Voal.ch shkruan se në emisionin Natë me Xhaxhiun që e drejton gazetari i njohur Rezear Xhaxhiu, Kreshnik Spahiu foli edhe për popullin shqiptar.
Kur Rezear Xhaxhiu duke iu referuar 18 Shkurtit dhe e krahasuar me protestat në Rumani, i tha Spahiut se në Rumani nuk është opozita, por është populli që ka zbritur e ka mbushur sheshet duke protestuar.
Në Rumani populli rumun proteston ndaj klasës politike, duke e akuzuar për korrupsion dhe keqqeverisje.
“Populli shqiptar nuk del si rumunët”, ishte përgjigjia e Kreshnik Spahiut, “sepse shqiptarët nuk dinë gjë tjetër veçse të shohin telenovelat e serialeve turke”.
Ndërsa sipas Spahiut, që tregoi një nënvleftësim të hapur për shqiptarët, opozita bashkë me Ilir Metën të cilit i bëri thirrje për bashkim me opozitën, është e aftë dhe më e zgjuar se populli shqiptar.
Kreshniku eshte vete i influencuar nga telenoveluesit turq. Ky qe na hiqet si patriot i madh nuk u ndje fare kur historiani turk hodhi balte mbi Skenderbeun. Dhe ben gjoja si patriot i madh. Harroi se cka bere kur ishte ne keshillin e larte te drejtesise. Te gjithe e dine se cka bere