Dmitry Peskov theksoi se në vazhdim janë bisedime për organizimin e takimit të mundshëm mes presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin dhe presidentit amerikan, Donald Trump
Zëdhënësi i Kremlinit sot deklaroi se ekziston mundësia që presidenti rus dhe amerikan të takohen në Vietnam gjatë javës së ardhshme.
Dmitry Peskov theksoi se në vazhdim janë bisedime për organizimin e takimit të mundshëm mes presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin dhe presidentit amerikan, Donald Trump, në Samitin për bashkëpunim ekonomik Aziatik-Paqësor në Da Nang.
“Nuk përjashtojmë mundësinë për mbajtjen e një takimi të tillë, në fakt, negociatat janë në vazhdim”, tha Peskov, sipas informacioneve që i transmetoi agjencia zyrtare e lajmeve TASS. Trump për “Fox News” dje tha se ekziston mundësia që të takohet me Putinin në Vietnam për të diskutuar lidhur me Korenë e Veriut.
Samiti do të mbahet prej 8 deri më 10 nëntor.
Lajmet për takimit e mundshëm erdhën pasi Trump përballet me trysni të rritur në SHBA pas pretendimeve për lidhje mes fushatës së tij zgjedhore dhe Rusisë. Të hënën, hetuesit zbuluan se ndihmësi i fushatës është pajtuar që të bashkëpunojë pasi pranoi se ka gënjyer FBI-në dhe ish-menaxherin e fushatës së Trumpit, Paul Manafort, i cili akuzohet për komplot dhe pastrim parash. Putin dhe Trump për herë të parë u takuan në muajin korrik në Samitin G-20 në Hamburg të Gjermanisë. aa
Komentet