Nastradini kishte 10 pare për të ngrënë drekë me to. Ai shkoi tek një furrtar, ia dha 5 pare furrtarit dhe ia kërkoi një bukë. Furrtari mori bukën t’ia jepte dhe i kërkoi atij paratë. Nastradini i tha:
-Unë sapo t’i dhashë paratë.
-Jo, ti nuk m’i dhe paratë, – këmbënguli furrtari. Unë nuk pashë asnjë pare.
Pas disa minutash debat, duke mos ia arritur ta bindte furrtarin, Nastradini u dorëzua. Ia dha 5 paret e mbetura dhe ia dha furrtarit.
Mbetur pa pare, Nastradini hyri në një dyqan ushqimor. Kërkoi një enë me kos. Kur shitësi ia kërkoi paratë, Nastradini i tha se sapo ia kishte dhënë 5 pare. Shitësi shpirtmirë ishte disi i shqetësuar atë mëngjes, kështu që i besoi me lehtësi Nastradinit se mund t’ia ketë marrë paret dhe të ketë harruar.
Nastradini mori bukën dhe kosin e u ul poshtë një peme. Para se të fillonte drekën, ngriti kokën drejt qiellit dhe tha: ‘O Zot, Ti e di atë që vërtet ndodhi, Ti ia more 5 pare njërit e ia dhe tjetrit.’
Komentet