Droga, duhani dhe alkoli janë dy fenomene që janë kthyer në një plagë sociale në të gjithë vendet e Europës. Por Islanda, një nga shtetet më problematike në Evropë për këto çështje, ia ka arritur për bukuri që ta zvogëlojë këtë fenomen duke përdorur një metodë të sajën. Lexoni më poshtë se si:
Përqindja e 15-vjeçarëve dhe e 16-vjeçarëve islandezë që konsumonin alkoolin në vitin 1998 ishte 42%.
Në vitin 2016 kjo përqindje ishte vetëm… 5%!
Përqindja e të rinjve që përdornin marihuanën në të njëjtën periudhë ra nga 17% në… 7%!
Në rastin e pirjes së duhanit, në të njëjtën periudhë konsumi i cigareve ra nga 23% në vetëm… 3%!
Si ia doli Islanda, një nga vendet më problematike për përdorimin e drogës, duhanit dhe alkoolit tek rinia?
Inga Dóra Sigfúsdóttir, një studiuese në Universitetin e Islandës, është ajo që hartoi strategjinë e kësaj ndërmarrjeje shumë të rëndësishme – shkruan portali Tesheshi.
Ata bënë një studim të veçantë, ku nxorën disa gjetje mbi kërkesat e grupmoshave 14-16 vjeç që përdornin drogën, duhanin dhe alkoolin.
Plani kombëtar u krijua në bazë të të dhënave nga hulumtimi i mësipërm.
Tiparet e këtij plani ishin se ai nuk drejtohej nga shteti, por menaxhimi i programeve u krye nga bashkitë.
U ndryshuan drastikisht disa ligje.
1-U bë e paligjshme për të blerë cigare nga ata që ishin nën moshën 18 vjeç dhe alkooli nën 20 vjeç.
2- Ligji ndaloi qëndrimin e fëmijëve ndërmjet 13 dhe 16 vjecc jashtë shtëpisë pas orës 22:00 në dimër dhe në verë pas mesnatës.
3 – Marrëdhënia midis prindërve dhe shkollave u forcua ligjërisht nga krijimi i organizatave të prindërve në secilën shkollë.
4 – Shteti rriti ndjeshëm financimin e llojeve të ndryshme të aktiviteteve rekreative, me qëllim krijimin e një qasjeje të organizuar ndaj aktiviteteve pozitive të fëmijëve.
Ky fond përfshiu ndihmë për të varfërit që merrnin fonde të posaçme për të financuar aktivitetet e fëmijëve.
OJF të ndryshme merrnin fonde nga shteti për të ndihmuar krijimin e një klime afrimi mes mësuesve dhe prindërve të nxënësve.
Si rezultat i këtij programi, në periudhën 1997 – 2012, u dyfishua numri 15-16 vjeçarëve që kalojnë fundjavat e tyre me prindërit nga 23% në 46%.
Përqindja e fëmijëve në këtë grupmoshë që kaluan kohën e tyre në aktivitete sportive u rrit nga 24% në vitin 1997 në 42% në vitin 2012.
Ky është një shembull i futjes së sistemit të parandalimit si një masë efikase. Më mirë investojmë në parandalimin e fenomenit sesa të kurojmë pasojat / dita
Një shembull i mirë për tu ndjekur nga të gjithë shtetet europiane
Me knaqe kure keto suksese kan rrezulltate te ketije niveli,prsh instuticionet qe i kan dhen shum rrendesi popullates rrinore
e huazuar,eshte lende multidisciplinare ,me hallka kupershkruhen vetem te arriturat me perqindje,pa e ndersjelle tiparin e qfaredo lloji ndalese per personat qofte edhe nje here perdoruese te opiateve qe qdo dite po marrin hov kudo dhe me qfaredo menyre,me abuzim te me te afermeve,me karakteropathi,depresion,mosbesim ne sistem dhe degradim koshient moral dhe shendetesor.Ne evrope amerike dhe gjetiu eshte zier vezja,eshte bere denatyrimi i proteinave,prandaj lufta luftohet me te gjitha mjetet por eshte e humbur,burgjet jane plot,e ne marrim per shembull irlanden e jo mexikon psh.ameriken latine,azine,afriken por edhe fierin qe ka zene vendin e llazaratit.lavirja eshte ne koke e jo ne organ.
Ju lumt, Zoti i bekoftë këta njerëz vullnetmirë që kanë ndihmuar këta të rinj të dalin nga droga dhe që e kanë ndaluar këtë fenomen negativ.
Shume me randsi ka qan ky bashpunim i te gjithve e ne veqanti prinderve mes veti dhe mesuesve te shkollave ku i kemi pas fmit dhe financimi i sporteve dhe aktiviteteve tjera qe femijet te knaqen se bashku gjithashtu edhe prinderit me ta pra bashkpunimi dhe angazhimi i te gjithve ka arrit rezultate .Personalisht kam lindur e rritur 5 femije ne kryeqytetin e Islandes Reykjavik femija i madh 1992 e i vogli 2007
Bravo po në gjithë EUROPËN po vihen këto ligje..