ARKIV/ Përballja mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos në vitin 2002 në “Opinion” në Tv Klan është debati më i famshëm dhe më i ndjekur në vend, emision që u transmetua në atë kohë edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Dy liderët politikë të asaj kohe “rrahën” mendimet ballë për ballë, nën moderimin e gazetarit dhe drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu. Ishte hera e parë që liderët politikë të dy partive kryesore të vendit ballafaqoheshin në një përballje televizive, në një kohë kur nuk kishte kaluar shumë nga viti i mbrapsht 1997. Filozofitë dhe mendimet e ndryshme politike që i ndanin ishin të mëdha, por në fund të emisionit që zgjati 2 orë, debati u mbyll me një shtrëngim duarsh Nano-Berisha.
INTERVISTA E PLOTË
Blendi Fevziu: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma. Ju flas nga studio numër 2 e televizionit Klan në këtë debat të drejtpërdrejt në emisionin “Opinion”. Ashtu sikurse është njoftuar gjatë gjithë kësaj jave, ashtu sikurse u njoftua edhe dje në edicionin special në një intervistë me Kryeministrin e dorëhequr Ilir Meta, debati i sotëm do të vërë përballë dy nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare të 10 viteve të fundit. Dy personazhe që kanë dominuar jetën publike dhe dy partitë më të mëdha në vend, z.Fatos Nano kryetar i PS, ish-Kryeministër dhe z.Sali Berisha kryetar i PD dhe ish-President i Republikës. Ju falenderoj të dyve që ishit të ftuar në studion tonë.
Ky është një nga transmetimet më të jashtëzakonshme që është bërë deri më sot në Shqipëri. Jemi në valët e televizionit Klan, jemi në valët e një serie televizionesh lokale në gjithë Shqipërinë, jemi në valët e transmetimit satelitor të Televizionit Shqiptar, jemi në valët e transmetimit satelitor të Televizionit të Kosovës, jemi gjithashtu në të gjitha valët e transmetimit të Radio Tiranës, si dhe mund të na ndjekin përmes internetit në të gjithë globin në adresën www.shqipëria.com.
Z.Berisha, përpara se të filloj, ju uroj për hyrjen e Partisë Demokratike në Parlament sot.
Sali Berisha: Unë ju falenderoj, por nuk mund të rri pa bërë një koment, sepse ti na ktheve pak mbrapa. Koha së cilës i referohesha, unë po të kthehem prapë ndoshta do të mbaja të njëjtin qëndrim. Zoti Nano ishte Kryeministër, nuk është më. Kërkova ekip, e prita, nuk e krijoi. Tani takohemi kështu siç jemi.
Ç’ka dua të them me këtë? Dua të them se gjendja në të cilën e zhvillojmë këtë debat është një situatë e veçantë për vendin, një situatë ka një krizë të thellë të gjithanshme, kur dihet se ekziston një paralezi në vendimmarrje, një paralezi në qeveri, në parlament sot u zhbllokua me 84 vota, një votë për president mori nënkryetarja, zonja Topalli. Është e vështirë që këtu, se ka shumë spektatorë që unë dua t’i përshëndes. Unë kam ardhur këtu me një vullnet dhe një shpirt të pastër për të bërë një debat për problemet e mëdha, nuk është një platformë vendimesh, por është një platformë shkëmbim mendimesh dhe besoj se është e dobishme të shqyrtojmë opsionet tona, të secilës palë, të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, për zgjidhjen e problemeve madhore të vendit.
Blendi Fevziu: Natyrisht ju me tematikën e debatit jeni ambientuar, është ajo dhe nuk ka pasur ndryshime, shpresoj zoti Nano edhe ju e ndoqët atë, dua t’ju uroj dhe ju se sot keni pasur një ditë të vazhdueshme debatesh, ju ndoqa edhe në transmetimin e … një debat lidhur me kryeministrin Meta.
Fatos Nano: Faleminderit Blendi. Në respekt të kryetarit të opozitës, do të thosha vetëm këtë, që nuk jemi për batuta sot këtu, sepse ka kohë që opinioni pret të na shohë në ekran, sëbashku në një situatë normale demokratike ku mund të prodhohet një produkt nga alternativa të ndryshme. Unë kam 5 + 4 vjet që e pres këtë ditë dhe mua s’më mungon sot asnjë ish-kryeministër, më mungon ndonjë pallat ndoshta, po jam këtu për të prodhuar fryte të ndryshme nga ato të 10-vjeçarit dhe besoj se me kthimin në Kuvend të opozitës kryesore, sot. Ju bëtë mirë që e shënuat këtë datë dhe këtë moment, është krijuar jo vetëm formalisht, por në tërësi, jo vetëm për shkak të krizës, edhe kriza duhet të interpretohet, duke u identifikuar një situatë më e favorshme, më e ndryshme. Shqipëria është më afër parametrave të një demokracie normale dhe më afër mundësive që shumë aktorë, jo vetëm unë dhe zoti Berisha, të kontribuojnë në progres dhe integrim me botën moderne. Le të jemi dy prej tyre.
Blendi Fevziu: Zoti Nano ju thatë që nuk ju mungon asnjë kryeministër, në fakt aktualisht, jeni pak kryeministër…
Fatos Nano: Nuk më mungon asnjë ish-kryeministër zoti Fevziu.
Blendi Fevziu: Meqë jemi brenda kësaj pjese, a mund ta nisja debatin duke kërkuar opinionin tuaj për dorëheqjen e kryeministrit Meta dhe tentativat që po bën Partia Socialiste për të ngritur një qeveri? Për të ndërtuar një qeveri të sajën?
Fatos Nano: Unë besoj se po mësojmë në mënyrë të qëndrueshme, normale pas 10 vjet përvoje në demokraci, edhe ushtrimin demokratik të kapërcimit të krizave, të negociimit për zgjidhjen e tyre dhe natyrisht këtë radhë ushtrimesh për të krijuar një kabinet të ri të mazhorancës. Nuk është fare i ri, ka nuancat e veta si ushtrim demokratik, dhe nuk mund të mos i referohem në këtë moment, përvojës sonë edhe precedentëve, kur kjo maxhorancë është më cilësore, sesa legjislaturën e kaluar, ka ditur të aktivizojë përgjegjësinë, skemën dhe potencialin që ekzistojnë brenda saj për të kaluar në kabinete të vazhdimësisë, stabilitetit dhe të rritjes. Ne jemi të angazhuar për ta zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe këtë herë çështjen dhe nuk besoj se do të çudisim njeri duke arritur konsensuset e duhura.
Blendi Fevziu: Zoti Berisha nuk e di nëse komenti juaj do të ishte i njëjtë me atë të kryeministrit Meta, megjithëse është një zhvillim i Partisë Demokratike, është një zhvillim që lidhet me gjithë politikën shqiptare.
Sali Berisha: Si rregull, një qeveri bie kur nuk qeveris, në këtë kontekst, sot pata kënaqësinë të dëgjoj ish-kryeministrin të pohojë se 3 muajt e fundit që nga Qershori, ai nuk ka qeverisur. Ç’ka do të thotë që kjo është një rënie shumë e vonuar, shkaqet e mosqeverisjes, janë aboslutisht në dhunimin e zgjedhjeve, dhunim i cili tashmë është bërë universalisht i pranueshëm, dhunim i cili vazhdoi në një mënyrë dhe i besueshëm edhe në PD. Deri në momentin që gjykatësi Mark Adia u mposht para dy ditësh. Pra, kryeministri Meta nuk mund të qeveriste, humbi votëbesimin në parlament, nuk fitoi votëbesimin, humbi dy ditë më parë edhe unë e kam përshëndetur pavarësisht se me shumë vonesë. Realisht duhet të jem i sinqertë, jo për të krijuar një aleancë me zotin Nano dhe grupin që mbështet, por për dinjitetin e qeverisjes së një vendi, do të bashkonim votat me një mocion për ta larguar. Me grupin tuaj, me ata deputetë të grupit tuaj, të cilët besojnë se vendi duhet të ketë një qeverisje me votëbesim.
Fatos Nano: Është 50 % e vërtetë. Jeni dhe ju dakord për këtë gjë.
Sali Berisha: Tani aq sa është unë them se e zgjidhi vetë, ai dha dorëheqjen, nuk lejoi të krijohej ky moment, i cili nuk është se nuk do të kishte ca rumore, në publicistikët dhe analistët shqiptarë, por do vinte në emër të interesit të një qeverisje. Tani, hymë sot në parlament, parlamenti ishte pa qeveri, s’kishte asnjë ministër, përveç Majkos që mund të ketë ca aspirata, të gjithë mungonin.
Blendi Fevziu-Nanos: S’besoj se kishe mbledhje me ministrat…
Fatos Nano: Kishte një kuorum të mjaftueshëm për të zgjedhur edhe zonjën Topalli, ministrat ishin në respekt të barazisë së palëve dhe kjo është elektronikisht e kontrollueshme. Po zoti Berisha më vjen mirë që s’do të shikojë mbrapa.
Blendi Fevziu: Zoti Berisha po jua drejtoj edhe njëherë pyetjen, sepse pastaj do t’i jap zotit Nano të drejtën e kundra analizës. Ju keni hedhur idenë menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit Meta, në një konferencë shtypi, keni hedhur idenë e një qeverie me bazë të gjerë. Ndërkohë që zoti Nano ka thirrur strukturat e Partisë Socialiste, për t’u konsultuar dhe ka filluar konsultimet, për emrin e kryeministrit të ri. A mund të ma argumentoni se pse kërkoni një qeveri me bazë të gjerë dhe çdo të thotë kjo për momentin?
Sali Berisha: Në katër muaj pas zgjedhjeve, vendi nuk ka patur një qeveri, siç e pohoi edhe kryeministri që u largua. Zgjedhjet kanë ngjallur dyshime dhe diskutime të shumta, në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shqipëria sot kategorizohet në vendin e demokracive pa zgjedhje të lira, përkthyer ndryshe demokraturave. Mirëpo Shqipëria është njëkohësisht në prag të zhvillimeve të rëndësishme historike, janë proceset integruese të cilat janë jetike për shqiptarët. Integrimi euro-atlantik është objektiv madhor kombëtar në programin tonë, është në programin e të gjitha partive shqiptare. Sot është më afër se asnjëherë, për shkak të ecurisë, duke qenë se është një evolucion, një proces. Në kushtet kur vendit i mungon një qeveri dhe i mungon një mazhorancë solide, njëpartiake, në kushte kur skena politike është bipolare dhe në fakt të jem i sinqertë, krahas nesh mund të ishte dhe zoti Meta diku aty, ose aty.
Blendi Fevziu: Zoti Meta ma ka kërkuar të drejtën e debatit personalisht me ju ose me zotin Nano, po nuk e di nëse mund të ishte vendi. Megjithatë, teoria ose teza juaj e tri-polarizmit, mund të ma shtjelloni pak më gjatë?
Sali Berisha: Pra tripolare është situata politike, sepse sot është shumë e qartë se zoti Nano ka një grup të konsiderueshëm mbështetësish, është padiskutim kryetari i Partisë Socialiste dhe i kam dëshmuar mirëkuptim të plotë për përpjekjet për të zgjidhur paralelizmin në vendimarrjen e Partisë Socialiste. Ka një grup deputetësh të cilët e kanë mbështetur, por të cilët nuk janë paraqitur në parlament për të votëbesuar ministrat e kabinetit Meta dhe me një vendim të kthjellët politik dhe me një qëllim të caktuar. Zoti Meta dha dorëheqjen dhe ai shpalli 40 mbështetësit e tij dhe dje u mblodh me ta. Grupi ynë ka 46 deputetë, që sot zunë karriget e tyre, pra në mënyrë të pamohueshme është një skenë politike tri-polare.
Tani në qoftë se gjykojmë nga e shkuara, unë kam mirëkuptim për rezervat që mund të ketë zoti Nano, për rezervat që mund të ketë zoti Meta. Por nëse vendosim të ndryshojmë dhe të shohim drejt së ardhmes, unë shpreh keqardhje për moskuptimin ose mosmbështetjen nga ana e tyre të kësaj teze, të kësaj pikëpamje e cila është eksperimentuar me sukses në vende të tjera që kanë patur kriza të tilla. T’ju jap një shembull. Pse në Itali u emërua Carlo Azeglio Ciampi kryeministër? U emërua sepse Berlusconi humbi mazhorancën. Pra ai krijoi një grup të veçantë dhe u krijua një qeveri të cilën e mbështetën që të gjithë. Pra qeveria me bazë të gjerë, është një qeveri e cila i duhet shumë vendit sot dhe kjo nuk nënkupton që këtu duhet të jetë dhe Partia Demokratike dhe Partia Socialiste dhe kjo dhe ajo. Kjo nënkupton një qeveri që të paktën të mbështetet nga të gjitha partitë. Me një program të qartë dhe të caktuar, me detyra dhe objektiva të caktuara, në radhë të parë reformat dhe proceset integruese, reformën elektorale, reformën kushtetuese. Mirëpo kur dëgjoj unë se jo po ministri i PD-së do të shkojë të bëjë hafije te PD-ja, këto pastaj janë mendësi të vjetra.
Në qoftë se ecim dhe gjykojmë me standardet e vjetra dhe unë jam dakord që ajo nuk ecën, se në ’97 kur u krijua qeveria e pajtimit kombëtar, sepse absolutisht përfaqësuesit e Partisë Socialiste, kërkuan në mënyrë ultimative dhe kategorike që të kishte dublantë. Dhe unë iu thashë që bëni një gabim shumë të madh, shteti është për t’u ndarë dhe ushtruar dhe jo për t’u ndarë dhe bllokuar siç po kërkoni ju të bëni. Ishte një marrëveshje dhe unë e pranova plotësisht marrëveshjen, por koncepti im është për një qeveri që ta mbështesin partitë politike, një qeveri që të ketë objektiva të caktuar, një qeveri që jep një mesazh, krijimi i saj jep një mesazh shumë të rëndësishëm pozitiv për insititucionet euro-atlantike, të cilat vetëm dy ditë më parë deklaruan se jeni spostuar nga reformat. Një qeveri që përgatit ndryshime të domosdoshme kushtetuese, për t’u dalë përpara krizave të tjera dhe unë e quaj këtë pa asnjë mëdyshje zgjidhjen më të mirë për vendin, në kushtet e krijuara.
Blendi Fevziu: Megjithatë vetëm një ndërhyrje të shpejtë kam para se t’ia jap fjalën zotit Nano. Më duket se tri qeveritë paraardhëse me bazë të gjerë dhe me mbështetje të të gjitha partive, si qeveria e stabilitetit dhe qeveria e pajtimit kombëtar dhe qeveria teknike e zotit Ahmeti, në një mënyrë ose në një tjetër kanë qenë një disaster për qeverisjen në Shqipëri.
Sali Berisha: Jo unë them se qeveria Ahmeti nuk ka qenë disaster, edhe unë kam qenë dëshmitar, kam pas bashkëpunim me këtë qeveri dhe me shumë anëtarë të kabinetit të kësaj qeverie. Unë besoj dhe mund të dëshmoj se ka pasur prej tyre që kanë zbatuar me rigorozitet ligjin dhe kanë qeverisur të bazuar në ligjin. Dhe nuk e kam quajtur një qeveri disaster, por unë nuk dua të marr këtu as qeverinë Ahmeti, as qeverinë Bufi, as qeverinë Fino. Urdhëroni të krijojmë një model, një qeveri siç kanë krijuar të tjerët, ta mbështesim dhe ndërkohë, edhe polet kthjellohen. Ndërkohë Partia Socialiste ka të gjithë kohën në dispozicion për të zgjidhur problemet e saj të vendimmarrjes, të cilat janë të qarta sot, të tjerat janë normale. Në historinë e tyre, qeveri të tilla nuk janë jetëgjata, mund të jenë afat-mesme, mund të jenë afat-shkurtra, por jetëgjata nuk mund të jenë sepse edhe nëse t’i përcakton garancira jetëgjatë, jetëgjatësi i japin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pastaj lind problemi se a duhet të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme pastaj.
Fatos Nano: Unë natyrisht do të bëj një analizë ndryshe, në disa komponentë, për faktin se gjërat e ndryshme janë komplomentare, jo gjërat e njëjta. Problemi është kompleks, jo për shkak të precedentëve se sot s’kemi një precedent si zoti Berisha, nuk kemi një situatë si ajo kur u krijua qeveria e fundit e dublantëve, markusve, në kohën e Presidentit Berisha në krizën e fundit të ’97 tës. Madje dhe precedentët e tjera janë precedentë zgjedhorë kryesisht. Dhe këtë moment unë nuk e flak pa e analizuar propozimin që vjen nga opozita, nga zoti Berisha këtu në studio për një qeveri me bazë të gjerë apriori, sepse ka nevojë për kontribute konverguese, të mazhorancës dhe të opozitës në qeverisje, për të njëjtat objektiva që foli dhe zoti Berisha, janë objektiva kombëtarë të integrimit të Shqipërisë në botën euro-atlantike, por ky nuk është një precedent elektoral, nuk ka zgjedhje së afërmi, jo sepse s’duam ne, jo sepse duhet t’i kundërvihem dëshirës së opozitës për zgjedhje, por sepse ka një normalitet të zhvillimit demokratik të vendit, ka natyrisht zgjedhje të kontestuara në mënyrë të përsëritur. Por zgjedhjet e fundit nuk ishin një dështim dhe nuk besoj se ka një opinion universal të tillë. Zgjedhjet e fundit kishin parregullsitë e tyre, tashmë ato janë certifikuar në misione dhe organizata të caktuara ndërkombëtare për të vëzhguar dhe për të certifikuar zgjedhjet raporti i OSBE-ODIHR është përfundimtar, madje tashmë jemi në një proces kur pasi kemi njohur bashkërisht vërtetësinë e konstatimeve, parregullsive zgjedhore nga këto organizata ndërkombëtare jemi angazhuar, po krijojmë institucione demokratike dhe parlamentare, për t’i korrektuar ato në funksion të çdo zgjedhjeje në të ardhmen.
Ky është një komponent që më bën mua ta shikoj analizën e situatës në mënyrë komplomentare me zotin Berisha. Elementi i dytë është situata e Partisë Socialiste. Partia Socialiste është një parti e hapur, është një parti vërtetë demokratike, saqë u lejon të gjithëve përfshirë edhe kryetarit të opozitës, të analizojë problemet brenda saj, jo për shkak të hapjes të të gjitha vrimave dhe të korentit brenda nesh, por për shkak të transparencës dhe të organizimit të një skeme vërtet institucionale të demokracisë tonë të brendshme. Dhe ky nuk është debati i parë që ndodh, nuk është konflikti i parë që shfaqet, nuk është kriza e parë që ne detyrohemi të kapërcejmë, nuk është krizë e Shqipërisë, nuk është një krizë që vjen ngaqë s’ka qeveri, është një krizë e qeverisjes, është një krizë e mazhorancës dhe për herë të parë po shfaqet bindshëm në realitetin shqiptar, një realitet analog me atë italian, të cilit iu referua zoti Berisha. Nuk e kam fjalën te Ciampi, se po t’i hynim diskutimit cili është Ciampi shqiptar, por e kam fjalën të stabiliteti i shoqërisë, i jetës ekonomike, të qetësimit të njerëzve të vazhdimit të segmentit të jetës të punës të investimit, të qejfit, të politikës, pavarësisht nga kriza energjitike (fiken dritat në studio).
Pavarësisht nga blackout-et dhe nga kriza e qeverisë…
Nga kjo pikëpamje, jo për shkak të detyrës por për shkak të bindjeve me të cilat unë e realizoj këtë analizë, unë nuk mund të them se zoti Berisha mund të gjejë ndonjë pol të papajtueshëm me maxhorancën dhe partinë që drejton zyrtarisht maxhorancën, në gjirin tonë. Zoti Meta është një personalitet që ekziston, i afirmuar në qeveri dhe në politikë, por jam i detyruar të afirmoj qetësisht, se kjo krizë për shkak të përvojës të skemës të funksionimit të demokracisë tonë të brendshme, të gjitha elementëve që na gjenerojnë mundësinë për ta kapërcyer do zgjidhet brenda nesh, brenda maxhorancës. Unë nuk po i tregoj gardhin zotit Berisha, por nuk zgjidhet me tjetër rracë nga ajo që është brenda gardhit, në sensin e konfondimit të mazhorancës me opozitën, ky është elementi i dytë që desha të theksoja.
E treta, mua do të më pëlqente të arrinim sa më parë të ishte e mundur një situatë shoqërore, ekonomike dhe të institucioneve në Shqipëri madje të kulturës politike dhe të mentalitetit qytetar si ajo e Zvicrës, apo e Austrisë ku qeveri të tilla që gëzojnë mbështetje të gjërë, të formuara nga e djathta dhe nga e majta e re, moderne, janë edhe të qëndrueshme në kohë, dekada bile. Kemi thënë gjatë debateve tonë 10-vjeçare, ta bëjmë Shqipërinë edhe si Zvicra madje, edhe sot na duhet të konstatojmë se shqiptarët kanë filluar të sillen si zviceranë se edhe armët i mbajnë në shtëpi. Dhe na duhet të hedhim hapa të tjerë që të sillemi dhe në politikë si zvicerianët, të cilët gjithashtu kanë hequr dorë nga neutraliteti dhe po integrohen.
Pra një qeveri me bazë të gjerë e mbështetur nga i gjithë spektri, është ende një gjë e paarritur dhe rrezikon të jetë e paarrirë e papjekur, sepse do të konfondonte mazhorancat me opozitat. Zoti Berisha ka 24 orë që shprehet për aleanca fluide, që do të ngatërronin gjithë dynjanë dhe shpresoj që zoti Berisha të ketë piketa konkrete në këtë skenar dhe megjithatë unë vazhdoj të jem i bindur për qëtësinë e kësaj analize, se ekzistojnë mazhorancat e duhura brenda nesh, për të krijuar dhe për të vënë në punë një qeveri më të mirë, më të mirë gjithmonë një koncept relativ jo sepse ishte e keqe e mëparshmja. Ne nuk kemi 5 muaj pa qeveri, ne kemi një situatë ku për shkak të një debati lidhur me qeverisjen kemi identifikuar stimuj për të qeverisur akoma më mirë, dhe për të përshpejtuar më tej reformat e asociim-pranimit në BE. Kështu që opozita është e mirëpritur, jo vetëm të na vëzhgojë jo vetëm të na konkurojë, por edhe të integrohet në një skemë bashkëqeverisjeje që është më e gjerë sesa përfshirja në një qeveri. Ne jemi gati të ndryshojmë së bashku, skemën e ndarjes dhe bashkimit të përgjegjësive institucionale në qeverisje që nga parlamenti te institucionet e pavarura të monitorimit, të kontrollit, si edhe për të krijuar një situatë që klimën e shëndoshë që mund të krijojë politika, të kemi një gjyqësor të pavarur që punon në funksion të ligjit dhe jo të politikës.
Blendi Fevziu: Zoti Berisha nuk e di nëse keni ndonjë replikë?
Sali Berisha: Do të ndalem sërish te zgjedhjet. Zgjedhjet në Shqipëri, në të vërtetë u provuan një kafshatë e pakapërdishme. 24 Janari ishte dëshmia më e madhe e kësaj, 28 Janari ishte pasojë e kësaj, prapë vendimë të tjera do të ketë të lidhura më zgjedhjet dhe unë mendoj se duhet të ngrihen mbi situatën e krijuar, duhet të njohin sepse unë mund të them këtë, zoti Nano dhe gjithë teleshikuesve që na dëgjojnë sot, komuniteti ndërkombëtar kërkon në mënyrë kategorike dhe me insistim shqyrtimin e të gjitha zgjedhjeve të shkuara dhe gjetjen e zgjidhjeve reciprokisht të pranueshme për to, sikundër kërkon, hartimin e një kuadri ligjor që të mundësojë shmangien e atyre që ndodhën, ndonëse ndodhën thuhet në raporte për vullnet politik.
Në rast se Partia Socialiste mendon se do mund të kapërcejë, problemet e zgjedhjeve të shkuara duke i vënë një kapak, unë them se kjo është një tenxhere presioni pa kapak që shkon duke u rritur dhe pasojat janë shumë të dëmshme për Shqipërinë, në planin ndërkombëtar dhe në planin e brendshëm. Zgjedhjet nuk janë të arkivuara, zgjedhjet në Shqipëri ishin temë kryesore e debatit në parlamentin evropian do të ishin temë e rëndësishme në Këshillin e Europës dhe vazhdojnë të jenë temë e rëndësishme në institucionet ndërkombëtare.
Është shumë e rëndësishme që ne të ulemi bashkërisht të përcaktojmë zgjidhjet, për problemet e kontestueshme dhe problemet madhore, të njohura tashmë edhe nga zoti Meta por në një masë edhe nga zoti Nano. E vërteta është se kanë shprehur disa njohje të këtij problemi. Ndaj dhe unë e gjykoj shumë të rëndësishme këtë, çështja e zgjedhjeve është një mekanizëm kryesor i stabilizimit të shoqërisë, absolutisht nëse një analist merr Shqipërinë në raport me zgjedhjet, ato konkludojnë se zgjedhjet nuk prodhuan stabilitet. Së dyti, lidhur me zhvillimet në Partinë Socialiste unë kam qëndruar dhe qëndroj anash. Zoti Nano doli me teorinë e Katharses, mendova ishte i frymëzuar nga Aristoteli, me Katharsin por në Katart nuk janë lotorë nuk kanë lot. Mendova se ishte i frymëzuar nga Mandela, në komisionet e të vërtetës, nuk ka gjykatës.
Iu referova Frojdit si mjek, është ky një konflikt midis unit dhe egos? Nuk kishte psiko-analist, ndaj dhe ajo ç’ka mund të them megjithëse kam dashur në një farë mënyrë Katharsisi i cilitdo variant, i Aristotelit, i Mandelës, i Frojdit, të kishte një efekt pozitiv, sepse padyshim zhvillimet pozitive në një forcë politike të madhe kanë pasqyrim pozitiv në shoqëri dhe askush s’mund ta mohojë këtë, unë mund të them që gjer tani unë mund të shoh vetëm paralezi. Më ftoi të komentoja, përndryshe e siguroj se nuk kam asnjë lloj tendence të krijoj pol apo të shpall pol në partinë e tij, jo por unë i them zotit Nano se realitetet janë për t’u pranuar dhe jo për t’u mohuar.
Fatos Nano: Unë besoj se edhe juve ju ka rënë në sy, meqë e hapët fushën, pra kishim pamje më të drejpërdrejtë këtë herë, që ka një klimë më miqësore midis simpatizantëve dhe votuesve të të dy blloqeve në shoqëri. Papritmas shikoni një konvergjencë që ne e shikojmë me më vështirësi se ata, të paktën tradicionalisht në politikat dhe investimet e të dy partive politike kryesore për qeverisje të mirë për të luftuar korrupsionin, abuzivizmin, për të përcaktuar kritere që respektojnë më mirë krijimin e administratës civile mbi bazën e ligjit modern që kemi, si edhe për të ndaluar nëpërmjet një transparence dhe ndëshkimi ligjor shpërdorimin e financës publike. Dhe nga kjo pikëpamje, kemi qenë alternativ ndoshta në kohë dhe identifikim realitetesh, dhe tani për njërzit që janë bërë më miqësore midis tyre pavarësisht preferencave votuese na bën ne më të qartë për të bashkuar kontributet politike në bllokimin e fenomeneve që nuk janë të kësaj qeverie, nuk janë thjesht të qeverisjes të 5 vjetëve të fundit, janë një fenomen që metion katarsis, i tranzicionit shqiptar ju i keni përjetuar vetë. Unë nuk kam dyshim se ju nuk jeni angazhuar gjatë kohës së qeverisjes, ju keni pasur atë rekord atë rezultat që njihet nga publiku, publiku mban qëndrime kur voton, ne jemi votuar në mandatin e dytë dhe ne besoj se jemi në momentin e duhur për të bërë katarsis, sepse jemi në kohën e duhur për të krijuar një situatë tjetër në plotësimin e vakumeve ligjore në bazë të të cilave funksionon qeveria, janë një varg ligjesh për të cilat na detyron Kushtetuta dhe ne ju ftojmë të bashkojmë kontributet dhe votat për kuorumet e duhura që i shërbejnë një qeverisjeje të mirë pavarësisht se kujt i kalon stafeta në kohën e zgjedhjeve si edhe të vëzhgojmë të identifikojmë dhe të krijojmë nxitjen e duhur politike për ndëshkimin pas identifikimit të bartësve dhe të përgjegjësve të abuzivizmit dhe korrupsionit. Për të mos e ndërprerë bisedën këtu, fusha është më e hapur për bashkëpunimin institucional mes maxhorancës dhe opozitës, për fat të mirë ata përbehen nga një larmi partish që kanë këtë herë shumë më tepër personalitete profesionistë dhe ekspertë sesa në legjislaturat e mëparshme, unë iu referohem dhe republikanëve ashtu si social-demokratëve, i referohem dhe liberalëve ashtu si aliancësistëve, për të punuar maxhorancë-opozitë në një kuadër institucional për këto prioritete të pastrimit të qeverisjes së vendit, si edhe të krijimit të stabilitetit të qeverisje së mirë. Do ta gëzoni ju nëse e bëjmë së bashku pas zgjedhjeve të tjera nëse i fitoni ato.
Sali Berisha: Unë kam një shpjegim pak më ndryshe, e pranoj idenë e zotit Nano se lëvizja solli një afrim. Ç’më thotë një nga këta analistët që janë këtu, më vjen e më thotë zoti Nano e mori hua tezën tënde, lëvizjen tënde. Jo i them unë, e ka me qira nuk paguan qira se është vetëm. Ky koncept ose kjo gjë bëri vërtet që lëvizja të mbështetet, nuk e mohoj këtë që pati një rezonancë pozitive por kur erdhi problemi që unë ftova tani të ulemi dhe t’i përvishemi luftës kundër korrupsionit bashkërisht. Pastaj dolën kalendat. Nga ana tjetër tri-polariteti është padyshim një faktor që ka zbutur situatën dhe një faktor që edhe mua më ka imponuar. Është edhe ky një faktor që në një mënyrë ose në një tjetër të imponon të shohësh çfarë zgjidhjesh duhen.
Fatos Nano: Zoti Berisha po vij më afër, unë ju falenderoj për kontributin dhe për gatishmërinë për të kontribuar. Çështja është se jemi në të njëjtën fushë loje të demokracisë shqiptare por kemi pjesë të ndryshme të saj dhe nuk mund të bëjmë faulle. Që do të thotë unë nuk mund të them pas gjithë kësaj gatishmërie ejani mereni teserën tonë që të keni të drejtën të votoni, e përjashtoj këtë gjë. Ashtu siç nuk do ta bënit ju me mua. Por ne jemi një parti kaq e hapur dhe kaq transparente sa ju krijojmë edhe juve përveç publikut të gjerë mundësinë për të arsyetuar dhe gjykuar por nuk mund ta çojmë deri në harrimin e rregullave të një demokracie standarde të lojës, çështjen. Se përndryshe unë do i kërkoja juve që të lejonit qindra dhe mijëra simpatizantë dhe votuesve të Partisë Demokratike të merrnin pjesë në referendumin tonë se ka shumë presion duhet të nënshkruajmë. Nuk ka ndodhur ende sepse duhet të kalonin ylberin të merrnin teserat tona, referendumi është me numër anëtarësie.
Dëgjova dje që më ftuat të heq dorë nga ai referendumi, bën mirë zoti Berisha bën shumë mirë kur shprehet anëtarësia. Do ju ftoja dhe nuk e kam për sfidë këtë gjë të provonit këtë ushtrim dhe eksperiment demokratik brenda jush. Ne jemi një parti ku konkurenca prodhon debat, prodhon rritje, prodhon vlera, prodhon ekipe, ne konkurojmë për çdo gjë, tek ne askush nuk është i pakonkurueshëm dhe prandaj ju jap mundësinë të kontribuoni për zgjidhje krizash, por ne jemi të angazhuar që krizat tona t’i kapërcejmë vetë, kemi një mekanizëm demokratik shumë funksionues, ndërsa krizat e institucioneve përfaqësuese të vendit dhe shoqërisë shqiptare duhet të zgjidhen së bashku.
Sali Berisha: Nuk doja të komentoja për referendumin se është një çështje strikte e juaja por dy gjëra dua të theksoj meqënëse janë bërë publike. Unë mendoj se është në të drejtën e çdo forumi të vendosë për procedurat e parashikuara në statut, që të jem i sinqertë e kam deklaruar dhe e deklaroj prapë, edhe jashtë statutit referendumi është legjitim.
Fatos Nano: Statutit të Partisë Socialiste?
Sali Berisha: Të çdo partie, forma direkte e demokracisë është e njohur. Edhe në rast se është në statut edhe në rast se nuk është në statut, referendumi është formë legjitime kur përdoret. Tani duhet të dalë një gjë tjetër, referendumi pse unë ju ftova të hiqni dorë prej tij. Jo në pjesën e problemeve të brendshme partiake. Por, tre nene janë aty të cilat janë për mua tingëllojnë jo si duhet. Dhe janë pothuasje të papranueshme.
Së pari, referendumin për bashkëpunimin me opozitën. Unë mendoj se që në momentin që një shoqëri vihet në shinat e pluralizmit politik dhe jo burokratik, që spostohet se edhe shoqëritë diktatoriale kanë pluralizëm, por burokratik. Domethënë levat e krijuara nga partia-shtet. Kurse shoqëria pluraliste është shoqëri pluraliste dhe demokratike nenkupton bashkëpunim pozitë-opozitë dhe nuk besoj se pas 10 vitesh kjo është oportune, t’u drejtohesh anëtarëve të partisë për këtë çështje.
Së dyti, presidenti është në pikën e referendumit. Tani në një kohë kur kërkohet një president konsensual dhe kërkohet absolutisht jo se ndokush ka një vërejtje për persona të caktuar, por kërkohet si tagër për zgjedhjet e vonuara. Nëse kushtet dhe klima nuk janë për zgjedhjet atëherë të bihet dakord nga palët për një president konsensual. Do të ishte një arritje madhore politike një President i tillë. Do të ishte një arritje shumë madhore. Ka qenë arritje madhore për Greqinë, ka qenë arritje madhore për Italinë.
Fatos Nano: Zoti Berisha jemi te kandidati për President brenda Partisë Socialiste.
Sali Berisha: Jo e di si tingëllon ajo, ajo tingëllon….
Sali Berisha: ….dhe ishin të vendosur të votonin për Shqipërinë. Kërkuan nga ne që të hynin në Parlament sepse me një Parlament pa opozitë, ne nuk mund të votojmë për vendin tuaj. Kërkuan Presidentin konsensual. Unë mund të them se ishte një rast i jashtëzakonshëm, që unë dhe z.Nano firmosnim me koncesionet tona, me plotësimet e kërkesave të tyre, firmosnim marrëveshjen e Asociimit. Është e vërtetë, nuk e mohoj fare se e konsideroj një gjë jetike sovranitetin, por dua të them se në mënyrë të padiskutueshme, integrimi nënkupton dorëzime të copëzave të sovranitetit. Dhe ky është një sublimim i sovranitetit në një të mirë tjetër shumë më të madhe se sa çfarë ishte pa këtë sublimim. Nuk mund të konceptoj që cënohet në shkallën më minimale sovraniteti, ose dëmtohemi nga ky dhënie sovraniteti në këtë proces. Edhe ne do dorëzojmë Lekun. Pra, në këtë drejtim ishte shumë logjike që të mos merreshim me sovranizmat, por me integrimin. Mos harrojmë një gjë, asnjë komb nuk e ka më jetik se sa kombi shqiptar këtë proces. Brukseli dështoi sepse PS nuk e dha konsensusin për Presidentin konsensual, nuk dha miratim.
Fatos Nano: Duhet të dimensionoj vlerësimet për opinionin publik në përputhje me edukatën dhe rolin që kanë parlamentarët europianë në këtë çështje.
Blendi Fevziu: Ju e quajtët dështim menjëherë pas kthimit nga Brukseli takimin e atjeshëm!
Fatos Nano: Unë quajta dështim atentatin, pavarësisht nga dhuna barbare, ndaj ministrit Milo. Ishte atentat i kurdisur ndaj z.Nano. Nuk besoj se mund të kualifikohet me termat bardh e zi sukses apo dështim. Ky takim i rëndësishëm konsultativ i përfaqësisë më të kualifikuar të Kuvendit të Shqipërisë me një përfaqësi shumë të kualifikuar të Parlamentit Europian, por nuk është hera e parë që ne bisedojmë me parlamentarët europianë. Ky nuk ishte një takim plenar. Ishte një takim i krijuar enkas për të njohur më mirë problemet që duhet të kapërcejmë ne shqiptarët për t’iu përafruar institucioneve të BE dhe për të hyrë në portën e asociimit. Nuk ishte hera e parë sepse unë kam drejtuar për një vit delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë për marrëdhënie me Parlamentin Europian, tashmë do të kemi kolegë të opozitës në këtë delegacion, dhe kemi diskutuar për orë të tëra për të njëjtat detyra shtëpie. Kemi njohur akoma më mirë njëri-tjetrin, kishte shumë personalitete të sesioneve të mëparshme në takimin e tanishëm. Dhe për të dimensionuar vlerësimet, Parlamenti Europian ka një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e institucioneve të BE-së për zgjerimin dhe përfshirjen që nga hapat e asociimit në këtë komunitet të veneve të tjera. Por PE është gjithashtu në kërkim të një identiteti më të qartë në piramidën vendimmarrëse të BE-së, sepse deri më sot ka në kompetencë të japi një opinion, opinioni është një instrument i vendimmarrjes, edhe për Shqipërinë si kandidate për asociim. Kjo do të bëhet në seancën e Prillit, plenare të PE. Takimi i 24 Janarit i Brukselit ishte njohës dhe konsultativ në këtë funksion. Znj.Pack është reportere e ngarkuar nga Parlamenti Europian për të formuluar këtë opinion që do t’i paraqitet PE në muajin Prill, dhe në fund fare, PE kur të arrihet pasi të jetë negociuar, të nënshkruhet marrëveshja BE-Shqipëri për asociim, do të ftohet ta votojë atë.
Natyrisht ata kanë të njëjtat parametra, vijë sjellje dhe rregulla komportimi, pavarësisht se janë në ekzekutiv apo në Parlamentin e BE. Dhe duhet të kenë vlerësime të njëjta, të jenë komplementarë dhe jo të krijojnë konflikte. Por, dimensionimi i vlerësimeve na çon tek një proces përafrimi, tek një proces njohjeje dhe jo një proces detyrues. Ne nuk humbëm asnjë takim në Bruksel, ne nuk humbëm asnjë shans në Bruksel, ne nuk humbëm asnjë betejë, asnjë ndeshje as me Brukselin as midis nesh në Bruksel, dhe të faturosh një dështim apo një sukses që nuk është i formuluar si i tillë nga askush në PE apo në procedurat e kontakteve të PE me parlamente të vendeve aspirante, do të thotë të mos e kuptosh problemin. Pra, madje në drekën që ne shtrënguam duart z.Berisha, znj.Pack duke qenë fare konvergjente me këtë vlerësim, tha ju jeni të mirëpritur dhe ta zgjidhni vet problemin e Presidentit dhe unë do të vij të pi shampanjën në Qershor nëse e zgjidhni vet. Apo jo z.Berisha?
Sali Berisha: Kam një interpretim pak më të ndryshëm. Së pari, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian vihet në lëvizje për motive të caktuara dhe me një procedurë të caktuar dhe është krejtësisht tjetër komisioni i jashtëm dhe delegacioni që mbulon Europën Juglindore. Thirrja e forcave përfaqësuese të Shqipërisë në Komisionin e Jashtëm të PE kishte si qëllim pa diskutim pozitiv, që të ndihmohej Shqipëria, të kontribuohej në zgjidhjen e këtyre dy problemeve madhore në mënyrë që në datën 28 të jepej drita jeshile. Të jem i sinqertë, propaganda zyrtare shqiptare dhe jo vetëm propaganda zyrtare shqiptare….vendimet për integrimet i marrin Këshilli i Ministrave, Komisioni, Parlamenti. Janë të treja të pavarura, por të treja të ndërvarura. I gjithë opinioni zyrtar por dhe jo zyrtar ishte përgatitur se në datë 28 do të votohej pro në Këshillin e Ministrave. Në Këshillin e Ministrave konstatohej se jeni spostuar nga reformat, bëni reformat. Jo vetëm që është shtyrë, është vendosur që të paraqiten vendet anëtare dhe secili vend t’i paraqesë kushte Shqipërisë. Duket se znj. Dade nuk ta jep informacionin saktë. Unë mendoj se ky është një problem jetik, themelor për vendin. Mendoj se të gjitha forcat politike duhet të jenë në funksion të këtij…Nuk është problemi se ka ndonjë tendencë detyruese, problemi është se po nuk plotësove ato kushte dera shkon duke u mbyllur. Mesazhi i Brukselit ishte ky: Partia Demokratike dhe opozita duhet të hynte në Parlament. Partia Socialiste duhet të pranonte Presidentin konsensual sepse jemi para një mazhorance false. Dhe këtë nuk e shprehu vetëm Doris Pack në emër të gjithë atyre që fliste, por e vërteta është se direkt Svoboda dhe parlamentarë të tjerë të majtë e shprehën shumë qartë.
Fatos Nano: Mesazhi ndërparlamentar i 24 Janarit, Shqipëri – Parlamenti Europian në Bruksel, ishte stimulimi i mëtejshëm i investimeve politike, parlamentare, ekzekutive, i reformave strukturore dhe institucionale nga institucionet përfaqësuese të sovranitetit të këtij vendi demokratik aspirant për t’u integruar në BE për të arritur sa më shpejt që të jetë e mundur kushtet dhe parametrat për hapjen e negociatave për marrëveshjen e asociimit. Ky është një proces, vazhdon, nuk ka ndodhur asnjë dështim në 24 Janar në konsultim, do të ketë konsultime të tjera, me pjesëmarrjen akoma më të rregullt të opozitës, dhe unë po ritheksoj, në nivelet e tjera të vlerësimit të progresit dhe të problemeve që ka Shqipëria për të hapur negociatat dhe për t’u asociuar ekziston ky koncept që detyrat e shtëpisë mbeten pjesërisht për t’u realizuar, ka shumë progres në shumë aspekte dhe tani nxitja për ta mbikëqyrur dhe për ta çuar përpara këtë proces do të jetë më e madhe sepse edhe opozita është kthyer në Parlament.
Sali Berisha: Unë i bëra të miat, uroj që të mos mbetesh në klasë, ti bësh si duhet se ato janë vënë qartas për mua, për ju. Në rast se ke qenë në burg, dosjen ta kanë përgatitur të gjithë njerëzit e tu. Po i deshe emrat, t’i them këtu. Dosjen e kanë përgatitur që të gjithë bashkëpunëtorët e tu dhe jam i bindur që e ke lexuar. Së dyti, dosjen e kanë rivizionuar ekspertë të mëdhenj gjyqësor të Europës. Së treti, 104 deputetë, përfshi ata që i ke sot në qeveri, kanë votuar për heqjen e imunitetit tënd. Së katërti, më 7 Mars të 1997 kërkuan lirimin e Zani Çaushit, por jo tëndin.
Blendi Fevziu: Fakti që PD ka hyrë në Parlament, a e legjitimon këtë Parlament?
Sali Berisha: Absolutisht jo! Vjen nga zgjedhje jo të lira dhe të ndershme.
Fatos Nano: Nëse ne vazhdojmë kontestin se Parlamenti është legjitim vetëm pas zgjedhjeve që fitoni ju apo manipuloni ju, unë ju them që zgjedhjet në Shqipëri po bëhen më në sytë e të gjithë organizatave dhe ekspertëve ndërkombëtarë se çdo herë tjetër, dhe ne jemi të angazhuar për të korrektuar të gjitha parregullsitë dhe anormalitetet e identifikuara për të ardhmen dhe ne jemi shumë të përgatitur për sfidat e ardhshme elektorale.
Blendi Fevziu: Fakti që pothuajse pjesa më e madhe e organizmave ndërkombëtare kanë pranuar që në zgjedhjet e 24 Qershorit ka pasur parregullsi dhe probleme, këto probleme në çfarë mase sa ka ndikuar në rezultatin e përgjithshëm të Parlamentit aktualisht?
Fatos Nano: Është gjë që nuk është në detyrën time institucionale. Unë jam këtu për të shprehur qëndrimin zyrtar politik të PS dhe angazhimin zyrtar politik të saj që në institucionet legjitime të këtij vendi, të punojmë për të përmirësuar kuadrin zgjedhor, si dhe të ftojmë subjektet politike që të kontribuojnë në mënyrë që institucionet të mos jenë partizanet, të mos përbëhen nga përfaqësues partizanë të subjekteve që konkurrojnë, dhe të krijojnë një normalitet edhe në periudhën post zgjedhore për t’i kontestuar rezultatet në Gjykata dhe jo në sheshe betejash. Nuk besoj se më takon mua të vlerësoj se cili është rezultati i zgjedhjeve, sepse keni 140 në Parlamenti aktual nga të cilët 46 ka z.Berisha dhe 88 ka mazhoranca që ka qeverinë, si dhe partia e z.Pollo ka 6 deputetë të tjerë. Ky është rezultati i zgjedhjeve dhe unë nuk e kuptoj se kë ndihmojmë, veten apo dreqin nëse themi që një pjesë e këtij Parlamenti duhet t’i kthejë ca gjëra të vjedhura pjesës tjetër të këtij Parlamenti apo të shkatërrojmë këtë parlament dhe të hyjmë në një palë zgjedhje të tjera.
Sali Berisha: Zgjedhjet janë të dënuara përfundimisht. Presidenti konsensual është zgjidhje. Në rrethana të caktuara kur procesi i integrimit është një proces kardinal që del mbi interesa të tjera, ne mund të presim zgjedhjet në një kohë sa më të shpejtë dhe të përshtatshme, por të mos pengojë integrimin.
Blendi Fevziu: Z.Nano ju jeni do të jeni i gatshëm të bëni një lëshim të tillë në Parlament, të rishikoni një pjesë të këtyre mandateve?
Fatos Nano: Matematikisht dhe ligjërisht, pyetja juaj nuk merr dot përgjigje. Për arsye se as Klani dhe as biseda mes dy liderëve të dy forcave kryesore, nuk mund të zgjidhet nga një vullnet politik vetëm. Sepse zgjedhjet janë kryer dhe trajtohet nga Gjykatat. Dhe Gjykatat janë shprehur deri në verdikte të formës së prerë për rezultatin e zgjedhjeve, pra dhe për shpërndarjen përfundimtare të mandateve, një pjesë e të cilave falë qetësimit të opozitës, filluan të aktiviziohen tani, sot. Dhe pyetja që ju kërkoni, që të kalojnë një palë mandate në një dorë tjetër, nuk bëhet dot nga shoku Dokle. Bëhet në rrugë gjyqësore, juridike dhe çështjet që marrin një vendim të formës së prerë nuk gjykohen dot më, por vetëm në të ardhmen evitohen gabime gjykimesh nëse janë bërë, ndërrohen gjykatësit, biles edhe gjykatësit e korruptuar dënohen prapë nga Gjykata jo nga politika.
Sali Berisha: Në mënyrë kategorike mandatet nuk falen. Atij që ka vjedhur, nuk i legjitimojmë kurrë gjënë që ka vjedhur. Vendi është në halle të mëdha dhe ne jemi të vetëdijshëm. Përpiqemi të gjejmë zgjidhje, por unë duhet të siguroj zgjedhësit që u është dhunuar vullneti se sot kemi hyrë në Parlament me një nga qëllimet kryesore për të mbrojtur vullnetin e tyre dhe se ato mandate, pa një marrëveshje, nuk do mund të falen. Gabojnë rëndë shumë ata që mendojnë se mund të marrin mandatet e përvetësuara. Gabojnë rëndë shumë ata që mendojnë se mund të marrin deputetë me dokumente të falsifikuara. Mund të bësh një gabim, por të përpiqesh të ndërtosh mbi të të ardhmen apo të ndërtosh pushtetin, e quaj gabim me pasoja shumë të rënda.
Fatos Nano: Nëse unë për një çast do t’i merrja të mirëqëna pretendimet tuaj që janë vjedhur mandate, janë dhunuar vullnete zgjedhësish, të cilat nuk më rezultojnë të tilla, më thoni në cilën rrugë ligjore kërkoni t’i merrni ato që pretendoni se ju janë vjedhur?
Sali Berisha: Për të gjithë ata që kanë lexuar raportin e ODIHR, është e shkruar e bardhë mbi të zezë se KQZ-ja ia ka dhënë mandatin në mënyrë të papërshtatshme. Se këta kanë ardhur për mungesë të vullnetit politik dhe jo për teknikalitete, është e shkruar se zona 60 është në dhunim me parimin e Kushtetutës, në dhunim të hapur me kodin elektoral, është e shkruar se mungonin 27 procesverbale dhe u përdorën procesverbalet e PS nga KQZ-ja. Unë mendoj se është e domosdoshme që PS të vendosë për një procedurë të caktuar, për opsione të caktuara për zgjidhje të problemeve të shkuara. Në rast se ecim me pikëpamjen e z.Nano, i cili një javë para se të niseshim në Bruksel, deklaroi se zgjedhjet janë të arkivuara, apti rastin ta provojë më mirë se kushdo tjetër në Bruksel, se ato vetëm të arkivuara nuk ishin. Mënyrat e zgjidhjes absolutisht do të jenë legjitime, demokratike dhe gradualisht një pjesë të mirë e keni mësuar e një pjesë do t’i mësoni. Do të njiheni me të gjitha. Asgjë në botë nuk do të mund të na ndalojë ne pa bërë që vullneti i shqiptarëve të respektohet. Ju besoni në një demokraci pa zgjedhje dhe demokracia pa zgjedhje është demokraturë. Është PD që ka sjellë konkurrimin në Shqipëri.
Fatos Nano: Sa fute konkurrimin humbe zgjedhjet dhe tani ke frikë të konkurrosh z.Berisha.
Sali Berisha: Hajde të bëjmë zgjedhje! Mendoj se skema që unë kam, është në interes të vendit, në interes të konsolidimit të parlamentarizmit në Shqipëri, në interes të integrimit.
Blendi Fevziu: Z.Berisha jeni shprehur se jeni gati të pranoni kushtin për zgjedhjen e një Presidenti me konsensus. Çfarë nënkuptoni me konsensus?
Sali Berisha: Nuk kam konceptuar një President as nga PD as nga PS. Ekzistojnë me qindra personalitete që kanë kredenciale të plota për t’i dhënë besimin.
Blendi Fevziu: Z.Nano jeni dakord të zgjidhni një President me konsensus?
Fatos Nano: Me konsensusin më të madh të mundshëm. Që do të thotë referendum popullor, të fitojë më i miri. E ndryshojmë Kushtetutën.
Sali Berisha: Z.Nano Shqipërinë e boshtëzon me veten e tij. Por nëse boshtëzohet Shqipëria me mua ose me Nanon, natyrisht Shqipëria do ketë derivat i tij. Në rast se vendosim të sjellim një frymë detante, një frymë e vërtetë bashkëpunimi….
Blendi Fevziu: A mund t’ju kërkoj t’i jepni dorën njëri-tjetrit?
Fatos Nano: Patjetër!
*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së televizionit Klan në periudhën 2002-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në Youtube RTV Klan arkiva. /tvklan.al
EKSKLUZIVE ‘A SHOW’ – Ruhet me truproja, gazetari Trocchia: Kërcënimet pas librit për mafien shqiptare. Pse hesht Rama për takimin në Aruba?
Në një intervistë direkte me emisionin ‘A Show’ me gazetarin Adi Krasta, gazetari i njohur investigativ italian i ‘Domani’, Nello Trocchia, ka rrëfyer detaje mbi kërcënimet që çuan në vendosjen e tij nën mbrojtje të rreptë (eskortë) nga autoritetet italiane.
Gazetari konfirmoi gjithashtu se mesazhe shqetësuese i kanë ardhur edhe nga nipi i një narkotrafikanti italian, i lidhur ngushtë me grupet kriminale shqiptare që operojnë në kryeqytetin italian.
Një nga pikat më të nxehta të bisedës ishte informacioni i Drejtorisë Hetimore Antimafia (DIA) italiane për një takim të ndodhur në ishullin Aruba në vitin 2019, midis një karteli kriminal dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.
Trocchia sqaroi se përpara se të publikonte këtë lajm në librin e tij, kishte tentuar disa herë të merrte një version zyrtar nga kryeministri shqiptar, por kishte hasur në heshtje totale.
INTERVISTA E PLOTË
Adi Krasta: Në linjë të drejtpërdrejtë me kolegun tonë, gazetarin investigues, Nelo Trokja, i cili duhet të jetë në lidhje me mua dhe ja ku është. Nelo është një kënaqësi që je me ne.
Nello Troçhia: Shumë faleminderit. Faleminderit dhe për ftesën.
Krasta: Pra, nuk është vetëm ndjeshmëria jonë gazetareske, por për ty, i dashur Nelo, kemi edhe një ndjenjë miqësie dhe, si të themi, edhe kuriozitet njerëzor. Pyetja ime e parë ka të bëjë me situatën e re që është krijuar, ku ndodhesh. Më thuaj nëse është e mundur, a mund të na tregosh çfarë ka ndryshuar, që agjencitë e rendit në Itali kanë vendosur të të shoqërojnë me eskortë.
Trochia: Absolutisht po, kështu është. Mirëmbrëma juve dhe të gjithë teleshikuesve. Që nga mëngjesi i së shtunës më është komunikuar ky vendim për të rritur nivelin tim të mbrojtjes. Unë prej më shumë se dy vitesh kisha tashmë një formë vëzhgimi pranë shtëpisë sime, periodike, me një frekuencë orare të ndryshme, por që nga mëngjesi i së shtunës kam eskortë.
Pra, mbrojtja ime është forcuar, në kuptimin që unë lëviz ekskluzivisht me makinën e shërbimit i shoqëruar nga agjentët e institucioneve, të cilët i falënderoj për këtë vendim, ashtu siç i kam falënderuar gjatë këtyre viteve për vendimet e marra në lidhje me sigurinë time.
Këto ndryshime, natyrisht, lidhen me vlerësime që janë bërë nga Komiteti për rendin dhe sigurinë publike, ku marrin pjesë të gjitha forcat hetimore të kryeqytetit, prefekti i kryeqytetit, dhe për atë që mund të them unë, është se kur më është treguar, ma kanë thënë 20 ditë më parë në gazetën time, por kam bërë edhe unë një denoncim, një informim të Karabinierëve, pra për faktin se kam marrë kërcënime nga mjedise kriminale të lidhura me grupe kriminale me të cilat jam marrë gjatë këtyre viteve dhe me të cilat do të merrem edhe në të ardhmen.
Pastaj ka edhe prova të tjera, në vëmendje të hetuesve, për hetime për të cilat unë nuk kam dijeni, natyrisht. Por në fund janë marrë të gjitha elementet dhe është vendosur të më jepet eskortë.
Krasta: Më kujtohet gazetari i Rai 2, nëse nuk gaboj Sigfrido Ranuçi, i cili ka bërë këtë shërbim mbi Shqipërinë, ishte sinqerisht i shqetësuar për mundësinë që mafia shqiptare, një mafie që vepron me degë dhe rregulla ndoshta të ndryshme, por edhe të ngjashme me ato të mafies italiane, megjithatë në një farë mënyre vihet në diskutim kjo tipologji e ndryshme, më agresive e mafies shqiptare, një mafie reale në një kuptim. Nuk e di nëse mund të supozojmë, të hamendësojmë në këtë rast, mundësinë që pas librit të rëndësishëm, në të cilin ti flisje për mafien shqiptare, disa kërcënime vijnë sinqerisht nga këto grupe shqiptare në Itali dhe jo vetëm. A mund ta konfirmojmë këtë lidhje apo nuk ka, në këtë rast, një lidhje të dukshme?
Trochia: Shiko, unë i përmbahem fakteve. Faktet thonë se disa muaj më parë, dhe besoj se edhe kjo është një vlerësim, sepse është një vendim i rezervuar që i komunikohet më pas personit, në rastin tim mua. Besoj se kanë vlerësuar edhe një letër anonime që ka mbërritur muajt e kaluar në Prokurorinë Antimafia të Romës, në të cilën flitej qartë për librin tim ‘Invincibili’ mbi mafien shqiptare dhe për një lloj nervozizmi të disa grupeve kriminale në Itali që i referohen kriminalitetit shqiptar në Shqipëri.
Kjo ka ndodhur. Çfarë ka ndodhur tjetër? Që mes kërcënimeve të qarta dhe mesazheve shqetësuese që më kanë ardhur, të hapura, ka një që ka ardhur nga nipi i një narkotrafikanti që për vite me radhë ka qenë i lidhur me kriminalitetin shqiptar, me atë lloj mafieje të Romës që është e lidhur me kriminalitetin shqiptar dhe me këta trafikantë italianë.
Dhe është e qartë që subjektet që më kanë dërguar mesazhe shqetësuese dhe kërcënuese i referohen grupeve kriminale shqiptare. Kjo është e sigurt. Vendimi përfundimtar, megjithatë, siç thashë më parë, merret nga autoritetet në një mbledhje që ka karakter të rezervuar, pra sekret, kështu që ndoshta lidhet edhe me shumë mjedise të tjera kriminale, por ka edhe rastin tim dhe nuk duhet neglizhuar fakti që aktualisht Roma, kryeqyteti i Italisë ku unë jetoj, është një qytet i përshkuar nga grupe kriminale ku ato shqiptare kanë një rol të rëndësishëm, dhe unë me këto merrem prej kohësh.
Krasta: Në vendet me demokraci hibride, siç është Shqipëria në këtë moment, disa lajme të rëndësishme shoqërohen në një farë mënyre edhe me mosbesim, me thashetheme vulgare, me hipoteza që më pas bëhen, si të thuash, komplekse pothuajse për të dobësuar forcën e versionit, të rrëfimit, të versionit real të faktit. Ti e di shumë mirë që përshkrimi yt që ke bërë për takimin në Aruba është shoqëruar në Shqipëri nga një narrativë qeveritare, nga histori që përpiqen të dobësojnë analizën e gazetarisë, të gazetarit investigativ, në këtë rast analizën tënde. Si mund të jemi didaktikë me këtë publik të telenovelave turke, në një farë kuptimi? A mund të themi, të konfirmojmë që gjëja është; një, e rëndësishme; dy, e rrezikshme; tre, tregon një Shqipëri të vështirë, agresive, mjaft kërcënuese në një farë kuptimi, me lidhje të forta, me pika të forta me botën e krimit ndërkombëtar, në këtë kuptim. Nelo, si mund të jemi ne, ti në këtë rast, bindës për të mbrojtur këtë dëshirë të madhe që ka njerëzit për të krijuar dy histori paralele, ku e vërteta shpesh bashkëjeton me versionin e rremë?
Trochia: Le të nisim nga një fakt, një fakt që është i pakontestueshëm. Në Itali ka një prokuror ndër ata me mw shumw pwrvojw dhe më kompetentët që quhet Nicola Gratteri, i cili prej vitesh lufton ‘Ndranghetën, mafien më të fuqishme të Italisë dhe që tani ndan tregun e drogës me grupet kriminale shqiptare.
Nicola Gratteri, unë e kam intervistuar në librin tim dhe i bëj një pyetje. Ky është një fakt. E pyes; në të kaluarën e afërt, kundërshtarë të qeverisë Rama, gazetarë, vëzhgues, e kanë quajtur Shqipërinë një narkoshtet, një model narkoshteti, natyrisht ndryshe nga ato që kemi njohur në vitet e kaluara. Sipas meje është një ekzagjerim. Nicola Gratteri, prokuror i Napolit, një nga figurat simbol të luftës kundër mafies në vendin tonë, është përgjigjur jo, nuk është ekzagjerim, përkundrazi.
Dhe ky është një fakt që nuk mund të kundërshtohet duke delegjitimuar, siç ndodh shpesh, edhe në ambientin italian dhe jo vetëm shqiptar, punën gazetareske. Ky është një fakt. Një fakt tjetër i pakontestueshëm është se në një informatë të Drejtorisë Hetimore Antimafia italiane, shkruhej se kishte ndodhur një takim mes një karteli kriminal në Aruba në vitin 2019 dhe disa përfaqësuesve të papërcaktuar, të paspecifikuar të qeverisë Rama.
Unë, para se të shkruaja një fjali, një element të tillë, që është një informatë policore e Drejtorisë Hetimore Antimafia, që është forca më e rëndësishme hetimore në vendin tonë, kam realizuar një hetim, për një takim mes një karteli kriminal në Aruba në 2019.
Unë, para se të shkruaj, përmes zëdhënësve, përmes numrit të tij personal, i jam drejtuar Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, kryeministrit, atij që drejton Shqipërinë, liderit, për ta pyetur nëse mund të konfirmonte praninë në vitin 2019 të subjekteve të lidhura me qeverinë shqiptare, sepse gazetaria ime është një gazetari që kur ka një akt zyrtar si ai që sapo përmenda, pra një informatë e Drejtorisë Hetimore Antimafia, bën gjithmonë një punë verifikimi, prove, pune gazetareske.
Në këtë rast, duke iu referuar qeverisë Rama, kryeministrit Rama, unë telefonoj kryeministrin Rama. Nëse ai vendos të mos përgjigjet, nuk është problem i imi, është problem i atij që ka vendosur të mos përgjigjet. Fakti që ai nuk ka dashur të përgjigjet në asnjë mënyrë, në asnjë nga mënyrat që unë i kam propozuar, nuk është problem i imi, është problem i atij që ka vendosur të mos përgjigjet.
Unë kam një fakt, unë raportoj informacionin e Drejtorisë Hetimore Antimafia, e raportoj fjalë për fjalë, e raportoj në librin tim. Dhe në të njëjtën kohë telefonoj ekzekutivin shqiptar, kërkoj të konfirmojë, të eksplorojë, të monitorojë nëse ka qenë kjo prani, sepse mund të ishte prania e një zëvendësministri, e një personi që ndoshta në mirëbesim po bënte një takim pune.
Mund të kishte shkuar në mirëbesim. Unë, për të kuptuar më shumë, bëj këto pyetje, sepse gazetarët duan të kuptojnë para së gjithash. Por nuk është se unë i censuroj lajmet. Unë kam dhënë një lajm, kam bërë gjithçka për të marrë edhe përgjigjen, versionin e qeverisë, por kjo përgjigje nuk më ka ardhur. Dhe unë lajmin e kam publikuar.
Krasta: Po të bëj një pyetje të fundit dhe pastaj të lë të lirë. Më kujtohet Saviano. Ai donte, e donte dhe e urrente faktin që prej shumë kohësh shoqërohet me një eskortë policore në jetën e tij të përditshme, një eskortë profesionale, pra e agjentëve për të mbrojtur jetën e tij. Por në këtë kuptim, dua të të pyes, ti sigurisht do të vazhdosh të bësh profesionin tënd, të punosh në profesionin tënd, pavarësisht rrethanave të reja që janë krijuar. Pyetja e parë. Pastaj, i shoqëruar nga një pikëpamje profesionale, dhe në fund, sipas teje, bazuar në analizën hetimore, informacionet që ke marrë deri tani, njohuritë e tua personale e kështu me radhë, a do të vijë apo mund të vijë një moment që e ashtuquajtura mafie shqiptare të marrë një formë edhe më kërcënuese, e lidhur me shtetin shqiptar të momentit dhe të rrisë pak forcën kundër ligjit, etj. Si e sheh ti këtë raport tëndin në të ardhmen me këtë problem të madh dhe të rëndësishëm mes dy vendeve tona mike?
Trochia: Le të nisim nga një fakt, sepse duhet të jemi të qartë. Unë i kam quajtur narkotrafikantët shqiptarë ‘të pathyeshëm’, jo vetëm sepse doja të jepja një titull libri, por sepse eksponenti më i rëndësishëm i kolonës romane, që quhet Arben Zogu, ndërsa ne po flasim, është i lirë. Është i lirë dhe është një nga eksponentët më të rëndësishëm të këtij bote kriminale. Subjekte të tjerë që unë i citoj në libër janë të lirë.
Po presim nga Dubai ekstradimin e Dorian Piku, ekstradimin e Altin Sinomatit, që në këtë moment janë ende atje dhe të subjekteve të tjera, ashtu si kolona romane e Zogut ka shumë subjekte të tjera të lira, janë të lirë në Romë, të lirë për të vepruar. Po flasim për një kolonë, për një nga kolonat për të cilat unë flas.
Dëshira për pushtet, për para, aftësia korruptive për të kontaminuar sektorë publikë, administrativë të kriminalitetit shqiptar, kjo aftësi është e jashtëzakonshme. Nuk ka prioritete të tjera për një qeveri, nuk ka prioritete të tjera përveç luftës së ashpër kundër mafies shqiptare, dhe këtë e kam kuptuar duke intervistuar një ish-magjistrat, Mandoi, i cili kritikon qeverinë shqiptare dhe thotë se ligji për konfiskimin nuk është i përshtatshëm për të luftuar nivelin e kriminalitetit që ka arritur në Shqipëri krimi.
Dhe siç më ka treguar një bashkëpunëtor drejtësie, që dikur ishte vrasës, ku nuk arrin pushka, ku nuk arrin kallashnikovi, arrijnë paratë. Aftësia e mafies shqiptare është të korruptojë si element qendror, sepse ka sasi të mëdha parash që vijnë nga narkotrafiku. Nuk ka prioritete të tjera, janë lojtarë ndërkombëtarë.
Nuk ka prioritet tjetër për një qeveri përveç luftës kundër mafies shqiptare dhe kundër nivelit shumë të lartë të korrupsionit që natyrisht i heq qytetarëve, i heq komunitetit dhe ia jep disa subjekteve të lidhura me krimin. Kjo është përgjigjja për pyetjen e dytë. Për të parën, unë do të vazhdoj të bëj profesionin tim.
Sigurisht, është e qartë që gjithçka bëhet më e komplikuar, është e pashmangshme, edhe vetëm në organizimin e jetës së përditshme. Unë gjithmonë kam thënë se ne jemi zgjedhjet që bëjmë, nuk jemi pasojat tona, por jemi zgjedhjet tona. Edhe pse ndonjëherë pasojat janë ndërhyrëse në jetën tonë të përditshme.
Unë do të vazhdoj të bëj gazetarin, kam nisur nga Campania, që është një tokë e madhe, dhe tani punoj për gjigantë që për mua janë simbole, si Giancarlo Siani. Ditët e fundit ishte përvjetori i 48-të i vrasjes së këtij gazetari intelektual nga mafia siciliane.
Unë mendoj se ne kemi detyrimin, ne që bëjmë këtë profesion, ta bëjmë sa më mirë të jetë e mundur dhe kur kemi lajmet, t’i japim, t’i rrëfejmë edhe hijet, kontradiktat, dhe të denoncojmë sistemet kriminale dhe të pushtetit.
Krasta: Nelo, të falënderoj shumë, të jam shumë mirënjohës që fole me mua. Faleminderit shumë këtë mbrëmje, faleminderit shumë.
Trochia: Faleminderit, dhe një përshëndetje e ngrohtë për të gjithë ju dhe një përqafim për Shqipërinë, një tokë që e dua shumë.
“NJë ditë pasi u shfaq komedia, kur shkova në shkollë, isha në vitin e dytë të gjimnazit Qemal Stafa, mësuesja e rusishtes, ishte ruse, kur thirri emrin tim Reshit Qazim Mulleti, ajo shtangu dhe pyeti: Emër i vërtetë është ky? Nxënësit e klasës iu përgjigjën në kor: Po, po, ky është Shiti i komedisë ‘Prefekti’. Mësuesja shtangu, u habit, iu duk çudi, më afroi pranë vetes, më foli me shumë dashuri, më qëndroi pranë dhe iu duk shumë padrejtësi se si mund të përdoreshin emra realë në një komedi?! Të nesërmen erdhi kamioni e na mori, na dërguan në internim, në kampin e Tepelenës. Aty na mbajtën 5 vjet deri në mbylljen e tij…”
Lindi më 21 Korrik 1930, në Tiranë.
Deri në 1992 në internime pas internime…
Vdiq në Tiranë në 12 Prill 2005, në moshën 75 vjeçare.
Nga jeta e bashkëshortes së Qazim Mulletit
Shumë nëna, gra, vajza, fëmijë e pleq u internuan vetëm e vetëm se djemtë, burrat, vëllezërit e baballarët e tyre ishin të padëshiruar nga regjimi komunist, ishin të burgosur politikë dhe shteti sllavo-komunist, u mohonte atyre gjënë më elementare, lirinë. Duke u mohuar lirinë, ato ishin izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe s’i lejonin të ktheheshin në vendlindje, pranë të afërmve të tyre. Kjo iu mohua për vite të tëra, ndërsa për shumë familje vazhdoi me disa dekada.
Të dhemb zemra kur mendon sa shumë zonja të nderuara, nëna të çmuara, që provuan vuajtjet në kampet e internimit si në Tepelenë, Savër, Gradisht, etj.., që ishin të reja, u plakën e disa prej tyre vdiqën aty. Ja disa prej tyre: Rukije Dine, Meleqe Dine, Sulltane Dine, Vesfie Dema, Mudi Dema, Mrika Gjon Markaj, Marta Markagjoni, Vashe Kola, Hajrie Cami, Cuba Miraka, Kune Miraka, Caje Merlika, Lice Kaloshi, Bije Kaloshi, Lije Ndreu, Rufije Ndreu, Ilmije Agolli, Zeqine Agolli, Roza Marashi, Ana Pervizi e Hajrie Mulleti.
Po ndalem në jetën e njërës prej tyre e jo pa qëllim po e filloj me jetën e Zonjës Hajrie, sepse ajo pati një jetë më të veçantë nga bashkëvuajtëset e tjera, që nga viti 1949 u bë objekt humori, argëtimi në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës. Një komedi që s’iu nda skenës për 40 vjet (edhe sot vazhdojnë ta japin në televizion) u vu në lojë një familje e tërë, me emra realë.
Po cila ishte kjo grua?
Lindi në Tiranë më 1908 në familjen e Ismail Kusit, familje me tradita nacionaliste. Motra dhe vëllezërit e saj ishin të gjithë universitarë. E fejuar me Qazim Mulletin, nolist, emigrant politik. Martohet në Vjenë, në vitin 1929. Jetoi në Shqipëri me djalin e saj të vogël (datëlindja 1930). E rriti dhe edukoi të birin, i dhuroi gjithë dashurinë e saj prej nëne, me shpresë se ndonjë ditë do të kthehej emigranti politik, nga Europa.
Vitet kalonin, jetonte me shpresën e një takimi. Mbas 9 vite pritjeje, nënë e bir u mbushën me gaz e gjallëri. Për ta filloi një jetë e re, një pranverë e rilindur. Por shpejt do të fryjnë erërat e forta dhe gëzimi i tyre u ndërpre. Erdhën vitet e diktaturës. Përsëri nëna 36 vjeçare, mbeti vetëm me djalin e saj. Vëllain e madh, Abdullain, ia pushkatuan, se ishte antikomunist. Nxirret me forcë nga shtëpia, i grabitet çdo gjë, bile edhe dhuratat e prindërve të saj. E internojnë bashkë me të birin, Reshitin 15 vjeçar, në kampin e Tepelenës, me shumë bashkëvuajtës të tjerë. Flinin në kazerma, nga 200 vetë, pa dallim moshe e gjinie.
S’kishin dritë, as ngrohje. Ushqimi ishte një copë bukë e zezë. Shtrëngonte nëna djalin e vetëm, i dhimbte zemra për të, s’mund t’i siguronte asgjë. Në këto kushte, ai ishte pa të ardhme. Në kampin e Tepelenës i vinin të transportonin dru, të ngarkuar në vend të karrocës, për familjet e oficerëve.
Vitet kalonin në internim. Motrat e vëllezërit i vdiqën e s’u pa me ta. Internimi vazhdonte. I dërguan në Savër, në një barakë ku jetonin dy familje bashkë. Më vonë në një barakë të vogël, në mes të llucës së Myzeqesë, në vjeshtë e në dimër dhe në mes të pluhurit, në verë. Punoi në bujqësi dhe pse vuante nga hipertensioni. Jetoi e punoi me nder. S’u nda asnjë moment nga i biri. Nuk pranoi të bënte prishje kurore nga i shoqi dhe nuk desh lehtësira nga komunistët. Qëndroi e papërkulur dhe gjithë jetën e saj e saj ruajti një dozë humori që buronte nga zemra e që ishte e mbushur me dashurinë e pakufi për djalin e saj të vetëm. Kjo grua, me shtat të imët, një figurë fisnike e burim dashurie për familjen e saj, u bë objekt talljeje në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës.
Që nga viti 1949 u shfaq në skenat e teatrove, u transmetua në Radio-Tirana, në televizion e skeçe, për 40 vjet pa ndërprerje. E vinin në skenë regjisorët e socializmit, me emra realë, siç ia kishte vendosur shkrimtari. Interpretonin Hajrien në mënyrat më qesharake, e bënë edhe të çalë e çfarë s’e bënë!! A menduan ndonjëherë që ajo grua, të cilën e vinin në lojë, jetonte e izoluar dhe i sfidonte me jetën e saj të pastër, të papërlyer, pa u ankuar? Vitet kalonin dhe nënë Hajria, u plak në internim dhe tre vitet e fundit u bë me sklerozë. Në trurin e saj kishin mbetur të zgjuara vetëm dy qendra. Kur e pyesnin ku je? – ajo përgjigjej: “Jam tek shtëpia e babait tim, në oborrin me diell e plot lule, në dhomat e mëdha, jorganët e bardhë…! Po cilën adresë mban mend? Kujtonte një kryeqytet e një apartament të kohës së martesës së saj.
Natyra i dhuroi gëzimin e fundit. Vdiq në barakën prej llamarine e dërrase, në mes të baltës së Myzeqesë, por truri i saj ndriçohej nga dielli i qytetit të lindjes, Tiranës, që s’u lejua të kthehej në vendlindje, për 35 vjet. Vdiq më 6 maj 1980. Në momentin e vdekjes i biri qante. Vdiq një nanë me zemër plagë, që djali i vetëm i mbeti pa të ardhme…!
Pse vuajti ajo?
Se ajo zgjodhi rrugën e drejtë, atë të shqiptares, të besnikes, të ndershmërisë. A ishte e drejtë të talleshin me dy qenie njerëzore, që jetonin në Gulagun e Shqipërisë socialiste??!! Për çfarë roli?? Pse vetëm interpretimi i një roli vlen për t’u quajtur një artiste e pavdekshme? Po vazhdojnë mendësitë komuniste, tek njerëzit që s’duan të njohin realitetin, të vërtetën e shoqërisë social-komuniste. Vazhdojnë zotërinjtë të qeshin me të vdekurit. Deri kur do të vazhdoni duke mohuar të drejtat elementare? Po të drejtat e liritë e njeriut që i mbron Karta e Helsinkit? Apo vetëm në teori? Pa le thuhet që në Shqipëri s’ka pasur gjenocid?
Reshit Qazim Mulleti
Reshiti ishte kushërini i vetëm nga xhaxhai i im, ishim rritur bashkë dhe e donim si vëlla. Nëna Hajrija e rriti e vetme, se burri i saj ishte emigrant politik, nuk e kishte të drejtën me jetue në atdhe. I munguan dashuria dhe ledhatimet e të atit. Edhe kur jetuan bashkë, ato ishin pak vite, me shumë angazhime nga babai i tij, si Bashkiak e Prefekt i Tiranës, ishte kohë lufte.
Në shtator 1944, Reshiti 14 vjeçar, mbeti përsëri me nënë Hajrien, por këtë herë ishte ndarja e përjetshme, nuk u takuan më. Jeta i kishte rezervuar të papritura. Kujtonte Shiti, drekën e fundit që hëngri me babain Qazim. Një i afërt i tha babait: “Pse nuk e merr djalin me vete”? Ai iu përgjigj: – “Nuk është nevoja, politikanët nuk merren me gra dhe fëmijë…”! (E çuditshme, ai që e dinte shumë mirë ç’është komunizmi, nuk e parashikoi se si do të vepronin ata në Shqipëri).
Mbas vitit 1944, nënë e bir i kishin arrestuar disa herë, i mbanin të izoluar, në biruca të veçanta, i bënin presion nënë Hajries në lidhje me të shoqin dhe për t’ia grabitur pronën, ndërsa djalin e akuzonin për shkrimin e disa parullave antikomuniste në shkollë. Shpesh e keqtrajtonin nxënësit, vinte në shtëpi i gjakosur, por peripecitë e tij dhe të nënës Hajrie do të nisnin në vitin 1949, kur u shfaq për herë të parë premiera e komedisë “Prefekti” e Besim Levonjës.
Reshiti tregonte: – Kur u shfaq për herë të parë komedia “Prefekti”, unë me nënën time ishim në shtëpi, po e dëgjonim në radio, nëna e ime u revoltua…! Të nesërmen e premierës së komedisë “Prefekti”, kur dola nga shtëpia për të shkuar në shkollën “Qemal Stafa”, ku vazhdoja gjimnazin, të gjithë më shikonin si të habitur e kuriozë. Kur vajta në shkollë, më rrethuan të gjithë, të habitur, sikur isha ndonjë personazh filmi. Në orën e rusishtes, mësuesja ruse N.P. lexoi apelin e klasës, kur thirri emrin tim Reshit Qazim Mulleti, ajo shtangu dhe pyeti:
– Emër i vërtetë është ky?
Por nxënësit e klasës i’u përgjigjën në kor:
– Po, po, ky është Shiti i komedisë “Prefekti. Mësuesja shtangu, u habit, i’u duk çudi!! Më afroi pranë vetes, më foli me shumë dashuri, më qëndroi pranë dhe i’u duk shumë padrejtësi se si mund të përdoreshin emra realë, në një komedi?? Të nesërmen erdhi kamioni e na mori, na dërguan në internim, në kampin e Tepelenës, aty na mbajtën 5 vjet, deri në mbylljen e tij. Autori i komedisë Besim Levonja ishte liruar nga burgu me firmën e babait tim, që hyri garant për të.
– Në atë kamp – tregonte Shiti, -kam kaluar tmerre të vërteta, kushte të këqija dhe trajtim çnjerëzor. Kur shkuam për herë të parë aty, nana Ije, i’u drejtua komandantit të kampit, Gani Lamçe. “Mirë se ne kemi qenë familje e pasur, por çfarë kanë bërë fukarenjtë, që i keni sjellë këtu? Ju komunistët thoni se jeni shtet i fukarasë, përse i mundoni këta të varfër?”. Nëatë kamp, – dëshmonte Reshiti, – kam varrosur me duart e mia më shumë se 300 vetë, ku 200 prej tyre kanë qenë fëmijë. Mbas dy-tre vjetësh, me urdhër të komandës, i kemi zhvarrosur, prapë i kemi varrosur në një vend tjetër”.
Nga Tepelena Hajrien dhe Reshitin i thirrën në Tiranë, në Degën e Punëve të Brendshme, ku i torturuan, duke u kërkuar të tregonin ku i kishin fshehur florinjtë. Ai tregonte: – Nënën e kanë torturuar shumë, ndërsa mua më fusnin në fuçi me ujë të ftohtë, shpesh më futnin dhe kokën në ujë…! Mbasi na grabitën çdo gjë, na dërguan përsëri në Tepelenë, më pas në Fier e Lushnje, në kampet e internimit në Savër, Gradisht, Grabian…! Çdo kamp të ri e kam inauguruar, ishim të parët që dërgoheshim në kampet e rinj të internimit.
Gjithë jetën Reshiti e kaloi pa liri, nuk kishte të drejtë me lëvizë, por vetëm me leje, me dy herë në ditë apel, duhej të paraqitej tek polici i kampit, në mëngjes dhe në mbrëmje, shpesh i kërkohej edhe në drekë, punonjës i përjetshëm në bujqësi, ku ishin vendet e punës më të largëta e të zorshme.
Tregonte Reshiti: – Morëm leje dhe dolëm në qytetin e Lushnjes. Në një moment më thotë nëna: “Shiti, dikush po na thërret”! Më erdhi shumë keq, por u detyrova dhe i thashë: “Nanë nuk po na thërret njeri, por nga altoparlanti jepet komedia e po na qeshin, po na tallin, po na venë në lojë, po argëtohen”! Ajo m’u përgjigj: “Na marrshin të keqen” Dhe unë i thoja vetes, na i morën të gjitha gjërat, na zhvatën, por na dëmtuan dhe imazhin tonë të mirë, tani ishim vetëm personazhe groteske, butaforike. U larguam nga qyteti, dorë për dorë, nënë e bir, ecnim në drejtim të kampit të internimit. Më 2 maj 1980 në Shkodër më dorëzuan një telegram me tekstin: “Nanën e kam shumë sëmurë. Të pres. Shiti”.
U nisa me tren drejt Lushnjes. Deri në Savër eca në këmbë. Kampi i Savrës, shtrihej në anë të majtë të rrugës automobilistike 5 km. larg qytetit, në mes të baltës, të llucës dhe pluhurit të Myzeqesë. Këtu shtriheshin disa rreshta me kasolle, ku dërrasa, kashta e llamarina ishin materialet me të cilat ishin ndërtuar këto vende banimi për të internuarit. Në një dhomë të tillë 2 m. x 2 m., pa dritë, në një shtrat, qëndronte e shtrirë nënë Hajria, pa ndjenja, kishte humbur lidhjet me ambientin. Ishte hera e parë që nuk përgjigjej. E dërguam në spital, me anë të një zetori, në rimorkion e tij. Një mjeke e re përcaktoi diagnozën: “Hemorragji cerebrale e plotë, pa shpresë, dy ose gjashtë ditë jetë. Më mirë merreni në shtëpi”.
– Si quhet e sëmura? – pyeti mjekja për të regjistruar emrin. – Hajrie Mulleti, – i’u përgjigja. Mjekja më tha: – Kush e di ç’jetë të bukur ka bërë kjo grua? Iu përgjigja: – Atë jetë që ka bërë kjo nënë, s’do ia dëshiroja as një gruaje në Shqipëri apo në botë. U kthyem përsëri me të sëmurën në kasolle. Prisnim me ankth ndalimin e asaj zemre nëne, që po luftonte orët e fundit të saj, në luftë me jetën. Më ka mbetur në kujtesë një trup i vogël, çuditërisht i bukur, i pastër, i bardhë si alabastër. Për të jeta qe vetëm luftë, ajo u fshikullua në mënyrën më të padrejtë, më çnjerëzoren nga diktatura. Reshiti pranë saj qante nën zë:
– Ia ke kaluar Hekubës së lashtësisë, o nana e ime, ke 50 vjet vuajtje. Ku po më len mua, të vetëm pa njeri në këtë botë?! Zemra ime vuante dhe shpirti më dhimbte. Ata, nënë e bir, nuk ishin ndarë asnjëherë, ishin shumë të lidhur, provuan vetëm vuajtje e dhimbje të pafund. Në funeral morën pjesë dhjetë vetë. E varrosëm nënë Hajrien, por ndodhi diçka e papritur. Djali i oficerit të vdekur që ishte varrosur pranë nënë Hajries, filloi të shante, nuk i dukej e drejtë që babai i tij, një oficer i nderuar i ushtrisë, të ishte pranë një gruaje të deklasuar, armike, tradhtare…! Ulërinte djali i oficerit.
Ne, që ndodheshim në funeral, shtangëm, nuk folëm, deri ku kishte arritur indoktrinimi, racizmi klasor komunist, e çuditshme, i shkreti djalë nuk e kuptonte që babai i tij dhe nënë Hajria, ishin tashmë nën dhe nuk i përkisnin më kësaj bote të padrejtë, për të parin me detyra të nderuara, ndërsa për nënën e shkretë, e internuara e përjetshme, si e tillë vdiq dhe ishte sharë e bërë objekt argëtimi me anë të komedisë “Prefekti”. Reshiti i dashur ishte njeriu i mirë, i ndershëm, i drejtë, që të dhuronte kënaqësi kur fliste në dialektin verior, zotërues i shkëlqyer i gjuhës italiane, po ashtu dhe njohës i mrekullueshëm i muzikës së lehtë romane, i apasionuar për futbollin, shahun.
Zonja Bardha Markagjoni tregon:
– Për ne, Reshiti ka qenë një djalë i mrekullueshëm dhe me shumë dinjitet dhe humor, na bënte me qeshë, me harrue vuajtjet tona, shpirti i tij ishte i lirë…
Ndërsa Suzana Topalli tregon:
– Na kishin vendosur për të jetuar dy familje në një dhomë të vogël, unë me nënën Marije dhe Reshiti me nënën Hajrie. Ai ishte një djalë shumë korrekt, pothuajse nuk hynte fare në dhomë, kishte zor, s’donte të na vinte në pozitë të vështirë, shpesh flinte jashtë. Ishte më shumë se një vëlla, një vëlla i mrekullueshëm. Ai mbet gjithë jetën trup imët, i hajthëm me sy melankolikë. Sa herë bisedonim më thoshte:
– Sikur çmimin “Nobel” të kishte fituar komedia “Prefekti”, nuk do të shfaqej në skenë kaq shumë, gjithë këta dhjetëra vjeçare, s’e larguan asnjëherë nga skena shqiptare. Në vitin 1992, Reshit Mulleti u kthye në Tiranë, shtëpia e shkatërruar, e zaptuar nga njerëz të huaj, i kishte kaluar të gjashtëdhjetat…, e shoqëronte kudo cigarja, shoqja e pandarë e tij. Ishte i lodhur nga jeta, nuk i hynte në sy asgjë. I dhuroi shumë dashuri familja e Tanush Mulletit, mbeti përherë i dashur, njeriut që iu mohua e drejta e lirisë, edhe pse u plak në skenat dhe ekranet tona televizive ai qeshej, e flasim për të drejtat tona, pa kemi dhe Komitet Helsinki në Tiranë??!!
Vdekjen e pati të menjëhershme, infarkt, i pushoi zemra, mbaruan dhe vuajtjet e pafund, një jetë që s’u lejua të jetonte. Ky shkrim është si një kujtim në përvjetorin tënd të vdekjes, të kam qarë gjithë jetën vuajtjen tënde dhe dhimbjen tonë për ty, u munduam të të dhuronin shumë dashuri, ai që kujtohet nuk vdes, vazhdon përjetësia, dhimbjet dhe vuajtjet tuaja janë dhe përjetësia jote. Memorie.al
Gjatë emisionit Opinion, diplomati amerikan Christopher Hill ka rrëfyer marrëdhënien e ish-kryeministrit Sali Berisha me Shtetet e Bashkuara. Ai tregoi edhe një bisedë mes ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Blendi Fevziu: Zoti Hill, çfarë ndodhi midis Shteteve të Bashkuara dhe Sali Berishës? Sali Berisha ka qenë ylli i ri i opozitës, mori mbështetje, bëri dy vizita në Zyrën Ovale, një në qershor të 1992 dhe një në shtator të 1995, nëse e mbaj mend mirë.
Christopher Hill: Po. Blendi Fevziu: U takua me Presidentin Bush, babain, pati një takim me Presidentin Clinton. Më pas, më 1996, në fillim të 1997, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ishte shumë e keqe. Mbaj mend Timothy Wirth, i cili ishte një prej sekretarëve të Shtetit. Donte të vizitonte Shqipërinë dhe nuk u lejua të vizitonte Shqipërinë. Çfarë ndodhi? Nëse dini ndonjë gjë… Christopher Hill: Mund të flas më shumë nga pikëpamja historike sesa nga pikëpamja politike, sepse vërtet nuk dua të flas për politikë…
.
Blendi Fevziu: Për politikën aktuale. Po.
Christopher Hill: Kjo nuk është puna ime, është puna juaj. Mendoj se kishte të bënte me pritshmëri shumë të larta. Berisha kishte performuar shumë mirë përpara Baker-it. Baker-i pyeti: A ka vdekur komunizmi në Shqipëri? Bëri një pyetje të tillë.
.
Blendi Fevziu: “Liria funksionon”. Ishte fjala magjike.
Christopher Hill: Në atë takim me opozitën, ai pyeti të pranishmit: A ka vdekur komunizmi? Zoti Berisha dha atë përgjigje shumë të bukur që Baker-i nuk e harronte dot. Tha se komunizmi ka vdekur, por toksiciteti i tij, duke dhënë një metaforë mjekësore, është gjallë, duke nënkuptuar se ka ende shumë punë për të bërë. Mendoj se kur Berisha bëri një deklaratë të tillë, e bindi Baker-in se këta njerëz e dinë që kanë për të kaluar një tranzicion të vështirë. U ndje i sigurt nga ajo lloj inteligjence e shprehur në atë deklaratë. Mendoj se problemi ishte që, me kalimin e viteve, erdhi ndjesia që Berisha ishte një figurë jo shumë pozitive për sa i përket Kosovës…
.
Blendi Fevziu: Pse në Kosovë?
Christopher Hill: Ndjesia ishte që i trajtonte çështjet me një pikëpamje shumë, shumë nacionaliste.
.
Blendi Fevziu: Këtu bëhet fjalë për 1993–1994, kur mbështeste Rugovën, apo 1996, kur nisi të mbështeste Adem Demaçin, i cili kishte një qasje shumë më dramatike për sa i përket çështjes së Kosovës?
Christopher Hill: Ajo çështje e shqetësimit të Shqipërisë për Kosovën i shqetësonte njerëzit, sepse aty panë mundësinë, farat e një Shqipërie më të madhe potenciale. Pra, këtu kishim të gjitha problemet e Serbisë së Madhe dhe më pas njerëzve iu duk sikur Berisha po promovonte idenë e Shqipërisë së Madhe.
.
Blendi Fevziu: Shqipëria ishte shumë e dobët. Serbia ishte një shtet i madh edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Mbaj mend dhe ka qenë shumë interesante, deklarata e bërë nga Holbrooke, të cilën e gjeta në kujtimet e Bill Clinton-it, por që ishte shprehje e Holbrooke: Shpërbërja e Jugosllavisë nuk ishte shpërbërja e Jugosllavisë, ishte pjesa e fundit e shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Kjo është e vërtetë. Në atë mënyrë, Shqipëria ka qenë shumë e dobët. Jugosllavia ishte një shtet i madh, gjashtë shtete dolën nga ai shtet. Shqipëria ishte aq modeste…
Christopher Hill: Po. Për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj, Berisha nisi të shihej si pjesë e problemit të çështjeve etnike në Ballkan, në vend që të ishte pjesë e zgjidhjes. Mendoj se edhe në Shqipëri kishte një numër të lartë personash të cilët e kundërshtonin. Kështu, ai u kthye në një figurë kontraversiale. Megjithatë, më duhet të theksoj se kam qenë jashtë që nga 1993, pra nuk po e shikoja nga afër zhvillimin e situatës.
Kanë qarkulluar hamendësi për organizatorin e 35 firmave të deputetëve të PD dhe gishti tregues është drejtuar nga Famur Noka i cili e ka mohuar personalisht këtë dyshim.
Në një prononcim me gazetarët Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD dhe të deputetit deklaroi se ai ka debatuar me cdo firmëtar (janë 35 deputetë të PD-së që firmosën për kandidaturën e Endri Shabanit votuar nga deputetët e PS – sqarim i Voal.ch) dhe ka qenë kundër firmosjes dhe ka kërkuar llogari në mbledhjen e grupit parlamentar.
Voal.ch po e jep deklarimin e Nokës marrë nga faqja e tij në rrjetin social:
Po e ndaj me ju këtë bisedë dhe shpërfaqje kujtimesh me Veton Surroin.
Ju siguroi se është kënaqësi të bisedosh njëherësh
me Vetonin si gazetar,
me Vetonin si veprimtar dhe
me Vetonin si protagonist ngjarjesh historike e dramatike bashkë.
Kjo bisedë është vetëm një faqe që përmbledh ëndërrat, përpjekjet, zhgënjimet… dhe shpresat e një brezi me fat, sepse shumica e tij e panë Kosovën e lirë.
Por kënaqësinë që ia solli Liria brezit tonë, shpesh’herë e sërpikun dhimbja e pikëllimi për ata që nuk e patën këtë fat,
sepse në rrugën e mundimshme drejt Lirisë ranë e u vranë për të jetuar gjithmonë në altarin dhe në kujtesën e një kombi.
Të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK, duhet të maten fort mirë, sepse mund t’ju dalë që historia t’ju tregojë që kur unë kam kontribuar në luftën çlirimtare si person dhe si strukturë, disa të tjerë ende kanë qenë duke pi qumësht.
Policia e Shtetit vijon të mbajë të rrethuar ambientet e News24. Dhjetëra uniforma prej 2 orësh mbajnë të bllokuar hyrjet për në redaksi, siç duket edhe nga pamjet.
Për më tepër, policia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të medias dhe duke penguar në mënyrë flagrante ushtrimin e lirë të punës së gazetarëve.
Ky veprim rikthen edhe njëherë momentet kritike për lirinë e shtypit në vend. BW
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatën tonë si një organizatë jofitimprurëse për lirinë e fjalës dhe shtypin e lirë. UGSHPD u themelua më 8 Korrik, 2021.
Qëllimet tona:
-Të ndihmojmë debatin publik për të vërtetën duke synuar një shkallë të lartë profesionalizmi në gazetari përmes një etike të lartë dhe standardeve profesionale. -Të promovojmë gazetarinë në gjuhën shqipe kudo ku jetojnë shqiptarë.
-Të mbrojmë interesat profesioniste të anëtarëve të saj, të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie me autoritetet, organizatat homologe të vendeve ku jetojnë e veprojnë anëtarët, në mënyrë që të lehtësojë veprimtarinë profesioniste të gazetarëve të diasporës shqiptare kudo në botë.
-Të mbështesim dhe të promovojë drejtësinë sociale duke denoncuar rastet e racizmit, intolerancës, paragjykimeve e diskriminimeve ndaj minoriteteve.
Anëtarët e Bordit të UGSHPD
Skënder Buçpapaj President
Alba Kepi-Sekretare e Përgjithshme
Artan Kutra- zv/president
Rafaela Prifti-Zëdhënëse
Genc Burimi-Auditor
Elida Buçpapaj- Arkëtare
Ardian Murraj- Komisioni i Etikës
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë. Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGSHPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj
Ju fton të na ndiqni.
Aleanca “Shqipëria Madhështore”, veçanërisht Partia e Lirisë, vjen në këto zgjedhje politike me plot të rinj e të reja të talentuar. Sa e ndjeni ju peshën e këtyre momenteve historike vendimtare? Cili do ishte ligji i parë që do kërkonit në Kuvend në rast fitoreje? C’ndodh nëse Ilir Meta zgjidhet deputet por i pamundësohet betimi deri në humbje të mandatit? Zonja Xhixho, së pari, ju faleminderit që pranuat ftesën tonë. Po ndaj me ju një shqetësim shumë legjitim kur kam parasysh se kryeministri është mjeshtër i madh për tjetërsimin e votës përmes shkeljes së ligjit diktuar nga ai që ka nën urdhra gjithë shtyllat e shtetit. Si do ta mbroni votën kur gjendeni përballë një perfeksionisti kleptokrat që përdor të gjitha mjetet për të qëndruar në pushtet, që një foto me Obamën ia paguajnë 80 mijë $, që komprometon ish shefin e FBI-së, që përpara kamerave i bën thirrje policisë së shtetit të bëjë fushatë për PS, pronën e tij, që e ka shpërfytyruar se nuk ka lënë asnjë nga socialistët e njohur, që regjistrohet me zë duke kompromentuar zyrtarë të organeve ligj zbatuese të manipulojnë votën e sovranit permes blerjes, intimidimit etj. që e përdor drejtësinë si mjet për të eliminuar kundërshtaret politikë. Nuk po e zgjas më se lista vijon. Problemi është si do të mbroni votën? Partia juaj, Parti e Lirisë qe është parti e qendrës se majtë është serish në koalicion për këto zgjedhje me Partinë Demokratike, parti e djathte. Përveç temave të përbashkëta a ka pika në programin tuaj qe ju dallojnë nga aleat si PD? Cili është vendi dhe roli i Partisë së Lirisë në ASHM për zgjedhjet e 2025? Reforma në drejtësi e korrupsioni janë dy fushat më preokupuese për Shqipërinë. Sistemi socialist vuri në masë arrestimi dy liderë te forcave kryesore opozitare. Cili është programi i PL për efikasitetin e pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri? Ku sipas forcës politike që ju përfaqësoni duhet ndërhyrë në mënyrë emergjente?
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, Domine, et lux perpetua luceat ei”, kënduan kori dhe kongregacioni. (Pushim i përjetshëm jepi atij, o Zot, dhe le të shkëlqejë mbi të drita e përjetshme.)
Kolegji i Kardinalëve po del nga bazilika në Sheshin e Shën Pjetrit.
Ata po ecin sipas radhës së vjetërsisë, të paraprirë nga një Libër i zbukuruar i Ungjijve dhe do të puthin altarin përpara se të shkojnë në vendet e tyre.
Personi i fundit që do të hyjë në shesh do të jetë festuesi, Kardinali Giovanni Re.
Kori i Kapelës Sistine – grupi prestigjioz prej 20 burrash dhe 30 a më shumë djemsh që janë kori personal i Papës – thekson Psalmin 64: “Te decet himnus, Deus, në Sion; et tibi reddetur votum në Jerusalem”. ( Të takon lavdërimi në Sion, o Perëndi. Ne i përmbushim betimet tona në Jeruzalem .)bw
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë.
Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGShPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të
zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj Ju fton të na ndiqni.
Intervista e parë u zhvillua me kryetarin e Partisë Republikane zotin Fatmir Mehdiu i cili iu përgjigj 7 pyetjeve të UGSHPD.
Komentet