Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë e Francës për të mundësuar lirimin e Haradinajt sa më shpejt.
“Jam i bindur se Haradinaj do të lirohet”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se Serbia i është rikthyer logjikës së pushtetit të Millosheviqit.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe vendimin për ndalimin e vizitës së presidentit serb, Tomislav Nikolic në Kosovë, duke thënë se burim i këtij ndalimi është vetë Serbia.
Ministri gjithashtu ka thënë se këto veprime të Serbisë po e rrezikojnë dialogun me Kosovën.
Komentet