Skenë krimi.
LIBRA MËSIMORË ME GABIME.
Skandal, libri mësimor, armë krimi në klasat e shkollave.
…
Oooooo shoqja ministreshë, o Lindita Nikolla, e bëre aksham karadaken e fëmijëve, o e papërgjegjshme, o krye-mësuesja e Shqipërisë. Turp për ty dhe për atë që të bëri ty A-në e Arsimit.
…
Ja si po i vret fëmijët sistemi i arsimit, të paditurit, të paaftët dhe idiotët në krye.
LIBRA paçavure.
HARTUES me dije të cunguara, kërpaçë.
KËSHILLA BOTUES me injorantë, makutë, që paguhen dhe nuk u bëhet vonë për Librin që del nga shtypi, për dijen e mishëruar në gërma.
SHTËPI BOTUESE që ruli printon librin, njësoj si dhe letrën higjenike, pa redaktorë, korektorë.
…
Gabimet e kapura janë vetëm nga dy faqe, sepse i gjithë libri është një skandal, si më poshtë:
1. Iliaz Minollari (Iliaz bej Mirahori);
😯
2. Pandeli Cole (Pandeli Cale);
😯
3. Eleni Qiriazi (Eleni Qirici)
😯
Fëmijës që duhet ta mësonte këtë mësim, nga ky libër me personazhe nga Korça, i thashë ta flakë librin, të mos e lexojë dhe t’i thotë mësueses: “REFUZOJ të nxë padijen”.
O Zot, Quo Vadis?
…
Dy fjali për Ramën, nga Platoni:
“Njerëzit përgjithësisht gjykojnë më shumë bazuar tek fenomenet, sesa tek realiteti, sepse të pamit iu përket të gjithëve, perceptimi i përket një pakice.”
Fenomeni hazard qeverisës ‘Rama’, u pá tashmë.
Realiteti ‘Rama’ kam frikë se po perceptohet prej gjithkujt. Mund të ndodhë që ky perceptim të shndërrohet në kasë funerali politik për ty, hazard.





Mariela, o rreze dielli, o mendjeartë, sa shpullë të rëndë paske dhënë! Jepi mendjehapur se faqet e trasha me turp mbajnë edhe më shumë.
Të përgëzoj!
Të falenderoj Hamdi!
per kete ka faj ai qe ka marre persiper ta shkruaj kete liber
Te tilla gabime kemi konstatuar edhe ne librin Vendlindja ime (Kuçova), ku kodrat e Suloves pseudoautori i quan male e sa e sa gabime si keto… kemi biseduar me mesueset e shkollave qe e japin kete lende dhe ato kane arritur si Ju e nderuar, qe ky liber te ndalohet …, por kush degjon ? per fat te keq libri vazhdon te mesohet me gjerat e gabuara qe pseudoautori ka shkruar…
Do te isha gati te bashkohesha ne nje proteste pikerisht per kete problem madhor e qe kerkon sensibilizim e zgjidhje urgjente. Si eshte e mundur te lihet mesimi i femijeve ne kete gjendje skandaloze qe sa vete rendohet? A mund te ngrihet problemi ne parlament dhe si? A mund t,i drejtohet nje peticion qeverise? A mund te krijohet me pjesemarres vullnetare nje keshille, nje organizate, nje shoqate qe ta ndjeke problemin ne vazhdimesi e jo nje here ne henez? Ne vetem ankohemi e s,ndermarrim veprime konkrete per t,i zgjidhur gjerat. Le te mendojme c,mund te behet, c,mjete e menyra, si mund t,i themi nje ndal te fuqishme kesaj dukurie kaq te shemtuar e te demshme. Femijet jane e ardhmja, me gjysme te shkolluar do te behet ky vend? Gjysme i shkolluari eshte me i demshem se injoranti. Pra, a mund te shpresojme ne hapjen e nje diskutimi per te vendosur c,mund te bejme?