Po fle liqeni; ahe të bardhë
përkulin mbi ujë degët e mpleksura,
e në thellësinë e tij si natë
gërshet po thurin hijet e dendura
Drithërojnë, fëshfërijnë ahet e bardhë,
po liqeni i heshtur s’pipëtin…
Dikur ndonjë gjethe që bie rrallë
lehtas trazon faqen e tij.
(Përktheu: Olimbi Velaj)
*Lindi në qytetin Triavna të Bullgarisë. Konsiderohet shprehësi më dinamik i individualitetit niçean në letërsinë bullgare.
Komentet