Zoti dhe Shën Pjetri po flasin për të rinjtë e sotëm. Dhe fillon Zoti: “Të rinjtë e sotëm përdorin të gjithë substanca të ndaluara. Dhe vazhdon Shën Pjetri: “Ke të drejtë, tani po zbres në tokë dhe marr ndonjë djalë për të parë nëse përdorin ndonjë nga ato substanca.”
Pas pak kthehet Shën Pjetri dhe i thotë Zotit se janë duke ardhur. Kalojnë pak sekonda dhe dëgjojnë trokitje në portën e parajsës dhe Zoti thotë: “Kush është?” Dhe një zë thotë: “Jam Marku!” Dhe Zoti e pyet se çfarë ka sjellë. Dhe Marku përgjigjet: “Kokainë”. Dhe Zoti ia hap derën.
Dëgjohet një trokitje tjetër dhe Zoti prapë pyet se kush është. Dhe përgjigja: “Jam Viktori.” “Po ti çfarë ke sjellë?” Dhe Viktori përgjigjet: “Marihuanë.”
Pastaj dëgjohet një trokitje dhe Zoti pyet prapë se kush është. Dhe vjen përgjigja: “Jam Juda.” Dhe Zoti e pyet: “E çfarë ke sjellë?”
Juda përgjigjet:
“Kam sjellë rojat!”
Komentet