Hape
Mos ke frikë
Në fillim askush nuk të pret
Vetëm qetësia
Dyert e dhomave hapur
Pastaj
Diku do ulesh
E do këndosh
E do përmallësh
E do kujtosh
Do qeshësh e do shkrihesh
Qull do bëhesh
Nga lotët
Nga kujtimet
Pastaj kur të dalësh
Mos e mbyll derën
E lë të hapur
Se dikush hyn
Se dikush del
Në derë mos trokit
Se nuk është portë ferri
As derë kalaje
Është thjeshtë
Derë e një shtëpie
Që tash nuk është më
E histori është
Libër edhe i lexuar
Edhe i palexuar…
Në murin e dhomës madhe
Vetëm një varg poezie
Do ta hasësh
Ka ngelur i shkruar
Me ngjyrën që nuk shlyhet
Të preferoj
Lexoje mirë e mirë…
Pastaj
Kur të dalësh
Derën mos e mbyll
Se dikush hyn
Se dikush del…
(E shtunë, 03 mars 2018)
Komentet