Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel priti këtë të hënë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në një vizitë zyrtare në Berlin. Merkel u shpreh e vetëdijshme për përpjekjet që duhet të bëjë Shqipëria si dhe për mbështetjen e mëtejshme që duhet të japë Gjermania në procesin e integrimit në BE.
Kancelarja gjermane tha se, Shqipëria është një partnere e rëndësishme dhe aleate në NATO. Ajo vlerësoi ndryshimet e bëra në 26 vite që pas rrëzimit të sistemit totalitar, por nga ana tjetër theksoi kushtet që duhen përmbushur për hapjen e negociatave me BE-në.
Sipas, ministrisë së Jashtme gjermane, Gjermania është investitori i gjashtë në Shqipërisë. Investimet vjetore të drejtpërdrejta gjithsesi janë më pak se dyshifrorë.
MERKEL: Kusht janë dhe zgjedhjet
“Republika Federale e Gjermanisë është përpjekur për të mbështetur Shqipërinë vazhdimisht në të kaluarën, si për shembull duke dërguar përfaqësues në misionin evropian ligjor EURALIUS. Ky mision ka dhënë kontribut vendimtar në reformën në drejtësi, që tashmë është bërë realitet.
Tani, sigurisht që ka rëndësi vazhdimi kësaj rruge. Komisioni Evropian ka vënë pesë prioritete. Kjo përfshin, mes të tjerave, zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo përfshin, sigurisht, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në këtë kontekst, duhet të merrni masa të vazhdueshme në këtë drejtim, pasi edhe Komisioni Evropian këtë ka thënë. Sigurisht, që do të shikohen dhe zgjedhjet, Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtë me OSBE-në.”
RAMA: E PRANOJME REFORMEN NE DREJTESI SI KUSHT THEMELOR
Ndërsa kryeministri Rama, në fjalën e tij tha se e pranon kushtin e BE-së, që sipas tij është zbatimi i reformës në drejtësi.
Rama tha se Shqipëria do të bëjë ç’mos që ta çojë deri në fund këtë reformë, duke mos anashkaluar edhe prioritetet e tjera të KE-së.
“Faleminderit për faktin se me gjithë angazhimet e jashtëzakonshme që keni, keni gjetur kohën të takohemi për të tretën herë në harkun e tre viteve.
Shqiptarët kudo ku jetojnë ju janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen e fuqishme që Gjermania dhe ju i keni dhënë kushteve për paqen në Ballkan një cilësi të re të bashkëpunimit.
Kjo situatë premtuese në rajon lidhet me fuqinë tërheqëse që ka Evropa për ne, që ju e keni nënvizuar vazhdimisht.
Procesi i integrimit për ne, duhet të jetë sa më i ndershëm dhe i parashikueshëm. Ne nuk kërkojmë asgjë të pamerituar, nuk kemi hyrë në këtë rrugë se na e ka imponuar Brukseli, por etërit themelues që e krijuan shtetin shqiptar si shprehje vullneti për t’u bashkuar me Perëndimin, ashtu si na e dikton interesi i gjeneratave pasardhëse.
Ne nuk i kemi parë detyrat e shtëpisë në këtë rrugë si barrë që na kanë ngarkuar të huajt, por si borxh që ua kemi fëmijëve tanë.
Kemi kryer reforma modernizuese dhe mbështetjen e miqve, Gjermanisë dhe tuajën personalisht.
Kemi kaluar një reformë të madhe të drejtësisë. Marrja e statusit na shpërbeu si motivim për këtë që konsiderohet kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim.
Unë sot jam krenar që pasi u takuam në Berlin dhe ju ma bërë të qartë që për t’u bërë vend në BE e kemi mbështetjen tuaj, por na duhet reforma.
Sot e kemi në kartën kushtetuese, të kryer këtë detyrë vetëm në letër, se tani është koha për ta implementuar dhe jemi mirëkuptues.
E mbështesim kushtin e KE-së për çeljen e negociatave që të nisim zbatimin e Vettingut për gjykatësit dhe prokurorët, ashtu si nuk e vë në diskutim se progresi në të 5 prioritet duhet të jetë i vazhdueshëm.
Shqipëria e kërkon dhe besoj e meriton nga BE të njëjtin luajalitet që i ka shprehur BE-së me politikën e saj të jashtme, 100% të përputhur me BE, rajonale dhe të brendshme, udhëhequr nga fryma evropiane e zhvillimit demokratik dhe shoqëror.
Si nuk e kemi shpërdoruar besimin dhe mbështetjen në Berlin, në rrugën tonë do të vazhdojmë të punojmë për t’i çuar para reformat, dhe zbatuar ato në realitetin e përditshëm të vendit që më shpejtë se vonë të jemi gati të bëhemi pjesë e BE”.
RAMA FLET PAS TAKIMIT: FALEMINDERIT PER MBESHTETJEN
“Faleminderit Kancelares Merkel per mirekuptimin e plote dhe mbeshtetjen qe Gjermania i ka dhene e do t’i jape Shqiperise edhe ne dhjetor”, shkruan Rama ne “Facebook”.
Takimi me Merkelin, ja si u prit kryeministri Rama në Berlin
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin për takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Ai është pritur me ceremoni në aeroport nga pala gjermane. Takimi mes Merkelit dhe Ramës do të ketë në fokus integrimin e vendit.
Ai do të zhvillohet në orën 14:00.
Komentet