1 franxollë në Tiranë 100 lekë / në Athinë 80 cent;
1 shishe qumësht në Tiranë 130 lekë / në Athinë 1 euro;
1 vezë në Tiranë 13 lekë / në Athinë 12 cent;
1 kg mish në Tiranë 800 lekë / në Athinë 5 euro;
1 kuti sardele në Tiranë 110 lekë / në Athinë 55 cent;
1 drekë për 2 persona në Tiranë 3500 lekë / në Athinë 25 euro;
1 biletë me 1 pije në Club në Tiranë 1500 lekë / në Athinë 10 euro;
1 biletë në kinema në Tiranë 500 lekë / në Athinë 4 euro;
1 dhomë dyshe në hotel në Tiranë 60 euro / në Athinë 45 euro;
1 shtëpi me qera qendër 1+1 në Tiranë 300 euro / në Athinë 250 euro.
…
Paga më e ulët në Tiranë 25000 lekë / në Athinë 570 euro;
Paga më e lartë në Tiranë 170000 lekë / në Athinë 7000 euro.
Ndryshimi + (plus) ose – (Minus) 300%!
…
Fajin e ka Qeveria? Po patjetër! Që në 1991-shin e ka Qeveria dhe vetëm Qeveria, mes një sistemi të strukturuar kastile për të arritur një ditë në këtë nivel apo situatë!
Pasojat e trafikimit të drogës, pasojat e kontrabandës, korrupsionit, tregut të zi dhe parasë së zezë, shfaqen në këtë lloj tregu mes çmimesh artificiale, ireale, torturuese për më shumë se 80% të popullsisë.
Ekonomi e frikshme! Financa ireale!
…
Me një kalkulim të thjeshtë, vetëm nga efekti i diferencës së pagave mes fuqisë punëtore të Tiranës dhe Athinës, do të duhet të kishim produkte më të lira në treg. Pse nuk i kemi?! E thamë pra, kastile!
Ekonomi fasadë, e frikshme, artificiale, e pompuar!
Dhe një vend pa shtresë/klasë të mesme shoqërore. E kur mungon kjo fashë e shoqërisë, bekim është të të thonë “udhë e mbarë”!
Po te mos merresh vesh bab e bir ,dhe te theresh me vellain per nje hu gardhi ,cfar pritet me teper nga qeverite monster ,qe vet i kemi zgjedhur dhe sherbyer me bindje partiake? Mendpj se kaq meritojme ,fajin e kemi midis nesh ne shqiptaret ,kete e deshmpjne fqinjet tane ,ata kane ecur se e meritojne .