Këto ditë, përmes një akti paligjshmërie, draftit “.. Për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, qeveria filloi procedurat për shkatërrimin e së vetmes godinë futuriste të inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, ndërtesë e fillimjanarit të vitit 1938, përfunduar në shtator të 1939- s.
Pas shkatërrimit të stadiumit kombëtar, vepër e një tjetër arkitekti italian, Gherardo Bosio, ndërtesa historike e radhës, planifikuar për t’u shembur nga qeveria, është ish- godina kulturore e Rrethit Italo-Shqiptar ‘Scanderbeg”, sot godina e Teatrit Kombëtar. Gënjeshtra, spekulime, deklarata idioteske u thanë nga ofiqarë dhe sharlatanë për këtë kryevepër të arkitekturës moderniste, ndërtuar në fund të mbretërisë shqiptare; gjithçka bërë e thënë, vetëm e vetëm me qëllim shkatërrimin e saj.
Edhe mungesa e fondeve për restaurim pjesor apo të plotë, lidhet vetëm me përmbushjen e këtij plani korruptiv. Ministria e Kulturës deklaroi me shqetësim të madh se godina po shembet se është e amortizuar, se italianët e paskëshin projektuar të jetojë vetëm 15 vjet – veç mrekullia e paska mbajtur më këmbë! Thuhej se ka qenë “dopolavoro” (pas-pune) e ushtrisë italiane apo kazermë e tyre, se është karakatinë prej populiti dhe shurre, që herët a vonë do na zërë përfund stafin e teatrit etj., etj..
Ndërsa kryetari i bashkisë, pas shumë kërkimesh, zbuloi se ishte pikërisht asbesti që ndodhej në çatinë e godinës, shkaku që u kish marrë jetën disa aktorëve mbi 78 vjeç. Por e vërteta është krejt ndryshe. I vetmi “problem” i kësaj ndërtese është njolla e bollshme dhe e majme e ndërtimit, pra toka nën të, plot 13 mijë metra katrore sipërfaqe, të paktën kaq rezulton në dokumentet e dikurshme, (sot mund të jetë rrudhur ca prej hajdutllëkut ndër vite). E dyta, është pronësia e saj publike.
SKICE E PROJEKTIT TE GODINES SE RRETHIT ITALO-SHQIPTAR “SCANDERBEG”
Si shkak i dy të parave – pasoja është mospërfshirja e saj nga lista e monumenteve të kulturës dhe nxjerrja jashtë edhe prej zonës së mbrojtur, duke krijuar rrethanën ideale për shkatërrimin dhe grabitjen e saj, nëpërmjet një marrëveshjeje PPP-je (partneritet publik- privat). Sipas pikës 3 të projektligjit, që pritet të kalojë në Parlament, komisioni që do të ngrihet nga qeveria gëzon gjithë të drejtat për vlerësim dhe tjetërsimin e pronave në pronësi të pushtetit qendror dhe vendor, bazuar në legjislacionin në fuqi për tjetërsimin e tyre.
Thënë ndryshe, kalimin e pronës nga publike (të përbashkët) tek individi privat. Me këtë projektligj të ri, ndërtesa e porositur nga monarkia shqiptare, ndërtuar në bazë të marrëveshjes italo- shqiptare të janarit të vitit 1938 – aktualisht sot Teatri Kombëtar- de jure nuk ekziston më. Tanimë është shndërruar në një shesh ndërtimi, ku komisioni qeveritar do të negociojë me subjektin privat për ndërtimin e një godine të re teatrore, shumë herë më të vogël në sipërfaqe se sa ky institucion ka sot në pronësi. Përfaqësia e teatrit, e shtrënguar të pranojë këtë marrëveshje shkëmbimi, do të dorëzojë pjesën më të madhe të tokës te klienti i qeverisë.
Në shkëmbim, klienti do të ndërtojë në një cep një godinë të re betoni për Teatrin Kombëtar. Ndërsa pjesa më e madhe e tokës, dikur pronësi publike e shtetit dhe e Teatrit, do të kalojë në pronësi të firmës private për ndërtime kullash shumëkatëshe, qendra tregtare, dyqane etj., që më pas do të shiten me çmime të majme për xhepin e klientit të qeverisë dhe të ndonjë tjetër xhepi të padukshëm. Marrëveshje e denjë për një “republikë bananesh”. Ky është zhvillimi urban që pritet të pësojë kjo zonë. Sigurisht, në këtë skenar nuk mund të mungonte as arkitekti apo studioja arkitektonike e huaj, tanimë kthyer në stereotip “zhvillimi perëndimor”.
Klientelistë me procedura dhe konkurse jotransparente, me lidhje të dyshimta me pushtetin, këto studio arkitekturore të huaja, që gëlojnë në nëntokën e pistë të politikës shqiptare, shfaqen sa herë prishet një qendër qyteti, godinë a ndërtesë e vjetër. Pa asnjë ndjeshmëri dhe etikë profesionale në lidhje me historinë dhe trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi, të paskrupuj për atë që shkatërrojnë, por edhe për atë që lënë pas, në një Tiranë që po denatyrohet sistematikisht.
Në një demokraci përfaqësuese, prona publike është në pronësi të qytetarëve, ajo është e përbashkët, e administruar në mirëbesim prej qeverisë. U përket njerëzve në përgjithësi, jo një personi, as një qeverie. Por me sa duket, ky commonsense i gjithëpranuar kudo, nuk vlejtka për Republikën tonë. E njëjta skemë që u përdor në rastin e stadiumit, ku u paracaktua si firma ndërtuese, ashtu edhe studioja arkitekturore pa filluar ende procedura e tenderit, e njëjta gjë po ndodh edhe me rastin e godinës së Teatrit Kombëtar. Por me një ndryshim të vogël: këtë radhë nevojitet një ligj që të votohet në Parlament për të legjitimuar tjetërsimin e pronës dhe shembjen e godinës.
Me një akt të përsëritur abuzivizmi, pa asnjë transparencë publike, qeveria do të kalojë në Parlament, me gjasë vetëm me votat e socialistëve, projektligjin për tjetërsimin e pronës publike në pronë private, duke mundësuar kështu shembjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar.
HISTORIKU, NDËRTIMI DHE FUNKSIONI I GODINËS
Urbanizimi i Shqipërisë gjatë periudhës mes dy luftërave botërore u udhëhoq prej italianëve. Italianët e konsideronin Shqipërinë si një shtrirje të territorit të vet, sesa një koloni të tyre. Rreth viteve 1928 krijohet Zyra për Ndërtim dhe Planifikim Urban të Shqipërisë në Tiranë, drejtues i së cilës në vitet 1930 –‘35 rezulton të jetë Giulio Berté. Pas përfundimit të kompleksit të ministrive nga arkitekti Florestano Di Fausto, Berté-së do t’i besohej plani rregullues i qendrës së Tiranës.
Po në ato vite, ai do të projektonte vilën e kryetarit të bashkisë së kohës, Abedin Nepravishta, godinë fatmirësisht mbetur në këmbë te Rruga e Kavajës, më pas ai do të punonte edhe për Vilën Mbretërore (Pallati i Brigadave). Në vitin 1938 do të projektonte godinën e Rrethit Italo-shqiptar “Scanderbeg”, qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese, punime të realizuara nga firma “Pater”, sot Teatri Kombëtar. Godina do të përfundonte pak muaj pas pushtimit të Shqipërisë.
Në gazetën “Fashizmi” – e Mërkurë, 31 Maj 1939 – Vjeti XVII me titull: “Rrethi “Scanderbeg”- Ngrehinë e madhe kulturore, artistike dhe argtimore” – jepet një përshkrim i plotë i hapësirës që zë godina e përfunduar dhe sallat e saj. Citoj: “Rrethi “Scanderbeg”, që asht ngritë në qendrën kryesore të Tiranës: në rrethin e Sheshit të Ministrivet, përfshinë në gjanësinë e tij një vend prej trembëdhjetë mij metrash katrorë, nga të cilat shtatë mij metra katrorë, janë të mbulueme nga ndërtesa…”.
Ndërsa jep këtë përshkrim të brendshëm të ndërtesës: “Vizitori hyn në një hajat të madh e të gjanë që bashkon të dy degët e mëdhaja të ndërtesës, nga të cilat njana asht e destinueme për theatër, sallë e madhe që do mundë të përfshijë në rreth të vet, në komoditet të plotë, një sasi publiku prej tetëqind vetësh, ndërsa tjetra asht një varg sallash të mëdhaja, që vijnë njana mas tjetrës, në rend të përkryem artistik dhe që janë të destinueme: nji për pritje, nji për Biblotheke, nji për lojë, nji për restorant, nji për zyrë…Përbri të dy godinavet të mëdhaja asht ngrehun, mandej, Palestra e Gjimnastikës …. Mbas saja vjen salla e Tenisit, nji nga të cilat do të jetë e mbulueme, në fund asht pishina …” Citova të gjitha këto, për të sqaruar se kjo godinë ka nisur punimet në janar të 1938-s dhe ka përfunduar në shtator të 1939-s.
Pjesa më e rëndësishme e aktivitetit të saj ka qenë dokumentimi, studimi dhe përhapja e prodhimit kulturor dhe artistik të kohës, nëpërmjet Bibliotekës, Zyrës së Informacionit, Zyrës së përkthimit letrar etj.
Pavarësisht se po e botoj të plotë (të përkthyer) statutin dhe shërbimin kulturor të Rrethit Italo- Shqiptar, i cili gjendet në Arkivin Qendror, dëshiroj të citoj: “Pika A: Biblioteka …Mbledh dokumente të letërsisë së shkruar shqiptare dhe sidomos veprat e Jeronim de Radës, Luigj Gurakuqit, Antonio Maria Zanonit, Ndre Mjedës, Patër Fishtës, Xhuzepe Skiroit, Ali Asllanit, prozatorëve Lumo Skëndo, Faik Konica, Patër Anton Harapi dhe të bashkëkohorëve, sidomos të klasikëve të gjallë si Koliqi dhe simbolistëve si Pogradeci … Pika D: Kujdeset ose drejtpërdrejt, ose duke ia besuar punënë shkrimtarëve të mirënjohuer, për përkthimin e veprave shqiptare në gjuhën italiane dhe të veprave italiane në gjuhën shqipe…”
Për ilustrim citova disa fragmente të shkëputura nga struktura e shërbimit kulturor të institucionit të dikurshëm artistik Rrethi “Scanderbeg”, për të treguar falsitetin e deklaratave të bëra me qëllim manipulimin e opinionit publik, se gjoja godina na paskësh qenë kazermë ushtarake” apo “dopolavoro” për argëtimin e ushtarëve italianë. Spekulime, bërë në injorancë të plotë me faktin historik, me qëllim zhdukjen dhe denigrimin e rolit që luajti ky institucion në emancipimin dhe kulturimin shoqëror të shqiptarëve nga 1939 deri në vendosjen e komunizmit.
Gjithashtu, përpjekja për ta paraqitur godinën si një objekt arkitektonik të pavlerë, ka për synim vetëm shkatërrimin e paralajmëruar të saj. Rrethi Italo-Shqiptar “Scanderbeg”, projektuar nga Giulio Berté nuk ka pasur funksion dopolavoristik. Ajo çka në terminologjinë fashiste quhet Organizatë e Dopolavoros (Organizata e Mbaspunës) krijuar nga Benito Musolini, u instalua në Shqipëri me krijimin e Partisë Fashiste Shqiptare. Struktura dopolavoristike shqiptare ishte pjesë integrale e aktivitetit të Partisë Fashiste Shqiptare.
Selia qendrore e Veprës Kombëtare e Paspunës do të ndërtohej në vitet e para të pushtimit nga Gherardo Bosio dhe është pikërisht Universiteti i Arteve sot. Gjatë pushtimit italian, godina e Rrethit “Scanderbeg” ka shërbyer për aktivitete kulturore dhe sportive. Pas kapitullimit italian, ndërtesa u transformua në kinema dhe ndërroi emër në “Kinema Kosova”.
Në vitet e para të komunizmit shërbeu herë si kinema, herë si sallë për gjyqet e kundërshtarëve politikë të regjimit, ndërsa godina tjetër u kthye në bar-kafe të Lidhjes së Shkrimtarëve. Në 1945 mbyll kalvarin e ndryshimeve, duke u shndërruar në Teatër Popullor, sot Teatri Kombëtar. Në 2018 rrezikon seriozisht shembjen, duke marrë me vete edhe historinë e vet. Përgjithmonë! Si një ambiguitet mes futurizmit dhe racionalizmit, me një simetri ekzakte, godina karakterizohet nga linja të gjata, dinamike, që sugjerojnë lëvizje dhe lirizëm.
Është pa dyshim ndërhyrja e parë tipike moderniste, bërë nga italianët në Shqipëri me vlerë arkitektonike të papërsëritshme jo vetëm për Shqipërinë. Gjithashtu materialet e ndërtimit të përdoruara ishin më inovativet për kohën. Sipas një studimi të vitit 2008 nga Instituti Politeknik i Barit, ndërtesa u bë me materiale të parafabrikuara në Milano – një lloj çimentoje eksperimentale e përzierë me fibra plepi, i njohur me emrin komercial & quat-populit”. Pozicionuar në linjën e dytë të pasurisë kulturore arkitektonike, lënë nga italianët, pas brezit të ministrive të Di Faustos, godina në vetvete ka krijuar një harmoni të veçantë me një tjetër godinë simotër moderniste, ndërtuar 35 vite më pas, Galerinë Kombëtare të Arteve, e arkitektit Enver Faja.
Madje, mund të thuhet se ishte pikërisht godina e Giulio Berté-s ajo që kondicionoi lartësinë, linjat dhe volumet e Galerisë Kombëtare të Arteve. Ndërtesa e Teatrit, Galerisë, Hotel “Dajtit” e me radhë ndërtimet e viteve 1940 të Gherardo Bosios, përbëjnë trashëgiminë arkitekturore moderniste të Tiranës. Ky ansambël duhet ruajtur en bloc me fanatizëm si kujtesa historike e qytetit. Shkatërrimi i njërës përçudnon tjetrën, ato janë në korrelacion me njëra-tjetrën, si të tilla janë menduar dhe si të tilla duhen parë dhe ruajtur. Sot, fatkeqësisht, godinës së Teatrit Kombëtar arbitrarisht i është hequr statusi i trashëgimisë kulturore, për t’i hapur rrugë shkatërrimit dhe si rrjedhojë, edhe shëmtimit të gjithë zonës përreth.
DEBATI
Sipas Ministrisë së Kulturës, meqenëse godina është e vjetër dhe e amortizuar prej mungesës së fondeve dhe mirëmbajtjes në vite, ajo duhet prishur. Ky është i vetmi argumentim dhënë opinionit publik. Po sipas Ministrisë, restaurimi është më i shtrenjtë se ndërtimi i një godinë të re. Atëherë zgjidhja qenka fare e thjeshtë: shemb të vjetrën, bëj një të re. Ky naivitet i shprehur në deklaratë dhe argument, në fakt fsheh një skemë korruptive të qëllimshme, të menduar në çdo detaj. Hapi i parë ishte heqja në mënyrë arbitrare e godinës nga zona e mbrojtur e monumenteve të kulturës.
Hapi i dytë ishte prerja e çdo fondi mirëmbajtjeje dhe investimi me qëllim degradimin e mëtejshëm të ndërtesës dhe akti final është planifikimi i shembjes së saj, me argumentin absurd se është e amortizuar. Vjetërsia, amortizimi nuk mund të shërbejnë si argument për shembjen e një godine historike. Nisur nga ky arsyetim dhe precedent i krijuar, çdo politikan, për tekë apo për aferë korruptive, mund të bëjë rrafsh me tokën tërë Ansamblin Historik të Tiranës, pa pasur asnjë konsekuencë apo ndëshkim ligjor.
Kjo që po ndodh me këtë ndërtesë është një akt arbitrariteti i paprecedentë dhe shumë i rrezikshëm për demokracinë në vend. Godina e arkitektit Giulio Berté, si e para ndërtesë moderniste ndërtuar në Tiranë, duhet të ruhet dhe restaurohet si monument shumë i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore dhe historike të kryeqytetit. Madje, duhej plotësuar sipas dizenjove të arkitektit edhe me elementin e papërfunduar, portikun me kolonada, që lidh të dyja godinat. Teatri Kombëtar nuk e ka të nevojshme një ndërtesë të re, restaurimi tërësor i godinës ekzistuese përmbush më së miri nevojat e tij.
Këtë kërkojnë dhe aktorët – pjesa stoike, me integritet dhe e pafrikësuar e tyre. Shkatërrimi i godinës së Teatrit në mënyrë të dhunshme dhe arbitrare prej qeverisë do të regjistrohet në histori si një akt vandalizmi politik, krim i së njëjtës përmasë me shkatërrimin e veprës së Di Faustos, Bashkisë së Tiranës, gjatë regjimit komunist në vitin 1980. Tek e fundit, diktatura e Enver Hoxhës shembi Bashkinë për të ngritur Muzeun Kombëtar, ndërsa Rilindja shemb godinën e Teatrit për të ndërtuar qendër tregtare dhe kulla.
STATUTI THEMELTAR I RRETHIT ITALO-SHQIPTAR “SCANDERBEG”
Neni 1
Me synim intensifikimin e marrëdhënieve miqësore mes popullit shqiptar dhe atij italian, nëpërmjet një bashkëpunimi më të ngushtë në fushat kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese, nën patronazhin e lartë të Madhërisë së tij Mbretit të Shqiptarëve dhe nën presidencën e Shkëlqesisë së Tij, Ministrit të Italisë në Tiranë, dhe të Shkëlqesisë së Tij Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ngrihet Rrethi ItaloShqiptar “Skanderbeg”.
Neni 2
Rrethi Italo-Shqiptar “Skanderbeg” ka seli qendrore në Tiranë dhe degë varësie në qendrat me të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Neni 3
Në realizimin e qëllimeve të Rrethit kujdeset një Drejtori e përbërë nga shërbime dhe zyra.
Neni 4
Godinat e Selisë Qendrore dhe të degëve të varësisë, si edhe materialet që Rrethi ka në dispozicion, janë pronësi e Legatës Mbretërore të Italisë, e cila ia jep ato përkohësisht në përdorim vetë Rrethit.
Neni 5
Pranimi në Rreth në cilësinë e anëtarit, si dhe përjashtimi eventual, janë tagër i padiskutueshëm i Presidencës.
Neni 6
Presidenca asistohet nga një Këshill Teknik Këshillimor, i përbërë nga … anëtarë. Ata emërohen nga Presidenca, qëndrojnë në detyrë një vit dhe në skadencë mund të rikonfirmohen.
Neni 7
Këshilli Teknik Këshillimor thirret nga Presidenca çdo herë që e gjykon të dobishme për interesin e Rrethit.
Neni 8
Në krye të shërbimeve dhe të zyrave caktohet një drejtor i emëruar nga Presidenca. Drejtori ushtron të gjitha pushtetet që i janë deleguar. Ai përgjigjet për mbarëvajtjen teknike dhe administrative të Rrethit. Merr pjesë në mbledhjet e Këshillit Teknik Këshillimor në cilësinë e Zv.presidentit.
Neni 10
Presidenca përcakton me rregullore të posaçme normat e funksionimit të shërbimeve dhe të zyrave të ndryshme të Rrethit, frekuentimin e anëtarësisë dhe kuotizacionet e detyrueshme të regjistrimit dhe ato mujore.
SHERBIMI KULTUROR
Programi i aktivitetit qendror dhe atij periferik ka tre synime: dokumentimin, studimin dhe përhapjen. Elementet janë si më poshtë:
A. BIBLIOTEKA Mbledh katalogun në mënyrë organike dhe ruan, duke mundësuar leximin në Seli, në një sektor të veçantë veprat me karakter historik, letrar dhe politik, të shkruara mbi Shqipërinë, në Shqipëri, Itali apo jashtë. Mbledh dokumentimet dhe transkriptimet e rapsodive historike shqiptare (Kangë Kreshnikësh), të këngëve të dasmave, të dashurisë, të zisë dhe të ninullave. Mbledh dokumente të letërsisë së shkruar shqiptare dhe sidomos veprat e Jeronim de Radës, Luigj Gurakuqit, Antonio Maria Zanonit, Ndre Mjedës, Patër Fishtës, Xhuzepe Skiroit, Ali Asllanit, prozatorëve Lumo Skëndo, Faik Konica, Patër Anton Harapi dhe të bashkëkohorëve, sidomos të klasikëve të gjallë si Koliqi dhe simbolistëve si Poradeci. Mbledh, katalogon dhe jep në lexim botime italiane me karakter historik, sociologjik dhe letrar të botuara nga 1925-a e më pas. Ofron konsultimin dhe leximin në mjediset e selisë të Enciklopedive kryesore dhe të revistave, si italiane ashtu edhe shqiptare.
B. EMEROTEKA Mbledh – sipas përcaktimeve të shërbimit të shtypit -, katalogun dhe jep për lexim në seli, botimet periodike dhe artikujt që trajtojnë Shqipërinë të botuara në Itali dhe jashtë.
C. Informacioni Jep informacione bibliografike mbi Shqipërinë nga 1912-ta dhe për Italinë nga 1936-ta e këtej, duke ngritur dhe mirëmbajtur përditësimin mujor të një skedari të veçantë bibliografik.
D. PERKTHIME Kujdeset, ose drejtpërdrejt ose duke ia besuar punën shkrimtarëve të mirënjohur, për përkthimin e veprave shqiptare në gjuhën italiane dhe të veprave italiane në gjuhën shqipe, si dhe për përhapjen e këtyre përkthimeve në Itali dhe Shqipëri.
E. DITA E KULTURES Mban çdo pesëmbëdhjetë ditë, të paktën gjashtë muaj në vit, biseda, leksione ose konferenca mbi tema të aktualitetit apo që lidhen me marrëdhëniet italo-shqiptare, me letërsinë shqiptare apo atë italiane.
F. RACA Studion raportet vëllazërore mes racave romano-italiane dhe asaj ilirike, si dhe përhap këto njohuri në Shqipëri dhe Itali.
G. BASHKEPUNIMI Bashkëpunon me revistën mujore të Rrethit me artikuj dhe njoftime mbi lëvizjen kulturore-shkollore dhe të organizatave rinore në Itali dhe Shqipëri, dhe mbi funksionimin e shërbimit kulturor të Rrethit.
Nga kolltuku i pasagjerit kryetari i GPS, Balla lexoi mbi telefon një reagim rreth vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të PD gjatë dhjetorit të kaluar. Leksioni ligjor në lëvizje që ishte formuluar si një reagim që u përshkua në ankthin e një trafiku rruge plot gropa të segmentit Tiranë-Kamëz, ku Taulanti shpjegoi se ç’ është autodichia*. Thelbi i së cilës për të mbeti shprehimisht:- “Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.”
I tëri ky shpjegim në pak më shumë se 2 minuta jep pikërisht konceptin me të cilin individët që drejtojnë parti shtetin e qeverisin vendin janë mazhoranca numerike me forcën e kartonit që fshin kuptimin e pluralizmit parlamentar. Ai rëndohet më tej kur fakti kërkon të mbulohet edhe me shembuj nga institucione legjislative perëndimore të cilat nuk preken nga gjyqësori.
Pyetja që shtrohet është se:-Kjo pavarësi vjen nga përvoja dhe integriteti i institucioneve, jetëgjatësisë së marrëdhënieve të institucioneve në një sistem demokratik apo nga presioni i korrupsionit dhe i krimit që i influencon dhe i detyron ligjbërësit të rrethohen me paprekshmëri nga veprimet dhe akuzat?
Duke dashur të dalë i artikuluar dhe njohës në fushën e legjislativit, Balla pohon pa e ditur dhe sigurisht nga megallomania* në politikë, që me këtë ‘mani të madhështisë’ kanë cënuar votën e lirë në katër mandatet e fundit të Rilindjes Socialiste.
Vështroni Kuvendin se si funksionon.
Me gardistë në gatishmëri…
Asnjë propozim dhe asnjë Komision Parlamentar i forcave të opozitës në dobi të transparencës, të vendimmarrjes dhe të shpenzimeve ekonomike nuk aprovohet ose të formohet.
Duke e përfunduar reagimin me pyetjen që ja mbyll gojën kundërshtarit dhe publikut kur Taulanti shprehet se:-“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!”, këtu kuptohet qartë se qëndrimet e politikës në pushtet kanë ndërtuar jo vetëm gardhin, por atë që edhe ligjet që ata po i bëjnë janë fortifikime për të mbrojtur veten dhe korrupsionin.
Diçka tjetër për t’u shënuar është se kur kjo mazhorancë ka treguar pozicion kundërshtues ose nxitës ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si në rastet e dorëzimit të imunitetit për deputetët në radhët e saj apo edhe të kundërshtarëve, sikurse edhe ka pezulluar dhe ka ngrirë në tej zgjatje kohe vendime në të tjera raste, sot ca më shumë kreu i GPS ka guximin të dalë hapur për të treguar se askush nuk mund të reagojë dhe të mund t’i pengojë (“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!” ). Ky është një provokim që duhet të marrë përgjigje.
Mos e shihni thjeshtë Taulantin se ka bërë një lapsus teknik kur thotë:-… Autodichia . Shihni më parë mendësinë e tij se deri ku shkon. Me kryeministrin që ndodhet në Samitin e Barcelonës ku janë mbledhur progresistët e majtë nga njëra anë dhe me Ministrin e Jashtëm në Forumin Diplomatik të Antalia-s nga ana tjetër, Taulant Ballën shiheni më thellë se ai ka lirinë brenda segmentit Tiranë-Kamëz e kthim që të shpalosë jo vetëm gafat ligjore e politike, por edhe ato civile me shkeljen e rregullave administrative, në emër të aktivizmit politik dhe pëlqyeshmërisë ndër militantë në zonat ku ai zhvillon takime.
Njëra prej tyre që askush nuk ja sheh një deputeti si Taulanti është dokumenti sipas vetë video-postimit. Ky dokument është flagranca e mos vendosjes së rripit të sigurisë*.
Dikush mund të justifikohet se ishte vetëm për pak kohë.
Ndoshta vetëm 2,18 minuta dhe aksidentet ndodhin.
Por për një ligjvënës dhe ushtrues i detyrave ekzekutive në të tjera raste ne Taulant Ballën nuk kemi përse ta nënvleftësojmë.
Balla është propozues dhe ndjekës i zbatimit të projekteve të “smart-city” dhe justifikimi se nuk e paska hiç mendjen tek respektimi i rregullave elementare të qarkullimit rrugor duket se nuk shkon.
A nuk janë zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, një mundësi parandaluese e aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës?
Pa rripin e sigurisë rreziku për të humbur jetën është dy herë më e lartë, thuhet në manualet informuese të DPSHTRR-s.
Projektet milionëshe që supozonin efektshmëri parandaluese ngaqë akset rrugore veç pajisjes me sinjalistikë monitorohen me dronë, makina inteligjente, radarë automatikë, kamera e aparate fotografike që për çdo rast shkeljeje/kundërvajtje ta dorëzojnë biletën me postë, kanë pasur ideator dhe mbështetës si deputeti Balla.
Pra kështu pretendohet se respektohen rregullat dhe jemi ‘të gjithë janë të barabartë përpara ligjit’.
Dikush mund të tregohet zemër gjerë dhe të mjaftohet me vëzhgimin duke e lënë me kaq…
Ndonjë tjetër mund të thotë se Taulanti nuk e ka problem as gjobën deri në 150 mijë lekë dhe mbase as kamat-vonesën po deshe edhe pasi të kalojnë 30 ditë nga mos denoncimi i rastit.
Të gjitha veprimet e vullnetshme qytetare janë në tryezë madje edhe vetë ndërgjegjja e deputetit Balla që të mos i fshihet video-postimit mund të kërkojë ndjesë dhe të shlyejë detyrimin administrativ duke provuar ai se e kalon gardhin për mirë duke i kontaktuar organet kompetente në dobi të zbatimit të ligjit.
Ky është standardi.
Në qoftë se Balla nuk e zbaton jo se i dhimbsen deri në 150 mijë lekët, as se “i bie hunda”, por vazhdon me hipokrizinë atij mund t’i tregohet si fakt video-postimi (i datës 18 Prill, 2026 në ATSH).
Ky është një denoncim publik që çdo prokuror do ta ekzekutonte me lehtësinë e madhe të ekzistencës së fakteve. Ndryshe dikush mbi Ballën mund të vepronte njësoj sikurse para disa muajsh një ministre pushoi një zv/ministër për duhan pirje në një mjedis publik të ndaluar.
Zgjidhja e këtij rasti do të lehtësonte shumë publikun mbi ndjeshmërinë e respektimit të ligjit dhe të një standardi për të gjithë.
Për rastin në fjalë deputeti Taulant Balla në ulësen e pasagjerit qartësisht nuk e ka të vendosur rripin e sigurisë. Ai vë në rrezik jetën e tij përderisa automjeti lëviz, sikurse edhe komprometon disiplinën e vozitësit që e ka për detyrim ta këshillojë pasagjerin që ta vendosë rripin dhe të sigurohet. që ta vendosë.
Me sa duket punonjësit e shtetit gjithmonë e mbyllin një sy dhe i japin kredi pushtetit që kanë ‘pasagjerë autoritar’ si Taulanti, por jo qytetar kur ndjehet se është mbi rregulloret dhe ligjet.
Ndërgjegjësimin përpara ligjit koha do ta provojë. Me ndjesë, me gjobë, me kamat vonesë apo me fletëthirrje respektimi i ligjit është i barabartë për të gjithë qytetarët.
Taulanti ka 30 ditë kohë ta provojë këtë.
______ *Autodichia – vetë gjykim, një shprehje e autonomisë vetëqeverisëse, që siguron se subjektet e jashtme, përfshirë gjyqësorin, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme. *rripi i sigurisë – Pika 8. e Nenit 170 të Kodit Rrugor të RSH– Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për fëmijë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5000 (pesë mijë) deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
18 Prill, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Në momente tendosje të situatës, forcat e rendit mund të përdorin sprej me piper (sprej OC) për kontrollin e turmës, përdorimi i sprejit të arinjve kundër protestuesve nuk është i autorizuar, pasi përdoret për kafshë të egra. Përdorimi i spray-it të arinjve shkakton lëndime të konsiderueshme deri në vdekje. Përdoruesit e spray-it të arinjve të cilin e përdorin kundër protestuesve si në rastin e mbrëmshëm në protestën e 17 prillit kanë kryer vepër penale. I sulmuar me spray arinjsh në protestën e mbrëmshme të 17 Prillit dhe në gjendje shumë të rëndë ka qenë edhe fotoreporteri i njohur Felix Bilani, i cili u detyrua që të shkojë në spital të marrë ndihmën e specializuar. Ai ka reaguar në rrjetin social si më poshtë:
“Perdorimin e ketij spry e kam ndjere me 8 janar kur nga ballkoni i katit te dyte ne seline e blindur te Lulzim Bashes e hodhi ” truproja” i tij
Ne 35 vjet nuk mbaj mend te jete perdorur ky lloj spry , ne 35 vjet neper protesta ku kemi pasur peripeci jo vetem une por edhe kolege te mi.
Mjafton te navigosh dhe te pyesesh eksperte te huaj duke u derguar pamjet filmike te nje reje portokalli qe krijohej dhe rezultati del menjehere. Duke qene se sasia dhe lloji i ketij spry ndalohet me te gjitha konventat atehere une shtroj pyetjet …
A tentuan te vrasin protestues ?
Çdo deputet, gazetar, qytetar qe u prek nga ky gaz a ka pasur djegie te vendeve ku spry ka rene ? Nese po, verteton saktesisht spry e perdorur nga policia është pra spry ariu!
Çdo gazetar qe ka pamjet duhet t’i nxjerri per te shpetuar jete njerzish!
Dhe e fundit …..opozita te marre nen mbrojtje çdo pamje çdo fotografi çdo filmim qe eshte bere pasi eshte e vetmja forme per te vertetuar ate çfar eshte perdorur.
Veshjet kokoret, kamerat, telefonet mjafton te vihen edhe sot ne dispocion te analizave pasi spry i arinjve eshte gerryes dhe teper vajor dhe eshte veshtire te pastrohet .
Per te demtuarit vetem uje fiziologjik , kush ka akoma djegie ne trup duhet me qumesht me pas me uje te ftohte, kurrsesi me te uje te ngrohte . Kush ka akoma djegie te syve duhet te drejtohet menjehere tek mjeku pasi efekti i ketij spry mund te kete pasoja fatale.”
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) dënon dhunën e egër policore në protestën e mbrëmshme të 17 prillit kundër qytetarëve dhe veçanërisht ndaj gazetarëve Felix Bilani dhe Aulon Kalaja, që u detyruan të shkonin në spital për të marrë ndihmë profesionale. Kundër Aulonit u përdor shkopi policor duke u goditur pas kokës, ndërsa kundër fotoreporterit Felix Bilani spraj ariu mbi fytyrë, duke dëmtuar shikimin dhe frymëmarrjen, dhunë që atyre ua bëri të pamundur të mbulonin protestën.
Policia e Shtetit shkeli Kushtetutën e vendit, sepse, si institucion i pavarur, duhet të garantojë mbarëvajtjen e protestave e t’i mbrojë gazetarët dhe jo t’i sulmojë hapur përpara kamerave të ndezura. Dy gazetarët e njohur, Felix Bilani dhe Aulon Kalaja, sulmohen qëllimshëm nga Policia e Shtetit, që i dhunon fizikisht, duke tejkaluar kompetencat. Nga ruajtëse e rendit publik, ajo u shndërrua në polici e dhunës dhe e kryeministrit Edi Rama, që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Ishte kjo Polici e Shtetit që e ndihmonte Edi Ramën të manipulonte zgjedhjet, është kjo Polici e Shtetit që iu kundërvihet opozitës dhe gazetarëve me dhunë fizike, gaz lotësellës dhe shkopinj gome.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) shpreh indinjatën e thellë ndaj dhunës ushtruar nga Policia e Shtetit e cila në mënyrë sproporcionale dhe të qëllimshme iu sul protestuesve dhe gazetarëve, duke u bërë palë me Kryeministrin. Protestat e opozitës kërkojnë largimin e qeverisë më të korruptuar të Europës që drejtohet nga Edi Rama dhe zëvendësimin me një qeveri teknike që do të krijonte kushte për zgjedhje të lira e të ndershme.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve si IFJ, RSF, EFJ etj që të ndikojnë për ndaljen e dhunës nga Policia e Shtetit në Shqipëri kundër opozitës dhe gazetarëve të Shqipërisë, që duket si një republikë Banane dhe jo vend anëtar i NATO-s.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje NATOs dhe BE-së që të marrin masat dhe të ndalin regjime hibride si ky i Edi Ramës, në kundërshtim të hapur me standardet e vlerave që ka Perëndimi.
Është në interesin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në gjithë Europën, që në Ballkan të kemi shtete me demokraci të konsoliduar të shtetit të së drejtës dhe jo autokratë e diktatorë që për pushtetin e tyre nuk i llogarisin qytetarët dhe i shohin si plaçkë tregu. Jo më kot Shqipëria nën regjimin e Edi Ramës është shpopulluar nga më tepër se një milionë qytetarë, sepse kjo qeverisje nuk u garanton qytetarëve një jetë të denjë me meritokraci dhe shtet të së drejtës.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje liderëve të SHBA dhe BE-së që të mos mbyllin sytë ndaj një regjimi si ai i Edi Ramës, i cili u gjunjëzohet në mënyrën më banale të mundëshme liderëve të BE, ndërsa i shkel me këmbë qytetarë e Shqipërisë.
Keni shembullin e Iranit, se si u lejua që të instalohej në Iran një regjim barbar ajatollahësh, ndërsa sot populli iranian dhe sidomos rinia iraniane është viktima më e dhimbshme e një diktature, që nuk po e shkulni dot.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
“Kryengritja jonë do të vazhdojë”, kështu e përfundoi fjalën e tij kreu i PD Sali Berisha, në përfundim të protestës kombëtare të PD.
Protesta u shoqërua me tensione, përplasje dhunë të përdorur nga efektivë të policisë ndaj protestuesve. Menjëherë pas mbylljes së fjalimeve në podium, protestuesit hodhën fishekzjarrë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë, kjo solli edhe ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, duke sjellë edhe përplasjen me qytetarët.
Deputetë demokratë, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, gazetari Aulon Kalaja, u lënduan nga spraj molotovë dhe u transportuan në spital. Gjithashtu edhe një efektiv policie u lëndua. Ndërsa mbi 20 persona u shoqëruan në polici.
“Të gjitha, të gjitha format e protestave do përdoren. Këto janë protestat, janë, kjo është kryengritje paqësore që ka si mision përmbysjen e narko-regjimit të Edi Ramës. Ky mision është misioni i Partisë Demokratike, por edhe i forcave të tjera politike opozitare, i shoqërisë civile, i grupeve të tjera të interesit, të cilat, për të cilat do bëjmë gjithçka të bashkohemi në një front të përbashkët për t’i dhënë shtytjen përfundimtare këtij regjimi. Por një gjë është e sigurtë, që ne nuk ka, kjo kryengritje nuk ka të ndalur. E shtata apo e teta me radhë, e panjohur më parë në Shqipëri, kjo është bërë, ka një mbështetje sa shqiptare, aq dhe botërore”, tha Berisha në fund të protestës.
Forcat e rendit vendosin kordon dhe përgjigjen me topa uji ndaj fishekzjarrëve të hedhura nga protestuesit gjatë protestës antiqeveritare në Tiranë, Shqipëri, të premten, 17 prill 2026.
Jetmira Delia-Kaci
Protestuesit janë përleshur me pjesëtarë të forcave të rendit gjatë një proteste opozitare kundër Qeverisë në Shqipëri të premten mbrëma, e cila mbaroi me disa të lënduar, përfshirë deputetë, oficerë dhe protestues.
Protestuesit, pas një fjalimi nga kreu i Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha, hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së vendit në Tiranë.
Forcat e rendit u detyruan të përdorin topa uji dhe sprej piperi për t’i shpërndarë protestuesit. Por protestuesit u zhvendosën më pas drejt Kuvendit, ku tentuan të çanin kordonin policor.
Forcat e rendit krijojnë kordon mbrojtës gjatë protestës antiqeveritare pranë ndërtesës së Qeverisë shqiptare në kryeqytetin Tiranë, 17 prill 2026.
Në protestën e së premtes, disa deputetë demokratë, protestues dhe punonjës policie u shoqëruan me autoambulanca për në spital për të marrë mjekim.
Partia më e madhe opozitare në vend ka zhvilluar protesta kohë pas kohe që nga fundi i vitit të kaluar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
Ajo e akuzon Qeverinë socialiste për “korrupsion”, dhe për “bllokimin e drejtësisë”, duke pretenduar se kjo është “pengesë për rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian”.
Shqipëria është në pritje të Raportit mbi Vlerësimin e Përkohshëm të Standardeve (IBAR) te Komisionit Evropian, ku vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, për kapitujt kyç 23 dhe 24 në negociatat e anëtarësimit.
Vlerësimi pozitiv i këtij dokumenti është parakusht i rëndësishëm që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit.
Vitin e kaluar, Shqipëria theu rekord duke hapur brenda një viti të gjithë kapitujt në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Shqipëria synon të jetë pjesë e bllokut para vitit 2030.
Por protestat antiqeveritare u shtuan pasi Prokuroria e Posaçme, SPAK, ngriti aktakuzë vitin e kaluar ndaj atëherë zëvëndëskryeministres së vendit, Belinda Balluku.
Vendimi i Kuvendit për të mos hequr imunitetin e deputetes për Ballukun e përshkallëzuan më shumë përplasjen politike në vend.
SPAK i kishte kërkuar Kuvendit qysh më 16 dhjetor të vitit të kaluar t’ia hiqte imunitetin Ballukut, pasi prokurorët kërkojnë arrestimin e saj nën akuzat për korrupsion.
Balluku është nën hetime edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi që lidhen me disa projekte infrastrukturore në Tiranë.
Më 26 shkurt, kryeministri Edi Rama e shkarkoi Ballukun nga postet qeveritare.
Partia Socialiste është kundër arrestimit të Ballukut, duke argumentuar se ajo nuk mund t’i prishë provat apo të arratiset, nuk mund të përsërisë veprën penale, dhe rruga e SPAK-it për ta hetuar atë është e hapur.
Partia Demokratike ka deklaruar se imuniteti nuk duhet të kthehet në mburojë apo pengesë për drejtësinë.
Sipas artiullit, shtetasve amerikanë u kërkohet kujdes i shtuar gjatë qëndrimit në Shqipëri, për shkak të rreziqeve që burojnë nga tensionet gjeopolitike, veçanërisht ato që lidhen me Iranin.
SHBA- Televizioni amerikan, Fox News, ka raportuar mbi paralajmërimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, më 1 prill. Sipas artiullit, shtetasve amerikanë u kërkohet kujdes i shtuar gjatë qëndrimit në Shqipëri, për shkak të rreziqeve që burojnë nga tensionet gjeopolitike, veçanërisht ato që lidhen me Iranin.
Fox News vë në dukje se, megjithëse bregdeti shqiptar mbetet një destinacion me kosto të ulët, situata globale kërkon vigjilencë. Duke cituar udhëzimet e zyrtarëve, të cilët këshillojnë turistët, Fox News i këshillon ata të jenë të vëmendshëm gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Artikulli i plotë:
Zyrtarët amerikanë kanë lëshuar një këshillë udhëtimi për një destinacion turistik evropian, i njohur për vijën bregdetare të Adriatikut.
Tirana, Shqipëri, është subjekt i një këshille udhëtimi të lëshuar nga Ambasada e SHBA-së në Shqipëri më 1 prill.
Ambasada, e vendosur në Tiranë, përmendi tensionet e lidhura me Iranin si arsyen e alarmit.
“Grupet e lidhura me Iranin, mund të kërkojnë të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA-në ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”, thuhej në njoftim.
Ambasada paralajmëroi se forcat pro-iraniane mund të synojnë vende të mbushura me njerëz, “siç janë vendet turistike, qendrat tregtare, hotelet, klubet dhe restorantet”.
“Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të shfaqin vigjilencë të shtuar”, thuhej në njoftim.
Zyrtarët gjithashtu paralajmëruan turistët amerikanë të jenë vigjilentë, të qëndrojnë të vetëdijshëm për mjedisin përreth dhe të monitorojnë mediat lokale për përditësime.
Turistëve u kërkohet të “rishikojnë planet e tyre personale të sigurisë dhe ta mbajnë telefonin celular të karikuar, në rast emergjence”, shtoi njoftimi.
Tirana, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Shqipërisë, ndodhet rreth 20 milje larg Detit Adriatik dhe tërheq turistë për shkak të afërsisë me ujërat e kaltra dhe të pastra.
Gjithashtu ndodhet pranë malit të Dajtit, një destinacion popullor për ecje në natyrë dhe pamje panoramike. Është lehtësisht i arritshëm me teleferik.
Tirana u bë kryeqyteti i vendit në vitin 1920, sipas faqes së internetit të ministrisë së jashtme të Shqipërisë.
Qyteti ka pësuar një transformim të rëndësishëm që nga rënia e komunizmit në vitet 1990, duke u shfaqur si një destinacion në rritje për udhëtarët ndërkombëtarë.
Vizitorët shpesh ndalojnë në lagjen e Bllokut të Tiranës, dikur e rezervuar për elitat komuniste, për kafenetë, restorantet dhe jetën e natës.
Përveç vijës bregdetare piktoreske, Shqipëria njihet si një destinacion udhëtimi me çmime të përballueshme. Ajo u emërua si një nga 16 vendet më të lira për t’u vizituar në vitin 2026 nga Condé Nast Traveler.
Turistët amerikanë mund të shijojnë vendet e vendit pa kurs këmbimi të pafavorshëm, pasi një dollar amerikan është i barabartë me 81.61 lekë shqiptarë.
Faqja e internetit e ministrisë së jashtme të Shqipërisë e përshkruan Tiranën si “qendrën kryesore të Shqipërisë për konventa, konferenca dhe seminare”.
“Tirana është shtëpia e institucioneve të mëdha si Pallati i Kongreseve, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Pallati i Kulturës me Teatrin e Operas dhe Baletit, si dhe ndërtesat kryesore qeveritare”, vëren një version i përkthyer i faqes së internetit.
“Përveç parkut të madh në juglindje, qyteti ka edhe disa parqe më të vogla.”
Fox News Digital kontaktoi Ambasadën e SHBA-së në Shqipëri për komente shtesë.”,shkruhet në artikull./Dosja.al
Opozita organizon sot protestën e shtatë kombëtare, ku kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama pasi ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku rezultoi e përfshirë në afera korruptive, ndërsa kërkesa e SPAK për arrestimin e saj u hodh poshtë me forcën e kartonëve nga mazhoranca.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët e protestës kanë njoftuar Policinë e Shtetit se protesta pritet të mbyllet në orën 22:00.
Pritet që skenari i ndjekur sot do të jetë ai i disa protestave më parë, dhe në vend të marshimit në të gjithë Tiranën, do të rikthehen fjalimet nga drejtues të PD, përfaqësues të forumit rinor, partive aleate dhe aktivistë. Mësohet se podium do të vendoset përpara Kryeministrisë.
Gjatë protestave të fundit mungoi podiumi i protestës, ndërsa skenari u fokusua te marshimi dhe hedhja e molotovëve e fishekzjarreve drejt institucioneve qeveritare.
Megjithatë, nuk përjashtohet që protesta e të premtes të marrë edhe zhvillime të tjera gjatë mbrëmjes.
Policia e Shtetit ka njoftuar edhe masat e sigurisë në lidhje me protestën, ku bëhet me dije se do të kufizohet lëvizja e automjeteve në disa akse rrugore, konkretisht:
-nga ora 23:45 e datës 16.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;
-nga ora 15:00 e datës 17.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Njoftimi i policisë:
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 17.04.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.
Në bazë të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka marrë masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit në vendin dhe afatin kohor të kërkuar.
Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:
nga ora 23:45 e datës 16.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;
nga ora 15:00 e datës 17.04.2026 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër
Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit për respektimin e afatit kohor dhe vendit ku do të zhvillohet tubimi, si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.
Gjithashtu, apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. bw
Opozita do të zhvillojë nesër protestën e saj të shtatë kombëtare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 para Kryeministrisë. Organizatorët kanë njoftuar Policinë e Shtetit për orën e fillimit, por jo për kohëzgjatjen e protestës.
Sipas burimeve, në protestën e 17 prillit pritet të rikthehen fjalimet nga drejtues të Partisë Demokratike, forumit rinor dhe partive aleate, ndryshe nga tubimet e fundit ku mungoi podiumi dhe fokusi ishte te marshimi.
Nuk përjashtohet që protesta të shoqërohet edhe me zhvillime të tjera gjatë mbrëmjes, përfshirë marshime në akse të ndryshme të kryeqytetit, në varësi të dinamikës së tubimit dhe orientimit nga organizatorët.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në protestat e mëparshme janë angazhuar mbi 1 mijë efektivë në terren.
Opozita vijon të kërkojë largimin e qeverisë, duke e lidhur këtë me akuzat për afera korruptive ndaj ish-zyrtares së lartë Belinda Balluku, ndërsa çështja është bërë objekt i përplasjes politike mes palëve. Panorama
Nuk dihet ende se kush(?!), do të jetë përfituesi/përfituesja sipas përkatësisë gjinore gjithëpërfshirëse të “shtetasve shqiptarë”.
Por që përmes “natyralizimit për interes shtetëror” kush do të bëhet (?!), do të ketë në shtetësinë e re kumbarinë e vet, shumë të nderuarin deputet rilindës, Taulant Balla.
Çfarë është kjo?!
Sa pushtet i kanë dhënë vetes kjo pjesë e politikës.
Një qytetar shqiptar në formulën për shtetësinë shprehet se:-“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Shqipërisë, për respektimin e Kushtetutës dhe të ligjeve të saj, si dhe për mbrojtjen e pavarësisë, tërësisë territoriale dhe të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë.”
Këtë nuk e luan topi, thotë populli.
Por duke qenë të ndjeshëm, të sinqertë dhe të ndershëm me veten edhe pa e bërë betimin, kush ka lindur në troje shqiptare dhe nga prindër shqiptar e ndjen se gjaku ndër deje i vlon.
Çfarë është kjo që po ndodh me Kushtetutën e Shqipërisë e cila megjithëse e ka të përcaktuar qartë se kush janë shtetasit shqiptarë, të shprehur në nenin
Nuk është e rastësishme që Kryetari i GPS dhe Koordinatori për Diasporën, pasi shëtiti dhe turbulloi diasporën në vitet e fundit që se kur u emërua edhe me detyrën e koordinuesit një vit para zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 kur diaspora u mundua të përfaqësohej për herë të parë, Z. Balla nuk mungoi të futej në çdo dhomë zhveshjeje kuq e zinjsh si për t’u shquar si “menaxheri-babaxhan” i talenteve sportive sikurse edhe tani që në mesin e ciklonit të Samitit të katërt të Diasporës në Tiranë apo edhe nga Kuvendi i Shqipërisë vazhdon të fantazojë me projektligjin e “natyralizimit për interes shtetëror”.
Përse nuk ua tha në panelet pa thelb diskutimi mes shqiptarëve të ftuar dhe të ardhur nga diaspora se kjo qeveri (e KORRUPTUAR), na paska një tjetër matës për qytetarinë dhe shtetësinë shqiptare që quhet “natyralizimi për interes shtetëror”.
Pra geni i Ilirëve, i Arbëreshëve dhe i shqiptarëve pas Ismail Qemalit, tani në shekullin e XXI të viteve të Rilindjes Socialiste po shkakton “ndryshimin e materialit gjenetik” duke i shndërruar qytetarët dhe shtetasit në “shqiptari i shtetit”.
Këta politikanë që ministrat dhe deputetët të erës ose pjella e Diellës, pasi mendojnë dhe veprojnë njësoj nuk e paskan nga sot e tutje më problem identitetin njerëzor dhe kombëtar.
A ka mbetur ndonjë politikan patriot shqiptar që ta thërrmojnë këtë koncept pikërisht në atë vend ku këto ideologji gatuhen, në atë kuvend?
Çfarë është kjo çoroditje?
A ka studiues, sociologë, historianë, gjuhëtarë, shkencëtarë dhe artistë Shqipëria që t’ua kthejnë mbrapsht titujt dhe dekoratat e nderit kësaj qeverie, qeveritarëve dhe presidentit për këtë provokim qytetarie dhe diferencim që i bëhet shtetasve shqiptar?
Kjo nuk është më transparencë me publikun, por lajthitje-live në sy të publikut.
Në qoftë se dikujt me një pension meritash i është blerë heshtja, i është bërë mbase gati edhe nekrologjia nga ky pushtet ashtu sikurse edhe mund t’i jetë ruajtur toka dhe hequr shpenzimet e një ceremonie varrimi, shqiptarët e pagëzuar nesër nga Kumbar Taulanti, nuk besohet se do të mund të jenë më të shumtë në numër për sa shqiptarët e trojeve dhe diasporës.
More po, me kaq tru pjellor të jetë ky kodosh Kumbar Taulanti sa shqiptarët e larguar, të përzënë, të monitoruar e patronazhuar në diasporë, të kontrolluar e rinumëruar edhe si turistë po të duash, por në asnjëherë të pastër e të çiltër nga ky shtet, të mos kenë rastin për t’u pajisur njëherë e mirë me certifikata biometrike(?!) dhe pasaportë shqiptare.
Ka 13 vite që i shpërngulën shqiptarët dhe sot pas një 13 vjeçari ky shtet i rilindësve vazhdon dhe propozon projekt ligje për “natyralizimin për interes shtetëror”.
Këto janë gjëra që së pari nuk qëndrojnë. Edhe në se duam si për të ilustruar se në një sistem demokratik shtetasi gëzon liritë universale paska edhe “natyralizimin për interes shtetëror” kjo do të thotë se do të pranojmë se do të kemi nesër edhe “shqiptarin e shtetit”, pra individët e shtetëzuar.
Kjo po ndodh sepse ideologjia globaliste e rilindësve duan ta shtetëzojnë identitetin e tij (individit), pasi e shkelmuan bashkë me të edhe ligjet edhe kushtetutën gjatë tre mandateve të mëparshme.
Në qoftë e se doni të pastër dhe të qartë këtë tezë antishqiptare krahas fasadës dhe përmbylljes së Samitit të IV të Diasporës, ju mund të ndiqnit paralelisht punimet e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të drejtuar nga zëvendëskryetarja Bora Muzhaqi, ku u paraqit projektligji si nisma Balla mbi kuadrin ligjor për fitimin e shtetësisë shqiptare. Në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për shtetësinë’, të ndryshuar”, i cili si akt nuk është asgjë më shumë se sa një teatër i shëmtuar.
Një koncept i servirur keq dhe i pambrojtshëm.
Një tezë shqetësuese për vetë përmbajtjen që ka ‘natyralizimi i shtetësisë’ si proces dhe i kombeve e shteteve me probleme në standardet e ruajtjes së numrave demografikë.
Shtetas dhe qytetar bëhesh natyrshëm duke përtypur mësimet qytetare të një shoqërie. Bëhesh natyrshëm aty ku punon dhe jeton, ku paguan taksa, ku ke zë dhe ku kërkon të integrohesh. Bëhesh i natyrshëm ku pranohesh dhe ku ushtron të drejtën e votës për të zgjedhur dhe zgjidhesh, ku lufton për të vërtetën dhe godet korrupsionin. Bëhesh i natyrshëm aty ku i shtrëngon dorën fituesve dhe sfidon arritjet më të mira tek vetvetja duke krijuar familjen tënde dhe lënë pasardhës. Bëhesh natyrshëm një qytetar i lirë e për dhjetra arsye të tjera pa shkuar tek makinacionet dhe mbrapshtitë e projektligjit të kumbarë Taulantit.
Pra je një shtetas dhe qytetar, e bëhesh edhe duke mësuar gjuhën, njohur historinë dhe respektuar traditën sikurse edhe do të bësh betimin sepse e ke bërë vetë rrugën dhe dëshiron që në vendin tënd të lësh pasardhës po kaq të ndërgjegjshëm.
Për të mos ju kthyer më një koncepti si “natyralizimit për interes shtetëror” ky i kumbarit Taulant, pasi atë dhe tipa si ai historia do t’i gjykojë, analiza jonë duhet përforcuar me një tjetër shenjë dhe të tjera bëma që elita e Rilindjes Socialiste ka qenë e lirë dhe e ndërgjegjshme për vite me rradhë për të shpërbërë pak nga pak dhe në çdo drejtim shqiptarët dhe Shqipërinë.
Lërini njerëzit të lirë dhe të jenë vetvetja.
Shtetësia vjen vetë ndaj edhe quhet proces natyralizimi.
Sistemi mono partiak shqiptar në vitet e fundit të diktaturës komuniste u lodh deri sa krijoi njeriun e ri dhe më pas u degradua. Rilindja Socialiste me etjen e re elektorale për t’i fituar 100% zgjedhjet e ardhshme vendore të 2027-ës ka arritur sërish tek kulmi i parti-shtetit.
BE 2030 po largohet gjithnjë e më shumë pikërisht për shkak të këtyre përsëritjeve që nuk kanë të bëjnë me lirinë dhe të drejtat universale të njeriut.
Ideologjia globaliste e Rilindjes Socialiste nuk është më as një çmenduri e rastit as edhe ndonjë gjenialitet i Kumbarit Taulant. Individi i shtetëzuar ose shqiptari i shtetit, në projekt ligjin e Ballës është i njëjti ligj ku Kushtetuta cifloset me korrigjime, me togfjalësha dhe germa në nenet e saj ritmikisht në tre mandatet që shkuan dhe tek viti i parë i këtij të katërtit.
I ndiqni punimet e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të drejtuar nga zëvendëskryetarja Bora Muzhaqi, që e paraqitën projektligjin si nisma Balla mbi kuadrin ligjor për fitimin e shtetësisë shqiptare “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për shtetësinë’, të ndryshuar”, për të bërë dallimin se ku qendron Preambula e Kushtetutës së Shqipërisë, serioziteti i shtetësisë shqiptare me një ligj të vitit 2021 që u hodh për herë të parë nga tarraca e Bashkisë Tiranë, si kryeqytet metropolitan ku numërohen 144 kombësi të ndryshme.
Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mbi marrjen e shtetësisë shqiptare thuhej se:-“Ligji i ri kërkon nga sot, që të jetë kryetari i Bashkisë autoriteti në të cilin bëjnë betimin shtetasit e rinj të Republikës së Shqipërisë. Edhe pse tingëllon shumë formale, në thelb është një moment shumë kuptimplotë dhe domethënës, ku ajo që sot na bashkon në këtë ambient nuk është gjuha, as feja, as kombësia dhe as origjina nga kemi ardhur, por drejtimi nga do të lëvizim të gjithë së bashku nga tani e tutje, një drejtim që lidhet mbi një ideal të cilin shqiptarët e skalitën kaq bukur në faqen e parë të Kushtetutës…”*, pa vazhduar më tej nga ky dokument i datës 21 Qershor, 2021 mohimi i gjuhës, i besimit, i kombësisë, i origjinës janë pikërisht shtrembërimi i asaj që në krye të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë është e shkruar sa më poshtë:
Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë,
me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera
universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës,
demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore
të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin
për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për
prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe
solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar
për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia,
paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër
vlerat më të larta të njerëzimit, vendosim këtë Kushtetutë.
Cili është dallimi?
Vlen të thuhet se që nga 2021 kanë kaluar 5 vite.
Ajo ideologji tashmë është mbjellë.
Lexojeni, shikojeni në arkiva, bëni kërkimet tuaja për përkatësinë e gjendjes vetjake se çfarë i takon dhe çfarë i është marrë si qytetarëve ashtu dhe shtetasve shqiptarë apo edhe atyre si shqiptarë të diasporës po të duhet dhe pastaj vlerësoni se përse pak nga pak dhe me programim ka ndodhur ky degradim i ndërgjegjes kombëtare.
Pyesni se përse vota “masivisht” ka shkuar nga pushteti i Rilindjes Socialiste?
Pasi ta kuptoni, thërrisni edhe njëherë ndërgjegjen tuaj qytetare jo vetëm në kryeqytet për të kuptuar se çfarë e dallon shqiptarin e shtetit, atë individin e shtetëzuar nga qytetari i lirë me shtetësi shqiptare apo dyshtetësi që jeton e punon në botën e zhvilluar demokratike dhe që përpiqet që standardet t’i përcjellë edhe në vendlindjen e tij apo të të parëve të vet, pavarësisht se Parti-Shteti me propagandën e tij ka hapur grup-kapitujt për anëtarësimin në BE dhe kufijtë kohorë i lëviz bashkë me interesat e jetëgjatësisë së pushtetit.
15 Prill, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës në koordinim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur masë ndalese të pakohshme, për import të deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë.
Bëhet e ditur se deri tek vendimi erdhi pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) në Qarkun e Dibrës.
“Thërrasim për vëmendje Komunat e Kosovës të brezit kufitar me Shqipërinë, përmes drejtorive të për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitar. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre, të shmangin çfarëdo kontakti me kopetë e fermerëve nga Shqipëria”, thuhet në një njoftim të AUV-it. bw
Ajo shprehet se transporti është organizuar me autobus dhe se është kërkuar prani e punonjësve pa u marrë parasysh nëse ata kanë dëshirë të marrin pjesë apo kanë angazhime familjare.
TIRANË– Një punonjëse e Bashkisë Elbasan ka bërë një denoncim lidhur me pjesëmarrjen në aktivitetin e Samitit të Diasporës. Punonjësja bashkiake ka treguar se së bashku me kolegët janë urdhëruar nga drejtuesit e bashkisë të udhëtojnë mëngjesin e sotëm drejt Tiranës me qëllim mbushjen e sallës së aktivitetit.
Në denoncimin e bërë për JOQ, ajo shprehet se transporti është organizuar me autobus dhe se është kërkuar prani e punonjësve pa u marrë parasysh nëse ata kanë dëshirë të marrin pjesë apo kanë angazhime familjare.
Ajo thotë se drejtoreshë D.Roseni, ka mbajtur shënim mungesat gjatë nisjes së autobusit dhe ka monitoruar pjesëmarrjen e stafit. Sipas saj, nëse nuk bindeshin të merrinin pjesë u rrezikohej vendi i punes.
Denoncimi i plotë:
Persh JOQ Jam nje punonjese e Bashkise Elbasan. Sot ne mengjes morem urdher nga Kryetari te shkojme me autobuz ne tirane sepse eshte Samiti i Diaspores
Do mbushim karriget e Edi Rames qe akoma i merr njerezit me detyrim neper takime. Prania ishte me detyrim edhe nga drejtoresha e D. Roseni qe merrte dhe mungesat ne deren e autobuzit
Nuk pyeten a donim a sdonim te iknim, a kemi femjne apo pleq ne shtepi. Do permbushim detyrat se perndryshe na rrezikohet vendi i punes. Ju lutem anonim se keto te hegin nga puna, jemi me keq se ne komunizem. Sms nuk cuan se kan frike se ju raportojme tek ju. Na e thane gojarisht sa arritem ne pune./Dosja.al
Revista ‘People’ thekson se Departamenti i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim të ri për Shqipërinë, pasi më herët ishte ambasada amerikane në Tiranë që njoftoi qytetarët të kenë kujdes.
TIRANË- Mediat amerikane i kanë bërë jehonë paralajmërimit të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me Shqipërinë. Ka qenë revista ‘People’, e cila ka boptuar një artikull ku u bën thirrje amerikanëve që të bëjnë kujdes nëse zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.
Revista ‘People’ thekson se Departamenti i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim të ri për Shqipërinë, pasi më herët ishte ambasada amerikane në Tiranë që njoftoi qytetarët të kenë kujdes.
Artikulli i Plotë:
Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim të ri për amerikanët që vizitojnë një destinacion udhëtimi evropian që po vazhdon të rritet në popullaritet midis turistëve të huaj. Më herët këtë muaj, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, Shqipëri, i inkurajoi qytetarët amerikanë të “ushtronin vigjilencë të shtuar” gjatë vizitës në kryeqytetin evropian. Alarmi i sigurisë i 1 prillit përmendi konkretisht se “grupet e lidhura me Iranin mund të kërkojnë të synojnë subjektet e lidhura me SHBA-në ose elementët e opozitës iraniane në Shqipëri”.
Paralajmërimi paralajmëron më tej se këto grupe “mund të synojnë gjithashtu vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante”. Departamenti i Shtetit u rekomandon amerikanëve të qëndrojnë vigjilentë, të jenë të vetëdijshëm për mjedisin përreth, të monitorojnë median lokale dhe t’i mbajnë telefonat e tyre celularë të karikuar në rast emergjence. Aktualisht, Shqipëria kategorizohet vetëm me një këshillë udhëtimi të Nivelit 2 nga Departamenti i Shtetit. Ky përcaktim u rekomandon udhëtarëve “të ushtrojnë kujdes të shtuar”. Këshilla, e përditësuar për herë të fundit më 31 dhjetor 2024, citon krimin si arsyen kryesore për shqetësim.
Pavarësisht paralajmërimeve, autoritetet shqiptare theksuan se “nuk ka informacion konkret në lidhje me një kërcënim real për sigurinë”, sipas një njoftimi për shtyp të përkthyer nga Ministria e Punëve të Brendshme e vendit. Pas komunikimit me policinë antiterrorizëm, Departamentin e Sigurisë Publike dhe Policisë Kriminale, të cilët janë në kontakt me Zyrën e Sigurisë së Ambasadës Amerikane, Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari konfirmoi se “nuk ka informacion të konkretizuar, madje as inteligjencë, në lidhje me një situatë vërtet të rrezikshme”.
Ai shtoi në njoftimin e 2 prillit: “Fakti është se Shqipëria mbetet një vend i sigurt për qytetarët shqiptarë dhe për të gjithë ata që vizitojnë Shqipërinë.” Numri i përgjithshëm i turistëve të huaj që vizituan Shqipërinë në vitin 2025 u rrit në 12.47 milionë. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 6.6% nga viti 2024, sipas të dhënave të shqyrtuara nga Albanian Daily Neës nga zyra e statistikave të vendit. Rreth 71.5% e këtyre turistëve erdhën nga Evropa Jugore. Travel + Leisure raporton se Shqipëria njihet për ujërat më të kaltër në botë. Turistët shpesh shijojnë kajakun, raftingun dhe zhytjen ndërsa janë në plazhet e vendit. Ndërkohë, gati tre të katërtat e tokës së saj përbëhen nga male dhe kodra./Dosja.al
Komentet