Voal – Këngëtari Bono është fans i shpallur i Papa Françeskut, sepse Ati i Shenjtë është burim frymëzimi për muzikantin irlandez me famë botërore. Këtë simpati të tillë Bono e deklaroi në një video mesazh në majin që shkoi kur u inagurua në Milano Expo 2015. Ai nuk ishte i pranishëm dhe përshëndeti me një video.
Ndërsa në intervistën që dha kësaj here për gazetën La Stampa, muzikanti irlandez e ka definuar Papa Frençeskun një poet. “Është poet me fjalët dhe simbolet. Jam i lumtur që të punoj me të, ashtu si punuam bashkë me Papa Gjon Pali II në fushatën për anullimin e borxhit, i cili ishte një lider i jashtëzakonshëm.
“Këtë Jubile kemi një fenomen botëror. Është Jubileu i Mëshirës. Mëshira duhet të artikulohet jo në mënyrë abstrakte, por me veprime ndryshimi, me ndryshim të politikës dhe të njerëzve”, tha Bono në intervistën tek la Stampa . »
Komentet