70 blinda për transport strategjik priten të zbarkojnë në Shqipëri nga US ARMY (dergesa e pare) dhe ne muajt në vazhdim do vijnë dhe 180 te tjera.
Shqiperia do i paguaje Amerikës vetëm 15 milione Euro për to, ndërsa pjesa tjeter vjen si shperblim per punen e mire dhe kontributin e Forcacve të Armatosura ne misionet ne Afganistan e me gjere.

Kjo shifer e çon numrin total te blindave ne Shqipri ne rreth 950 ose sa dyfishi i Serbise,
Faqja në internet “Albanian Armed Forces” shkruan se pervec kesaj Shqipëria ka nje kontrate 10 milion euro me Italine per furnizimin e ushtrise shqiptare me rreth 5000 arme automatike te kalibrit të NATO-s duke hequr keshtu nga sherbimi kallashnikovët.

Panorama Online, u interesua pranë Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me këtë informacion dhe burime të këtij institucioni konfirmuan dërgimin e 70 blindave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë informacion e ka dhënë pak ditë më parë edhe Minsitrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Komentet