Per dy gjona di une qe perdoret fjala “alla turka” ktu ke ne, per kafen ene per i gjo tjeter… Per ate gjone tjeter e kom qejfin me iu tregu sot…
Kur jetonim ne Greqi, zume nje mik shume te mire, qe ishte me origjine arvanitase. Panajoti gjithmone me thoshte se kishte shume qejf te vinte ne Shqiperi.
Kur u afrua koha e ardhjes sone ketu dhe e pame se nuk kishim nga t’ia mbanim, donte te vinte me cdo kusht, une fillova ta pergatisja dale – ngadale per gjendjen ne Tirane, por dhe per shtepine time.Te them te verteten, shtepia jone ishte e lezetshme, por duke pare atje…Me problem kisha banjen, qe vazhdonte te kishte wc-ne alla turka !
U mundova , me shume lezet t’ia shpjegoja, por ai as deshi t’ia dinte..
– Alda, mua me ke si vella, une kam pare dhe keshtu , dhe ashtu…- tha Pano, duke e pare se isha ne siklet.
…
Udhetuam gjithe naten e gjithe paraditen dhe nga dreka, arritem ne Tirane.
Panos i pelqeu vertet shtepia jone.
– Nuk e prisja te ishte kaq e madhe dhe e bukur – tha ai.
Shetitem gjithe kohen. U munduam ne te shkretet ta conim ne vendet me te mira, por ishte viti 1992 ….dhe kuptohet….
Diten e trete ne mengjes, e degjoj zerin e Panos, qe nga banja , po kendonte.
Kur doli, ishte lare, ishte rruar.
– O Pano – e pyes une – aman thuaj te verteten, u mesove pak me wc-tone ?
– Ua – tha ai – e shkelqyer, i shtrij kembet rehat fare.
” I shtrij” , po mendoja une me vete, mos e kuptova gabim dhe e pyes se c’deshi te thote me “i shtrij”.
– Ja, keshtu, i shtrij – tha ai dhe e demonstroi.
Nuk e kisha kuptuar gabim, po tani nuk po kuptoja ku i shtrinte ( se me ner jush, ne rrishim galic !)
Ai e pa qe une po rrija si e hutuar dhe tha:
– I heq fare pantallonat dhe breket ( greket nuk perdorin si ne dy fjale : edhe breke, edhe mbathje, me edukate hahaha), rregullohem tamam te kjo gropa – tha- dhe i shtrij kembet per qejf, kenaqem !
Une ia dhashe te qeshurit me ulerima, degjoi gjitha lagjja. Pano nuk qeshi fare.
– Alda, e kam seriozisht, eshte shume rehat, pse s’i rrini ju ?
Hej pike e zeze ! Si t’ia tregoja une burrit te botes ? Vetem qeshja, qeshja…
Para se te ikte, me tha :
– Mua s’me behet vone po qeshe ti, por e kam vendosur te ble nje wc, keshtu ala turqiko, per ne shtepine time.
Une fillova dhe nje here avazin tim me te qeshura, por kesaj rradhe, gallates iu shtua dhe menyra si e tha “ala turqiko”, se keshtu e mbante mend.
……
Kur po ia tregoja kusherires sime historine me Panon, ajo u shkri dhe pastaj tha:
– Ua, moj kusherire, na ka ndodhur dhe neve nje gje e ketille dhe filloi te ma tregonte:
I shoqi punonte me disa te huaj dhe nje here i fton per darke, ne shtepi.
Sa po pergatiste darken kusherira ime, ikin dritat. Rrotullohet, rrotullohet, e shkreta, me ne fund vendos te beje vetem makarona, se kishte vetem nje nga ato me gaz, te vogel sa per kafe.
Shtepine e kishin ne kat te gjashte, shkalla erresise e papare, dyqanet mbylleshin dhe ulnin edhe qepenat nga frika e hajduteve,. S’kishte derman tjeter, vec atij qiririt te Nastradinit.
Marrin ne telefon, u thone se ka defekt dhe te mos prisnin drita ate nate.
Germon neper sirtare dhe gjen vetem nje qiri .
Fillojne muhabetin qe te mos pellcisnin mysafiret, duke pritur makaronat….
– Me falni – thote njeri nga amerikanet- ku e keni tualetin ?
Ngrihet i shoqi, me qiri ne dore, hap deren e wc-se dhe i mban qiririn sa te shihte rreth e rrotull dhe te orientohej.
– Faleminderit, merre qiririn me vete – i thote miku – une orientohem keshtu ne erresire, merreni ta keni ju andej.
Ulet prape dhe vazhdon muhabetin.
Pas pak , degjohet nga wc-ja nje : tak-tak-tak, pastaj nje bum-bumbum.
Merr qiririn dhe shkon t’i dale perpara atij qe ishte andej.
– S’ka problem – i tha ai – ne rregull cdo gje.
Behen makaronat, i hane, rrine dhe pak dhe ikin.
Te nesermen ne mengjes, ngrihet kusherira ime, shkon ne wc… ere e tmerrshme ! Merr koven ta mbushe me uje, t’ia hedhe wc-se, kur c’te shohe ?
Mysafiri kishte menderosur ne kove !
Dha alarmin, ngrihet i shoqi dhe femijet te tmerruar, shohin….
Per te shuar sherrin, ai merr koven, e fut ne nje thes dhe e hedh ne plehra.
Duhet te kujtoni kohen… kusherira uleriti edhe per kete tjetren, se mezi blihej dhe kova atehere…
Aq shume u nxeh burri, sa i tha :
– Me ty nuk merret vesh robi, ta kishe majt me mut pra, ca t’them un !?
….
Vrame, vrame mendjen si kishte mundesi te ndodhte kjo gje dhe aq me shume ta bente nje amerikan, po c’faj kishte i shkreti, kur i vetmi send ne ate tualet, qe ngjante me wc alla frenga , ishte kova, ku mbante kusherira ime uje, qe ta kishte kur pritej uji ne cesem?! Apo s’ishte dhe ne kat te gjashte ! Atij diteziut vrima e wc-se do t’i jete dukur si pilete !
– Vetem nje gje nuk kuptoj une – tha kusherira ime – po ajo “bum-bum” c’ishte ?
– O gru – i tha i shoqi – po i kishte ngel kova n’bythe pra, me zor e hoqi, sic ju ngelte kalamojve oturaku ne cerdhe se i majshin ka dy sahat aty, s’e kupto e, se m’plase !
E prisha qe e prisha gojen , a te them nje here “qenef”, se tironsit keshtu i kon pas thon …. hahaha qenef kesaj t’kusherines teme, qi e kishin m’oborr, ene hamom, asaj ku laheshin me kokme , qi ishte mrena .
Une vetem diteve te enjte them llafe te pista, ju betohem !
Komentet