-Portret i rapsodit mbi 9 dekadash-
“Mic Sokoli po ban me dorë…”.
Ah more Isuf Halili të lumtë ajo gojë.
Ç’ka Kollata që po dridhet…?”,
…Kallxon zani i Isuf Halilit.
Rriten betejat me tisken e Tij:
-E ndertuem një Bytyç të ri.
Aaah moj çika kablloshë kuqe…,
N’rrasë t’Shkelzenit t’pafsha nuse!
…!
Në shumë skena të Europes-mrekulli
Sikur, neper Kalatë e Nanes Shqiperi.
Tuj kullotë delet Shkelzenit edhe sot,
Rapsodi i nendë dekadave na perlotë.
O grahja grahja Isuf Halili he burrë,
Zani e emeri mos te vdekshin kurrrë.
./.
-Shqipëri, Mars 2017-
Poetet lindin… Pershndetje!
Po zotni Fritz. Isuf Halili, tash 9 dekada ishte dhe vazhdon te jete i tillë. E sidomos ne interpretim. Edhe sot kur e therrasin , nga ma e epra shtepi rreze Shkelzenit, i hip mushkut e per nje sahat e gjyse asht ne oborr te Pallatit te Kultures ne B. Curr.
Jo nje poezi modeste si imja, por Isufi meriton nje liber krejt origjinal, siç asht Ai-Vet.
Nje jete ne skene, pa perfituar as edhe nje kryq leku. Por ka fitue ma te madhen, EMRIN.
Flm.. princ Radovani (Shkodra).
I nderuar Z.Zeqir Lushaj.Un jam Lisjana Gosturani,mbeda e Isuf Halilit.Ne emer te djemve dhe vajzave ,nipave e mbesave te Isuf Halilit ju falenderoj per keto vargje kaq te bukura dhe te ndneta.Faleminderit per shpirtin poetik qe percillni.Ju uron shendet e mbaresi ne krinimtarine tuaj.
Ju pershendes!