Oligarku rus dhe gazsjellësi shumëkombësh janë prej të mërkurës në bankën e të akuzuarve në kantonin e Fribourg-ut për shkak të falimentimit të një kompanie në vitin 2003.
“Gjykimi i shekullit hapet në Fribourg”: shkruan gazeta lokale La Liberté. Ndoshta titulli është paksa i ekzagjeruar, por duke pasur parasysh të pandehurit që janë: Roman Abramovitch, i njohur në veçanti si pronar i Chelsea klubit të futbollit në Londër, një nga bashkëpunëtorët e tij, Eugene Shvidler dhe Gjigandi rus i gazit Gazprom, sponsor i Ligës së Kampionëve.
Oligarku rus, shoqërohej nga forca sigurie dhe i ndjekur nga avokatë të shumtë, ishte e pranishme në seancë.
Pse në Fribourg?
Procedura gjyqësore civile u iniciua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila kërkon që të pandehurit të shlyejnë një borxh prej rreth 47 milionë franga.
Historia është shumë komplekse dhe ka zgjatur për disa vjet. Në qendër të rastit është kompania Runicom, e themeluar në Gjenevë në vitin 1994 dhe transferuar dy vjet më vonë në Fribourg. Kompania, në pronësi të Abramovitch, tregtonte naftë në emër të Sibneft (e blerë në vitin 2005 nga Gazprom). Në vitin 2001, kompania në Fribourg u shpërbë dhe falimentimi i saj u shpall dy vjet më vonë.
Komentet