Na primeira noite eles se aproximam
e roubam uma flor do nosso jardim.
E não dizemos nada.
Na segunda noite, já não se escondem:
pisam as flores, matam nosso cão,
e não dizemos nada.
.
Até que um dia,
o mais frágil deles
entra sozinho em nossa casa,
rouba-nos a luz, e,
conhecendo o nosso medo,
arranca-nos a voz da garganta.
E já não dizemos nada.

—-

Eduardo Alves da Costa  „No Caminho, com Maiakovski“

Edi Rama, JEP DORËHEQJE PARA SE FERRI TË JETË HAPUR- Nga ATDHE GECI

Koha ime dhe koha e kombit na thërret

nuk ka rëndësi ku nisin gjërat e mëdha

as guximi për një realitet më të begatë

ne duhet të çlirohemi prej korrupsionit

prej  bojaxhiut   të  quajtur, Edi  Rama.

O ti që hedhë gas  e plumba mbi rininë

qëndrestare të Shqipërisë, në studentët,

mbi nënat  dhe  prindërit. Bojaxhi, larg

duart nga  protestuesit  shqiptar, larg, o

më i ligu  i  popullit  tënd, dorëhiqu  se

do të heqin si kafshë në koshin e ferrit!

Edi, thuaj lamtumirë karriges së krimit,

jep dorëheqje para se ferri të jetë hapur.

Shqipëria e meriton  një demokraci më

ndryshe, një  demokraci  ku  Shqipëria

është e para! Jep dorëheqje, Edi Rama,

ti nuk do të kujtohesh  më  as  nga ferri

Tirana ta nxjerri ligësinë  nda j popullit

ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike.

Jep  dorëheqje   o  mbeturinë  enveriste,

Jep dorëheqje dorë  e  serbit dhe Kainit

Studentët janë në kohë për ndryshimin!

Jep dorëheqje Edi Rama, jep dorëheqje!

Je i humbur i studentëve të kryengritjes

je i humbur i atyre  që  po  i  gjakos  sot,

jep dorëheqje, para se ferri të jetë hapur!

Atdhe Geci – Dortmund, 2026

ZERO E HËNËS- Tregim nga RUZHDI GOLE

1.
-A ke lexuar ti, babë ndonjë libër… të rëndomtë?
-Po, kam lexuar bir.
-Të kujt autori? Cili është titulli i Librit?
-Autori i librit jam unë, babai yt Lavdërim Lojëza. Titulli i Librit tim është “Maja.” Ende s’e kam botuar.
-Për ç’maja shkruan ti, babë, në këtë libër veç Korabit?
-Shkruaj për majën e penës! Si përhera për alpinizmin.
-Për majën e penës dhe majën e malit?
-Për të dyja majat njëher’sh dhe për secilën veç e veç.
-Si u shkruaka njëher’sh për të dyja majat. Të humbet filli.
-Filli edhe humbet, bir, por gishtat aty janë. Tek gishtat janë sytë.
Sytë tek gishtat ? – e ndërpreu çudie i biri. – Po veshët ç’dëgjojnë ?
-Veshët dëgjojnë njëherë mëndjen e kokës së tyre dhe…
-dhe pastaj ç’dëgjojnë?- pyeti sëdyti habie i biri.
-Ç’thotë mendja e të tjerëve.
-.Gjithë këto rrëfenja qe ke shkruar për majat ku je ngjitur, ooo.
-Tani do i botoj në një libër.
-Sikur e humbasin fillin kaq shumë rrëfenja. Unë mbaj mend kur u ngjitëm bashkë në Himalaje. Para se të shkonim atje i nxehëm gjymtyrët nja gjashtë muaj sa në Korab, sa në Vermosh. Duhet te merrnim çmim nga Shoqata e Alpinizmit.
-E di juria.
-Juria e ditur, juria e ndershme – qesëndisi djali.
-E ndershme. Ndonjëherë dhe e dyshimtë.
-Diç kam ndigjue, diç.
-Çmimet ndahen sipas alfabetit ?.
-Ndahen sipas majave, sipas tymit dhe baltës. Sipas borës e të nxehtit – iu gjegj me të qeshur i ati.
-Dëgjomë mua, dëgjomë, bir : Një libër me alpinistë që ngjiten në Vermosh, në Malin e Bardhë, në Himalaje në palcë të acarit e të rrezikut, në djegore të të nxehtit marrin si kupë majën e malit që ngjitën.
-Po një libër për natën hënore lakuriq merr çmim më të vyer, o babë.
-Shije, shije leximi, o djalë.
-Natyrisht, këndonjësi do ritëm, zbulime të reja tek nata hënore. Gjithçka : gji, buzë e … më fal o babë, buzë e kafshuar. Kjo është rrëfenjë, babë, kjo.
Shije leximi, o djalë – përsëdyti i ati.
– Individualitet dhe…- e ndërpreu ligjërimin e tij Eno.    – Mua, më falni, se po dal nga currilat. Mbrëmje për datëlindje sonte.
-Kalofshi mirë!
Djali përshëndeti mëmën, e cila veç dëgjoi deri tani, dhe të atin. Doli.
-E dëgjove djalin, grua ? Atij i pëlqen  rrëfenja rrëmujë.Të lëpij buzët. T’i shkumbojnë shalët.
E NESËRME  :
-Lavdërimi im i lëvduar, akoma me majat ti.? Lëri njëherë e mirë majat!
-Si the moj grua ? I Iëvduar e i lënduar jam përhera prej teje
-I lëvduar e i lënduar bashkë. Me moshë gjithçka, o burrë.
-Me moshë e me hise, o grua, kjo jetë. Mua më ra hisja e alpinistit. Mali më frymëzoi. Më frymëzon për të rr’fyer ngjitjen e njeriut sa më lart. Rrëfenjë alpinisti … edhe në shtrat.
-A u shofsh, o Lavdo, s’u ngope njëherë. – iu gjegj gruaja ngaqë ia kuptoj se për çka foli.
-Unë përhera jam alpinist. Ngjitem e zbres.
-Sa herë e ke mbërritur majën ti, ouuu..
-Alpinist i rrahur me ngjitjet në alpe. Përhera mbrrija majën. Jo i vetëm. Dhe jo përhera i pari.
-Eh, ndizeshe fluturues atëhere ti.
Edhe jam. Nga maja në majë. S’ka dy vite që ngjita Malin e Bardhë.
-Mundim i madh. I rrezikshëm.
-Rreziku i duhet alpinistit. Ngjitja është fuqi e vërtetë e mendjes dhe e muskujve. Ta kam thënë prej kohësh grua : nëse sot po shkruaj një libër për brezin tim prej alpinistësh i falem alpinistit në të njëzetat e mia.
-Në të njëzetat po, por jo tani në të tatëpjetat.
-Në Vermosh unë edhe tani mund të ngjitem.
Me krahë dylli po – e qesëndisi gruaja.
 -Asnjëherë me krahë. Por edhe krahët të ngjisin në majë.
– Po ma trallis mëndjen.
-Mos u trallis. Alpinisti i rrëfenjës ngjitet e ngjitet. Hunda i zë kore ngrice. Rreziqe ka plot.
-Mbahu, burrë se more malin.
-Unë, o grua si alpinist kam guxuar përhera. Dhe përhera kam pasur frikë. Kam parë keq kur iu ngjita Himalajeve me Enon. Kemi parë njerëz të ngrirë. Djalit iu përzie, villte, djersinte. O Zot, beso në Zot!
-Frikë mbi frikërat ajo. Ju, at e bir, iu ngjiten Himalajeve, ndërsa unë sa nuk u çmenda ahere.
-Gjallë … fati ynë.
-Nuk ishte guxim, po çmenduri.
-Stërmundim po e po, po jo çmenduri. Ndoshta dhe çmenduri. Ajo rrëfenjë është udhë për një rrëfenjë më të gjatë.
-E kush do të dëgjoj sot rrëfenja me acar, o burrë. E dëgjove djalin?
-Nata hënore është kryevepër, grua. E di. Kuq’lon gjithçka, ofshan, ngopet e nuk ngopet.
-Mbahu burrë se prapë more malin- përsëdyti gruaja.
-Rrefenja ndjek rrëfenjën. Si gjurma gjurmën. Vajza me Luisin po ecin këto ditë nëpër male për në Machu Picchu.
-Nuk janë alpinista ata. Do lodhen shumë.
-Janë të stërvitur grua. Kanë një vit që ngjisin majat rreth e rreth Nurenbergut. Ti e di, i ke parë vet. Kanë marr pjesë në tri maratona. Nuk janë pak për të ecur për në Manchu Pinchu.
-Eh, o burrë, eh, tjetër meraku im, tjetër yti.
-Mbi të githa, o grua, Zaira dhe Luisi janë të dashuruar.
-Iu shtoftë dashuria atyre,!
-Kjo është rrëfenjë e vërtetë, grua. Kjo nuk është rrëfenjë, por një e vërtetë për t’u rr’fyer. Rroftë dashuria!
2.
At e Bir prej vitesh jetojnë bashkë. Në një ngrehinë të rrënuar dy katëshe. Poshtë hauri, sipër frymorët. Rrënimi duket qysh së largëti prej rrugicës mbushur me kallama dhe gugatje bretkosash. Burrit tetëdhjetë e pesë vjeçar, i ka vdekur gruaja në Asturia. Birit i ka vdek’ mëma. Jetuan ca kohë atje ngaqë ati i atit, gjyshi i birit të atit, një jetë të tejme e ngriti tutje. Në minierën e San Nikolas në Asturia. La të holla dhe një shtëpi për t’u rehatuar. At e bir, zonja-grua e mëma-zemër shkuan të tre para kusur vjetësh në qytetin ku kishte jetuar e ngrysur jetë babai i tetëdhjetë e pesë vjeçarit, gjysh për të birin e tij e vjehërr për zonjën-grua e mëmën-zonjë. Punuan çka t’u sillte dita, nuk ia përtonin punës, por shtëpisë ku jetonin nisën t’i krisnin kockat e t’i fuste ujë dyshemeja. Sëmundja e pashërueshme e gruas, spitalet sikur ua rrëshqitën tokën nën këmbë.
E lanë Spanjën. U kthyen.
E ndjera u varros në Shqipëri, në qytetin e lindjes në Cërrik. Atje e çoi më shumë amaneti i saj sesa detyrimi i të shoqit dhe dhemshuria e të birit.
At e bir u kthyen në vendlindje.
Ati unjur, unjur kohë të gjatë në karrike. Lëviz pak, fare pak tani. Çuditërisht zërin e ka të kthjellët çka është e rrallë,  shumë e rrallë për moshën e tij.
I biri klarinetist luan në orkestrën e qytetit. Jep ca orë solfezh në shkollë.
Të dy janë bashkë vetëm në mbrëmje. Tetëdhjetë e pesë vjeçari jeton gjithë ditën vetmimtar. Dy nga unazat e shtyllës kurrizore i ka të krisura. Të krisura nuk janë por… të shohim çdo thotë mjeku …përsëri ato që ka thënë për operacion apo asgjë të re. Asgjëja është frika nga e panjohura, nga e njohura e papërballueshme.
Ç’jetë kjo…- psherëtiu i moshuari. – kush isha ahere? S’më zinte këmba dhe. As në tokë dhe as në det. Në vrap ma kalonte vetëm deti. Deti i të marrëve e i marrive. Sa shumë rrija në tokë. Me të ndriturën time. Sa pak sot me të ndjerën.
I mbylli sytë, lëvizi në ajër krahun sikur do të prekte fytyrën e dashur, që sa e kujtoi. Asgjë. As zë, as frymë. Po a jeton njeriu pa frymë e pa zë? Njeriu është vetja natyrisht, por njeriu është edhe tjetri. Fryma dhe zëri i njohur. Të jetosh vetëm me zeron? Zero kjo vetmi, zero kjo bukë që përtypim unë dhe im bir. Shijon hidhur, zero.
Pak kujtohen për djalin dhe më pak për mua. Ooo, si ngjitesha ahere në Kaninë. Në Kaninë e në Shashicë. Këmbët në kurriz e fluturimthi në majë. I gjithi në ecje. Duke ecur isha kur më lajmëruan se gruaja nxituar po shkonte në Shtëpinë e lindjes. Lindi vajzën. Fëmija i dytë.
Po përsillej në mendime kujtese. Ndërkohë, dikush trokiti.
Hyrë, hyrë,-iu gjegj i moshuarit trokitjes dhe zgjati dorën e djathtë përpara sikur përpiqej t’ia hapte derën një të sapombrrituri aty. Për vete nuk mbante çelës. E çeli dhe e mbylli derën e shtëpisë për të fundit herë kur u kthye nga varrimi i gruas. Ajo derë ishte mbyllur për të njëherë e mirë me zemër. E hapnin i biri dhe …
Një krokëllimë u dëgjua pak, u hap dera dhe brenda hyri Lavdërimi.
Eja, eja vëllaçko – i qeshi paksa të sapoardhurit i zoti i shtëpisë. U përpoq të ngrihej, nuk mundi. Ndjeu dhimbje, lëshoi një zë të mbytur. Menjëherë u plas tek karrikja.
-Më mirë më dukesh Bekim, më mirë.
-Eh, e mira ime. E mira ime e zezë.
-Mos e lësho veten. Jetojmë.
-Jetoj në karrike-iu gjegj Bekimi vëllamit të vet me të cilin kishte pirë gjak qysh së vogëlthi.
-Nesër ime motër, e ndjera gruaja jote ka datëlindjen. Do t’ia festojmë?!
I moshuari i hodhi një vështrim mëdyshës të sapoardhurit vëllaçko siç e thërriste një jetë.
-Nesër, ose pasnesër unë do të vdes, unë vdes. Kur do të më përcillni mua ? Në datëlindjen e gruas.?
-Lëri parandjenjat Bekim, o vëllaçko! Asnjë nuk vdes në datëlindjen e vet dhe të askujt tjetri.
-Ndonjëherë edhe mundet, Lavdo. Unë dua të rroj me këmbë e me dorë. Të eci, të dal, të pi një kafe… dhe .. I moshuari zëdrithëruar heshti.
-Jetë qeni kjo, jetë ku unë nuk dëgjoj as të lehura qeni e asnjë mjaullimë maceje.
-Bekim, mjaft të lutem. Mbaje veten! Eja të dalim.
-Të dalim? Mua s’më mbajnë as kurrizi dhe as këmbët. Lermë të lutem, lermë! Unë jetoj në arkivol. Tani më ka mbetur të ul veç kapakun. Ta ul kapakun me duart e mia.
-Mos, vëllaçko, mos! M’i ngule mua gozhdët. M’i ngule keq … pa të keq.
-Do çuditen të gjithë k’saj bote : të festosh datëlindjen e një të ndjere. Tani dhe datëlindjet tona pse duhet t’i kujtojmë?
-Eja të dalim. Tani vjen dhe Eno. Besoj se i ka dalë gjumi të pagjumit.
Edhe gjumë, edhe i pagjumë- qesëndisi tetëdhjetë e pesë vjeçari.
Një xixë drite ia mbushi sytë. Kjo xixë jetonte në të dyja retinat e tij. Jo aq e qartë, jo aq e fshehtë. Sa herë sillte ndërmend hënën.
Sa herë e shihte Bekimi hënën (dhe gruan) duke ecur e vrapuar në tokë. Në tokë e në det. Në të përpjetën e Kaninës dhe kupën diellore mbi Shashicë.
Lavdërimi u afrua tek vëllami i tij, i vuri dorën në sup.
-Pas pak do dalim. Sapo pashë nga dritarja Enon. Po vjen këtu.
NDËRKOHË…PAS
Jugu nuk është dimëror, por ndonjëherë e ka dimrin në palcë. Nja dy-tri ditë sa për t’i nxitur njerëzit të ndezin oxhaqet tek shtëpitë e tyre të hershme dhe sobat me dru.
Bekimi po hiqej çdo ditë nga shëndeti. Kurrizi i dhimbte shpesh. Po të përkulej i bëhej e vështirë të qëndronte drejt pa një ofshamë.
I biri i tij priste t’i vinin drutë nga shërbimi qytetas. Prit, s’ka, s’ka…mos prit, çartu…Po ku ? Ç’drurë të shkulësh? Drurë për të ngrënë shuplaka e shkelma nga roja e ullishtes, për të shkuar pastaj në polici?
E rehatoi të atin në shtrat pasi hëngrën sëbashku mëngjesin. Mëngjesin me pak mëngjes.
-Baba, rri shtrirë, të lutem! Të mbështolla mirë e mirë. Do vonohem paksa se…do vonohem. Ti mos u bëj merak. Koncerti i Vitit të ri është sonte. Jam në orkestër me provën e fundit.
-Mirë, o bir shko, shko…Do bëj si do bëj edhe vetëm sa të vish ti. U veshe mire? Ftohtë sot.
-Më ftohtë se përhera. Shoh xhamat me brymë. S’duket asgjë përjashta.
-S’na erdhën as drutë. Bëëëërr..
Njeriu përpiqej t’i largohej dimrit a dimri i afrohej njeriut? Dimri donte të ngrohej tek njeriu a njeriu donte t’ia përzinte dimrit ftohmën nga pëqinjtë e tij?
Do bëjmë si do bëjmë, o shtylla ime – i tha me gojën plot i biri të atit.- Mos u mërzit. Nesër besoj do vijnë drutë.
-Ç’është kjo fjalë? Ti mbete në këmbë. Gjithçka kryen për mua, më lan mua edhe  … mban gjithë shtëpinë. Shtëpinë dhe klarinetën, o bir. Bjeri fort sonte klarinetës ta dëgjoj dhe unë.
I biri doli. Mori sëpatën mbështetur tek guri përdhesë tek oborri, mbështolli thesin e i qarkoj një spango të trashë. I hipi biçikletës dhe nisi të ec e të rend për atje ku ëndërronte e fantazonte qysh mbrëmë : në hënë. Në henë? Jo,jo … poshtë henës në malin e Shashicës atje ku drurët paksa të mpakur e të rregjur nuk bënin më përpjetë ndonse akoma përpjetë zgjoheshin-ngryseshin, ngryseshin – zgjoheshin kokëposhtë.
Do të bënte dru për një a dy netë. Të ngrohej i ati, ky at aq i fortë e aq i k’putun, aq i papërtuar dhe tashma…
*
A e festuan datëlindjen e së ndjerës të vetët : bashkëshorti, i biri, i vëllai, nipi, kunata…
Të rrish e të vdesësh nën hënë qënka pritja më e paqtë paçka se të përcjellin të nesërmen në mëngjes, në mesditë ose mbasdite pa perënduar ende hisja e kuqe e diellit për njeriun dhe qytetin, pa dalë ende hëna. Se i ndjeri po e pa hënën do ta marr me vete tëposhtë. Por po e mori ai hënën tëposhtë me ç’dritë do ta shohim ne natën, natën e të gjallëve dhe të të vdekurve që aty presin e përcjellin njëri – tjetrin?

Një ditëvjeshte në FLORIDA – Poezi nga Përparim Hysi

 
              1.
Në fushë  fëshërin bari
Flladi seç të tundë “jeletë”
Dalëngadalë  me ngjyrëari
Vjeshta vesh gjethet për rreth.
 
                2.
Një re bletësh gumëzhin rrotull
Edhe shkon mblidhet në pemë
Çof-çof dëgjoj   një çotër
Çotër është apo mëllenjë?
 
              3,
Tek zgjatem që të shoh
E të shuaj pak kureshtjen
Është një “mik” që mirë e njoh
Ndaj s’e mbaj dot buzëqeshjen.
 
                4.
Është një ketër që më”njeh”
Vjen nga unë,ma gjen shtëpinë
Dhe lodron ,sa më sheh
Se ma njeh me kohë miqësinë.
 
                5.
Nxjerrë nga qeska i hedh bukë
(Asnjëherë qeska s’rri bosh)
Tak e merr dhe i ka dukë
Dhe kënaqet (veç ta shohësh)
 
                 6.
Pastaj zë e më ndjek pas
Se s’ha bukën e përmbys kupën
S’ka më mik se sa një kafshë
Kafsha hallal ma ka bukën!
 
                 7.
Unë hedh sytë përmbi liqen
Është i mushur me shpezë plym!
Kjo ditëvjeshte më pëlqen
Kam një gas që  më  bën tym.
 
                 8.
SE më vijnë copëza nga fshati
Një peizazh që mirë e njoh
Ndaj nga buza s’ndahet  gazi
Kam aq gas,sa zë bëj “oh”!
9.
Këtë gas e hedh në vargje
Më vjen keq që s’jam piktor
Gati që t’ia marr me “saze”
Ky peizazh më bën gazmor.

 
                  10.
E harroj moshën që kam
Kjo ditëvjeshte në FLORIDA
Gati pezull më mban
Edhe vargjeve iu vu pika,
 
                            FLORIDA, 29 shtator 2011

POEMI PËR ÇAMËRINË- Nga ATDHE GECI

Tokë e Çamërisë, tokë e Shqipërisë së lashtë,
e lindur nga gjaku dhe prushi i qëndresës,
nga flakët e zemrës dhe nga gjuha e gjallë,
nga gjaku i derdhur në luftëra dhe beteja,
je bimë e rrënjës pellazge, në tokën ku jeton.

Greqia e sotme të shtyp me këmbë mbi bark,
ushqehet nga fushat tua dhe malet me kullota,
shtrihet gjërë e gjatë mbi tokat tënde me det,
duke mohuar ekzistencën tënde o Çamëri,
ajo të vodhi fustanellën po edhe fjalët shqipe?

Fol, tokë e lashtë e Çamërisë së atdheut, fol!
Çamëri, ku mbeti flamuri pellazg i luftërave?
Si u dogj dorëshkrimi i himnit të Pirro Burrit?
Si ndodhi që, nga shpallja «Shqipëria e re»,
të kryqëzohet me emër të panjohur më parë: Greqi?

Çamëri, ti që linde Zeusin, Pirron, Homerin,
ti që ishe në nivelin më të lartë të shpirtit njerëzor,
ti linde plejada të tëra trimash dhe filozofësh.
Hiq pluhurin e të pavërtetave të Greqisë,
ngrite flamurin kuqezi të Kadmit dhe të Ilirit!…

Nuk harrohen çamët, as Çamëria shqiptare,
nuk harrohen arvanët, as arvanitët e Moresë.
Dua që këto vargje të bëhen udhërrëfyes
për brezat që vijnë, si dëshmi e kujtesës,
se brenda Greqisë gjendet një Shqipëri,
Shqipëria, deri në Prevezë dhe në More!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2026

SKENA TË ABSURDITETIT- Nga ARIF EJUPI

Të krimit, të gozhdimit,
të kërcënimit dhe të linçimit,
të gjakut dhe të varreve,
të tekave dhe të hakmarrjeve,
që prangojnë duar e këmbë,
që na bëjnë të na vijë turp
kur veten shohim në pasqyrë.
.
T’i thërrasim mendjes së turbulluar
e ndërgjegjes së rrënuar,
ta ndërpresim këtë ves të ndytë,
të mos ia nxjerrim njëri-tjetrit sytë!
.
Ç ‘është kjo çmenduri e ky absurditet?
Babai djalin vret e djali nënën,
burri gruan, vëllai vëllain,
shoku shokun, miku mikun.
Jemi çmendur dhe verbëruar,
duke u bërë dorë e zgjatur e armikut!
.
Ves i lig, ves i ndytë!
Nëpër shekuj i kemi nxjerrë
njëri-tjetrit sytë.
Lëmshit të krijuar
asnjëherë nuk i është gjetur filli!
.
Mjaft me vrasje!
Mjaft me varre!
Mjaft me urrejtje, dhunë e hakmarrje!
Të ndërpritet kjo çmenduri,
ky mjerim dhe kjo ngrënie e vetvetes!
.
Arif Ejupi
Gjenevë, 12 tetor 2026

Lisat nuk ikën- Poezi të reja nga Ismet TAHIRAJ

 

LIRSHËM MUND TË LËVIZIM

 

Mund të  lirshëm në Plluzhinë e

Ticë  më lashtësi arkeologjike

A po në Rezallë  as ndër varre  s’përmendet

Gjakmarrja  assesi plaga

Dhe Likovcin e UÇK-së tashë u vëhen

emrat e luftëtarëve ,fëmijëve

Dhe në Murgën e moç sa vet bota

Po  nuk  mund të  kalosh rrepësisht  është e ndaluar{

Deviçi   i përgjakur që  e dëgjoi  tërë bota

Aty verdikt  japin popat

Mund  të kalosh   lirshëm Radishën të  Banjë të Runikut

Ku Bozhoviqet  e përtrinjë  sehirin

Në  Kuqicë lëvizë  lirshëm   deri kisha  e jonë ,Kisha e Prekocit

Ligjet  na i vë  rrënja e Zubinpotoku

Po s’guxojmi  t’i prekim  dardhat e Dobrit

Në Mitrovicë , në Veri kismet bëjnë  dekorin

Lirshëm  po lëvizim mund të lëvizim

Nuk   na   pengon maçorri ….

 

NJË SERBE E SERTË

Një serbe e sertë

Siç janë vet serbet e sertë

Hidhi gurë mbi te veten çati

E çakërdisur me gjak ne sy

 

Shau pështymë

Lum jargësh në lendinë.

theu xhamin për mbrenda

As mendja s’ta pret

Nata tha ishte e qetë

Vazhdoi vajtimin sikur derdheshin retë.

Nata ishte futë

Dora ishte sekret.

Tha këtu s’ka kulturë

S’rrohet në miniaturë.

Serbja siç ishte vet

E sertë

Përrallisë e gogësinë

As kush s’ merr më vesh.

Siç vyshket gjethi

I kësaj vjeshte

Baltërave vajtim i saj

Shket

Ujërat i gjirizeve

E veshin me te vetin petk….

KRESHTAT NUK SHUHEN

 -Barikadat-

Luaj  më ,lëviz

Më tutje  , tutje

Se  fryma e re

Po i vret fytyra

Dhe leckamaneve u nderron ngjyrat.

 Po shi i idhët shi

Po bie tinez më rehati

Shkërmoq një  livaadh

Livadh  pak e urtak.

 

Luaj ,shih siç po i sheh

Barikadat    më  hije

Më dheun  prej varreve

Gëlqere na vënë  varrëve.

 

Plepat dikush ditën

Tjetëri natën

I sakatoi

Të përgjakur.

 

Dhe shtohën  kamionet

Më fytyrë lije

Si pela  më zgjebë

Hingëllin buriatë

 

E toka  ku  toka shkelim

Na  njeh frymën

Bekimin e nënave

Dhe varret e të parëve

 

Lisat  nuk ikën

As kreshtat  nuk shuhen

Prej  diellit deri të muzgu

Frymon  fryma e jonë

Sa frymon secili njeri mbi tokë

 

Kamionet bartin qefinin

E pështjell seciln kokë të tyre

Kosovë, ktheja emrin e vet Kosovës, Dardani- Poezi nga ATDHE GECI

Në atdheun  tim  të ndarë dhe të copëtuar
një  ëndërr në ëndërr  shtrihet  dhe zgjatet
një  ëndërr  në ëndërr  i  jep krah shpresës
një  ëndërr  në  ëndërr  i  shtohet flamurit

Kosovë, ktheja emrin e vet Kosovës,
Dardani, gjatë e kemi heshtur këtë emër
gjatë  kemi luftuar të çlirohemi, Kosova
na thërret, t´ia kthejmë emrin në Dardani

S´njoh vetëdije më të lartë se të bashkuar
dhe as realitet më të lartësuar se sa atdhe
tokë dardane  ku  unë  jam  lindur e rritur
me forcën e gjuhës e të  gjakut të këndoj!

Fol  tokë  fishtiane e dardanëve  të Ilirisë
tokë barletiane e naimiane e tërë Atdheut
kohë e së vërtetës së ëndërruar ka ardhur
i dremitur jam, po gjumë nuk  kam në sy!

Iliri e atdheut  nuk  shterron me pranvera
nesër  do  të  ketë stuhi, nëpër të duhet të
kalojmë!Kosovë, ky shkrim më vjen nga
zemra, Kosovë, emri im i dheut, Dardani!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2026

Lëshoma hisen time të Diellit, Vëlla- Nga Isuf B.Bajrami

Lëshoma hisen time të Diellit, vëlla, atë copëz drite që më takon, se unë jam bir i kësaj toke, dhe kjo tokë në zemër më këndon.

Lëshoma një rreze mbi vendlindje, një rreze mbi malin që na rriti, mbi lumin që dikur rridhte i pastër dhe fëmijërinë tonë e përcolli.

Vëlla, a e mban mend atë lumë? Atë ujë të kthjellët si loti, ku ne si fëmijë zhysnim duart dhe nuk dinim ç’ishte largimi?

A e mban mend zërin e tij, kur përplasej mbi gurët e bardhë? Sikur na tregonte një përrallë që vetëm fëmijët dinin ta dëgjonin.

Sot kthehem dhe e shoh me dhimbje.

Therra nëpër brigje, drunj të rrëzuar në shtrat, rrjedha e tij e penguar, dhe uji që kërkon një rrugë mes asaj që ne i kemi bërë.

E pyeta veten:

Ku shkoi lumi im?

Por pastaj e kuptova…

Lumi është aty.

Ne kemi ndryshuar.

Ne ia kemi zënë rrugën.

Ne ia kemi harruar këngën.

Dhe kur nisa ta pastroj, dikush më pyeti:

“Pse po e pastron lumin, vëlla?”

E heshta një çast.

Pastaj pashë ujin dhe m’u kujtua fëmijëria.

Iu kujtuan këmbët e mia të zbathura, zërat tanë mbi breg, verat e gjata, dhe ai ujë që na freskonte kur bota na dukej e madhe.

Dhe thashë:

“Sepse dikur ishte i pastër.”

“Lëre”, më thanë.

“Ka qenë gjithmonë kështu.”

Por jo, vëlla.

Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kështu e kemi bërë.

Dhe nëse dikur kemi gabuar, pse duhet t’ua lëmë gabimin edhe fëmijëve tanë?

Pse duhet t’u themi:

“Mos e prek lumin, sepse ne nuk e prekëm”?

Pse duhet t’u lëmë një shtrat lumi me therra në vend të një lumi me jetë?

Vëlla, unë nuk dua të luftoj me askënd.

Dua vetëm të hap një rrugë për ujin.

Dua t’i largoj ferrat që ia kanë mbytur brigjet.

Dua t’i heq drunjtë që ia kanë devijuar rrjedhën.

Dua ta dëgjoj përsëri atë këngën e vjetër që më ka mbetur në shpirt.

Sepse lumi nuk kërkon shumë.

Nuk kërkon pasuri.

Nuk kërkon lavdi.

Kërkon vetëm:

Të rrjedhë.

Ashtu si njeriu kërkon të jetojë.

Ashtu si një fëmijë kërkon të rritet.

Ashtu si një vendlindje kërkon të mos harrohet.

Vëlla, mos ma thuaj:

“Pse po merresh me këtë?”

Më thuaj:

“Çfarë mund të bëjmë bashkë?”

Sepse një lumë nuk pastrohet me një dorë të vetme.

As një fshat nuk ringjallet me një zemër të vetme.

Na duhen duart tona.

Na duhen kujtimet tona.

Na duhet guximi për të mos thënë më:

“Kështu ka qenë gjithmonë.”

Sepse e ardhmja nuk ndërtohet duke ruajtur çdo gjë siç e gjetëm.

Ndonjëherë duhet të pastrojmë atë që kemi lënë pas.

Të hapim rrugën e mbyllur.

Të kthejmë ujin në shtratin e vet.

Të mbjellim aty ku kemi prerë.

Të shërojmë aty ku kemi plagosur.

Dhe mbi të gjitha, të mos kemi frikë të bëjmë një të mirë vetëm pse dikush pyet:

“Pse?”

Vëlla, unë e di pse.

Sepse ky lumë është një pjesë e fëmijërisë sime.

Sepse ky ujë ka prekur këmbët e mia.

Sepse këta gurë kanë dëgjuar të qeshurat tona.

Sepse këto brigje mbajnë gjurmët e hapave tanë.

Sepse vendlindja nuk është vetëm një vend në hartë.

Është ajo që të dhemb kur je larg.

Është ajo që të thërret kur askush tjetër nuk të thërret.

Është ajo që ta njeh zërin edhe pasi ke harruar si tingëllon vetë zëri yt.

Prandaj, vëlla, lëshoma hisen time të Diellit.

Mos ma mbyll dritën me fjalët e së kaluarës.

Mos ma mbyll rrugën me “kështu ka qenë”.

Lëre një rreze të bjerë mbi lumin tonë.

Lëre një rreze të hyjë nëpër degët e dendura.

Lëre ujin të marrë frymë.

Lëre lumin të këndojë.

E kur një ditë fëmijët tanë të vijnë këtu, të ulen pranë ujit, të zhysin duart në të dhe të pyesin:

“Kush e bëri lumin përsëri të pastër?”

Ne të mos tregojmë gishtin kah njëri-tjetri.

Le të themi vetëm:

“E bëmë bashkë.”

Dhe atëherë, vëlla, kur lumi të rrjedhë i lirë mes dy brigjeve të tij, kur bari të jetë përsëri i gjelbër, kur zogjtë të zbresin mbi ujë, kur fëmijët të qeshin në breg,

unë do të ulem pranë teje.

Do ta zhys dorën në ujë si dikur.

Dhe ndoshta për një çast do të harrojmë vitet që ikën.

Do të jemi përsëri fëmijë.

Dhe lumi do të na njohë.

Do të na thotë:

“Erdhët më në fund…”

E ne do t’i themi:

“Po, lumë. Erdhëm. Nuk erdhëm vetëm të të shohim. Erdhëm të ta kthejmë lirinë.”

E kur Dielli të bjerë mbi ujë dhe lumi të marrë ngjyrën e arit, do të të them ty, vëlla:

Lëshoma hisen time të Diellit. Jo më shumë se ç’më takon. Vetëm një rreze mbi vendlindjen time, një rreze mbi lumin tim, një rreze mbi kujtimet tona.

Sepse ajo dritë nuk është vetëm e imja.

Është e jona.

Dhe nëse e ndajmë me njëri-tjetrin, nuk pakësohet.

Shtohet.

Vendi i Lekës,07.10.2026

DASHURIA Poezi nga Marina Cvetaeva (8.10.1982-31.08.1941) E shqipëroi Elida Buçpapaj

Zjarr? Uragan? Tërmet?
Le të shkojmë më ngadalë…
Dhimbje e njohur si për sytë pëllëmba
e dorës dhe për buzët
emri i fëmijës tënd…

Mendjelehtësi—mëkat i dashur Poezi nga Marina Cvetaeva (8.10.1982-31.08.1941) E shqipëroi Elida Buçpapaj

Mendjelehtësi—mëkat i dashur

shoku im i dashur i udhëtimit dhe armiku im i dashur!

Ti më spërkate të qeshura në sy

dhe venat me mazurka m’i spërkate.

 

Prej teje mos e ruaja unazën e martesës mësova

për këdo që Jeta do të më martonte!

Të filloja rastësisht nga fundi

dhe të mbaroja ende para fillimit.

 

Të isha si kërcell dhe si çeliku

në jetë ku kaq pak mund të bëjmë …

Të kuroja trishtimin me çokollatë

dhe të dukesha e qeshur në fytyrat e kalimtarëve!

Flijimi i Etëhem Haxhiademit nuk është vetëm i djeshëm – Ai vijon edhe sot nga vetë Akademia e Shkencave e Shqipërisë Nga Robert Martiko

TË PËRPIQESH TË FUTËSH NJË UNIVERS TË TËRË BRENDA NJË KOKRRE ARRE

Absurditeti i madh i një akademie, në mijëvjeçarin e tretë

Flijimi i Etëhem Haxhiademit nuk është vetëm i djeshëm. Ai vijon edhe sot nga vetë Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Ndërsa studimet akademike shqiptare mbeten të përqendruara kryesisht te dokumenti, biografia, gjuha, historia dhe arkivi, Bota e Ideve mbetet e patrajtuar. Pikërisht ajo Botë që ka qenë një nga forcat e mëdha të zhvillimit të Mendimit perëndimor dhe të ndryshimit të fatit të miliona njerëzve.

Paradoksi i madh është se Haxhiademi punoi pikërisht në këtë terren dhe çuditërisht ja mohojnë. Njeriu përballë fatit, Lirisë, fajit, Përgjegjësisë, së Mirës dhe së Keqes, është një përmasë e tij që nuk pranohet t’i njihet në asnjë mënyrë. Nuk ekziston as dëshira akademike më e vogël për ta njohur.

Në vend që horizonti akademik të zgjerohet për ta përfshirë, bota e Haxhiademit mbahet peng.

Është e mundur të zvogëlohet Haxhiademi vetëm në biografi, dokument dhe histori letrare? Kjo është sikur të përpiqesh të futësh një univers të tërë brenda një kokërr arre.

Është Bota e Ideve ajo që hap rrugën drejt vetë së ardhmes së shoqërisë shqiptare. Mbajtja peng e Mendimit të Haxhiademit brenda kufijve të vjetër, sot në Mijëvjeçarin e Tretë, është një absurditet i vërtetë akademik, kufij që mendimi perëndimor i ka flakur tutje prej shekujsh.

POR ATËHERË LIND NJË PYETJE AKOMA MË E MADHE

Po sikur nesër Skënderbeu të studiohet jo vetëm për betejat, aleancat, dokumentet dhe kronikat, por si një univers idesh mbi Lirinë, Dinjitetin, Përgjegjësinë, pushtetin, zgjedhjen dhe Njeriun? Çfarë do të ndodhë? Do të vazhdojë edhe Skënderbeu gjigant të futet brenda së njëjtës kokërr arre?

Sepse problemi nuk është më Haxhiademi. Problemi është vetë horizonti i kufizuar i Mendimit akademik shqiptar.

 


Send this to a friend