DUKE SHKRUAJTUR PËR PIKTORIN E TALENTUAR GAZMEND FREITAG
Kur flasim për një pikturë duhet të nënkuptojmë gjithë atë shpirt, atë sy estetik që depërton në magjinë apo trokitjen e një vrapimi ku deti, fluturimi, apo portreti i një njeriu merr ngjyrë vizional. Gjenomi i një pikture ravizohet si pikë referimi dhe në shpirtin e një piktori të talentuar siç është Gazmend FREITAG.
Çdo pikturë e tij sjell një evolim, një njohje të vetvetes ku duhet ndalur, në çfarë prizmi apo karakteri të një portreti duhen sintetizuar shungëllimat e përmasave të ngjyrave që nesër ato të lulëzojnë si skalitje të një shije të hollë. Veprat e tij kalojnë nga një metamorfozë të një kulture të hershme qoftë kjo dhe fetare deri në identitetin dhe nxjerrjen në pah të një tentativë për psikologji të portretit. Të bie në sy ngulmimi dhe mbivendosja e ngjyrave përkundrejt njëra – tjetres duke krijuar një vallzim me elemente ndiesore.
Ajo çka të tërheq në pikturat e Gazmendit është stili i veçantë, i rafinuar që ruan koherencën me një penelatë si e mbivendosur sipas gjendjes shpirtërore të portretit që ai sjell. Të bien në sy ngjyrat e pasura, drita me nuanca gri apo blu, dekorimi i plotë që vjen njëherazi si plan vendosje i pikave apo dekoreve që krijojnë një opus orgjinal me motive jetësore. Pra duke u futur në botën apo shpirtin e karaktereve ai shpalos të bukurën si një kod ngjyrash, si konvercion i emocioneve apo grishjen e një çasti magjik…
Rudina Mërkuri lindur në qytetin e Vlorës më 10 /6/1970.
Megjithëse është diplomuar në degën e infermierisë në Fakultetin e shëndetit publik dhe master shkencor në degën patologji pasioni për botën e letrave e ka shoqëruar që nga fëmijëria e deri më sot.
Në poezitë e saj gjenden të verbalizuar realiteti i sotëm,bota ku jetojmë,fraza dhe shpirti ku çdo njeri gjen vetveten.Profesioni e lidh më njerëz të ndryshëm e në çdo njërin prej tyre gjen grimcat e duhura të cilat më pas i shërbejnë si muza frymëzimi.Në krijimtarinë e saj dalin në pah vargje poetike dedikuar mrekullive natyrore,traditat kombëtare,bukuria femërore dhe vlerat njerëzore ku kristalizimi i vargut zgjon tek lexuesi një lloj meditimi.Ka botuar vëllimin poetik Violinat e shiut.Ka botuar në Rumani një pjesë të krijimtarisë poetike në revistën ALBANEZUL.Po përgatit vëllimin tjetër më poezi.Eshtë vlersuar me çmime speciale në shumë konkurse.Shumë prej krijimeve të saj janë botuar në gazeta dhe revista presgjioze si:Botapress,Zemra shqiptare,ALBANEZUL,Shqiptari-ue,Dituria…etj..Është bërë pjesë e shumë Antologjive si Maja Çajupjane..Shpirti i fjalës..Sa-kra.
Komentet