(Dy teza të mazhorancës në kuvend që bllokojnë zgjidhjen e kërkesave të protestës)
Pasi është ndërprerë rreth katër herë seanca plenare e datës 18 Qershor, 2026 në Kuvendin e Shqipërisë në një kohë kur protesta qytetare për dorëheqjen e kryeministrit ka shënuar Ditën e 19 të saj dy teza të mazhorancës në kuvend që kërkojnë të mbështesin njëra tjetrën po bllokojnë seriozisht zgjidhjen e kërkesave të protestës duke e përcjellë më thellë krizën në Kuvend.
Për qëndresën dhe qytetarinë shembullore me të cilën po zhvillohet protesta e pandërprerë çdo pasdite, rasti më ideal i një situate të qetë do të ishte pjesëmarrja si vizitorë e protestuesve në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë e cila ngjan e pamundur pasi presioni i protestës është kombëtarizuar dhe ndërkombëtarizuar deri në atë masë sa përgjegjësitë e ligjvënësve janë drejtuar kundër njëri tjetrit.
Për ta shpjeguar atë nuk do të mjaftonte as numri i interpelancave të kërkuara, as ligjet e kaluara me forcën e kartonit dhe as pamundësia e ngritjes së komisioneve të posaçme që i kërkojnë transparencë qeverisë sikurse në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur kryeministri nuk merr pjesë në seancat plenare.
Duke u kthyer tek ndërprerjet e seancave po përforcohet edhe më shumë se mazhoranca nuk merr asnjë hap pa u diktuar nga loja/udhëzimet që jep kryeministri edhe në mungesë. Kjo mund të provohet sepse asnjëherë të vetme Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk e ka bërë një gjë të tillë. Përkundrazi seancat kalojnë në ngërç dhe “luftra” të ndërsjella procedurale të të cilat shkaktojë kaos, shtojnë praninë e gardistëve rreth foltores dhe më e keqja nuk dërgojnë asnjë mesazh shpresëdhënës për qytetarët protestues.
Duke ndjekur lajmet e ATSH e cila nuk i ka dhënë hapësirë partive të vogla dhe deputetëve të pavarur, por ka përballur kërkesat e bëra nga PD përmes kryetarit të saj Sali Berisha,* zhvillimi i seancës me ndërprerje dhe shtyrje jashtë afateve nga 5 deri në 60 minuta shprehin tension në kuvend aq sa zgjidhja ose jo apo ndërprerja afron në kohë me orën 19:00 të protestës.
Teza 1, Taulant Balla:-“Unë të sfidoj, Sali Berisha. Sot pasdite dil në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti.”
Teza 2, Kryeministri Rama:- “Shqipëria është bërë një platformë për të gjithë zemërimin anti Trump në të gjithë botë”.
Të dyja tezat bashkohen për të treguar një qëllim goditjen e protestës, për ta politizuar dhe përçarë atë sepse dihet që çdo ligj brenda kuvendit vendoset me forcën e kartonit për ato ngjyra që kryeministri piktor vendos.
Pavarësisht nga ngërçi dhe zhvillimi i punimeve në Kuvendin e Shqipërisë seanca e 18 Qershorit që ra në qerthullin e rregullores së institucionit të ligjbërësve për orë të tëra dhe pa as një zgjidhje. Në këtë përmbajtje vlen të shpjegojmë se brenda asaj rregulloreje në Kreun e I-rë Konstituimi i Legjislaturës së Kuvendit, në nenin 4-ër të tij (pika 2) qëndron Betimi i Deputetit ku shkruhet:
“Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend.
Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’u bindem Kushtetutës dhe ligjeve,
do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë
e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.”
Le t’i lemë me një anë dallimet dhe diferencat kur pretendohet një rrugë afrimi dhe bashkëpunimi me BE.
Familja e saj i la disa detyra urgjente legjislacionit shqiptar një ditë më parë e cila shënon një pikë kthese e cila duhej të kishte filluar.
Deputetë ngrihuni në nivelin e Betimit.
Kuvendi pritet të rifillojë seancën.
Qytetarët presin përgjigje.
Sot Dita e 19 e protestës.
_____________
* ATSH- Sali Berisha- “Kjo nuk është lëvizje anti Trump. Kjo është lëvizje për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar. Nuk ka asgjë të përbashkët as me anti presidentin Trump, as me antizionizëm”
* ATSH- Sali Berisha-“Dhe Parlamenti Evropian kërkon me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në këtë parlament. Kërkon moratorium për çdo leje të re dhe për çdo veprim të ri para se të ndryshohet ligj”
18 Qershor, 2026
Vizita e sekretarit Stoltenberg në Kosovë përkon me një periudhë tensionesh të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shkak të zhvillimeve të fundit. Ndërtimi i një muri në veriun e Mitrovicës, ndalimi i ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në bazë të një urdhër arresti serb dhe 14 janari kur Kosova ndaloi hyrjen e një treni të nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, ngritën tensionet dhe nxitën luftë fjalësh të ashpra ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por edhe shqetësimet e diplomatëve për rritjen e tensioneve ndërmjet të dyja vendeve.









Komentet