Nga kolltuku i pasagjerit kryetari i GPS, Balla lexoi mbi telefon një reagim rreth vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të PD gjatë dhjetorit të kaluar. Leksioni ligjor në lëvizje që ishte formuluar si një reagim që u përshkua në ankthin e një trafiku rruge plot gropa të segmentit Tiranë-Kamëz, ku Taulanti shpjegoi se ç’ është autodichia*. Thelbi i së cilës për të mbeti shprehimisht:- “Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.”
I tëri ky shpjegim në pak më shumë se 2 minuta jep pikërisht konceptin me të cilin individët që drejtojnë parti shtetin e qeverisin vendin janë mazhoranca numerike me forcën e kartonit që fshin kuptimin e pluralizmit parlamentar. Ai rëndohet më tej kur fakti kërkon të mbulohet edhe me shembuj nga institucione legjislative perëndimore të cilat nuk preken nga gjyqësori.
Pyetja që shtrohet është se:-Kjo pavarësi vjen nga përvoja dhe integriteti i institucioneve, jetëgjatësisë së marrëdhënieve të institucioneve në një sistem demokratik apo nga presioni i korrupsionit dhe i krimit që i influencon dhe i detyron ligjbërësit të rrethohen me paprekshmëri nga veprimet dhe akuzat?
Duke e përfunduar reagimin me pyetjen që ja mbyll gojën kundërshtarit dhe publikut kur Taulanti shprehet se:-“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!”, këtu kuptohet qartë se qëndrimet e politikës në pushtet kanë ndërtuar jo vetëm gardhin, por atë që edhe ligjet që ata po i bëjnë janë fortifikime për të mbrojtur veten dhe korrupsionin.
Mos e shihni thjeshtë Taulantin se ka bërë një lapsus teknik kur thotë:-… Autodichia . Shihni më parë mendësinë e tij se deri ku shkon. Me kryeministrin që ndodhet në Samitin e Barcelonës ku janë mbledhur progresistët e majtë nga njëra anë dhe me Ministrin e Jashtëm në Forumin Diplomatik të Antalia-s nga ana tjetër, Taulant Ballën shiheni më thellë se ai ka lirinë brenda segmentit Tiranë-Kamëz e kthim që të shpalosë jo vetëm gafat ligjore e politike, por edhe ato civile me shkeljen e rregullave administrative, në emër të aktivizmit politik dhe pëlqyeshmërisë ndër militantë në zonat ku ai zhvillon takime.
A nuk janë zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, një mundësi parandaluese e aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës?
Pra kështu pretendohet se respektohen rregullat dhe jemi ‘të gjithë janë të barabartë përpara ligjit’.
______
*Autodichia – vetë gjykim, një shprehje e autonomisë vetëqeverisëse, që siguron se subjektet e jashtme, përfshirë gjyqësorin, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.
*rripi i sigurisë – Pika 8. e Nenit 170 të Kodit Rrugor të RSH– Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për fëmijë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5000 (pesë mijë) deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
18 Prill, 2026


























KOMENTE DHE KERKESE PER DENONCIME NGA ISMET BOBO .
Prezantimi ; Une qe po ju shkruai jame nje qytetar nga qyteti i rrethit Fier i quajtur Ismet Mustafa Bobo ,lagj . Liri. Rruga Vangjel Capo .
Komenti ;
Sa mire eshte te shkruash , sa mire eshte te lexosh, por asnjehere te vertetat nuk mendesh dot ti publikosh .
Qe populli i thjeshte ti lexoi dhe publikisht ti vertetoi , dhe Ambasadori jone i nderuar Z.Lu me pas te veproj .
Qe korrupsionin dhe krimin e organizuar nga institucionet shqiptare ta largoj , sic deklaron dhe ndihmen e popullit shqiptare publikisht ai kerkon , qe populli shqiptare te ket te drejta te barabarta ne union .
Me respekt te sinqerte , per ceshtjen qe ka mare ne dore , une disa fakte publikisht dua tja dorezoj , qe punen e tij si Ambasador me shume tja lehtesoj .
Por me njejtin respek edhe per punen tuaj si gazetar , ju lutem njoftoheni publikishkt zotin Lu sa me pare .qe viti ne fjale , ta gjeje sa me mire popullin shqiptare , ne vecanti moshat madhore , brezin e ri dhe gjinin femerore .
Ku une marr shkas nga shkrimet tuaja ne vijim , te vertetat reale bashkerisht ti dime , ti shikojme ,ti vertetojme dhe qetesisht ti publikojme , qe funksionaret e larte shteteror vete ti faktojne dhe ligjerisht ata me pas te veprojne .
Faktet tuaja si botues , une po i prezantoj ne kllapa si denoncues , Ne qofte se do kete ndonje interes une me respekt po ju pres , bashkerisht te mendojme dhe njeri tjetrin ligjerisht ta garantojme per te vertetat reale qe bashkerisht do publikojme .
<>
Me respekt e qetesi , te gjithe shqiptareve ju uroj gezuar vitin e ri , por njekohsisht edhe Ambasadoret ne Tirane , per problemet shqiptare qe ata ne dore kane .