Të pashë në ëndërr
E bukur,
e ëndërrt.
Më e bukur se ëndrra.
Floku i dallgëzuar
buzëqeshja e matur.
Ecim pak!- të thashë unë.
Jo!- the ti. Pa asnjë arsye.
Më vrisje me buzëqeshjen e matur
Dhe flokët e dallgëzuar.
Qeshje nën buzë
me qëndrimin tim të kontraktuar.
Unë isha ndarja.
Ti ishe hakmarrja.
Kishe gjetur mënyrën për të ndëshkuar,
për të gjitha gabimet e mia.
Dhe ishe kaq e bukur,
kaq e ëndërrt.
si vetë dashuria.
Bukuri e vonuar
Sy të gjelbër,
flokë të tallazuar.
Bukuri e vonuar.
Kam pasur dhe unë
shumë dëshira në jetë
dhe shumë ëndrra që s’janë realizuar.
Dikur kam dashur të kisha një magnetofon
një vilë në bregdet, një vizë për të udhëtuar,
të hipi në avion e të shikoja gjithë botën botën.
Të vizitoja Parisin, Londrën, Nyjorkun.
Bukuri e vonuar
Pse më erdhe tani?
Sikur të më vije dikur
Do më lije pa gjumë,
do të më lije pa mend,
do të më lije pa sy.
Bukuri e vonuar…
Sa shumë të kam ëndërruar.
Sulejman Moto jeni vete ENDERRA;
Enderra enderruar buzequmeshtit.
Te falenderoj sa me bere dhe mua ,
Gjysh ne moshe te psherretij…
Enderrat pa realizuar
prere jangellish….
jo per fajim tim.
…varferia !