I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, analisti Fatos Lubonja është ndalur te bashkëpunimi mes PD dhe LSI, si dhe te protesta e 27 janarit e paralajmëruar nga opozita.
Sipas Lubonjë, qëllimi i dy partive më të mëdha opozitare në vend është se cila nga ato do t’a tërheqë më shumë popullin.
Analisti theksoi gjithashtu, se si PD dhe LSI mund të vijnë në pushtet vetëm duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën dhe duke krijuar koalicion mes tyre.
“Kam përshtypjen se kjo çështja e raportit të LSI me PD nuk besoj se është vetëm nga njëra palë. Të dy palët luftojnë se kush e udhëheqë opozitën, apo kush fiton më shumë pikë. Kështu bëhet luftë për pushtet, kush arrin të tërheqë më shumë popullin në anën e vet. Nga njëra anë LSI nuk ka shans të kthehet në pushtet pa një bashkëpunim me PD apo PS. Edhe PD nga ana tjetër nuk ka shans të vijë në pushtet pa një bashkëpunim me LSI”, u shpreh Lubonja.
Më tej, analisti u shpreh opozita duhet të tregojë më shumë bashkëpunim dhe angazhim në ngritjen e institucioneve të drejtësisë.
“Kërkesa për një prokuror tjetër dhe protesta shkojnë në një drejtim tjetër. Opozita mendoj se pak a shumë është në koherencë për një mendim që ka lidhur me protestën dhe kërkesën për Kryeprokurorin. Por a duhen bërë disa hapa institucionale ndërkaq? Opozita duhet të bashkëpunojë që të ngrihet KLP. Kjo nuk zgjidhet përmes protestave. Duket sikur po i rikthehemi situatës së “çadrës”, tha analisti Fatos Lubonja.
Komentet