Shqipëria duhet ende të luftojë kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të bëjë hapa para drejt integrimit në Bashkimin Europian. Janë këto disa nga pikat kryesore që përmenden në raportin e 2018-ës të CIA-s për sa i përket vendit tonë.
Sipas këtij raporti, Shqipëria duhet që të përmbushë me sukses të gjitha qëllimet e reformës në drejtësi, me qëllim që të hapen dyert e Bashkimit Europian.
Njësoj si një vit më parë CIA nënvizon se korrupsioni mbetet një problem kryesor për vendin duke penguar investimet e huaja.
Një tjetër problem sipas raportit të CIA, është dhe trafiku i drogës. Aty thuhet se Shqipëria shërben si rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, por edhe për opiumin që vjen nga disa vende aziatike.
Për CIA-n, Shqipëria njihet për kultivimin e kanabisit. Ne raport nënvizohet se prodhimi i kanabisit është zgjeruar dhe organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës.
Komentet